-
Vrasja në Elbasan, ish-drejtuesi i policisë: Ndodhi 100 metra larg postbllokut
Ish-drejtuesi i policisë Ismail Elezi akuzon policinë për neglizhencë referuar zbulimit të vrasjes së trefishtë në Elbasan. ‘Këta kanë qenë në një fshat të Peqinit dhe kanë ardhur familjarisht sikur kanë qenë. Jam vetë nga Peqini dhe jam interesuar për këtë ngjarje. Nga fshati Përpa
9 Janar 2019, 21:41 -
Ekzekutimet në Elbasan, gazetari Caka: Policia shkoi me vonesë, vrasësit dyshohen të huaj
Gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se pjesë e grupit që kanë ekzekutuar tre personat në Elbasan dyshohet se janë edhe të huaj. “Dyshohet se ka edhe persona të huaj në grupin e ekzekutorëve. Po shikohen të gjithë personat e huaj të dyshuar që kanë hyrë në Shqipëri për të shkuar më p
9 Janar 2019, 20:56 -
Vrasja e trefishtë në Elbasan, Artan Hoxha: Ja pistat e hetimit dhe lidhja me masakrën ndaj Çapajve
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë mbrëmjen e sotme për vrasjen e trefishtë në Elbasan. “Ndryshe nga herët e tjera kur autorët digjnin makinën apo hidhnin armët, ky është një rast i vecantë ku autorët janë kujdesuar që të mos lënë gjë pas. Kemi viktimat dhe g
9 Janar 2019, 20:50 -
Ekskluzive-Masakra në Elbasan/ Zbulohet e kaluara kriminale në Itali e Alibejt, përdorte 5 emra dhe 2 nofka
Report Tv zbardhi dosjen italiane prej 237 faqesh për Endrit Alibejn, i vrarë në Elbasan në fund të vitit të kaluar me xhaxhanë dhe një turk. Alibej gjatë aktivitetit kriminal në Itali ka përdorur 5 emra dhe 2 nofka. Ai renditet i nënti në listën e të proceduarve, ndërsa i vëllai Endrit Alibej, i 10-ti. Sipas policisë italiane dy vëllezërit drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Artan Hoxha hodhi më shumë dritë mbi pistat ku po hetohet, ndërsa gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se mbrëmjen e 29 dhjetorit policia shkoi me vonesë në vendin e ngjarjes duke u justifikuar me trafikun.
9 Janar 2019, 20:31 -
Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem, akuza për autorin banale
Gazetari Hoxha deklaroi se Bexhet Mosmuca që rrëmbeu biznesmenin, por edhe vajza që kërcënoi familjen e Gunit janë arrestuar, por ngriti dyshime mbi akuzat si janë referuar materialet në prokurori.
30 Dhjetor 2018, 12:22 -
Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Autorët goditën në errësirë, vrasësit profesionistë, shkak pazaret e kokainës
Artan Hoxha shprehet se ngjarja e mbrëmshme në Elbasan ishte larje hesapesh për përplasjet për pazaret e drogës. Përsa i përket dinamikës së ngjarës, Artan Hoxha thotë se autorët i ndoqën dhe zgjodhën një zonë që ishte errësirë për t’i goditur dhe ku nuk ka patrulla policie.
30 Dhjetor 2018, 11:52 -
Gazetari Artan Hoxha: Aurel Guni u rrëmbye për t’i marrë informacion për bandën rivale në Elbasan
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e lajmeve tregoi edhe arsyen pse Bexhet Mosmuça rrëmbeu Aurel Gunin. “U rrëmbye për t’i marrë informacion për një bandë tjetër.”-tha Hoxha.
29 Dhjetor 2018, 19:58 -
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan, Policia: U shoqërua dhe një femër, iu bëri presion familjarëve që të hiqnin kallëzimin
Policia sqaron se nuk ka patur rrëmbim, por konflikt mes Aurel Gunit dhe Bexhet Mosmucës. Policia thotë në njoftim se pas sherrit, Bexhet Mosmuca i ka marrë makinën Aurelit dhe është larguar.
29 Dhjetor 2018, 18:54 -
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha në Report Tv: Nëse hetohet, do zbardhen një zinxhir ngjarjesh kriminale
Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha ka thënë se tentativa e rrëmbimit të Aurel Gunit në Elbasan është një ngjarje tipike mafioze. Gazetari shpjegon ngjarjen si dhe denoncon mosreagimin nga Policia e Shtetit.
29 Dhjetor 2018, 18:39 -
Artan Hoxha: Ju njoh me futbollin bio shqiptar, karate dhe vaterpolo, adrenalina në maksimum...(VIDEO)
Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpolo.
17 Dhjetor 2018, 07:25 -
Ceremonia për Kaçifën në 8 dhjetor në Bularat, gazetari Artan Hoxha: Forcat e anti-terrorit po kontrollojnë kufirin
Autoritetet shqiptare kanë shpallur non grata 54 ekstremistë grekë, pas thirrjeve raciste gjatë ceremonisë mortore për Konstandin Kaçifën në fshatin Bularat dhe të dhëna se disa prej tyre mund të tentojnë të futen në territorin shqiptar.
5 Dhjetor 2018, 20:52 -
'Kacifas'/ Gazetari Artan Hoxha: 4 shqiptarë të vrarë në Greqi, pse nuk flasin Meta-Rama, Berisha dhe Basha?
