-
Zhdukja e Miftar Damzit në vitin 1998, Pa Gjurmë sjell LIVE foton që ngjall shpresën e familjarëve!
Emisioni “Pa Gjurmë” solli të tjera detaje lidhur me fatin e 53-vjeçarit Miftar Damzi, nga Peshkopia. Që kur humbi gjurmët në vitin 1998, një foto që ngre dyshimet se bëhet fjalë për 53-vjecarin e zhdukur ngjall shpresat se Miftari jeton në Londër.
18 Nëntor 2019, 22:54 -
'Rrëmbeu' djalin 6 ditë para gjyqit me bashkëshortin/ Daja i 35-vjeçares: Ja çfarë më rrefeu dy vite më parë, kishte frikë...
Daja i Mirela Zefit 35-vjeçares që u zhduk bashkë me djalin e saj 8-vjeçar në muajin Gusht ka shkruar pranë redaksisë së emisionit Pa Gjurmë ku tregon detaje të reja që mund të çojnë në zbulimin e vendndodhjes së tyre.
18 Nëntor 2019, 18:52 -
Zhdukja e shqiptarit që u nis drejt Australisë me peshkarexhë/ Drejtoria e Çështjeve Konsullore: Po e ndjekim me përparësi
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i pergjigjet zyrtarisht kërkesës bërë nga ''Pa gjurmë'', më datë 15 tetor lidhur me rastin e dibranit të humbur më 2014 Mensur Prenci, i cili dyshohet se mbahet i izoluar.
18 Nëntor 2019, 18:20 -
Fryt i dashurisë mes rusit dhe shqiptares...vajza në kërkim të familjes nga babai: E mësova nga tezja emrin e tij se mami e mori në varr sekretin
Jolanda është 60 vjeçe dhe ka zgjedhur emisionin ’’Pa gjurmë’’ për të rrëfyer historinë e jetës së saj. Ajo është me origjinë ruse, fryt i një dashurie të një shtetasi rus dhe shqiptares.
15 Nëntor 2019, 18:45 -
Drama e 42-vjeçares së trafikuar/ Kërkon vajzën që ka me tutorin: Punova deri 8 muajshe si prostitutë në Itali, e linda VETËM në dhomë hoteli!
Një rrëfim tronditës, në emisionin ’’Pa gjurmë’’ erdhi këtë të enjte, një nënë në kërkim të vajzës, që lindi 22 vite më parë. 42-vjeçarja rrëfen dashurinë që pati me djalin durrsak, premtimet se do të bënte një jetë si në përralla deri tek trafikimi për qëllime prostitucioni në Puglia të Italisë. Vite me radhë e shfrytëzuar çdo ditë, Bora asokohe një 19-vjeçare mbeti shtatzënë me tutorin e saj.
14 Nëntor 2019, 22:32 -
U mbajt 'e burgosur' nga xhaxhai, u dhunua dhe u la pa bukë...zhduket 17-vjeçarja! Motra: Babai s'interesohet, janë racë e egër (LETRA DYSHUESE)
Pranvera Myrtaj nëna, dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.
14 Nëntor 2019, 21:50 -
U braktis në koshin e plehrave dhe i vunë emrin e rrugës/ 66-vjeçarja në kërkim të nënës biologjike: Dua ta falenderoj që më dha jetë (VIDEO)
Nëna e braktisi disa ditë pas lindjes duke e hedhur në koshin e mbeturinave.Sot, 66 vjeçarja Marjana Biba, i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë”, për të mësuar të vërtetën e saj.
13 Nëntor 2019, 17:45 -
Gruaja e ndau, burri kërkon ribashkimin me të në 'Pa Gjurmë': Për hatër të fëmijëve...një 60-vjeçar ma shkatërroi familjen
Një baba që kërkon të takojë fëmijët dhe ish-bashkëshorten dhe kërkon ribashkim me ish-gruan. E rrëfyer këtë të martë në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në Report TV kjo histori solli në studio Lulëzim Çekanin nga qyteti i Elbasanit, i cili i bën apel ish-gruas së tij Elvira Trimit.
12 Nëntor 2019, 18:17 -
Braktis burrin në Greqi dhe ikën me fëmijën tek i dashuri! Gjyshja kërkon të shohë nipin (VIDEO)
Denoncohet në ’’Pa gjurmë’’ zhdukja nënë e bir, një javë më parë. Zhduket me të birin nga Greqia, 28-vjecarja mbërrin në Shqipëri, por humb gjurmët për herë të dytë. Një javë më parë e pa kushëriri, zhduken nga Elbasani në drejtim të paditur, i mori me makinë një i panjohur.
