-
Ekskluzive/ Kancelarët e prokurorive në Vetting, ja 8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitë'
ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se prej disa ditësh ata kanë nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.
3 Shtator 2019, 14:54 -
Rikthehet vettingu/ Nis me verifikimin e kreut të Gjykatës Administrative Korçë (VIDEO)
Ditën e sotme ka rinisur procesi i vettingut në fushën e drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot në shqyrtim figurën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi.
2 Shtator 2019, 11:36 -
Valdrin Pjetri ende pa dhënë gjurmët e gishtërinjve, Prokuroria i përgjigjet PD: Nuk kemi neglizhuar
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar gjurmët e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit ai ende nuk është paraqitur për të kryer këtë proces por pritet ta bëjë në ditët në vijim.
16 Gusht 2019, 11:18 -
Dyshimet për konflikt interesi, apelohet pastërtia e kreut të Administrative së Apelit të Tiranës
Pasi kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin, ndërsa sot Komisioneri Publik njofton se ka depozituar dosjen në KPA.
8 Gusht 2019, 18:04 -
Vetingu në polici shtyhet në shtator/ Gradat e larta në 'ankth', i pari në 'sitë' Ardi Veliu
Edhe pse ishte paralajmëruar se seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, burime për Report Tv bënë me dije se gjithcka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.
8 Gusht 2019, 11:52 -
Shkresa e DSIK/ SHBA i hoqi vizën prokurorit Eugen Beçi, KPK e shkarkon
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në datën 26 qershor të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra prokurorin në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, Eugen Beci, për probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës.
6 Gusht 2019, 07:33 -
Shkarkohet prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, Arta Marku gati të mbledhë prokurorët për KLP-në (VIDEO)
Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.
31 Korrik 2019, 10:21 -
Kandidat për SPAK/ Altin Dumani në 'sitën' e Vetting-ut, vëzhguesi ndërkombëtar asnjë pyetje
Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në procesin e Vetting-ut ditën e sotme për 'çudi' nuk ka bërë asnjë pyetje në seancën e prokurorit Altin Dumani. Jacobs në seancat e mëparshme ka qëndruar me 'dorë të hekurt' ndaj atyre që kanë hyrë në sitën e Vetting-ut duke bërë pyetje që kanë ndikuar edhe në kalimin apo jo të kësaj prove, por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk ka bërë pyetje për Dumanin.
30 Korrik 2019, 11:14 -
Gjyqtarët e Lartë/ Arjana Fullani braktis drejtësinë për të shmangur vetingun
Vijojnë ‘dezertimet’ në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, duke evituar kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është gjyqtarja e pestë e lartë, që largohet nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në Gjykatën e Apelit.
27 Korrik 2019, 07:49 -
Pasuria fundos Zaganjorin! Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtimin e merr anëtari i vetëm, Ardian Dvorani (VIDEO)
Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese edhe ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik dhe rekomandimit të ONM pasi sipas tyre, ai nuk justifikonte pasurinë, shkollimin e djemve jashtë vendit dhe një transaksion prej 16 mijë dollarë.
26 Korrik 2019, 11:20 -
Vettingu i largoi/ KLP zëvendëson drejtuesit e Prokurorisë në Përmet e Shkodër
Pas shkarkimit nga vettingu të drejtuesit prokurorisë përmet dhe pezullimit të drejtuesit të prokurorisë së apelit shkodër, klp ka bërë zëvëndësimet. Në mbledhjen e drejtuar nga nën kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
25 Korrik 2019, 09:37 -
Hetoi bandat në Burrel dhe u kërcënua në Elbasan, kush është prokurori që vettingu e riktheu sot sërish në shkollë (SKEDA)
Elvin Gogaj, nuk ka hyrë në sistemin e prokurorisë nga shkolla e Magjistraturës, por ai fillimisht ka qënë oficer dhe pas disa viteve në këtë detyrë ka fituar konkursin për të qënë prokuror.
24 Korrik 2019, 20:02 -
Ndodh për herë të parë në vetting! Prokurori i Apelit 'dënohet'...të kthehet sërish në shkollë!
Për herë të parë përballë një prokurori me probleme me aftësitë profesionale, KPK ka marrë vendimin për ta pezulluar atë vetëm me një vit, derisa ai të ribëjë Shkollën e Magjistraturës.
24 Korrik 2019, 11:44 -
Kalon vettingun rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm (VIDEO)
Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme SPAK me 15 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhbllokohet gara edhe për kryeprokurorin. Me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar në detyrë Olsian Çela një nga katër kandidatët në garë për kryeprokuror.
23 Korrik 2019, 13:33 -
Ligji s'e lejon të bëjë emërime, KLP zgjat afatet e komandimit për prokurorët
Në pamundësi ligjore për të kryer emërime në pozicione të rëndësishme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur komandimet për drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.
22 Korrik 2019, 10:45 -
Vettingu/ Komisioneri Publik-KPK: Të mbetet në fuqi vendimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda
Komisioneri Publik i ka bërë kërkesë Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit që të lërë vë fuqi vendimin për të vazhdimin e detyrës për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.
22 Korrik 2019, 09:13 -
Partia Demokratike fut në 'sitë' të gjithë zyrtarët e saj/ FORMULARI
Partia Demokratike nis 'vettingun' brenda strukturave të saj. PD ka kërkuar nga zyrtarët e saj dhe kandidatët për zgjedhje vendore apo parlamentare të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, të ngjashëm me atë të dekriminalizimit. Ndërsa nuk dihet se kush do të monitorojë dhe verifikojë të dhënat që do të deklarohen prej tyre.
21 Korrik 2019, 20:16 -
Kandidati për kryeprokuror pa avokat në vetting! Në 'sitë' edhe dosja e mbyllur e trafikantëve (VIDEO)
Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela kërkoi rikonfirmim në detyrë. Çela ishte në seancë pa pranin e një avokati, ndërsa KPK e pyeti atë edhe për motivet e pushimit të një hetimi për disa të dyshuar si trafikant klandestinësh një dekadë më parë.
19 Korrik 2019, 14:49 -
Dy për dy ditë/ Vettingu 'djeg' kandidatët për Kushtetuese (VIDEO)
E vetmja kandidate nga gjyqtarët, për në Kushtetuese që ka kaluar deri tani vettingun është gjyqtarja Regleta Panajoti, e cila nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka rezultuar se nuk ka probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.
19 Korrik 2019, 09:39