-
'Nuk ua pranon njeri këtë sjellje'/ Eurodeputetja greke: Vrasja e Kaçifas do t'ju hapë probleme me anëtarsimin në BE
Eurodeputetja Eleni Theocharous në një deklaratë për mediat shqiptare ka dënuar edhe njëherë vrasjen e ekstremistrit grek, Konstandinos Kaçifas duke kërcënuar autoritetet shqiptare.
3 Nëntor 2018, 20:50 -
E veshur me të zeza dhe me një tufë lule, eurodeputetja greke Theocharous sërish në shtëpinë e Kaçifas
Pas vizitës së djeshme edhe ditën e sotme, eurodeputetja greke Eleni Theocharous ka shkuar sërish në banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi mbi forcat RENEA.
3 Nëntor 2018, 16:29 -
Vrasja e minoritarit, zyrtarë të policisë greke në Tiranë për informacion, takojnë Ardi Veliun
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur delegacionin e policisë grek, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ka shkëmbyer informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë Kacifas.
3 Nëntor 2018, 11:41 -
Zv/Presidenti grek i Parlamentit Europian: Mos e bëni hero, Kacifas ishte ekstremist
Dimitrios Papadimoulis kërkoi nga dy vendet që të mos tensionojnë marrëdhëniet me deklarata. Sipas tij duhet të sqarohet nëse Kacifas mund të neutralizohej pa u vrarë, ndërsa deklaratat e kryeministri shqiptar Edi Rama i ka cilësuar të papërshtatshme.
3 Nëntor 2018, 09:02 -
Nëna e grekut: Djalin ma vranë padrejtësisht, më ktheni trupin, pse po e mbani kaq shumë?
Vasilia Kaçifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht. Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokatin dhe të atin e viktimës ishte edhe kunati. Vangelis Sakellarakis u shpreh se për arsyet se përse nuk e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit do të flasë më vonë.
3 Nëntor 2018, 08:18 -
Negociatat e Brukselit, Merkel e paralajmëroi incidentin e Bularatit
Prej gati tre dekadash, Athina në mënyrë perfide është përpjekur ta kthejë procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë në rishikim të kufijve në gjithë Ballkanin. Së fundi, Beogradi dhe Moska kanë bërë hapur thirrje për një konferencë të Fuqive të mëdha, pikërisht në kohën kur Thaçi dhe Vuçiç po negociojnë arritjen e një marrëveshjeje finale, drafti i të cilës po kundërshtohet ashpër nga Merkel. Pikërisht në këtë kohë ndodhi dhe incidenti i Bularatit, i cili duket se është i mirëmenduar.
2 Nëntor 2018, 18:15 -
‘Kacifas, grek, ose i vdekur’/ Serbët solidarizohen me helenët për vrasjen e minoritarit
Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra. Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.
2 Nëntor 2018, 13:29 -
‘I dhashë ujë dhe një xhup’/ Flet bariu që takoi për herë të fundit ekstremistin grek: Ishte luftë
Në një prononcim për mediat greke, ai tregon takimin e fundit me 35-vjeçarin, ndërsa e përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.
2 Nëntor 2018, 11:57 -
Vrasja e ekstremistit në Gjirokastër, qeveria greke: Hetimet për minoritarin, test për negociatat
Jorgos Katrougalos në një prononcim për mediat në Athinë deklaroi se hetimet për vrasjen e minoritarit në Gjirokastër janë test për negociatat mes dy vendeve. Ai u shpreh se është në kontakt me Tiranën zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.
2 Nëntor 2018, 10:52 -
Vrasja e minoritarit/ Oficeri i policisë greke të hënën në Gjirokastër, Athina: Do të marrim informacion
Burime për Report Tv pohojnë se zyrtari grek së bashku me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme do të vijnë në Shqipëri ditën e hënë, ndërsa do të takohen me drejtuesit e policisë shqiptare për të marrë informacion për vrasjen e 35-vjeçarit, por jo për të vëzhguar hetimet, të cilat janë kompetencë e prokurorisë, jo policisë.
