-
Zhduket pasi merr gruan e dyte në shtëpi, djali: Jetova me dy nëna (VIDEO)
Kamer Muca babai i Gëzim Mucës mjeshtri i gurit u zhduk në vitin e largët 1977. Nga martesa me Dijen ai pati vetëm një djalë të cilin e la të vogëlkur vëndosi të largohej dhe të mos kthehej më kurrë. Sot është pikërisht Gëzimi djali i tij, i cili është në kërkim të një të vërtete për fatin që pati babi i tij
29 Korrik 2019, 22:59 -
Familjarët dyshonin se kishte nisur një jetë të re, gjendet 37-vjeçari kosovar në Tiranë
Naimi ka lindur i sëmurë, fëmija u diagnostikua me aftësi të kufizuara. Naimi merrte teksa rritej trajtimin shëndetësor e më pasi u shtronte në spitale qëndronte disa muaj e më pas dilte, por në monitorimin e mjekut. Naimit i japin një kemp pasi nuk ishte Ië aftë për t'u shkolluar dhe për pune.
26 Korrik 2019, 22:49 -
Prindërit birësues nuk ia thanë/ Si e zbuloi të vërtetën nga dokumentet 34-vjeçarja
Materniteti i vjetër në Tiranë qe streha e parë e saj ku dhe u dëgjuan të qarat e para të një vajze të porsalindur, fati i së cilës kishte parashikuar një ta ardhme tjetër nga ajo që meriton një foshnje që lind të rritet në një familje me prindër që e duan.
26 Korrik 2019, 22:35 -
Zhdukja misterioze e të riut 25 vite më parë në Greqi, familja: Na kërkuan 2 mijë euro që ta kthenin...
Ishte 4 qershori i vitit 1994, kur bashkë me kushëririn e tij, Baftjar Dumanin, familja e të cilëve jetonte në të njëjtën shtëpi në fshatin Bllacë të rrethit të Bulqizës u nis drejt tokës greke.
25 Korrik 2019, 19:59 -
Ikën të vidhnin stanin, greku qëlloi me armë, kushti që vendosi për të treguar fatin e dy shokëve
Daut dhe Drita ishin prindër të 3 fëmijëve. Jonuzi një prej djemve emigroi që herët drejt Greqisë. Atliu ishte 13 vjeç në atë kohë ende në klasën e shtatë, kur vendosi të lë shkollën dhe bashkë me disa bashkëfshatarë të tij nga Dibra në prill të vitit 1996 u nisën nga mali për tu bashkuar me të vëllanë në Greqi.
24 Korrik 2019, 23:39 -
Pas 26 vitesh, 'Pa Gjurmë' takon kushërinjtë...prej vitesh ishte në SHBA
Pas 26-vitesh, Mine Cani arrin të lidhet me kushërinjtë e saj në SHBA. Një histori që ishte trajtuar gjatë në emisionin investigativ “ Pa Gjurmë” dhe më në fund stafi arriti në gjurmët e Flamur dhe Shqipe Canit.
23 Korrik 2019, 22:20 -
Familja e kërkon prej 20 vitesh/ Dëshmia: 36-vjeçaren e takova në burgun 302, ja cfarë më tha
Dyshohet se vajza deri në vitin 2010 ka jetuar në kryeqytet, pasi është parë teksa vizitonte të dashurin e saj në burgun 302 në Tiranë. Sipas dëshmitarit, ajo kishte pohuar se kishte shumë vite pa takuar familjen dhe origjina e saj ishte nga Kukësi.
23 Korrik 2019, 21:51 -
Zhdukja e mistershme e dy mikeve, humbën gjurmët brenda natës 14 vite më parë
Historia e zhdukjes së dy shoqeve nga Tirana Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut është bërë publike edhe më herët në media. Kjo është nga ato histori që ende bëjnë jehonë edhe sot për faktin e zhdukjes së mistershme pa lënë asnjë gjurmë të dy vajzave.
19 Korrik 2019, 21:05 -
U martua me italianin pasi u shpëtoi tutorëve, familja kërkon Adelinën
Adelina Kovaci ishte ende në vitin e dytë të shkollës së mesme kur viti i mbrapshtë për shqipëtarët e gjeti ende një adoleshente. Në familjen Kovaci erdhën për të kërkuar dorën e vajzës, në ato kohë të vëshitra familja vendosi ta fejojë.
19 Korrik 2019, 21:01 -
Historia e tmerrshme e vajzës shqiptare: Si më trafikuan çunat nga Shijaku...në gomone edhe oficerë policie!
