-
U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen
Përcillet në banesën e fundit Klodjan Rasha, 25 vjeçari i cili u vra mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie në rrugën "Dritan Hoxha", në lagjen e tij, me 2 plumba. Shokët e Klodjan Rashës, ia kanë hedhur fajin policit, pasi sipas tyre i riu nuk kishte armë me vete. Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.
9 Dhjetor 2020, 10:55 -
Lleshaj takim në një biznes të sekuestruar në Durrës, ministri kërkon që asetet e konfiskuara t'i jepen Policisë dhe SPAK
Një një bar kafe librari e kthyer në qendër trajnimi për të rinjtë në qytetin e Durrësit, e ndërtuar mbi një pronë krimi të sekuestruar, u kthye sot në vend takimi për përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe autoriteteve të tjera kundër krimit.
7 Dhjetor 2020, 18:26 -
Lleshaj 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Na keni lënë të vetëm përballë krimit! Kontrolle me polic komunitar e dron, të përfshihet dhe policia bashkiake
Policia e Shtetit s‘mund të kontrollojë e vetme territorin në gjithë vendin për t'u përballur me krimin për të ofruar rend e siguri. Është ky apeli i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka prezantuar strategjinë ndërsektoriale për pesë vitet e ardhshme. Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, Lleshaj kërkon përfshirjen e pushtetit lokal dhe anagzhimin e kryebashkiakëve në zbatimin e ligjit.
6 Dhjetor 2020, 12:33 -
Emigrantët duhet të deklarojnë online adresën ku banojnë! Lleshaj: Nxitoni të pajiseni me karta identiteti që të merrni shërbime (Procedura)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për të parë nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në migracion.
4 Dhjetor 2020, 15:56 -
Hapen 6 zyra të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë, ministri Lleshaj apel emigrantëve: Regjistroni adresat (VIDEO)
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për dokumentet biometrike edhe në 6 zyra të reja që hapen në 5 kryeqytete evropiane dhe në konsullatën e Barit. Lajmin e dha sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ishte për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.
2 Dhjetor 2020, 14:08 -
OFL drejt 'shkrirjes', Lleshaj 'ndërron' mendje: Do të kërkojmë shtyrje të afatit të vlefshmërisë së ligjit
Afati i përfundimit të "misionit" të OFL si duket nuk do të jetë 1 janari, siç është lajmërur më herët, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se ligji do të amendohet.
25 Nëntor 2020, 08:23 -
Lufta ndaj kanabisit/ Lleshaj kritik për Komisariatin e Skraparit: Parcelat janë identifikuar nga Policia e Shtetit, jo ajo vendore! Ka pasur efektivë të implikuar
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.
23 Nëntor 2020, 17:16 -
Akuzat për listat zgjedhore? Lleshaj: Zero raste të lëvizjes së Qendrës së Votimit! Në Vlorë u arrit misioni për goditjen e kultivimit të kanabisit! (VIDEO)
Ministri i Brenshëm, Sander Lleshaj, ka qenë në Vlorë, ku ka marrë pjesë në analizën e zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Vlorë dhe komisariatet e kësaj Drejtorie.
20 Nëntor 2020, 14:56 -
PD: Po ndryshoni Ligjin e Gjendjes Civile për të manipuluar zgjedhjet, Lleshaj: Rrini të qetë, atë që bënit ju me listat ne s'do e bëjmë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ata që luanin me listat e zgjedhësve të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të përsëritet.
19 Nëntor 2020, 17:20 -
Lleshaj: Do asgjësojmë kanabisin para fushatës që krimi të mos ndërhyjë në zgjedhjet e 25 prillit
Nga qyteti i Shkodrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Policia e Shtetit po punon që betejën me kultivimin e kanabisit të përfundojë para se të nisë fushata zgjedhore.
18 Nëntor 2020, 16:53 -
Shefi i Komunikimit me Median në Policinë e Shtetit fiton betejën me COVID: Më në fund ia dola! Infektohet zëdhënësi i ministrit Lleshaj
Shefi i Komunikimit me Median në Policinë e Shtetit, Genti Mullai ka fituar betejën me COVID. Përmes një shënimi në rrjete sociale ai ka treguar përgjigjen e tamponit, e cila ka dalë negative.
