-
Kronikë
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore verore në Durrës: Mbi 14 mijë pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim në zonat turistike
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e plazhit të vjetër në Durrës, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike
24 Korrik 2021, 11:10 - Kronikë
-
Kronikë
Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Javët e hapura të vaksinimit do vazhdojnë! Kemi dyshime për variantin Delta
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq. Manastirliu bëri më dije se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer duke bërë që numri i sasive të vaksinave në vend të rritet për të vijuar me javët e hapura të vaksinimit. Por, ministja u shpreh se në vendin tonë dyshohet se ka hyrë varinati Delta, por ende nuk është konfirmuar pasi po priten përgjigjjet nga laburatorët.
23 Korrik 2021, 11:19 -
Kronikë
‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën
Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç
21 Korrik 2021, 11:50 -
Kronikë
COVID19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, më i madhi në këto 2 muaj! 43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit
43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për COVID në ditën e fundit teksa u bën apel apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
20 Korrik 2021, 16:59 -
Kronikë
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, regjistrohen 11 raste të reja me COVID-19
Asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se si rezultat i 3439 testimeve kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Krahasuar me ditën e djeshme kemi një ulje të rasteve poztive, pasi dje janë regjistruar 21 raste.
19 Korrik 2021, 16:53 -
Kronikë
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
19 Korrik 2021, 07:24 -
Kronikë
Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit
18 Korrik 2021, 19:03 -
Kronikë
Rriten rastet e reja me koronavirus, 21 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga COVID
21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
18 Korrik 2021, 16:49 -
Kronikë
Probleme shëndetësore, Manastirliu: 52 mijë thirrje në Urgjencën Kombëtare, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se vetëm gjatë muajit të fundit në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 52 mijë telefonata. Këto thirrje lidhen padyshim me problemet shëndetësore të qytetarëve.
18 Korrik 2021, 15:07 -
Kronikë
COVID-19/ Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit
Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, në krahasim me disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2431 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 18 qytetarë, ku kryeson Tirana me 6 raste.
17 Korrik 2021, 17:50 -
Kronikë
Rriten rastet e reja me koronavirus, rezultojnë pozitiv 18 qytetar! Asnjë humbje jete për shkak të COVID
Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë një qytetar nuk ka humbur jetën për shkak të COVID. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit vihet re një rritje e rasteve të reja me koronavirusi, ku nga 3621 testime kanë rezultuar pozitiv 18 qytetar. Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
16 Korrik 2021, 17:01 - Kronikë
-
Kronikë
8 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete! Shkon në 101 numri i qytetarëve aktiv me koronavirus
Asnjë humbje jete për shkak të COVID! Sakaq në vend, nga 4136 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 8 qytetarë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë
14 Korrik 2021, 16:48 - Kronikë
-
Kronikë
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orëve të fundit, 5 qytetarë nga Tirana rezultojnë pozitiv me koronavirus
Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me COVID. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit i publikuar nga ministria e Shëndetësisë, nga 2658 testime të kryera, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë
12 Korrik 2021, 16:55 -
Kronikë
Asnjë humbje jete për shkak të COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit
5 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 3039 testimeve, ku rastet e reja janë regjistruar në 5 qytete të ndryshme, më konkretisht në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
11 Korrik 2021, 16:53 - Kronikë
-
Kronikë
Asnjë viktimë për shkak të COVID, rriten rastet e reja, shënohen 15 të infektuar me koronavirus
Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
9 Korrik 2021, 16:23 -
Politikë
Tjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza, Manastirliu: Vaksinime derë më derë, presim mbi 400 mijë doza vaksinash brenda gushtit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sezon, me një falenderim për vaksinatoret dhe të gjithë ekipin e shëndetësisë, që i’a kanë dalë të kryejnë mbi 1 milion vaksinime deri tani
7 Korrik 2021, 15:40 - Kronikë
-
Kronikë
COVID-19/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 7 raste të reja infeksioni
Kjo e martë ka regjistruar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga kornavirusi. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re se numri i rasteve të reja të infeksionit ka shënuar një rritje, 7 infektime, në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan vetëm 2. Megjithatë, sërish numri i infeksioneve mbete shumë i ulët në vend.
6 Korrik 2021, 16:40 -
Kronikë
Manastirliu në Spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, deri në fund të korrikut me laboratorë të rinj
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të gjitha spitalet rajonale janë pasjisur me mamografi. Gjatë inspektimit të Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu është shprehur se ky investim ka nisur që në vitin 2018 për të gjitha spitalet rajonale që iu mungonte kjo teknologji dhe përfundoi në Fier.