Gjatë investigimeve të emisionit 'Pa Gjurmë' u arrit në gjurmët e një vajze të trafikuar që përkonin të dhënat me Mbaresa Kumbrian. Në transmetim Live u dëgjua zëri i saj dhe nuk ishte Mbaresa, por një tjetër vajzë e trafikuar po në 1996 drejt Italisë nga disa të rinj nga Shijaku. Adelina ishte me origjinë nga Durrësi dhe rezultonte e humbur prej 23 vitesh. Ajo tregoi peripecitë e saj dhe kishte një mesazh për familjen.
16 Korrik 2019, 22:37 -
Vjehrra i shkatërroi martesën, burri i 'shiti' vajzën, nëna përballet me të vërtetën e hidhur pas 27 vitesh
Ishte një 19-vjeçare në momentin kur vendosi të martohej në vitin 1991. Feim Kocija nga Cakrani ishte djali që familja ia prezantoi vajzës nga Fieri. Lefteria nuk do ta kishte cuar kurrë në mendje se fill pas kësaj martese do të lindnin hendeqe të mëdha.
16 Korrik 2019, 22:25 -
Ëndërronte të studionte për fenë islame, në kërkim të Lulëzim Berberit i zhdukur prej 20 vitesh
Një shok i Lulzimit me të cilin frekuentonin rregullisht xhaminë i pati pohuar vëllait të Lulzimit, Bekteshit se Lulzimi kishte patur një shok amerikan por me origjine nga Pakistani, për të cilin nuk kishte informacione se si ishin njohur, por dinte qe ai ishte nje person i cili kishte vuajtur një dënim ne burgun famëkeq të Guantanamos në Kubë.
15 Korrik 2019, 22:22 -
I tha shokut se do kthehej por u zhduk nga Selaniku, në kërkim të babait të tre fëmijëve nga Shkodra
U zhduk nga Selaniku babai i tre fëmijëve. Në kërkim të Gjon Toni njohur në Greqi si Vasili. Foli për herë të fundit me të shoqen, ndërsa shokut i tha se do kthehej nga Selaniku në Shqipëri.
12 Korrik 2019, 20:44 -
Lindi foshnjën, por s'e pa më, i thanë të firmoste se vdiq, çifti: Dyshojmë se e morën në maternitet (Historia)
Vajza lindi para kohe. Por kjo nuk e zbehu gëzimin e dy prindërve nga Kuçova Jani dhe Margarita të cilët mezi e pritën këtë moment. Nëna i dëgjoi të qarat e para të fëmijës kur ajo u lind më 16 Gusht të vitit 1988 në maternitetin e Beratit.
10 Korrik 2019, 19:46 -
Iku për azil në Novergji/ Humbet 44-vjeçari, babai i tre fëmijëve
Me historinë e sotme jemi zhvendosur në shtetin norvegjez. Në kërkim të Kristo Dajkos i cili u nis në fillim të muajt prill të vitit 2015 sëbashku me djalin e tij. Sipas familjarëve, 44-vjeçari kishte përgatitur dokumentat me qëllim për të përfituar azil në Norvegji.
5 Korrik 2019, 22:32 -
Në kërkim të Arta Malokut/ Doli nga shtëpia 2 ditë pas operacionit, u zhduk pa lënë gjurmë
Ishte vajza e madhe e familjes Maloku. Kishte dy ditë që kishte dalë nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjikale. Ishte ende një adoleshte asokohe, një 17-vjecare. Ajo pati fatin e shumë prej vajzave të cilat rezultojnë të humbura edhe sot, për fatin e të cilave nuk dihet ende asgjë.
5 Korrik 2019, 22:26 -
U nis për t'u afirmuar si artist, kushëriri 'i rrëmben' veprat e artit
"Do më falësh për shqetësimin ...Se, kur humb djalin, vëllain dhe njeriun me të shtrejtë të zemrës s'të zinte gjumi asnjë herë rehat!". Kështu e nis rrëfimin e saj motra e Beharit. Vëllai i saj u nis atë fund korriku të vitit 1991, nga Kurbini i Lacit drejt Greqisë. Mehmeti nga Mamurrasi një kushëri i Beharit u bë sebep që Behari të emigronte.
3 Korrik 2019, 20:17 -
Në kërkim të grekut që la gruan dhe fëmijët në Shqipëri dhe u nis për në Londër
Greku Dimitrios Farmakis 33-vjeç nga Rodhja i Greqisë u zhduk marsin e vitit 2016. Babai i dy fëmijëve u martua me shqiptaren nga Fieri Kristinën, në vitin 2010. Njohja e tyre erdhi nga vëllai i Kristinës, Santiano Alushaj i cili ishte shumë shok me Dimitrin.