11 Nëntor 2019, 18:27 -
Nuk u takuan kurrë/ Flet i fejuari i vajzës që u zhduk bashkë me kunatin: Mund të jenë hedhur në det, policia italiane qëlloi drejt tyre
Reagon për herë të parë në emisionin “Pa Gjurmë”, ish- i fejuari, Enver Jahaj i Luljeta Memqaj, Reshat Memqaj, humbur më 1999. Jahaj tha se ai personalisht atë kohë ka udhëtuar në drejtim të Italisë për të pritur vëllain dhe nusen.
8 Nëntor 2019, 23:25 -
Familja e kishte denoncuar të humbur! Gjendet 18-vjeçarja: Jam në Durrës... dhe shtatzënë! Babai më bën presion (VIDEO)
Në episodin e emisionit Pa Gjurmë ka marrë fund ankthi i familjarë të Rozaldina Nasufit, 18-vjeçares e cila ishte denoncuar e humbur. Ajo ka telefonuar LIVE gjatë emisionit duke treguar se është edhe në pritje të një fëmije. Rozaldina tha babai i ka bërë presion, por sërish do që të pajtohet me të.
8 Nëntor 2019, 17:50 -
'MEK janë terroristë!' Nisin verifikimet për ish-muxhahedinët e larguar nga kampi pas intervistave në 'Pa Gjurmë'
Interesit të kryredaktores së Shqiptarja.com Greta Malaj nisur nga shqetësimet e qytetarëve, nëse muxhahedinët e vendosur në Shqipëri përbëjnë apo jo rrezik, Xhavit Shala, ekspert në çështjet e Sigurisë iu përgjigj se një frikë e tillë nuk duhet të ekzistojë.
7 Nëntor 2019, 23:13 -
Nëna 'rrëmben' djalin 6 ditë para gjyqit me bashkëshortin/ Në kërkim nga autoritetet amerikane! Dëshmitarja: Jetojnë në Durrës!
Një pistë e cila po çon në zbulimin e vendodhjes së 35-vjeçare Mirela Zefit dhe djalit të saj 8 vjeçar të zhdukur prej muajit gusht, gjatë emisionit Pa Gjurmë. Një telefonatë gjatë emisionit ka treguar se Mirela bashkë me djalin e saj janë strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës.
7 Nëntor 2019, 22:22 -
'Pa Gjurmë' gjen muxhahedinët e akuzuar si terroristë: Kampi është burg! Në Iran MEK na urdhëronte të vrisnim njerëz
Ish-anëtarë të muxhahedinëve të larguar nga kampi i opozitës iraniane në Maminas dhe të akuzuar si terrositë, në një intervistë dhënë për "Pa gjurmë" japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Ndërsa kampin në Maminas e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë. Dëshmia: Një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.
7 Nëntor 2019, 21:52 -
'Duan t'më vrasin djalin, ka ngelur të kapim lopatat', pas denoncimit të nënë e bir xhaxhai ndërhyn LIVE: Pse i merr në emision
Një rast i vazhdueshëm dhune është denoncuar LIVE ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mimoza Troka dhe djali i saj janë shprehur se rrihen vazhdimisht nga kryefamiljari dhe vëllezërit e tij për shkak të një konflikti të nisur për shkak të pronës
6 Nëntor 2019, 18:26 -
Zbuloi nga shokët e klasës se ishte i birësuar dhe e la shkollën / I riu në kërkim të prindërve biologjik
Tomorr Brahushi është 36-vjeçari i birësuar vjen sot në emisioni ’’Pa gjurmë’’ të moderatores Odeta Dume në Report Tv, në kërkim të prindërve biologjik. I mbetur i vetëm pasi edhe prindërit birësues janë ndarë nga jeta vite më parë, Tomorri është në kërkim të rrënjëve biologjike.
