-
Zbardhet vendimi/ Si e kaloi Besim Hajdarmataj shkallën e parë të Vetingut, dosja që mund ta rrezikojë më pas
Por trupa gjykuese është ndalur më gjatë sa i takon aftësive profesionale të prokurorit. Pas mbylljes se rezultateve të hetimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit janë depozituar tri denoncime anonime.
5 Dhjetor 2019, 13:32 -
Besim Hajdarmataj 'ngec' në rrjetën e nderkombetareve, ONM kërkon ankimimin e vendimit pasi kaloi vettingun
Vendimi i KPK-së ende nuk është njoftuar tek Komisioneri Publik dhe sipas ligjit, Komisionerit i duhet të shqyrtojë më pare vendimin e KPK-së së bashku me rekomandimin e ONM-së dhe brenda 15 ditëve vendos
5 Dhjetor 2019, 12:13 -
Prokurori që i ‘ngriu’ pronat Damir Fazlliçit del para Vetingut! Edhe kandidatja e SPAK-ut njihet me rezultatet e hetimit të KPK
Genti Xholi, do të dalë nesër para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Me rezultatet e hetimit do të njihet sot edhe kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella.
4 Dhjetor 2019, 10:37 -
Shkarkimi i gjyqtarit me 85 mijë USD tepër, shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin
Shkarkimi nga vettingu i gjyqtarit Arben Vrioni është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit për Emiljano Shuallazin. Vrioni ishte pjesë e trupit gjykues në këtë çështje por Komisioni i Pavaruri i kualifikimit e shkarkoi pak ditë më parë, për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme që kapin vlerën e 85 mijë dollarëve.
25 Nëntor 2019, 15:00 -
Procesverbali / Alibeaj i PD-së dhe Avokatja e Popullit Ballanca ‘qanë hallin’ e Vetingut të Marsida Xhaferllarit në mbledhjen e KED
Zbulohet roli i dyshimtë i PD dhe Avokates së Popullit në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në fillim të 2019 deklaruan se anëtarët e Kushtetueses duhet të kalojnë Vetingun e pasurisë, në nëntor 2019 mbështetën emërimin e Xhaferllarit pa Veting.
23 Nëntor 2019, 16:40 -
Pas Besnik Muçit, në rrezik edhe anëtari i KLP dhe 8 drejtues prokurorish dhe gjykatash, emrat dhe dosjet
Standardi i frikshëm i Kolegjit të Apelimit, pranoi të gjitha kërkesat e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kaluan me sukses shkallën e parë të Vetingut.
22 Nëntor 2019, 16:35 -
Gjyqtarit që liroi Lul Berishën i ‘bie infarkt’ para Vetingut, sot seanca e dytë për hetimin e pasurisë
Gjyqtari i Apelit të Durrësit Arben Vrioni bëri një varg kërkesash deri në përjashtim të trupit gjykues duke sjellë shtyrjen e seancës ku do lexoheshin konkluzionet për pasurinë e tij, në fund tha se i kishte rënë infarkt
21 Nëntor 2019, 11:02 -
Liroi nga burgu Lul Berishën, del para Vetingut gjyqtari Arben Vrioni! Ja dosjet e të nxehta që ka gjykuar
Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
19 Nëntor 2019, 14:04 -
Nga bashkëshorti i Rovena Gashit tek ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima, lista e re në veting, kontrolli zbret pas dy vitesh në nivele të ulëta
Sipas DSIK Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive, prokurori ka deklaruar të njëjtën pasuri me Rovena Gashin që u shkarkua në dy shkallët e Vetingut. Gjyqtari Ken Dhima e quajti Vetingun ‘Sorosian’ kur Etilda Gjonaj kërkoi ta shkarkonte nga detyra, e shpëtoi KLD-ja që kryesohej nga Ilir Meta
18 Nëntor 2019, 10:13 -
Raporti sekret: Xhaferllari e përfshirë në korrupsion kur ishte gjyqtare. Por KED e lejoi të kandidonte për Kushtetuesen
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar raport komprometues për kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari. Ja pse disa anëtarë të KED e vlerësuan me zero pikë për kriterin moral
13 Nëntor 2019, 16:21 -
EKSKLUZIVE/ Vetingu i dërgoi dosjen e pasurisë, Prokurori i Kacifas-it ‘sëmuret’ dhe largohet nga sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të KPK, prokurori, ditën që është njohur me dosjen për pasurinë e tij, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për arsye shëndetësore.
13 Nëntor 2019, 10:58 -
Dyshime se nuk do kthehej në Shqipëri/ SHBA i refuzoi vizën gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Vetingu e shkarkon për mosjustifikim pasurie
Nëse disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë u është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të informacioneve për përfshirje në praktika korruptive, gjyqtarit Hasneziri i është refuzuar viza sepse nuk ka treguar lidhje të forta me vendin e tij dhe se mund të kishte qëllim të braktiste Shqipërinë.