2 Korrik 2019, 22:25 -
Iku me vëllanë në Greqi, por s'u takuan më, zhdukja misterioze e të riut dhe dyshimet mbi dy shokët dibranë (Historia)
Bujar Dervishi u nis ilegalisht drejt Greqisë, kur ishte një 27- vjecar. Ishte viti 1998, kur u nis sëbashku me të vëllanë e tij Petritin, por me të mbërritur atje secili u ndanë dhe punuan më vete.
2 Korrik 2019, 22:19 -
Shpalosi flamurin shqiptar në klasë/ Zhduket i riu nga frika e serbëve! Familjarët në kërkim
Imer Haxhi Bytyqi është personi historia e të cilit na kthen pas në kohë. Për të, fatmirësisht janë të shumta kujtimet, por fatkeqësisht të paktat materiale që disponon familja e tij, lidhur me zhdukjen në një moshë mjaft të re.
18 Qershor 2019, 22:35 -
Mashtrohet nga kushëriri, lë të fejuarin dhe niset me skaf drejt Italisë, telefonata e fundit para zhdukjes
Mbaresa Kumbria, nga Kuçova është vajza e katër në familjen më 7 fëmijë. Vendosën ta quanin kështu prindërit, duke menduar se do të ishte fëmija i tyre i fundit, por pas mbaresës erdhën në jetë dhe 3 fëmijë të tjerë. Mbaresa nuk ishte e fundit nga fëmijët, por ajo që pati një fat të ndryshëm nga të tjerët.
17 Qershor 2019, 22:40 -
Shkodrani 7 ditë i humbur, familja në panik: Kishte probleme, nuk mori asgjë me vete
Humbi gjurmët një javë më parë, në kërkim të Sadik Zaganit. 55-vjecari u largua nga banesa në Bushat, nuk dihen arsyet. Shkodrani u zhduk mbrëmjen e 8 qershorit, familja një javë kërkime. Nuk ka patur mjet identifikimi me vete
14 Qershor 2019, 20:55 -
Kapërceu gardhin dhe u largua nga shtëpia, 'Pa gjurmë' kthen në shtëpi 78-vjeçarin
Të premten e kaluar një rast urgjent u paraqit në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’. Humbja e Qamil Selimaj mëngjesin e 5 qershorit alarmoi jo pak familjarët të cilët 2 ditë pas humbjes së tij denoncuan rastin në redaksinë e emisionit
10 Qershor 2019, 19:59 -
Emigroi drejt SHBA-së, la nusen me një djalë/ Familja Habibasi kërkon rrënjët biologjike
Në kërkim të rrënjëve biologjike. Një familje nga fshati Gjerbres i Skraparit kërkon trashëgimtarët e familjes. Gjyshi nga babai quhej Syrjah Sadik Hebibasi dhe mendohet se ka lindur rreth viteve 1900-1905. Ai u martua me Hatixhenë dhe bashkë lindën djalin e vetëm Adem Syrjah Hebibasi i cili ishte babai i babit.
7 Qershor 2019, 22:52 -
Si u zhduk i riu shqiptar sa hap e mbyll sytë në Greqi?
Florini është vëllai i dy motrave dhe një vëllai tjetër. Ishte ende një djalë shumë i ri kur ëndërronte të kalonte kufirin shqiptar. Me të mbaruar shkollën 8-vjeçare vendos që së bashku me disa shokë të iki nga Kapshtica me destinacion Greqinë. Mundën që afro 3 muaj të punonin atje në punët në bujqësi, por me t'i kapur policia ata kthehen në Shqipëri.
6 Qershor 2019, 21:57 -
Pas 7 dështimesh radhazi, nënës nga Vlora i rrëmbejnë fëmijën nga gjiri! Ku ia çoi spitali vajzën e sapolindur?
Thëllëza e Agim Alushaj u martuan në vitin 1991. Thëllëza pati 7 dështime njëra pas tjetrës. E vrarë në shpirt dhe me dëshirën për t'u bërë nënë Thelleza më në fund sjell në jetë një vajzë më 16 mars të vitit 1999. Pas kësaj Thëllëza kalon në vdekje klinike për 3 dite. Kur nëna duhet të kishte në krah fëmijën ajo gjendej në reaminacionin e maternitetin të Vlorës.
6 Qershor 2019, 21:39