-
6 mijë euro ryshfet për ndryshim të masës së sigurisë/ Arrestohet bashkëshorti i Mimoza Margjekës dhe dy të tjerë, gjyqtarja dhe avokati në arrest shtëpie
Gjyqtarja Mimoza Margjeka, njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ka qenë bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara i cili ka marrë ryshfetin prej 6 mijë euro për të ndërhyrë tek e shoqja Margjeka për të ndryshuar një masë sigurie të një të dënuari.
9 Shtator 2020, 14:34 -
Kreu i SHISH: Vetingu ka trembur korrupsionin në drejtësi, ja ku po investohen paratë e pista në Shqipëri
Të dhënat e grumbulluara nga Shërbimi Informativ Shtetëror: Tani gjyqtarët e korruptuar po bëjnë kujdes nga frika e reformës, paratë e pista të krimit po investohen kryesisht në ndërtim dhe në hoteleri-turizëm
15 Qershor 2020, 16:32 -
Njihuni si SPAK do luftojë krimin dhe korrupsionin! Publikon logon kuqezi
Flamuri kuq e zi është pjesë nga sot e logos së SPAK. 6 prokurorë janë përzgjedhur sipas profilit të luftojnë krimin e organizuar dhe paligjshmërinë nën drejtimin e Altin Dumanit. Ndërsa 5 hetues të SPAK do të angazhohen të luftojnë korrupsionin nën drejtimin e Ervin Kondilit.
1 Qershor 2020, 14:16 -
Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion
Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus
30 Maj 2020, 10:03 -
Askush nga ju, nuk do të mund të ikë si Nexhmija
Askush nga ju që sot jetoni në luks, dhe që harxhoni miliona për partitë, pushtetin, postin, qentë, macet, qejfet, orgjitë, skenarët, fëmijët, dashnoret dhe gratë e ndara, askush nga ju, që tundeni dhe shkundeni ekraneve dhe deklaroni se “çdo gjë e bëjmë për popullin”, askush nga ju që tallet me fakirin duke nxjerrë lot krokodili, nuk do të mund të ikë si Nexhmija.
27 Shkurt 2020, 18:28 -
'Nuk ka prova'! Mbi 1 vit e gjysmë para drejtësisë, gjykata shpall të pafajshëm ish-kreun e Burgjeve, Arben Çuko
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Në seancën paraprake këtë të hënë, nësë çështja do të kalonte apo jo për gjykim, gjyqtari Sokol Tona i pushoi akuzën, me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë provë që të lidhë Çukon me akuzën e ngritur.
27 Janar 2020, 12:55 -
Raporti mbi korrupsionin/ OSBE: Shqetësuese renditja e Shqipërisë, 'këmbanë' për 'Zgjedhoren'
Në reagimin zyrtar, OSBE-ja vë theksin se ky raport është një tregues i rëndësishëm për implementimin e Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR për t'i dhënë fund korrupsionit në zgjedhje.
23 Janar 2020, 18:40 -
Shqipëria me korrupsion më të lartë se 2018, Jorida Tabaku: Koha t’u japim kumbarëve goditjen e merituar
Më anë të një reagimi në rrjetet sociale Tabaku shkruan se “Shqipëria e Edi Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride, siç Indeksi i Demokracisë së “The Economist” raporton”.
23 Janar 2020, 09:18 -
Raporti mbi korrupsionin/ IIK 2019: Shqipëria humb 7 vende, Kosova rënie por më mirë se ne!
Sipas Transparency International, Shqipëria ka humbur 7 vende në viti 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë. Nga 180 vende të përfshira në matje, Shqipëria renditet e 106 me (36 pikë) ndërsa Kosova është në vendin e 101. Vendet që kryesojnë këtë renditje janë Zelanda e Re dhe Danimarka, me rezultate 87 secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85).
23 Janar 2020, 08:34 -
Gati 12 fletë-thirrjet për sterilizimin! SPAK 'mbingarkohet' me dosje për korrupsion policësh me 1000 lekë
12 persona pritet të pyeten nga SPAK në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit të kallëzuar nga nisma Thurje 10 ditë më parë. Pas caktimit të dy prokurorëve kanë nisur veprimet konkrete mbi këtë kallëzim dhe së pari do të pyeten ata që kanë firmosur për këtë shërbim kaluar koncesionarit.
