-
Jashtë orarit të lejuar...për të shpërndarë drogë! Në Berat tapë në timon, në total 96 këmbësorë shkelës dhe 121 shoferë
Po ashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.
24 Mars 2020, 10:49 -
Koronavirusi/ Policia e Shtetit apel pensionistëve: Mos dilni nga shtëpia në asnjë orar
Policia u bën thirrje të gjithëve atyre qytetarëve që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës.
23 Mars 2020, 20:10 -
-
RREGULLAT që duhet të dini për qarkullimin me makina dhe të këmbësorëve gjatë orarit 05:00 - 13:00
Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
23 Mars 2020, 10:44 -
Nga Tirana në Vlorë, vihen në hetim e gjobiten 8 administratorë, abuzime me çmimet dhe fatura fiktive (VIDEO)
"Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë"
22 Mars 2020, 11:48 -
41 këmbësorë në Tiranë nuk i binden policisë, 154 gjoba në total! 129 shoferëve u bllokohen makinat, 7 mln lekë të riut që doli nga vetëkarantina
"Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19"
22 Mars 2020, 10:29 -
Tirana në karantinë, policia në detyrë, salla operative gjatë shtetrrethimit (Emisioni 112)
Gjatë ditëve të shtetrrethimit ndërsa rrugët e Tiranës janë bosh, jemi me punonjësit e policisë në sallën operative. Është pikërisht kjo sallë ajo nga ku komandohet puna e policisë dhe aty ku vijnë telefonatat tuaja në rast urgjencash por që në këto ditë ato janë 5-fishuar ndërsa qytetarët telefonojnë 112 për çdo gjë. Gjatë këtyre ditëve edhe puna e policisë ka vijuar normalisht për parandalimin e veprave penale, efektivët e Komisariatit nr. 1 kanë kapur një 14-vjeçar teksa ai po përpiqej të vidhte një biçikletë tek Pazari i Ri, momentet janë filmuar.
21 Mars 2020, 16:11 -
-
Dalin PAMJET e arrestimit të avokatit, arsenal armësh e jelek antiplumb në bodrumin e shtëpisë në fshat...Do kultivonte kanabis
Policia thotë se i ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
21 Mars 2020, 09:38 -
Policia dhe FA në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes, Meta shpërndan postimin e Xhaçkës: Mirënjohje për çdo efektiv
Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.
20 Mars 2020, 13:04 -
-
-
Nuk njihen më! Si kanë ndryshuar dy vëllezërit e grabitjes në Rinas! Rama: Veç koronavirusit, policia në betejë me llumin e kësaj dynjaje
"Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje"
20 Mars 2020, 09:29 -
Tapë e me pistoletë në makinë, dy shoferë në pranga! 74 lëvizin jashtë orarit, 10 këmbësore gjobiten me 10 mijë lekë (VIDEO)
Dy shoferë, një në Berat e Durrës u arrestuan pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe pistoletë sportive pa leje në makinë.
18 Mars 2020, 11:50 -
-
-
‘Kush del pa leje i hiqet patenta për 3 vite’, Policia e Shteti: Lëvizja me makinë nuk është për qytetarët
Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë drejtuesit në lidhje me akreditimin e mjeteve të tyre dhe se kush lejohet të qarkullojë. Kush del pa leje i hiqet patenta për 3 vite, lëvizja me makinë nuk është për qytetarët.
16 Mars 2020, 17:52 -
-
'Shigjetat' futen mes flakëve për të shpëtuar fëmijën në banesën që po digjej, pamjet ekskluzive në Emisionin 112
Efektivët e njësisë Shigjeta dhe Shqiponja rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar një fëmijë të bllokuar në banesën që po digjej në zonën e 9-katësheve. Ngjarja e filmuar nga kamera e trupit e efektivëve si dhe nga Report TV ka ndodhur më 11 mars, në kohën kur Tirana është duke u përballur me rastet e para të qytetarëve me virusin COVID-19 ndërsa në mbrëmjen e një dite më parë (10 mars) u vendos mbyllja e lokaleve. Në emisionin 112, do të jemi me efektivët e policisë në ish-bllok ndërsa ata mbyllin lokalet për të parandaluar përhapjen e virusit.
