-
Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në
Analistët thonë se ekonomia e Kinës do të mbështetet gjithnjë e më shumë tek investimet shtetërore, zhvillimi i teknologjisë së lartë dhe konsumi i brendshëm e më pak tek ajo që ishte një aspekt kryesor i ekonomisë së saj, prodhimet për eksport, duke tejkaluar ekonomikisht Shtetet e Bashkuara në dekadën e ardhshme. Qendra Britanike e Konsulencës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) parashikon se PBB-ja e Kinës do të rritet me 5.7% në vit deri në vitin 2025 dhe më pas 4.7% çdo vit, deri në 2030.
4 Janar 2022, 21:52 -
Rekord infektimesh me koronavirus në SHBA! Rishqyrtohen planet për rikthimin e nxënësve në shkolla
Nxitur nga varianti Omiicron, numri mesatar i rasteve të reja me COVID-19 në SHBA është më shumë se 400 mijë në ditë, dyfishi i shifrës së para një jave dhe trefishi i të dhënave të para dy javëve.
4 Janar 2022, 15:53 -
Hetime mbi vlerësimin e pasurive, Trump, Ivanka dhe Donald Jr thirren për të dëshmuar në prokurori
Hetuesit morën në pyetje vitin e kaluar një nga djemtë e zotit Trump, drejtuesin ekzekutiv të Organizatës Trump, Eric Trump. Fillimisht avokatët e tij e anuluan dëshminë e planifikuar, por pas një vendimi gjykate Eric Trump u detyrua të dëshmonte.
4 Janar 2022, 07:55 -
-
Moti i keq godet Amerikën, bëhet virale videoja e Biden që zbret nga avioni në mes të stuhisë
Pas një periudhe festive të shënuar nga temperatura jashtëzakonisht të buta, Uashingtoni, por jo vetëm po përballen me një stuhi dimërore, me borë që çoi në mbylljen e disa shërbimeve federale, shkollave, pezullimin e shërbimeve të autobusëve duke shkaktuar probleme edhe në transportin ajror.
4 Janar 2022, 00:22 -
Planet për takimin kokë më kokë Scholz-Putin dhe shqetësimet e vendeve më të vogla europiane
Zyrtarët e lartë gjermanë tashmë kanë planifikuar takimet me homologët rusë në janar në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike mes alarmit në rritje se Kremlini po planifikon një sulm ushtarak kundër Ukrainës.
3 Janar 2022, 22:51 -
Sondazhi: Demokracia në SHBA e kërcënuar! Të anketuarit nuk i mbështesin sulmet ndaj Capitol-it
Një sondazh i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara zbuloi se shumica e amerikanëve mendojnë se demokracia dhe sundimi i ligjit në vend është nën kërcënim. 66 për qind e të anketuarve në sondazhin e rrjetit “CBS News”, të publikuar dje, thanë se demokracia është disi, ose shumë e kërcënuar, me 33 për qind që thonë se demokracia është e sigurt.
3 Janar 2022, 21:07 -
-
Fati i Ilir Metës, vota e Marsida Xhaferllarit mes Presidentit dhe SHBA-ve, Vitore Tusha vendimtare për shkarkimin, 4 mesazhet kundër aleatit kryesor të Berishës
A do të ndryshojnë balancat në Gjykatën Kushtetuese pas ndarjes së Bashës nga Berisha dhe Meta?! Marsida Xhaferllari e vetmja votë e paqartë, por nuk është vendimtare për fatin e Metës. Vitore Tusha është bashkuar me shumicën. Sonila Bejtja e vetmja votë e sigurt pro Presidentit .
3 Janar 2022, 16:43 -
-
Spikati fansin më të vogël mes turmës, basketbollisti i dhuron djaloshit atleten pas lojës, ai emocionohet dhe qan (VIDEO)
Për të nisur vitin mbarë, ekipet e Shoqatës së Basketbollit në SHBA, Houston Rockets dhe Miami Heat luajtën një ndeshje, në të cilën Houston Rockets humbi. Megjithatë, një lojtar i skuadrës, Jalen Green, po fiton zemrat e publikut për një gjeste tepër të bukur.
3 Janar 2022, 15:29 -
'6 diplomatët shqiptarë i kërkuan seks për 10 dollarë polices së maskuar si prostitutë', skandali i panjohur në SHBA! Dy prej tyre, sot në poste të larta?
Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime. Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.