6 Korrik 2021, 11:28 - Kronikë
-
Kronikë
Vaksinimi masiv, Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend
Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv. Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.
5 Korrik 2021, 15:04 -
Kronikë
Spitali i Kukësit, Manastirliu: Punësimi i specialistëve ka përmirësuar shërbimin, së shpejti fillojmë investimet për urgjencën dhe sallat e kirurgjisë
Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të Kukësit ka rikthyer shërbimin e specialiteve të munguara më parë duke përmirësuar kështu ndjeshëm shërbimin që u ofrohet qytetarëve. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë se tre specialistët që i janë bashkuar spitalit po bëjnë një punë fantastike.
5 Korrik 2021, 10:59 - Kronikë
-
Kronikë
Në Shqipëri 55 pacientë aktivë me COVID! Sot 8 raste të reja, 5 të shëruar
Kjo e shtunë ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19, krahasuar me ditët e kaluar. Sot, si rezultat i 3036 testimeve janë shënuar 8 raste të reja, më konkretisht 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.
3 Korrik 2021, 16:41 -
Sociale
Manastirliu në spitalin e Fierit, takon ekipin e ri të mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Turqia, ministrja: Hapet reparti i ORL, bëhen përgatitjet për pneumologjinë, infektivin dhe angiografinë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë ditën e sotme në Spitalin e Ri Memorial në Fier, e cila ka zhvilluar një takim me ekipin e ri mjekësor turk të cilët i janë bashkuar bashkuar stafit
3 Korrik 2021, 14:27 -
Kronikë
Asnjë humbje jete, 3 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Prej ditësh në vendin tonë vijon të mos ketë asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar vetëm 3 raste pozitive , ndërsa të shtruar në spitalin infektiv po trajtohen vetëm 3 pacientë.
2 Korrik 2021, 16:42 -
Kronikë
Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.2 në Lushnje: Javën e ardhshme nis vaksinimi antiCOVID me njësitë e lëvizshme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar
2 Korrik 2021, 12:25 -
Kronikë
Asnjë viktimë nga COVID, 2 raste të reja nga 4024 testime! 2 pacientë të shtruar te Infektivi, 53 raste aktive në vend
Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4024 testime, kanë rezultuar 2 raste të reja infeksioni
1 Korrik 2021, 16:34 -
Kronikë
Koronavirusi, edhe pse ka 2 pacientë Infektivi mbetet në gatishmëri, një pavion i ish COVID 3 do të bëhet spital për sëmundjet infektive
Edhe pse në spitalin COVID 1, Spitali Infektiv në QSUT, ka vetëm 2 pacientë të shtruar me koronavirus, e gjithë struktura do të vijojë të mbetet në gatishmëri për luftën kundër virusit
1 Korrik 2021, 15:19 -
Kronikë
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: S'ka zgjatje të orarit të muzikës! Jemi në alert për variantin 'Delta' sepse është shumë infektues! Lajm i mirë, vaksinat mund ta parandalojnë
Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, 'Delta', i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë
1 Korrik 2021, 13:48 -
Kronikë
Lehtësimi i masave anti-COVID, Manastirliu: Duhet të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një shënim në mediat sociale thotë se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, për t'i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Duke iu referuar variantit Delta, Manastirliu thekson se 'mbetet ende alerti nga
1 Korrik 2021, 09:23 -
Kronikë
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, ndryshon ora policore, hapen kinematë e teatrot, lejohen tifozët në stadiume në masën 30 %! Manastirliu: Tregohuni vigjilentë ndaj variantit Delta
Sot me 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore. Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes
1 Korrik 2021, 07:18 - Kronikë
-
Kronikë
Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça ‘të pastra’ nga COVID! Sot asnjë humbje jete, 7 raste të reja
Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus! Ndalur në raportimin ditor, mësohet se fatmirësisht edhe sot nuk ka pasur asnjë humbje jete, e ndërsa vihet re një rritje të lehtë të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë.
30 Qershor 2021, 16:35 -
Kronikë
Sot dita e dytë e vaksinimit masiv +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni pranë qëndrës së vaksinimit me kartë identiteti
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij
30 Qershor 2021, 10:04 -
Kronikë
Bilanci i COVID/ Asnjë humbje jete, 8 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit
Transmetueshmëria e virusit COVID-19 në vendin tonë ka rënë, për pasojë çdo ditë numri i rasteve të reja ka ardhur në ulje. Sot është konfirmuar vetëm një qytetar me COVID nga Tiranë nga 3348 teste të kryera, e ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.
29 Qershor 2021, 16:48