13 Nëntor 2019, 10:19 -
Deklarime të sakta/ Konfirmohet në detyrë zv/drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA
Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Adriatik Ago rezultoi pa probleme të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, kështu ai ditën e sotme është rikonfirmuar në detyrë.
13 Nëntor 2019, 10:07 -
Ekskluzive/ Pasuria e gjyqtarit të 21 janarit, bashkëshortja biznes me aksione dhuratë nga kunata, makinat dhe apartamentet
Familja Bendo 4 apartamente, dyqan, zyrë, tre garazhe dhe katër makina nga 8 mijë euro deri në 28 mijë euro, llogaritë bankare dhe depozitat, e gjithë pasuria po verifikohej nga Vetingu
4 Nëntor 2019, 13:12 -
Sëmuret në prag të vettingut/ Jep dorëheqjen gjyqtari që i cilësoi vrasjet e 21 Janarit...nga pakujdesia!
Report Tv mëson se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor me argumentin për asye shëndetësore, e cila është pranuar në mbledhjen e sotme, raporton gazetari Arsen Rusta.
4 Nëntor 2019, 08:46 -
Periferi
Pse në Shqipëri nuk dallohet humnera sociale?
Vilat me vlerë mbi gjysëm milionë euro e sipër, apo pallatet në zonat më luksoze të Tiranës të mbushur me prokurorë, gjykatës, nëpunës të shtetit dhe politikanë të rangjeve të ulëta, matematikisht e logjikisht të bëjnë të mendosh se kur këta "çerra" të strukturës shtetërore shqiptare, që jetojnë me grimcat apo thërrimet e "bosëve" të tyre, arrijnë këto nivele, cili është realiteti korruptiv mes shqiptarëve, cila është humnera reale e pabarazisë sociale të krijuar në Shqipëri?
29 Tetor 2019, 18:17 -
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
27 Tetor 2019, 07:57 -
Dyshimet për shkelje/ Vetting të dytë për Besim Hajdarmatajn, ja çfarë rrezikon
Prokurori i Krimeve të Rënda do të verifikohet nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore me një dosje, pavarësisht se e ka kaluar Vetingun. Në nenin 105, të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore për të përshkallëzuara për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes nëse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të konfirmojë dyshimet e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për shkelje të mundshme disiplinore nga Besim Hajdarmatajn.
19 Tetor 2019, 08:09 -
Ja pse u shkarkua kryeprokurori i Përmetit Hysen Keta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu, në 25 korrik të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, Hysen Keta.
18 Tetor 2019, 07:44 -
Vendimet korruptive/ 3 skenarët për të goditur grupin 'KÇK' në drejtësi
Nëse Kuvendi nuk vepron me shpejtësi grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do të marrin vendime deri në vitin 2026. Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të vetëdijshëm për pamundësinë e kalimit të Vetingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme dhe komprometimit të figurës, po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur, duke bërë kërdinë në drejtësi, me vendime arbitrare dhe dukshëm korruptive
18 Tetor 2019, 07:37 -
Ekskluzive/ Anëtari i ri i sapoemëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese rrezikon shkarkimin nga Vettingu
Besnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij. Dje u zhvillua seanca e radhës.
17 Tetor 2019, 08:03 -
Frika nga korruptimi/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH
Drejtësia e re nuk do të jetë më një mundësi për t’u pasuruar me çekiçin e korrupsionit, siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të fundit, ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë hyrë pa para dhe pa shtëpi, ndërsa po dalin me pallate, vila, makina të shtrenjta, biznese të kamufluara, lokale, magazina, resonte, llogari të majme bankare etj.
15 Tetor 2019, 07:55 -
ONM: Pse u transferua dosja e 12 ton kanabis?! Hajdarmataj: E vendosi prokurori i çështjes, si drejtues nuk ndërhyra!
Vettingu/ Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar një shpjegim Besim Hajdarmataj ish drejtuesit të Krimeve të Rënda që kandidoi për SPAK se si u transferua dosja e 12 ton canabis sekuestruar në Përmet në 2017 tek Prokuroria e Përmetit. Hajdarmataj tha se ai ka respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes pasi kështu e detyron ligji, ndërsa mbi 25 denoncimet e bëra për të KPK tha se nuk kishin prova që faktonin shkeljen e ligjit.
14 Tetor 2019, 07:33 -
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut, ja superpasuria që duhet të justifikojë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, identifikohet si “flamur i kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.
13 Tetor 2019, 17:42