-
Ngatërresa e policisë me vrasësin, flet për Report Tv Sokol Hoxha: Më ka nxirë jetën, ndalohem gjithmonë në kufi
Flet për Report Tv Sokol Hoxha, personi të cilin policia e ngatërroi me të shumkëkërkuarin për vrasje. 44 vjeçari nga Çorovoda tregon se prej vitit 2002 vuan nga ngatërresa dhe është shoqëruar disa herë në polici. Madje ai tregon se asnjëherë nuk i kanë dhënë vizë si dhe Italia i dogji dokumentet për shkak të ngatërresës.
16 Nëntor 2018, 10:44 -
Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin
Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur te emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
15 Nëntor 2018, 13:07 -
Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku në Shkodër i ekzekutoi e njëjta dorë (Pamje nga vrasja)
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij, Fatosin ditën e sotme. Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një “armëpushim”, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve.
14 Nëntor 2018, 21:46 -
Rikthimi i vrasjeve në Shkodër dhe atentati në Durrës/ Detaje të reja sonte në REPOLITIX
Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja rreth vrasjes së Fatos Ferracakut disa muaj pas vrasjes së kushëririt të tij Arjan Ferracku ngjarje kjo ende e pa zbuluar dhe pa autor. Pse krimi godet herë pas here Shkodrën?
14 Nëntor 2018, 15:56 -
Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje: Krimi po godet qytetarë të pafajshëm
Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.
14 Nëntor 2018, 14:40 -
Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare
Debati i fortë, me tematikat e aktualitetit por edhe batutat pafund mes kryeministrit Edi Rama dhe Nikoll Lesit në Repolitix prodhojnë një audiencë maksimale për Report TV. Sipas Telemetrix e vetmja kompani e matjes së shikueshmërisë e rendit Report TV me emisionin Repolitix të parin duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend, por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+.
14 Nëntor 2018, 14:06 -
Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë
Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".
13 Nëntor 2018, 21:46 -
Tahiri i pafajshëm në Itali, Rama: Prova pse vendimi i PS ishte i drejtë, donin ta arrestonin në bazë të llafeve të kriminelëve
Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij.
13 Nëntor 2018, 21:35 -
Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës
Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu, mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama u shpreh i bindur se Meta do ta dekretojë ministrin e ri pas ridërgimit të propozimit. Rama foli edhe për ngjarjen e Bularatit, shpalljen non-grata të 52 ekstremistëve grekë, por edhe të tjera cështje që mbajnë aktualisht ndezur debatin politik në vend.
13 Nëntor 2018, 20:46 -
"Do godasim 64 shqiptarë"/ Ekstremistët grekë kërcënojnë gazetarin e Report TV, Artan Hoxha
Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre. “Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.
12 Nëntor 2018, 23:34 -
Artan Hoxha rikthen videon: Karathano në mes të Himarës nën sigurinë e 'Agimit të Artë', duhet të ishte në burgjet shqiptare
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha në Facebook-un e tij ka postuar një video teksa Karathano shoqërohej nga skuadra e sigurisë së Agimit të Artë në qendër të Himarës ditën e zgjedhjeve lokale më 8 maj 2011.
9 Nëntor 2018, 14:13 -
‘Kaçifa’/ Gazetari Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, të njëjtët që trazuan Himarën, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se Babis Karathanos njihet për aktivitetin e tij anti-shqiptar. Hoxha thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Karathanos kanë qenë në Himarë. Gazetari ngre pyetjen sepse ka heshtur politika shqiptare, sidomos Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët nuk kanë lenë rast tjetër pa reaguar.
8 Nëntor 2018, 18:57 -
Përse duhet rihapur 21 janari?
Me gjakftohtësinë më të madhe, sipas urdhrit kryeministror dhe të ministrit të punëve të brendshëm të kohës, Berisha dhe Basha, u qëllua nga disa banditë të veshur me petkun e ushtarakut, drejt njerëzve, të cilët, në mbylljen e një demonstrate, po vëzhgonin vazhdimin e një përfundimi.
3 Nëntor 2018, 09:51 -
Fatmir Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë, zbulohen porositë e fundit pas dorëheqjes
Sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha, Xhafaj u është drejtuar drejtuesve të policisë së shtetit me fjalët ‘Vijoni punën të qetë në luftën kundër krimit dhe bandave, pavarësisht ndryshimeve, rruga është e shtruar’.
31 Tetor 2018, 22:54 -
Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha
Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.
31 Tetor 2018, 21:37 -
Artan Hoxha zbardh kronologjinë: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba
Hoxha tha se Kacifas u vra me tre plumba, dy në brinjë dhe një në këmbë, jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.
31 Tetor 2018, 21:24 -
Kërcënimi i Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë, si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias
Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke. Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas.
31 Tetor 2018, 10:24 -
Videoja e ushtarit që qëllon policinë, Artan Hoxha: Prova rrëzon pretendimin e grekëve
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguroi videon e momentit kur greku që u vra dje në Gjirokastër qëllonte mbi policinë dhe nuk kishte asnjë flamur në dorë, sikur pretendojnë fqinjët, por një kallashnikov të modifikuar.
29 Tetor 2018, 19:41 -
REPORT TV siguron pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë në Gjirokastër (VIDEO)
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se minoritari që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë sikur pretendojnë grekët. Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha.
29 Tetor 2018, 18:51 -
Vrasja e ekstremistit grek, gazetari i Report Tv Artan Hoxha: Kaçifa s’ishte i vetëm, ka nisur një hetim i padrejtë mbi RENEA-n
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se ekstremistri grek që u vra në Bularat është ndihmuar nga persona të tjerë të armatosur, të cilët janë tërhequr kur kanë parë RENEA-n dhe helikopterët.
29 Tetor 2018, 13:43 -
Grupi Habilaj/ Saimir Tahiri dorëzon në prokurori vendimin e mbylljes së çështjes në Itali
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej një viti, ndërsa në fillim të këtij muaji gjykata paraprake ka vendosur mbylljen e çështjes në ngarkim të tij, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë. Vendimin e ka dorëzuar Tahiri sot te Krimet e Rënda në Tiranë.
29 Tetor 2018, 11:57 -
Breshëri mbi policinë, terrorizoi Gjirokastrën, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Zhvillimet)
Forcat RENEA kanë ekzekutuar ushtarin ekstremist grek Konstantinos Kacifas, i cili paraditen e sotme, i veshur me rroba ushtarake greke, qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA ka eliminuar 35 vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks. Shpëtojnë fatmirësisht efektivët.
28 Tetor 2018, 12:10 -
Laboratori i Hasit/ 'Furgoni u nis në datë 16', Artan Hoxha zbulon mesazhin për policinë: Shkoni dhe kontrolloni
Një informacion i kufizuar për policinë lokale të Hasit, çoi në zbulimin e laboratorit të heroinës në Has. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, zbardh detaje nga sekuestrimi i punishtes së drogave të forta në veri të vendit.
27 Tetor 2018, 15:37 -
Dorëheqja e Xhafajt, Artan Hoxha: Ministri i ri i formuar në Gjermani, Rama mesazh ndërkombëtarëve, opozita u zu në befasi
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha se kryeministri e priste dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, pasi menjëherë njoftoi emrin e ministrit të ri, Gjeneralin Sandër Lleshi.
27 Tetor 2018, 13:44