2 Nëntor 2018, 08:52 -
Babai i ekstremistit 2 orë te Krimet e Rënda, dëshmia: Të zbardhet vrasja e djalit
Jani Kacifa ishte në ambientet e prokurorisë së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes, ndërsa udhëtoi nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar nga një grup i medieve të vendit fqinj. Report Tv mëson se nuk ka ende një autorizim nga prokuroria që familja të tërheqë trupin, pasi ka ende veprime për t’u kryer nga grupi i ekspertizës mjeko-ligjore.
2 Nëntor 2018, 07:41 -
Vrasja e minoritarit, grekët djegin sërish flamurin kuqezi, nxënëses shqiptare i bie të fikët (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa flamuri është djegur nga disa nxënës në Rrethimo. Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.
1 Nëntor 2018, 19:38 -
Iu vra djali nga RENEA, nesër dëshmon te Krimet e Rënda babai i ekstremistit grek
Babai i viktimës pritet që nesër të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen. Familja Kacifas i dërgoi një letër prokurorit Seferi, ku kërkon rikthimin e trupit të djalit.
1 Nëntor 2018, 18:37 -
Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden, Veliaj duhet të rikandidojë
Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.
1 Nëntor 2018, 16:40 -
Si u vra ekstremisti grek, dalin detajet, Kaçifa qëlloi edhe negociatorin e RENEA-s, kërkohen pamjet filmike
Kacifa nuk pranoi të dorëzohej pavarësisht thirrjeve të negociatorit të RENEA-s. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të marrë të gjitha pamjet për t'i analizuar.
1 Nëntor 2018, 13:22 -
'Kaçifas', mediat greke: Greqia hetim paralel. Krimet e Rënda kërkojnë pamjet filmike të RENEA-s
Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi. Ndërkohë që ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, i cili ka thënë se Kaçifa kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë.
1 Nëntor 2018, 09:19 -
Deliri grek
Askush nuk i akuzon grekët se duan vendin e tyre. Nëse e duan, mirë bëjnë, por nuk besoj se këto që kaluan në delirin ultranacionalist e duan Greqinë. Të paktën jo Greqinë e një kohe të shkuar, kur helenët vendosnin për botën e tani bota vendos për mbijetesën e tyre.
1 Nëntor 2018, 21:54 -
Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha
Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.
31 Tetor 2018, 21:37 -
Artan Hoxha zbardh kronologjinë: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba
Hoxha tha se Kacifas u vra me tre plumba, dy në brinjë dhe një në këmbë, jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.
31 Tetor 2018, 21:24 -
‘Një grek më pak, një bastard më pak’/ FSHF dënon Partizanin për parullën
Në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.
31 Tetor 2018, 18:08 -
‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë, Tirana: Greqia të distancohet
Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.
31 Tetor 2018, 17:11 -
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro
Megjithëse nuk ka ende një datë për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Greqi nisin përgatitjet për pjesëmarrje. Grupimi shoqatave të shenjta greke përmes një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje masive në varrim si xhestin e fundit për të respektuar kujtimin e tij. Çmimi biletës vajtje-ardhje për në këtë varrim 20 euro.
31 Tetor 2018, 14:21 -
Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mësuar se familja e ushtarit ekstremist grek që u vra në Bularat të Gjirokastrës, heq dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i Konstantinos Kaçifas, Janis Kaçifa iu ka dorëzuar një kërkesë autoriteteve shqiptare ku kërkon që trupi i të birit të kthehet në shtëpi. Pas 3 ditësh flet edhe kunati, i cili thotë se Kaçifa u vra në momentin kur kishte ngritur duart lart.
31 Tetor 2018, 12:41 -
Kërcënimi i Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë, si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias
Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke. Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas.
31 Tetor 2018, 10:24 -
Vrasja e grekut, avokati i familjes: Pamë trupin, nuk është vrarë nga afër/ Motra: U zhdukën provat
Avokati Jovanopulos dhe mjeku ligjor Vujuklaqis kanë deklaruar se atyre u është lejuar nga autoritet shqiptare që të shikojnë trupin e Kaçifas para se ai të transportohej në Tiranë, ndërsa kanë shtuar se është vrarë me dy plumba nga larg. Deklarata e avokatit rrëzon akuzat e të afërmve të viktimës së Konstandinos Kaçifas është plagosur dhe më pas është vrarë nga afër nga RENEA gjatë aksionit pasditen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës.
30 Tetor 2018, 22:49