5 Nëntor 2019, 18:41 -
18-vjeçarja e zhdukur ndjek LIVE 'Pa Gjurmë', mesazh babait: Na more fytyrën! Dëshmia: Punon në lokal tallava në Durrës /FOTOT Ekskluzive
E zhdukur prej 21 tetorit, vijnë dëshmitë e para për 18-vjeçaren nga Shkodra. Dëshmitari: Punon në një lokal nate në Durrës. "Pa Gjurmë" transmeton fotot EKSKLUZIVE. Babai drejt policisë së Shkodrës për të bërë denoncimin. Tregon për Report Tv se vajza i ka dërguar mesazhe zanore nga një profil i rremë në Facebook: "Hiqi ato foto se na more fytyrën, është turp për ne se po dëgjojnë edhe vjerria"
5 Nëntor 2019, 17:27 -
Drama e 3 fëmijëve të mitur, nëna e sëmurë mendore tentoi t'i helmojë dhe t'i presë organin gjenital! Gjyshja nga Gramshi kërkon kujdestarinë
Vuante nga shëndeti mendor, doktori i bëri letrat për shtrim. Nëna veprime monstruoze ndaj 3 fëmijëve të mitur, të sëmurë. Tentoi të helmonte djalin dhe t'i priste organin gjenital djalit tjetër. Gjyshja kërkon kujdestarinë për tre fëmijët.
4 Nëntor 2019, 17:56 -
'Babë, ata kanë frikë se lajmëron policinë'/ Misteri i zhdukjes së 18-vjeçares! Babai: I fejuari nga Dubai donte ta vishte me ferexhe
Mbrëmjen e sotme në emisionin ’’Pa gjurmë’’ u denoncua humbja e një 18-vjeçareje dy javë më parë. Prej 21 tetorit të këtij viti, Rozaldina Nasufi, një 18-vjeçare nga Shkodra, pjesë e komunitetit rom, rezulton e humbur. Rozaldina vajza e vogël e familjes Nasufi me 8 anëtarë doli rreth orës 1:30 të drekës, pasi i kërkoi para babait doli për të shkuar tek marketi i lagjes.
4 Nëntor 2019, 17:44 -
Historia e jashtëzakonshme e Enos në kërkim të prindërve biologjik: Dua të zbulojë rrënjët...ajo grua do jetë 'motra' ime, se e kam një nënë
Një tjetër histori vjen në ’’Pa gjurmë’’, një tjetër nënë birësuese sjell në studio djalin 16-vjecar. Eno është në kërkim të prindërve biologjik. Fati e desh që të braktisej nga prindërit biologjik që kur u lind në maternitetin e Shkodrës, por në vitin 2005 Eno u birësua. Laureta dhe Rasim Melcaku nga Shkodra birësuan djalin me emrin Eno, në maj të vitit 2005, kur ishte 19 muajsh, nga shtëpia e fëmijës Shkodër.
31 Tetor 2019, 22:59 -
Bashkëjetuesi e denoncoi të humbur...burri i parë i 48-vjeçares: Nga inati do e marr prap për grua!
Historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv mori zgjidhje. Gruaja e denoncuar nga bashkëjetuesi, Bardhyl Xhafaj i saj se ishte zhdukur, ishte rikthyer tek bashkëshorti i saj i parë dhe është shëndoshë e mirë.
31 Tetor 2019, 22:43 -
'Më sillni 50 mijë $ ose do më vrasin!/ Historia e të riut që u zhduk kur zbuloi dosjen tronditëse të vrasjes së babait para syve të tij
Në puntatën e sotme të emisionit 'Pa Gjurmë" në Report TV është trajtuar historia e Roland Zekës, 28-vjeçari nga Kosova i cili është i zhdukur prej gushtit të vitit 2018. Historia e tij nisë të marrë jetë para 19-vitesh, atëherë kur në sytë e tij dy persona me maska i vranë dhe i masakruan babanë.
31 Tetor 2019, 21:54 -
Një 'yll' i ngjizur nga lidhja me kushëririn...Gruaja rrëfen në 'Pa Gjurmë' : Si e fsheha 9 muaj shtatzëninë dhe momenti kur braktisa vajzën
Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report TV u trajtua historia e një 40-vjeçare, me pseudonimin "Ana" (i vendosur nga "Pa Gjurmë" për të mos u identifikuar) dhe lidhjen e saj dashurore me kushëririn, fryt i së cilës ishte dhe një vajzë. "Ana" tregoi të gjithë historinë prekëse, gati-gati të pabesueshme, që nga fshehja e shtatzënisë, ku familja e mësoi në muajin nëntë, tentativat e herëpashershme për t'u vetëvrarë nga turpi, "shpëtimin" nga motra e saj dhe në fund braktisjen e fëmijës në spital, kur e takoi vetëm një herë. Megjithatë, në dosje janë lënë të dhëna që mbajnë ndezur dritën jeshile për ta gjetur vajzën.
30 Tetor 2019, 18:16 -
'I jap dorën, e kam vëlla dua ta di që është mirë'/ Deklarata e rrallë e Bardhylit për burrin e parë të gruas...sherri banal që e largoi nga shtëpia (VIDEO)
Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, Bardhyl Xhafa ka denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëjetueses së tij,48-vjeçare Kozeta Duraj.