16 Nëntor 2020, 20:34 -
Lleshaj apel qytetarëve nga Durrësi: 2020 viti i sukseseve në luftën kundër kanabisit! Kufizoni lëvizjet që s'janë të domosdoshme
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një prononcimi për mediat pas pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Durrës dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie ka deklarur se është diskutuar mbi 2 çështje, njëra për kultivim të kanabisit në këtë qark.
16 Nëntor 2020, 17:36 -
Nis seanca plenare! Në interpelancë Ministri Sandër Lleshaj mbi rezultatet e luftës ndaj trafikut të drogës, vrasjeve e grabitjeve
Nis seanca plenare! Në interpelancë Ministri Sandër Lleshaj i thirrur nga një grup deputetësh opozitarë. Interpelanca është thirrur mbi rezultatet të luftës ndaj trafikut të narkotikëve dhe vrasjeve e grabitjeve.
16 Nëntor 2020, 10:05 -
Ministri Lleshaj takim me homologun kosovar: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë i rëndësishëm! Kusht i ndërtimit të marrëdhënieve të mira
Dakordësimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ka qenë në fokus të takimit midis dy ministrave të Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri Sandër Lleshaj u prit në një takim në Prishtinë nga homologu i tij, Agim Veliu.
6 Nëntor 2020, 17:08 -
'Polic ke qenë dhe vijon të jesh'/ Lleshaj kërkon falje për deklaratën në Kuvend për Murrizin: S'ishte në kuptim pezhorativ
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon ndjesë pas deklaratës së djeshme në Parlament kundër deputetit Myslim Murrizi, të cilit i tha “polic ke qenë dhe polic do të mbetesh”.
30 Tetor 2020, 18:45 -
'Polic ke qenë dhe vijon të jesh'/ Kryemadhi: Ka të drejtë Lleshaj se në Ministri ka vetëm kriminelë! Frika e Ramës, unë dhe Meta! Manastirliu deklaratë budallaqe
Debati i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ku i thoshte deputeti Murrizi 'Polic ke qenë, polic vijon të jesh', ka sjellë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Nga Pogradeci, Kryemadhi tha se Lleshaj tallet me polici, pasi tani më në Ministrinë e Brendshme nuk ka polic që japin jetën për ligjin
30 Tetor 2020, 17:45 -
Basha e quan 'shtojcë të Ramës'/ Kryemadhi: Partia e re e Topallit alternativë në zgjedhje, i uroj suksese! Koalicion me të? Jemi të hapur për të gjithë (VIDEO)
Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës e cila e ka sulmuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kruemadhi, i ka uruar suksese Jozefina Topallit, megjithatë ajo shprehet se bindur se me Kodin e Ri Partitë e reja nuk kanë asnjë shans që të marrin mandat në parlament.
30 Tetor 2020, 16:54 -
Tërhiqet përfundimisht Lleshaj, policia gjurmim e mbikëqyrje vetëm me leje të Prokurorisë
Dorëzohet në Kuvend amendamenti që i jep mundësi policisë të gjurmoje dhe mbikëqyrë me leje të prokurorisë. Ky ndryshim është propozuar nga një grup deputetësh pas shqetësimeve të ngritura dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Projektligji për policinë e shtetit pritet të marrë votat e ligjvënësve në seancë.
28 Tetor 2020, 16:39 -
9-fishohet gjoba për celularin në makinë, në motor me jelek fosforeshent pasi perëndon dielli! Report Tv zbardh draftin
Jelek fosforeshente me detyrim për motoristët, 9-fishim i gjobës për përdorimin e celularit, gjoba këshilluese për shkeljet pa pasoja janë ndër risitë e propozuara në kodin rrugorë. Report Tv zbardh draftin e dorëzuar në parlament, ndërsa policia rrugore synon që të zerojë aksidentet me jetë të humbur anë rrugë.
22 Tetor 2020, 15:58 -
Lleshaj: Ndryshimet në Kodin Rrugor brenda pak javësh në Kuvend! Jemi mbrapa BE! Parkimet dysh të luftohen si virus
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9-mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj.
21 Tetor 2020, 10:14 -
Policia do gjurmojë, lokalizojë dhe mbikëqyrë pa lejen e prokurorisë, por bie plani i përgjimeve! Ja çfarë parashikon varianti i ri
Policia do të vijojë t’i marrë leje prokurorisë për përgjimin e personave të dyshuar, por mund të lokalizojë, mbikëqyrë lëvizjet dhe bisedat jo elektronike pa marrë leje, qëndron Komiteti për Luftën Kundër Krimit me në krye ministrin e Brendshëm dhe me anëtarë kryeprokurorin, kreun e SPAK dhe të SHISH.