16 Janar 2020, 13:38 -
'Çfarë është kjo që më nxjerr në dorë?!' Dy shoferë në Tiranë e pësojnë pasi tentojnë të korruptojë policinë (VIDEO)
Efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy shoferëve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
8 Janar 2020, 14:05 -
Bie sekreti! Tani transparencë mbi llogaritë e shqiptarëve në Zvicër
Bie sekreti! Zvicra nuk është më parajsa për të fshehur vlerat monetare. Nëse deri më tani ishit të sigurt pas ruajtjes së anonimatit në bankat zvicerane, autoritetet shqiptare mund të kërkojnë informacione për llogaritë bankare të shqiptarëve në këtë shtet. Shkëmbimi i informacioneve do të nisë nga vitit 2021, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend europian mes 18 vendeve që u mor vendim sot.
12 Dhjetor 2019, 14:45 -
Anketimi i BB për biznesin shqiptar: Siguria, aksesi në financim dhe burokracitë, më mirë se në Europë
Ditën e mërkurë, Banka Botërore publikoi një anketim i cili mat disa tregues të rëndësishëm për biznesin, midis të cilëve korrupsionin, sigurinë, aksesin në financim apo burokracitë e lidhura me hapjen apo operimin e një biznesi.
7 Nëntor 2019, 18:12 -
Sekuestrohen 6 mijë m2 tokë të zyrtarëve të bashkisë Lezhë, fshihen pas një personi anonim
Gjykata e Lezhës urdhëroi sot bllokimin në hipotekë të tokës. U regjistrua në emër të Gjok Linit. Sipas prokurorisë së Lezhës, regjistrimi i kësaj sipërfaqe toke në emër të Gjok Linit, është produkt i një veprimtarie kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i saj mund të rëndojë pasojat e veprës penale, për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek persona të tjerë.
30 Shtator 2019, 21:33 -
Lufta ndaj korrupsionit, ministria e Drejtësisë mbledh zv/ ministrat për raportin: Ja rezultatet në fushat më të rëndësishme
Ministria e Drejtësisë, ka mbledhur sot Komitetin Koordinativ për Antikorrupsionin, ku ka diskutuar lidhur me raportin e monitorimit të strategjisë ndërsektoriale në 3-mujorin e parë të vitit.
10 Korrik 2019, 20:37 -
U kap me 200 mijë lekë në dorë, specialistja e hipotekës Devoll shpallet e pafajshme
Valbona Beshi, një ish-specialiste e Hipotekës së Devollit, e vënë nën akuzë nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka arritur të marë pafajësinë në gjykatën e këtij qyteti. Vendimi i pafajësisë është dhënë sot nga gjyqtarja, Flojera Davidhi, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk hynte në çështjet e karakterit penal, e për pasojë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e Beshit, duke vendosur të deklarojë të pafajshme ish-zyrtaren e hipotekës.
3 Korrik 2019, 20:23 -
Hetimi për pastrim parash ndaj Llallës/ Krimet e Rënda zgjatin afatin me 3 muaj, në pritje të letër-porosive
Ish numri një i akuzës Adriatik Llalla do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë deri sa nga Gjermania dhe Amerika të mbërrin letër-porositë. Me këtë vendim gjyqtari Ardit Mustafa rrëzoi kërkesën e Llallës për mos zgjatje afatesh.
3 Korrik 2019, 13:09 -
Greva paralizon Haitin, protestuesit kërkojnë që presidenti të japë dorëheqjen
Udhëheqësit e opozitës në Haiti kanë nisur një grevë dy-ditore, duke paralizuar kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Jovenel Moise mbi akuzat për korrupsion.
11 Qershor 2019, 03:05 -
Ambasadori i OSBE-së: Keqardhje! Shqipëria është përkeqësuar në luftën kundër korrupsionit
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt gjatë një aktiviteti në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku u çel sot një ekspozitë me punime të nxënësve të kësaj shkolle me temë korrupsionin deklaroi se Shqipëria ka shënuar rënie në luftën kundër këtij fenomeni.
10 Qershor 2019, 18:38 -
Vasili: Negociatat për Shqipërinë nuk hapen prej korrupsionit, 400 mld lekë vjedhja e fundit
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është pozitive për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen në qershor dhe shkak për këtë është korrupsioni në vend.
30 Maj 2019, 13:25 -
Tabaku: 1.7 mld € të keqpërdorura me qëllim nga qeveria, e fakton KLSH
Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Tabaku e ka cilësuar si "qeveri kampione e korrupsionit" e ndërsa ka publikuar disa shifra, sipas së cilës, shërbejnë për të vërtetuar paratë e keqpërdorura me qëllim nga qeveria.
5 Prill 2019, 14:14 -
Durrës, në pranga 6 policë 'kontrollorë' ryshfet për të kaluar 'të ndaluarit'
Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u arrestuan nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në saj të operacionit të koduar "Kontrollori" u arrestuan në flagrancë punonëjsit e policisë, me detyrë të kontrollorit në Port.
3 Mars 2019, 09:38