-
-
-
-
-
-
Interi e nis me fitore Europa Leaguen, nuk gabojnë ekipet e mëdha, mundet Ajax (VIDEO)
Interi e nis me fitore në Europa League. Zikaltërit triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Ludogorets ku golin e parë e shënoi Eriksen. Fituan po ashtu Roma, Arsenali, Frankfurti. Vetëm barazim për Mançester Junajtid ndërsa Getafe surprizoi Ajaksin.
21 Shkurt 2020, 09:26 -
Lazio përmbys Interin dhe merr vendin e dytë, fiton Napoli dhe ngec Real Madrid (VIDEO)
Interi mundet pas katër muajsh. Lacio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj zikaltërve në “Olimpico” dhe parakalon ekipin e Contes duke u ngjitur në vend të dytë. Napoli u rikthye tek fitorja ndërsa surpriza pati në Spanjë. Real Madrid ngeci në barazim me Selta Vigon dhe tashmë Barcelona është vetëm një pikë larg.
17 Shkurt 2020, 09:17 -
-
-
Napoli mund 1-0 Interin dhe 'prek' finalen e kupës, sonte Milan-Juventus (VIDEO)
Napoli mund 1-0 Interin në “San Siro” dhe prek finalen e Kupës së Italisë. Duelin e vendosi goli i Fabian Ruiz ndërsa zikaltërit duhet të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër Milan-Juventus ndërsa Bilbao është pranë kalimit në finalen e Kupës së Mbretit.
13 Shkurt 2020, 09:27 -
Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, sonte Inter-Napoli
Sonte nisin gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ku në “San Siro” Interi pret Napolin në një ndeshje që premton spektakël. Zikaltërit janë mëse të motivuar sidomos pas fitores në derbi ndërsa të dy trajnerët pritet të bëjnë ndryshime në formacion. Nesër po në 20:45 luhet gjysmëfinalja tjetër Milan-Juventus.
12 Shkurt 2020, 12:03 -
-
-
-
-
Interi përmbys Milanin,fiton derbin dhe merr kreun! Fiton Lazio (VIDEO)
Derbi i Milanos vishet zikaltër. Interi përmbys Milanin, fiton 4-2 derbin dhe merr kryesimin e kampionatit italian. Interi realizoi një përmbysje të “çmendur” nga humbje 2-0 në fitore 4-2 në pjesën e dytë. Lacio është në garë të plotë për titullin kampion. Fiton me përmbysje Barcelona ndërsa Bajern Mynih-Lajpcig u mbyll pa gola.
10 Shkurt 2020, 09:28 -
-
-
Lukaku rikthen Interin tek fitorja, Barça fiton me Ansu Fati, Mou mposht Guardiolën (VIDEO)
Dygolëshi i sulmuesit Lukaku rikthen Interin tek fitorja. Zikaltërit fituan 2-0 në transfertë ndaj Udinezes dhe mbeten 3 pikë larg Juventusit. Talenti Ansu Fati i dhuroi fitoren Barcelonës në La Liga ndërsa Murinjo mposhti Guardiolën në Angli.
3 Shkurt 2020, 10:12 -
-
Interi avancon në Kupë dhe gjen Napolin, Liverpool shkon '+19', Reali formalitet në Kupën e Mbretit (VIDEO)
Interi është skuadra e fundit që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Napolin. Zikaltërit mposhtën 2-1 Fiorentinën. Liverpuli është i pandalshëm në Angli dhe shkon plus 19 pikë. Aston Vila-Mançester Siti është finalja e Kupës së Ligës ndërsa Real Madrid arrin çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
30 Janar 2020, 10:28 -
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Interi poker ndaj Cagliari-t në Kupë, Lazio-Napoli çifti i parë çerekfinalist (VIDEO)
Interi fiton me poker ndaj Kaljarit dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Protagonisti kryesor i fitores 4-1 ishte Lukaku me dy gola. Më tej kanë kaluar në Kupë edhe Lacio e Napoli që në çerekfinale do të përballen me njëra-tjetrën.
15 Janar 2020, 09:47 -
-
-
-
Interi thyen 'mallkimin' San Paolo dhe mbetet në krye, sonte derbi i Manchester për 'Carabao Cup'
Interi prish mallkimin “San Paolo” pas 23 vitesh dhe mbetet në kryesimin e Serisë A. Zikaltërit mposhtën Napolin 3-1 falë dyshes sulmuese Lukaku-Lautaro. Arsenali avancoi më tej në FA Cup në Angli ndërsa sonte luhet derbi i Mançesterit i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.
7 Janar 2020, 11:19 -
Seria A/ Torino mund Romën, sonte superndeshja Napoli-Inter
Torino i jep fund ecurisë pozitive të Romës. Falë dy golave të sulmuesit Beloti ekipi mik fitoi 2-0 në stadiumin “Olimpico”. Java e 18-të në Itali mbyllet sonte me superndeshjen Napoli-Inter. Zikaltërit do të kërkojnë fitoren që mungon prej 22 vitesh në “San Paolo”. Ndërkaq Liverpuli fitoi derbin dhe avancoi në Kupën.
6 Janar 2020, 11:23