12 Tetor 2020, 17:01 -
'Ri-aplikimi për kartë identiteti mund të bëhet në çdo zyrë', Lleshaj apel qytetarëve: Shmangni fluksin dhe aplikoni në kohë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u bën apel qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti në mënyrë që të shamngin fluksin gjatë javëve të fundit të fundvitit.
8 Tetor 2020, 13:52 -
Përplasje në Komisionin e Ligjeve, 'nxehet' Manja: Si s'e mësove mor burrë këtë votim, prit! Alimadhi: Kam një vërejtje, mos bërtit se s'ka ndonjë problem
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve ku janë miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ka pasur një përplasje mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe drejtuesit të komisionit Ulsi Manja.Në momentin që Manja ka qenë duke bërë procedurën e votimit është nxehur nga ndërprerja e Al
6 Tetor 2020, 12:42 -
'Policët mund të 'zhvishen' nga statusi për t’u punësuar si civilë'/ Miratohen ndryshimet për projektligjin e ri, Lleshaj: Punonjësit e policisë në moshë të thyer do kalojnë 'roje' në shkolla
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit.
6 Tetor 2020, 12:31 -
Publikohet lista e parë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021! Të drejtë vote 3.608.003 shtetas, 50.5% meshkuj dhe 49.5 femra
Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të hënë ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Në këtë listë me të drejtë vote rezultojnë 3.608.003 qytetarë. Tashmë njësitë bashkiake do duhet të bëjnë publikim periodik të listës së votuesve të përditësuar deri në listën përfundimtare.
5 Tetor 2020, 14:45 -
Sistemi i ri i adresave, PD padit në SPAK Sandër Lleshajn: Qëllimi i qeverisë ishte manipulimi i listave të votuesve
PD ka paditur në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e akuzon se me sistemin e ri të adresave ka ndryshuar vendbanimin e qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve.
2 Tetor 2020, 18:36 -
Lleshaj hapa mbrapa: Nga 'përgjim ambiental' bëhet 'mbikëqyrje'! Veliut i hiqen kompetencat, ka të drejtë vetëm propozime (VIDEO)
Një nga ndryshimet në ligjin e Policisë, Komisioni për Sigurisë Kombëtare miratoi propozimin për përgjigmet. Policia e Shtetit nuk do ketë të drejtë të përgjojë por do të bëjë vetëm mbikqyrje ambjentale.
2 Tetor 2020, 12:19 -
PD akuza për manipulimin e listës së zgjedhësve, Yuri Kim në krah të Lleshajt: U sqarua për regjistrimin e votuesve
Prej disa ditës selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve duke ndryshuar regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë.
1 Tetor 2020, 17:01 -
Lleshaj: Nga nesër ri-aplikoni për pasaporta me procedurë të thjeshtuar, pa formular policie
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit.
30 Shtator 2020, 16:02 -
PD kërcënon Lleshajn me padi: Po ndryshohen listat zgjedhore! Ministri: Paralajmërime qesharake me qëllim intimidimin! Meta në një linjë me selinë blu: Po tentohet kapja e votës
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e saj ndaj mazhorancës se po përdor të gjitha mënyrat për të ndaluar fitoren e demokratëve, duke zhvendosur listat e zgjedhësve në mënyrë arbitrare. Njëjtë si PD, edhe Presidenti Meta u tregua I ashpër duke adresuar akuza se po bëhen përpjekje për kapje votash. Akuzave iu përgjigj menjëherë ministri Lleshaj, I cili e ftoi PD ti drejtohet prokurorisë.
30 Shtator 2020, 14:58 -
I ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama? Lleshaj tregon si qëndron e vërteta
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë të gjitha zërat se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.Pyetje: Zoti ministër, zëra me peshë brenda ministrisë që drejtoni, por edhe nga zëra po ashtu t&
29 Shtator 2020, 10:25 -
Lleshaj: Qytetarët do votojnë në qendrat ku kanë votuar herën e fundit! S'i kam paraqitur Ramës dorëheqjen! Paketë e re ligjore për adresat e sakta
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se lista e zgjedhësve do të publikohet në datën 5 tetor, teksa vuri theksin se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit.
29 Shtator 2020, 10:18