-
Punësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor
25 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë fitues në konkursin e zhvilluar për aplikantët janë përzgjedhur dhe do të punësohen në Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja Manastirliu, e cila priti në një takim ekipin e ri të mjekëve të familjes dhe specialistë.
22 Nëntor 2018, 16:15 -
Manastirliu në linjën e këshillimit të fëmijëve: Të përgjigjesh është përgjegjësi morale, mos neglizhoni asnjë rast
Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka vizituar qendrën e pritjes së telefonatave të linjës kombëtare Alo 116 111 për fëmijët e neglizhuar, deklaroi se vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi.
19 Nëntor 2018, 12:52 -
Manastirliu nga Shtëpia e Fëmijëve në Durrës: Agjentë e kamera në çdo institucion për të raportuar çdo parregullsi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit e UNICEF dhe Save the Children memorandumin për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët.
16 Nëntor 2018, 14:33 -
Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë i trajnimeve
Ka nisur cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publik. Përmes një program intensiv, 20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.
15 Nëntor 2018, 11:46 -
Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: Fisha falas për fëmijët dhe studentët
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues të zhvilluar këtë të enjte, në Tiranë ku dha lajmin e mire se përveç fëmijëve nga mosha 0-18 vjeç edhe studentët do të jenë ata që do të përfitojnë fisha falas.
14 Nëntor 2018, 14:33 -
Inaugurohet Urgjenca e re e Shkodrës, Manastirliu: Hap konkret për rritjen e shërbimeve shëndetësore
Inaugurimi i Urgjencës së re të Spitalit të Shkodrës është cilësuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu si dëshmia treguese e reformave që qeveria ka ndërmarrë në sistemin shëndetësor. Ndërsa sa i takon fenomenit të ikjes së bluzave të bardha, Manastirliu tha se strategjia e Ministrisë mbështetet në tri hapa konkretë.
8 Nëntor 2018, 11:23 -
Buxheti 2019, Manastirliu: 30 mijë familje mbështeten direkt nga politika e re sociale e çekut të bebes
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend se buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale do të përdoret për çekun e bebes për çdo të porsalindur, rindërtimin e qendrave shëndetësore, për projektet madhore në QSUT, për konsolidimin e programit të ndihmës ekonomike, si dhe për stafin mjekësor.
7 Nëntor 2018, 11:33 -
PD: Depoja e QSUT me ilaçe të skaduara/ Manastirliu mohon akuzat: Kemi shmangur stokun
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se në farmacinë e QSUT, nuk ka ilaçe të skaduara, ndërsa përsa i përket barnave të skaduara të akumuluara prej viteve 2009 e në vijim, në magazinat e QSUT, theksoi se është hapur procedura e asgjësimit të tyre nga institucioni përgjegjës, bazuar në legjislacionin në fuqi.
2 Nëntor 2018, 14:19 -
Barnat pa recetë, në sitë 204 farmaci, 90 kapen me shkelje, Manastirliu: Zero tolerancë
Që nga krijimi i Task-Forcës, janë kontrolluar 204 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 subjekte farmaceutike janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licencës.
26 Tetor 2018, 09:59 -
Kuvend, ministrja Manastirliu: Pijet energjike rrezik për fëmijët, shkaktojnë çrregullime
Duke ju referuar të dhënave të fundit që tregojnë ndikimin e konsumimit të këtyre pijeve tek shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve, Ministrja Manastirliu shprehu mbështetjen pa rezerva të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kontrollin e ndalimit të konsumimit të pijeve energjike.
25 Tetor 2018, 11:31 -
25 mln € investim, zbulohet projekti për modernizimin e QSUT, dy spitale të reja
Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shëndetësinë është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për t’u bërë, ndërsa shtoi se pas përfundimit të spitaleve do të ndërtohet një parking modern. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur edhe rritjen e pagave në vitin tjetër.
23 Tetor 2018, 12:09 -
‘Një kërcim për jetën’, mesazh kundër kancerit të gjirit në sheshin Skënderbej
“Një kërcim për jetën”, një mesazh sensibilizues në tetorin rozë kundër kancerit të gjirit ka mbledhur bashkë në një kërcim në sheshin Skënderbej figura publike, ministra e deputete të cilat ju bëjnë apel grave dhe vajzave të bëjnë kontrollet e gjirit.
21 Tetor 2018, 13:56 -
Dita kundër varfërisë, Manastirliu në familjen e Kozeta Krujës: Riintegrim përmes punësimit
Në ditën Botërore për eleminimin e varfërisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi një familje që ka dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe është integruar përmes punësimit
17 Tetor 2018, 13:20 -
Task Forca e Manastirliut “kalon në sitë” 115 farmaci në 1 muaj, merren masa për shkelje në 56 subjekte
Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave.
11 Tetor 2018, 10:56 -
Tiranës i shtohet një tjetër kënd lojërash, Veliaj: Kur fokusohemi bëjmë gjëra të mrekullueshme
Një kënd i ri lojrash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e lagjes “Myrteza Topi” në Njësinë 9. Ky është këndi i 36 që ndërtohet në lagjet e Tiranës dhe i treti në Njësinë 9, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë
10 Tetor 2018, 13:50 -
Depistimi i kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë shpall kalendarin: Ja kur vjen Mamografia e Lëvizshme në qytetin tuaj
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik kalendarin e Mamografisë së Lëvizshme, e cila do të vizitojë çdo qytet. Ministrja Manastirliu ka lajmëruar se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit Tetor.
4 Tetor 2018, 12:43 -
Përurohet Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, Manastirliu: Kemi deryrimin të investojmë për ta
Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është rehabilituar tërësisht, me një investim prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri Bushati vizituan ambientet e reja.
1 Tetor 2018, 13:35 -
Manastirliu inspektime në Korçë: 80 qendra shëndetësore drejt përfundimit, në 2019 edhe 100 të tjera
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën Shëndetësore nr 2. në Korçë ku edhe u shpreh se po investohet si asnjëherë më parë në shërbimin parësor në çdo qendër shëndetësore.
30 Shtator 2018, 12:08 -
Ruçi-Manastirliu: Të mundësohet gjuha e shenjave gjatë seancave plenare
Kryetarit i Kuvendit vlerësoi se një iniciativë e tillë është jo vetëm jo vetëm një e drejtë, por një detyrim në shërbim të aksesit të personave me aftësi të kufizuara në informacion dhe qasjen e tyre në vendimmarrjen parlamentare.
28 Shtator 2018, 21:37 -
Manastirliu: Për herë të parë në Shqipëri, ndalet trendi rritës i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare
Në Ditën Botërore të Zemrës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se ky vit shënon ndaljen e trendit rritës të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare
28 Shtator 2018, 16:21 -
Manastirliu takim me homologun nga Kosova: Do të intensifikojmë bashkëpunimin në Shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti në Tiranë Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismailin. Në qendër të bisedimeve ishin shkëmbimet e ndërsjellta për të zhvilluar sektorin e shëndetësisë.
27 Shtator 2018, 11:21 -
Manastirliu te ‘Zyber Hallulli’: 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit, gati për shkollë
Një ditë para fillimit të shkollës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përgatitjet e fundit me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” që shkojnë për herë të parë në shkollë: Investimi në arsim është kyç për shoqëri të zhvilluara
16 Shtator 2018, 10:53 -
Vlorë/ Manastirliu viziton familjen në nevojë, shpërndan libra falas për fëmijët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka vizituar një familje që përfiton ndihmë ekonomike në qytetin e Vlorës ku edhe ka shpërndarë librat falas për fëmijët e familjes.
9 Shtator 2018, 14:27