-
Vettingu shkarkon prokurorin që arrestoi Fullanin e Gjikën, pasuria 'djeg' edhe gjyqtaren që i dha pafajësi Shpëtim Gjikës
Shkarkohet nga Komisioni i Vetting-ut prokurori Ramadan Troci që firmosi mes te tjera edhe arrestimin e Ardian Fullanit dhe ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Shkarkohet edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Licaj, e cila tre ditë më parë i dha Shpëtim Gjikës pafajësi në apel duke rrëzuar hetimet e bëra më parë nga Troci. Licaj rezulton se ka në pronësi 8 apartamente dhe 8 makina.
15 Nëntor 2018, 12:02 -
Carlo Bollino: Masakra e drejtësisë së gjykatësve që presin Vettingun...
Tejzgjatja në kohë e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët rrezikon ta transformojë periudhën e cila na ndan nga përfundimi i kësaj procedure të ndërlikuar, në epokën më të errët që ka përjetuar ndonjëherë Drejtësia shqiptare. Duhet një moratorium për vendimet, të paktën në proceset civile: kjo do të thotë të bllokoheshin proceset në gjykim e sipër, të bllokoheshin paditë e reja dhe të rifillonte gjithshka pasi të mbaronte Vettingu.
12 Nëntor 2018, 17:47 -
Komisioneri Publik kërkon hetim, gjyqtari Islamaj para KPA: Tokën në det e bleva me kursimet e mia
Islamaj ka thënë se toka buzë detit është blerë me kursimet e tij, dhe është përfituar nga personi që ia shiti në vitin 2010 dhe jo një muaj para se t’a blinte siç deklaroi më herët Komisioneri Publik.
12 Nëntor 2018, 11:37 -
Islamaj në KPA/ Komisioneri Publik: Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €. Gjyqtari: E mora me kursimet e mia
Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK-së për Islamajn, ndërkohë që sot në orën 10:00, nisi seanca në ngarkim të tij. Në këtë seancë, Komisioneri Florjon Ballhysa ka thënë se gjyqtari Edmond Islamaj, ka blerë një pronë në Karpen të Kavajës, por që sipas tij kjo pronë është 10 metra larg detit dhe ka qenë tokë shtetërore.Komisioneri Publik ka thënë se gjyqtari ka blerë kjo tokë është blerë për vetëm 1 mijë euro. Ballhysa ka thënë se Kolegji duhet të hetojë për të parë sesi u kthye kjo tokë në tokën e Islamajt.
12 Nëntor 2018, 09:58 -
Për të çuar prapa hekurave një pushtetar të korruptuar në Shqipëri, nuk ka nevojë për prova… por për pak xhentilesë dhe k*qe!
Përshembull, nëse do të doja të arrestoja një deputete apo edhe burrin e saj, që kapërdiset nëpër televizione, se veç dhomave, ka 11 WC në vilën e saj, edhe një për macen, do ta ftoja me “xhentilesë” të më tregonte, se ku i ka gjetur paratë për ta blerë dhe mobiluar WC e maces?!
11 Nëntor 2018, 22:48 -
Shkarkimi i Xhoxhajt nga vettingu, Presidenti hap garën për vakancën në Kushtetuese
Ndërkohë kujtojmë që Gjykata Kushtetuese aktualisht është vetëm me dy anëtarë Vitore Tusha që kaloi vettingun dhe kryetari Bashkim Dedja, i cili kaloi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por dosja u apelua në Kolegjin e Posaçëm.
9 Nëntor 2018, 19:05 -
Zgjidhet ngërçi i KLP, kandidon në limit të kohës prokurori i Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi
Report Tv mëson se prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, ka kandiduar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorëve dhe kjo gjë ka sjellë nxjerrjen e organit në fjalë nga ngërçi, që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të prokurorit të vetëm nga radhët e Apelit, Luan Kaloçi.
31 Tetor 2018, 20:48 -
Prokurori Besnik Muçi kaloi ‘rrjetën’ e Vettingut, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Nuk justifikon pasurinë
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përkundrejt prokurorit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Sipas tij, subjekti i rivlerësimit nuk e ka justifikuar bindshëm burimin e të ardhurave dhe pasurive.
31 Tetor 2018, 18:02 -
SHBA: Leja prindërore nuk duhet ta shmangë gjyqtarin Gjin Gjoni nga Vettingu
Zëvendësambasadori në detyrë, Daniel Koski, ka deklaruar prerë se SHBA do të vazhdojë të mbrojë shtetin ligjor në mënyrë të pathyeshme, duke shtuar se do të qëndrojë bindshëm kundër zyrtarëve të korruptuar, që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.
25 Tetor 2018, 19:58 -
Ekskluzive/ Zbulohet rekomandimi, ONM: Pse duhen shkarkuar Bashkim Dedja dhe Zaganjori
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundër KPK: Kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë kanë shkelur ligjet, si zyrtarët më të lartë të gjyqësorit ata duhet të ishin shembull për të tjerët
18 Tetor 2018, 07:23 -
‘I besueshëm’/ Kalon vettingun drejtori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Xholi
Prokurori Adnan Xholi ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori duhet që të vijojë detyrën, pasi ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.
16 Tetor 2018, 10:08 -
1 mld lekë pasuri, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori deklaroi në KPK rreth 1 miliard lekë pasuri. KPK e rikonfirmoi në detyrë pavarësisht pikëpyetjeve që trupa e komisionerëve ngriti sa i takon burimeve të pasurisë.
12 Tetor 2018, 16:13 -
Në sitën e Vettingut kontrolluesi i prokurorëve/ KPK: Adnand Xholi justifikon pasurinë, ka burime të ligjshme
Sot u zhvillua seanca dëgjimore për prokurorin Adnan Xholi. KPK ka thënë në relacionin përkatës për Xholin, se ky i fundit e justifikon pasurinë e tij. Vendimi për të do të jepet më më 16 tetor ora 10:00.
11 Tetor 2018, 09:35 -
Kryetarja e Apelit të Korçës drejt shkarkimit, Vettingu: Fshehu pasurinë, s’deklaroi 70 mijë $, ja manovrat që bëri
Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar vettingut. Sipas ILDKPKI, Prifti ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.
8 Tetor 2018, 12:23 -
Dhurata nga nëna dhe 25 mijë $ nga vjehrri/ Vettingu shkarkon gjyqtarin e Korçës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja. Komisioni ka vendosur që të mos kalojë gjyqtarin, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme
8 Tetor 2018, 10:10 -
Vetting-u 'djeg' gjyqtarin e Shkodrës, Ahmet Jangulli, KPK: I paaftë profesionalisht
KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra, gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli. Sipas KPK, Jangulli është i paaftë profesionalisht si edhe ka probleme me pasurinë dhe vendimet e dhëna prej tij
5 Tetor 2018, 10:08