-
‘Kacifas i pavdekshëm’/ Grekët protestë në Athinë, thirrje antishqiptare, djegin flamurin kuqezi
Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’ më pas kanë djegur flamurin kuqezi dhe kanë lëshuar thirrje anti shqiptare.
30 Tetor 2018, 20:26 -
Vrasja, Ministria e Jashtme shqiptare thërret ambasadoren greke: Rasti po hetohet, jo ngjyrime politike
Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ministria e Jashtme deklaron se ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.
30 Tetor 2018, 19:55 -
Vrasja e grekut, historiani Xhufi: Problemi fillon që te varrezat, Athina po kërkon kaparin për detin
Xhufi e shikon gabimin që në pranimin nga pala shqiptare të ngritjes së varrezave greke, që sipas tij janë vendtakime konfliktesh. Kërkesën e Athinës për të qenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Tiranë ai e cilësoi si të kuptueshme.
30 Tetor 2018, 17:54 -
Vrasja e grekut, ambasadori i BE: Të mbrohen pakicat, dy vendet të gjejnë zgjidhje për çështjet e vjetra
Duke u ndalur te ngjarja në Bularat, ai kërkoi mbrojtjen e pakicave minoritare, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, referuar negociatave për dosjet e vjetra, mes tyre kufiri detar.
30 Tetor 2018, 16:27 -
Faturimi i bizneseve, Basha: Tender korruptiv për Olsi Ramën, u ndihmua nga një zyrtare e huaj që shërbeu në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vazhduar me akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka folur për Tahirin, Dakon, Xhafajn si edhe ka komentuar ngjarjen e Bularatit. Basha ka akuzuar kryeministrin se ka i ka dhënë tenderin për faturimin e bizneseve, vëllait të tij, Olsi Rama.
30 Tetor 2018, 13:09 -
Vrasja e ekstremistit grek, Krimet e Rënda lënë jashtë hetimeve Greqinë: Janë të mirëpritur si vëzhgues
Shqiptarja.com mëson nga burime pranë Krimeve të Rënda, se prokuroria shqiptare nuk lejon palën greke që të marrë pjesë në hetimet për çështjen e vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa. Burimet kanë sqaruar se ndërhyrja në hetime nga një vend fqinj është e ndaluar me ligj.
30 Tetor 2018, 12:40 -
Trupi i minoritarit sillet në Tiranë për autopsi, Greqia nis hetimin për vrasjen (Zhvillimet)
Trupi i Kostandinos Kacifas është transportuar në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.Ndërkohë që autoritetet greke kanë nisur një hetim për vrasjen e minoritarit. Motra e Kacifas dorëzoi në Prokurorinë greke kartën e identitetit greke të viktimës si shtetas grek, ndërsa hetimet janë transferuar nga Janina në Athinë për të hetuar rastin.
30 Tetor 2018, 08:46 -
Vrasja e ushtarit minoritar, videoja e REPORT TV bën xhiron e mediave greke
Kathimerini.gr, news247. gr, zougla.gr, por edhe shumë media të tjera në vendin fqinj i janë referuar Report Tv dhe Shqiptarja.com për videon ekskluzive, por edhe lajmet e tjera në lidhje me minoritarin që u vra në Bularat të Gjirokastrës dhe që u bë çështje mes dy vendeve, pasi solli tension.
29 Tetor 2018, 20:22 -
Videoja e ushtarit që qëllon policinë, Artan Hoxha: Prova rrëzon pretendimin e grekëve
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguroi videon e momentit kur greku që u vra dje në Gjirokastër qëllonte mbi policinë dhe nuk kishte asnjë flamur në dorë, sikur pretendojnë fqinjët, por një kallashnikov të modifikuar.
29 Tetor 2018, 19:41 -
REPORT TV siguron pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë në Gjirokastër (VIDEO)
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se minoritari që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë sikur pretendojnë grekët. Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha.
29 Tetor 2018, 18:51 -
Vrasja në Gjirokastër, familja kërkon ekspertizë nga Greqia, zbulohet arsyeja përse nuk u filmua operacioni
Drejtori i Informacionit të Report Tv, Muhamed Veliu nga vendi i ngjarjes ka rindërtuar edhe njëherë skenën e momentit të përplasjes së Konstantinos Kaçifas me policinë shqiptare dhe ekzekutimin e tij. Gjithashtu ai ka zbuluar edhe faktin se përse operacioni nuk u filmua nga RENEA, që është praktikë standarde.
29 Tetor 2018, 17:57 -
Vrasja e ushtarit grek, Berisha kërkon hetim: Tirana të mos e përdorë politikisht. Rama: Pisllëk nga një materie e biodegraduar!
Vrasja e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës kthehet një mollë sherri në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon hetim të plotë dhe transparencë për ngjarjen, si dhe ndër rreshta kërkon që Tirana zyrtare bashkë me Athinën të mos e përdorin politikisht. Përgjigjen ia jep Rama i cili thotë se ish-kryeministri do largohet nga jeta pa lenë asnjë fjalë me vlerë për tjua treguar fëmijëve.
29 Tetor 2018, 16:31 -
Vrasja e grekut në Gjirokastër, Xhufi për Report Tv: Ka qarqe që nxjerrin patologji antishqiptare
Ngjarja e rëndë e një dite më parë për historianin Pëllumb Xhufi ka qenë e paramenduar nga autori 35 vjeçar grek Kostantino Kaçifa. Sipas Xhufit ngjarja është e izoluar dhe nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis 2 qeverive.
29 Tetor 2018, 15:54 -
Vrasja e ekstremistit grek, gazetari i Report Tv Artan Hoxha: Kaçifa s’ishte i vetëm, ka nisur një hetim i padrejtë mbi RENEA-n
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se ekstremistri grek që u vra në Bularat është ndihmuar nga persona të tjerë të armatosur, të cilët janë tërhequr kur kanë parë RENEA-n dhe helikopterët.
29 Tetor 2018, 13:43 -
Situata në Greqi, flet për Report Tv nga Athina gazetari: Gjendja është e qetë, në protestën e Agimit të Artë kishte 200 vetë
Gazetari Shpëtim Zinxhiria, në një lidhje direkte për Report Tv, ka thënë se gjendja në Athinë është e qetë dhe se ditën e djeshme, në protestë ka patur rreth 200 vetë, të cilët kanë manifestuar me flamuj grekë
29 Tetor 2018, 12:34 -
Greqia kërkon të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e minoritarit, nëna: S'e dua jetën pa të
Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, kanë pasuar reagime të shumta. Qeveria greke, banorët e minoritetit në fshatin Bularat por edhe të tjera qëndrime nga pala shqiptare. Mamaja e djalit, Vasilia Kacifa ka reaguar për mediet greke. Mes lotëve ajo ka thënë se nuk ka patur dijeni për ngjarjen e djeshme
29 Tetor 2018, 10:19 -
Vrasja e ushtarit, ministrja greke e Kulturës dhe profesori i njohur kundër Tsipras: S’u dorëzua, kërcënoi policinë
Efsyn.gr sjell dëshminë e profesorit të historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur
28 Tetor 2018, 20:55