3 Janar 2022, 14:42 -
Biden telefonon presidentin e Ukrainës: Na keni në krah! Mbështetje ushtarake nëse ju sulmon Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtojnë mbështetje ushtarake Ukrainës nëse pushtohet nga Rusia. Deklaratën e ka bërë kreu i Shtëpisë së Bardhë Xho Bajden, gjatë një telefonate me homologun ukrainas, Zelenski. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden I ka konfirmuar sërish Ukrainës Ukrainës mbështetjen amerikane përballë kërcënimeve për pushtim nga Rusia.
3 Janar 2022, 11:33 -
COVID-19/ Franca fut në listën e karantinës udhëtarët e pavaksinuar amerikanë
Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19. Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.
2 Janar 2022, 23:02 -
Hapja e shkollave, rriten testimet e nxënësve për COVID në SHBA! Varianti 'Omicron' shkak i valës së re të infektimeve
Ndërsa prindërit po përgatiten të dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre, numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet. Një pjesë e prindërve po nxitojnë të testojnë fëmijët për COVID-19 para se ata të kthehen në shkollë. Varianti Omicron është shkaktari kryesor i valës së re të rasteve me COVID-19.
2 Janar 2022, 16:29 -
‘Sovraniteti’ i Tajvanit i bën thirrje Kinës të ndalojë ‘aventurizmin ushtarak’ mes presioneve në rritje nga Pekini
Zhvillimet e fundit kanë treguar se Pekini ka rritur presionet ushtarake dhe diplomatike në Tajvan pas ‘kryeneçësisë’ nga ky i fundit dhe përpjekjet e SHBA-ve për të ndërhyre në zonë. Si rrjedhojë, Presidentja e Tajvanit i ka kërkuar Kinës që të frenojë ‘aventurizmin e saj ushtarak’ ndërsa tensionet mes dy palëve arrijnë nivelin më të lartë ndër vite
2 Janar 2022, 16:15 -
Digjet Kolorado, regjistrohen tre viktima, Biden shpall gjendjen e katastrofës
Zjarret që kanë përfshirë dy qytete në Kolorado të SHBA-së, kanë sjellë viktima dhe një bilanc të pallogaritshëm dëmesh. Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve.
2 Janar 2022, 11:53 -
Ekuipazhi preket me COVID-19, anulohen 4.400 fluturime në të gjithë globin për 24 orë
Rreth 4.400 fluturime janë anuluar më 1 janar në të gjithë globin, ku më shumë se 2.500 prej tyre vetëm në SHBA. Të dhënat u raportuan nga faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightAware. Nga anulimet në SHBA, më shumë se 1000 janë nga aeroportet O'Hare dhe Midway të Çikagos.
2 Janar 2022, 10:14 -
E rëndë/ Shqiptari qëllon me thikën e kuzhinës nënën e tij gjatë darkës së Vitit të Ri në SHBA
I riu është arrestuar pasi natën e ndërrimit të viteve qëlloi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare. Sipas mediave amerikane ngjarja ka ndodhur në Elmëood Park në Neë Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital.
1 Janar 2022, 20:25 -
-
Mero Baze: Viti kur PD njohu vetveten dhe Sali Berishën
Pas një momenti të gjatë hezitimi, prej 19 majit deri më 9 shtator, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi që Partia Demokratike të përjashtojë Sali Berishën nga grupi i saj dhe të vazhdojë si një parti e çliruar prej tij dhe peshës së krimeve të tij
31 Dhjetor 2021, 22:18 -
-
Biden dhe Putin bien dakord të shtojnë diplomacinë në mes të tensioneve në Ukrainë
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen më 9 dhe 10 janar në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar mbi kontrollin e armëve dhe rritjen e tensioneve mbi Ukrainën në kuadër të dialogut të tyre dypalësh të Stabilitetit Strategjik.
31 Dhjetor 2021, 09:19 -
-
Ç’po ndodh me aleancën SHBA-Evropë, dhe cila është e ardhmja e Perëndimit
E takoj Bernard–Henri Levin në apartamentin e tij në qendër të Parisit në një pasdite të ftohtë vjeshte. Masat e sigurisë më ndalojnë ta zbuloj vendndodhjen e tij. Një hebre francez, qëështë një armik publik dhe i zëshëm i islamit radikal dhe i disa prej regjimeve më të këqija në botë, Levi është ndoshta intelektuali më i rëndësishëm publik në Evropë, dhe një njeri me armiq.