29 Tetor 2019, 18:19 -
Rrëfimet tronditëse në 'Pa Gjurmë', fqinja rrëmben fëmijën për 30 mijë lekë! Një 9-vjeçar u zhduk nga një kompani 'fantazmë'
Në emisionin "Pa Gjurmë" të moderatores, Odeta Dume ishin në fokus historitë e dy fëmijëve të rrëmbyer brenda Shqipërisë. Majlinda Demo pohon përpara Gjykatës së Durrësit se një miku i saj nga Fieri me emrin Flamur Dino e kishte porositur ti siguronte një djalë 3-4 vjeçar që do ta shiste më pas në Greqi.
28 Tetor 2019, 18:51 -
Dëshmia e FORTË në 'Pa Gjurmë', nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook (VIDEO)
Emisioni "Pa gjurmë" në REPORT TV investigon një nga zhdukjet më të njohura të bëra publike dhe që ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A u ekzekutua natën e rrëmbimit këngëtari Renato Hamza? Nëna rrëfën në "Pa Gjurmë" teksa pret djalin prej 5 vitesh: ’5 ditë pasi u rrëmbye me makinë, dyshoj se u vra nga disa persona, që u kishte shitur motorin’. Djali i hallës dalloi tatuazhin e tij
25 Tetor 2019, 19:29 -
EMOCIONUESE/ Debatoi me të atin dhe u zhduk! Nënë e bir takohen në 'Pa Gjurmë' pas 3 muajsh (VIDEO)
I humbur 3 muaj më parë, Vasil Nexha mbërrin në ambientet e Report TV, nënë e bir takohen live në studion e 'Pa gjurmë'. Merr fund 'rebelimi' i të riut, pas hatërmbetjes me të atin dhe njerkën. Vasili u largua nga shtëpia në Greqi ku jetonte me të atin, pas divorcit të prindërve. Emocione të papërshkrueshme gjatë transmetimit live, në këtë bashkim zemrash, kur Vasil Nexha, 22-vjecari i humbur më 30 qershor u takua me nënën.
24 Tetor 2019, 23:03 -
Vëllezërit në kërkim të motrës/U thanë se kishte ndërruar jetë, vajza u birësua 4 muajshe
Në përmbushje të amanetit, vëllai në kërkim të motrës binjake. U thanë se ndërroi jetë, vajza e humbur u birësua 4 muajshe. ’’Pa gjurmë’’ sjell këtë histori, duke u kthyer vite pas, pak para se të përfundonte lufta, cifti Gjokhilaj, Pjetri dhe Maria lidhën kurorë.
24 Tetor 2019, 22:34 -
Dyshohet se u rekrutua nga ekstremistët myslimanë/ Dyshimet e reja: 22-vjeçari mund të jetë keqtrajtuar në Pakistan
’’Pa gjurmë’’ solli mbrëmjen e së enjtes këtë histori të djalit nga Berati, i cili u nis për studime dhe përfundoi në zonën e nxehtë të Kashmirit, në kufi me Pakistanin, në kohën e shpërthimit të tensioneve indo-pakistaneze.
24 Tetor 2019, 22:05 -
U martua me një vajzë 30 vite më të re të braktisur nga familja/ 65-vjeçari që dergjet në shtratin e vuajtjes gjen shpresë në 'Pa Gjurmë'
Një apel për ndihmë nga studio e emisionit Pa Gjurmë ka marrë një përgjigje shpresë dhënëse për një familje që jeton çdo ditë mes mjerimit dhe sëmundjes së kryefamiljarit.
22 Tetor 2019, 21:41 -
Doli për të kërkuar punë dhe nuk u kthye më kurrë/ Nëna apel 26-vjeçarit: Do të kërkoj sa të jem gjallë, të kam rritur me thërrime
Pa Gjurmë ka rikthyer edhe njëherë historinë e Renato Qerimit, 26-vjeçarit nga Skrapari që doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë.
21 Tetor 2019, 18:47 -
Akuzohej për vrasjen e babait birësues, 31-vjeçari që u braktis në shkallët e maternitetit bën paqe me fqinjët në 'Pa Gjurmë'
Pas denoncimit për një konflikt në fshatin Kakruk të Skraparit, në studion e emisionit, nga 31-vjecari Kreshnik Baze, "Pa gjurmë" udhëtoi në këtë fshat, 30 minuta larg nga qyteti i Poliçanit.