14 Mars 2020, 16:12 -
-
-
-
66 pika kontrolli të ushtrisë dhe policisë/ Veliu: S'ka raste të përsëritura! SKEMA online si gjurmohen 'Të pabindurit' (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një prononcim për mediat ka sqaruar me detaje sesi funskionojë pikat e kontrollit të Policisë dhe të Ushtrisë, për "të pabindurit" që nuk vetëkarantinohen.Gjithsej janë 66 pika në disa qytete kryesore, specikisht në ato ve
12 Mars 2020, 13:23 -
-
Koronavirusi/ FNSH dhe policia në Fier (VIDEO)
Edhe në qytetin e Fierit forcat e policisë dhe të ushtrisë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë stacionuar në kryqëzimet kryesore dhe në qendër. Fokusi i këtyre kontrolleve janë personat e ardhur nga jashtë të cilët duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim p&
12 Mars 2020, 09:38 -
Koronavirusi/ Ushtria dhe Policia zbarkojnë në Vlorë dhe Shkodër, kush nuk vetëkarantinohet 5 mijë euro gjobë (VIDEO)
Policia dhe ushtria kanë dalë në terren në postblloqe të shumta në qytetet e Vlorës dhe Shkodrës për të kontrolluar dhe identifikuar rastet e mundshme të qytetarëve që nuk po respektojnë vetëkarantinimin, të qëndruarin në shtëpi për 14 ditë nëse kanë ardhur nga Italia apo shtete t&am
12 Mars 2020, 09:23 -
25 mijë vetë në vetëkarantinë/ Ushtria e policia në terren, ndalohen 200 'të pabindur'! Lleshaj: Rrini brenda! Veliu: Asnjë rast i përsëritur (VIDEO)
Kushdo që në postblloqet e policisë dhe ushtrisë konstatohet që duhej të ishte në vetëkarantinim, dhe është jashtë, do të gjobitet me 5 mijë euro
12 Mars 2020, 09:16 -
Lushnje/ Policia dhe ushtria në terren për koronavirusin (VIDEO)
Në Lushnje forcat e ushtrisë ndodhen në patrullim prej orëve të mbrëmjes dhe gjatë ditës së sotme, për të kontrolluar në hyrjet dhe daljet e qytetit së bashku me policinë e rendit nëse personat e ardhur nga Italia janë duke qëndruar në vetëkarantinim apo jo.
12 Mars 2020, 09:19 -
-
-
Policia e FNSH në Lezhë, Vlorë e Shkodër zbarkojnë në terren! Kontrolle personave që thyejnë urdhrin e vetëkarantinimit
Ashtu siç ishte paralajmëruar polica do të dilte në terren për të kontrolluar persona që vinin nga jashtë dhe nëse po zbatojnë urdhrin e prerë për vetëkarantinimin për 14 ditë, policia e Lezhës e shoqëruar me forcat e FNSH kanë nisur kontrollet në orët e mbrëmjes, ku pjesë e tyre jan&eu
11 Mars 2020, 18:37 -
25 mijë persona në Shqipëri në vetëkarantinë/ Postblloqe nga ushtria e policia! Rama: 5 mijë € gjobë nëse ju shohin në rrugë (VIDEO)
Policia dhe ushtria do të ngrënë postbolloqe për të bërë kontrolle në rrugë dhe automjete, dhe nëse identifikohet një person që ka qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, do të gjobitet me 5 mijë euro, pasi si rregull ata duhet të jenë në vetëkarantinë në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet.
11 Mars 2020, 13:18 -
-
-
OFL vë në sitë xhaxhain e të fortit të Fierit, 'Ben Qimes'
Zaim Tafa, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Ahmet Isufaj, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”
9 Mars 2020, 13:21 -
'Konflikt, kërciti arma', telefonata për të shtëna vë në alarm policinë, pamjet ekskluzive nga ndërhyrja në Emisionin 112
Katër ngjarje nga përditshmëria e policisë do ti trajtojmë në emisionin e sotëm 112. Nga telefonata për të shtëna me armë pranë qendrës dhe reagimin e policisë për ndalimin e personit të dyshuar, momentet e aksidentit pranë ish-Bllokut kur një makinë kalon me të kuqe, konfliktin mes fqinjëve në Dajt dhe ndalimin e një 17-vjeçari të shpallur në kërkim për vjedhje.
7 Mars 2020, 16:13 -
Gjermania dhuron 7 furgonë policie për FNSH/ Lleshaj: Pasuritë e sekuestruara nga krimi në dispozicion të Policisë së Shtetit (FOTO)
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u organizua ceremonia e dorëzimit të 7 automjeteve të markës Mercedes Benz Sprinter të dhuruara nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë. Ato do të përdoren nga forcat speciale të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë.
6 Mars 2020, 13:30 -
12 në pranga për falsifikim dokumentesh, Lleshaj: Lufta ndaj krimit do vijojë në të gjitha drejtimet
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin e koduar 'Laboratori' si një tjetër goditje ndaj krimit të organizuara. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 12 persona për falsifikim doku
5 Mars 2020, 17:48 -
Paguanin 1 deri në 5-mijë euro, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Tiranë! 6 në pranga (VIDEO+EMRAT)
12 falsifikatorë ku përgatiteshin karta të BE-s, pasaporta dhe viza false janë arrestuar e sekuestruar nga Policia e Tiranës. 6 prej tyre u arrestuan ditën e sotme, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar më herët gjatë 2019. Çmimi ishte nga 1 mijë deri në 5 mijë euro sipas dokumentit të kërkuar, ndërsa operacioni vijon prej 1 viti.
5 Mars 2020, 10:55 -