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Parlamentit Europian, ku i kërkohet Shqipërisë një hetim i plotë për Kacifan, tregon se ngjarja nuk ishte banale por kriminale.
29 Nëntor 2018, 17:12 -
Vrasja në ish-Bllok/ Gazetari Artan Hoxha: Martinajn e duan me çdo kusht në burg, përplasja e grupeve e ka zanafillën në Holandë
Gazetari ka thënë se për vrasjen në ish-Bllok ka patur negociata me komandon e shpallur në kërkim, Merviol Bilo, që ky i fundit të dorëzohej por pa sukses. Bilos, i është kërkuar dorëzimi që më pas të favorizohej në procesin e gjykimit por pa rezultat
29 Nëntor 2018, 16:48 -
Arrestimet e Çapjave/ Artan Hoxha: U vendos minë te tregu i Elbasanit, si u shmang shpërthimi
Artan Hoxha tha në emisionin ‘Repolitix’ se policia ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa deklaroi se ishte planifikuar për t’u sulmuar tregu i këtij qyteti, pasi një minë e telekomanduar iu vendos një tregtari, i cili shpëtoi rastësisht.
22 Nëntor 2018, 09:52 -
‘'Martohen' edhe me tezen’, Idajet Beqiri tregon si po fshihen kriminelët: Po marrin mbiemrat e grave
Avokati Idajet Beqiri tha në Report Tv se segmente të caktuara arrijnë deri aty sa bëjnë martesa edhe me tezet e tyre, thjesht e vetëm për të marrë një mbiemër tjetër, për të dalë i pastër nga njollat me ligjin dhe kjo është kthyer në fenomen.
21 Nëntor 2018, 22:33 -
Zhdukja e Elvis Troqes në Repolitix/ Gazetari Artan Hoxha: Ata që e kanë bërë kanë patur garanci të madhe
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix në Report Tv kanë qenë gazetari që ka intervistuar Troqen, Artan Hoxha, gazetarët Poli Hoxha, avokati Idajet Beqiri dhe ish-polici Ilir Gjoci.
21 Nëntor 2018, 21:46 -
Ekskluzive/ 4 muaj pas zhdukjes, babai i Elvis Troqes për Report Tv: S’kam shpresa se është gjallë, dua një eshtër ku ta qaj
4 muaj pas zhdukjes misterioze të Elvis Troqes në qytetin e Vlorës, flet ekskluzivisht për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha, babai i tij. Krenar Troqe tregon me detaje, kontaktin e fundit me të birin, marrëdhënien që kishte me të, por edhe të dhëna nga zhdukja e tij. Intervista publikohet në Repolitix në Report Tv.
21 Nëntor 2018, 21:07 -
Analisti Lorenc Vangjeli: Një specialist i FBI-së ka ardhur në Tiranë, po heton VIP-at për pastrim parash
Analisti Lorenc Vangjel ka thënë se ky zyrtar ka ardhur dy herë në Tiranë në fillim të vitit 2018 dhe është rikthyer në këto 10 ditët e fundit. Vangjeli tha se emri i tij nuk është shënuar në sistemin TIMS.
17 Nëntor 2018, 18:09 -
Dekretimi i ministrit të ri/ Artan Hoxha: Lleshi e çoi për ‘lesh’ Presidentin
‘Telenovela’ mori fund mbrëmë, pasi kreu i shtetit firmosi dekretin e emërtimit, ndërsa gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një postim në faqen e tij në Facebook thotë me ironi se “Lleshi e çoi për "lesh" presidentin”.
17 Nëntor 2018, 12:18 -
Ngatërresa e policisë me vrasësin, flet për Report Tv Sokol Hoxha: Më ka nxirë jetën, ndalohem gjithmonë në kufi
Flet për Report Tv Sokol Hoxha, personi të cilin policia e ngatërroi me të shumkëkërkuarin për vrasje. 44 vjeçari nga Çorovoda tregon se prej vitit 2002 vuan nga ngatërresa dhe është shoqëruar disa herë në polici. Madje ai tregon se asnjëherë nuk i kanë dhënë vizë si dhe Italia i dogji dokumentet për shkak të ngatërresës.
16 Nëntor 2018, 10:44 -
Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin
Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur te emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
15 Nëntor 2018, 13:07 -
Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku në Shkodër i ekzekutoi e njëjta dorë (Pamje nga vrasja)
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij, Fatosin ditën e sotme. Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një “armëpushim”, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve.
14 Nëntor 2018, 21:46 -
Rikthimi i vrasjeve në Shkodër dhe atentati në Durrës/ Detaje të reja sonte në REPOLITIX
Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja rreth vrasjes së Fatos Ferracakut disa muaj pas vrasjes së kushëririt të tij Arjan Ferracku ngjarje kjo ende e pa zbuluar dhe pa autor. Pse krimi godet herë pas here Shkodrën?
14 Nëntor 2018, 15:56 -
Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje: Krimi po godet qytetarë të pafajshëm
Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.
14 Nëntor 2018, 14:40 -
Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare
Debati i fortë, me tematikat e aktualitetit por edhe batutat pafund mes kryeministrit Edi Rama dhe Nikoll Lesit në Repolitix prodhojnë një audiencë maksimale për Report TV. Sipas Telemetrix e vetmja kompani e matjes së shikueshmërisë e rendit Report TV me emisionin Repolitix të parin duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend, por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+.
14 Nëntor 2018, 14:06