21 Tetor 2019, 18:12 -
Nëna i braktisi, babai i dhunonte, por dy vëllezërve u ndodh mrekullia! Bëhen me shtëpi të re
Emisioni "Pa Gjurmë" solli mbrëmjen e sotme një histori suksesi. Dy vëllezër që jetonin në kufijtë e mbijetesë tashmë kanë një shtëpi të re. Dy minorenët janë nga fshati Luz i Madh i Rrogozhinës.
17 Tetor 2019, 23:03 -
Divorcohen pas 14 vitesh martesë e sot i ndan një mur, gruaja tradhtoi burrin e lindi një fëmijë: Nuk jam penduar, ish-burri më kërcënon
Në emisionin Pa Gjurmë, Vjollca ka thënë se ish burri me të cilin e ndan vetëm një mur, e kërcënon vazhdimisht. Ndërkohë për ish të dashurin është shprehur se tashmë nuk ndjen asgjë pasi ai ka refuzuar atësinë e fëmijës.
17 Tetor 2019, 22:23 -
Humbi në Greqi, zbulohet intinerari i të riut/ Nëna përlotet në 'Pa Gjurmë', dëshmia: E kam takuar në Fier, punonte bari
3 muaj pas zhdukjes sistemi TIMS zbulon gjurmët e 22-vjeçarit shqiptar . Emisioni 'Pa Gjurmë' sjell historinë e të riut Vasil Nexha që rezulton i humbur që prej 30 qershorit të këtij viti. Vasili pas divorcit të prindërve ka jetuar që prej moshës 15 -vjeçare në tokën Helene, me babain dhe njerkën. E ftuar në 'Pa Gjurmë' nëna e Vasilit, mes lotëve bëri apel për ndihmë. Një lum telefonatash mbërriti në Pa Gjurmë duke zbuluar intenerarin e mundshëm të 22-vjeçarit, fillimisht në Shtyllas(Fier)-Skrapar-Ersekë-Korçë, dyshimet se punon si bari.
17 Tetor 2019, 21:06 -
Zhdukja 32-vjeçarit që u nis drejt Australisë me peshkarexhë/ Dyshimet: Mund të kenë përfunduar në një ishull skllevërish
Detaje te reja dyshuese mbi vendodhjen e 32-vjecarit Mensur Prenci, në kampet e ishullit famkeq të “Papua Neë Guinea-s”. Kampe ku individët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar.
16 Tetor 2019, 20:56 -
Zhdukja e 6-vjeçares nga oborri i shtëpisë në Suedi/ Nëna: Më dhemb zemra! Një fqinj na tha 'Nuk keni për ta gjetur kurrë'
Detaje të reja kanë dalë pasditen e sotme gjatë emisionit Pa Gjurmë lidhur me humbjen e Jasmina Jasharit, një vajzë 28-vjeçare e zhdukur në Suedi në vitin 1997. Nëna e saj ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur në këtë vit të trishtë kur ajo humbi gjurmët e të bijës. Ajo tha se dyshon te një fqinj i cili në natën kur kishin dalë për të kërkuar vajzën i kishte thënë bashkëshortit të saj se nuk do ta gjente kurrë
16 Tetor 2019, 17:57 -
I la të vegjël dhe iku në Itali, pas 20 vitesh tre fëmijët kërkojnë nënën në 'Pa Gjurmë'
Ergysi ishte 1 e vjeç e gjysmë kur nëna e braktisi dhe nuk e kërkoi kurrë më ta takonte, ndërsa sot është 22 vjeç në kërkim të nënës, pas zhdukjes së saj. Zor se e mban mend imazhin e saj, por kërkon të gjej përgjigjen e mjaft pyetjeve. Në studion e ’’Pa gjurmë’’ rrëfimin e zhdukjeve dhe dukjeve të mistershme të nënës së tre fëmijëve e bën motra e saj Fatime Kalaja.
14 Tetor 2019, 18:41 -
Gati për tu 'arratisur' nga Bari drejt Shqipërisë, 70 km larg familjes! Gjendet Live në emisionin 'Pa Gjurmë' 18-vjeçarja
Pas transmetimit në Pa Gjurmë shumë shqiptarë kanë ndihmuar në gjetjen e 18-vjeçares e cila do të bashkohet me familjen. Vëllai i saj, Jorgo ka thënë se po shkon drejt portit të Barit për tu bashkuar me motrën e tij si dhe ka falenderuar Pa Gjurmë për ndihmën e dhënë.
14 Tetor 2019, 17:39