30 Dhjetor 2021, 17:49 -
Geri Kokalari: Berisha më dërgoi njerëz në SHBA të më “blinte”, iu thashë ai është një copë plehre
Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka dhënë detaje se si mund të jetë hartuar dosja e amerikanëve për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit pretendon se e gjitha është një lojë e Ramës dhe Sorosit, por për Kokalarin nuk ka lidhje asnjë prej tyre me këtë çështje
30 Dhjetor 2021, 10:30 -
Japonia në 'krizë' patatesh, tre avionë Boeing nisen nga Amerika për të plotësuar kërkesën e restoranteve
Tre avionë të amerikanë Boeing të ngarkuar me patate janë nisur për të shpëtuar fast food-et në Japoni nga mungesa e patateve të skuqura, shkaktuar nga kriza në zinxhirin e furnizimit në botë të shkaktuar nga COVID.
30 Dhjetor 2021, 08:06 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden-Putin bisedë telefonike nesër
Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike nesër, ndërsa që udhëheqësi rus ka rritur kërkesat për garancitë e sigurisë në Evropën Lindore. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi "një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne në një deklaratë ku njoftoi për telefonatën.
29 Dhjetor 2021, 22:00 -
Rekord infektimesh nga COVID në SHBA, 512 mijë raste të reja në 24 orët e fundit
Shtetet e Bashkuara regjistruan të martën më shumë se 512,000 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra njëditore më e lartë e infeksioneve, që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti ‘Johns Hopkins’.
29 Dhjetor 2021, 17:48 -
Shkollat e qytetit të Nju Jorkut do të testojnë çdo nxënës për Coronavirus mes rritjes së rasteve
Autoritetet e qytetit të Nju Jorkut po shpërndajnë rreth 2 milion komplete testesh për koronavirus kryesisht në shkolla në një përpjekje për të mbajtur në klasë ata që ata i quanin "fëmijë asimptomatikë" në mes të një rritje të shtrimeve në spitale pediatrike, tha kryebashkiaku Bill de Blasio.
29 Dhjetor 2021, 02:55 -
-
Tensionet Ukrainë-Rusi, aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” është urdhëruar që të qëndrojë në detin Jon mes Italia dhe Greqisë, vetëm pak milje larg Shqipërisë duke i dhënë një sinjal të qartë Rusisë nëse ajo vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.
28 Dhjetor 2021, 21:28 -
-
SHBA/ Zyrtarët e shëndetësisë thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët! Infektimi i të miturve është katërfishuar nga fillimi i dhjetorit
Autoritet në Nju Jork po u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmjët pasi ka patur një rritje shqetësuese të fëmijëve të prekur me koronavirus të cilët po shtrohen në spital. Numri i tyre është katërfishuar që nga fillimi i dhjetorit. Ndonëse niveli i vaksinimit mes të rriturve është i lartë në Nju Jork, ai i fëmijëve është shumë i ulët.
28 Dhjetor 2021, 17:00 -
-
-
Turqia ndërmerr hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit të Azerbajxhanit dhe Armenisë: Do të bisedojmë në Moskë
Turqia dhe Armenia do të angazhohen në bisedimet e tyre të para në Moskë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në një takim vjetor të vlerësimit në kryeqytetin Ankara të hënën.
28 Dhjetor 2021, 02:49 -
Izraeli është gati të veprojë i vetëm për të parandaluar kërcënimin e Iranit bërthamor, thotë ministri i Jashtëm
Izraeli është i gatshëm të veprojë i vetëm për të parandaluar ringjalljen e programit bërthamor të Iranit, i tha Ministri i Jashtëm Yair Lapid Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të parlamentit izraelit të hënën, ndërsa bisedimet në Vjenë vazhdonin.
27 Dhjetor 2021, 23:32 -
Varianti Omicron ndikon tek planet e amerikanëve për festat! Fauci: Shqetësohemi për ata që nuk janë vaksinuar
Linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara kanë anuluar në katër ditët e fundit që para Krishtlindjes mijëra fluturime për shkak të infektimit me COVID-19 të pilotëve dhe personelit, ndërsa vazhdon të përhapet varianti Omikron.
27 Dhjetor 2021, 21:30 -
Në janar priten bisedimet SHBA-Rusi për çështjet e sigurisë! Lavrov: Do diskutojmë edhe me NATO-n
Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rreth kërkesave të Moskës për garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë, pritet të zhvillohen në fillim të janarit. Negociatat kryesore do të zhvillohen me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri, u shpreh sot gjatë një interviste ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
27 Dhjetor 2021, 16:08