-
Ekskluzive/ Posta i gjen shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave
Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave. Pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, Report Tv mëson se e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e tij në Prezë, ku ka shtëpinë. Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar.
11 Shtator 2019, 10:52 -
'Prokuroria gënjeu për gjurmët e Kajmakut' PD letër Arta Markut: Duam transparencë, presim përgjigje
Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i cili sipas selisë blu ka qenë i arrestuar dhe është i kërkuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg.
7 Shtator 2019, 11:28 -
'Posta ngatërroi adresën'/PD: Absurde! Prokuroria e vërtetoi se po pengon hetimin për Kajmakun
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputeti Luçiano Boçi tha se argumenti që ka dhënë organi i akuzës se nuk ka arritur që të marrë shenjat e gishtave të Kajmakut për shkak të ngatërresës nga Zyra e Postës është absurditet dhe tregues se kryebashkiakut të Vorës po i ndërtohet një mburojë mbrojtje.
4 Shtator 2019, 14:38 -
Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Përfundon hetimi për 22 kandidatët
Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin për 22 kandidatët që garojnë për 3 vende për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Garuesit vijnë jo nga radhët e sistemit të drejtësisë, ndërsa dokumentet e zbardhura për secilin prej tyre i janë dorëzuar tashmë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mësohet se gjatë viteve të fundit, për ta nuk ka pasur hetim apo ndjekje penale.
4 Shtator 2019, 09:55 -
Akuzat për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix/ Arta Marku kërkon hetimin e ish-ministrit Niko Peleshi
Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Buqjësisë ka lejuar të futet në vend insekticidi Silikon Mix.
4 Shtator 2019, 08:50 -
Denoncimi i PD-së për Maznikun, Prokuroria e Përgjithshme: Të nisë vlerësimi për faturat e hotelit
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit që të nisë vlerësimin e denoncimit të PD-së kundër n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.
3 Shtator 2019, 19:25 -
Prokuroria e Përgjithshme pritet të zëvendësojë Gentian Osmanin, ish-prokurorin që nuk justifikoi pasurinë
KPA deklaroi se Osmani e justifikoi blerjen me këste të shtëpisë dhe se pasuritë kanë burime të ligjshme, por Osmani u rrëzua pasi nuk i justifikonte shpenzimet familjare përgjatë dy viteve
2 Shtator 2019, 13:23 -
Lulzim Basha rrezikon të merret i pandehur për çështjen e 'Toyota Yaris', për dëshmi të rremë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 per te dhene shpjegime perpara prokurorit belg L.H. për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.
30 Gusht 2019, 20:04 -
Akuzat ndaj Agim Kajmakut/ Prokuroria kërkon dokumentet! PD: I kemi dërguar
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar pasditen e sotme Partisë Demokratike të gjithë informacionet dhe dokumentacionin që kjo e fundit disponon lidhur me akuzat ndaj Agim Kajmakut. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD e cila deklaron se ka depozituar dje dhe sot të gjitha dokumentet që janë publikuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
27 Gusht 2019, 17:12 -
Nis fuqizimi i SPAK – Dokumenti i Ministrisë: Njësi qendrore përgjimesh për Prokurorët e Posaçëm
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është blerë një pajisje përgjimi me vlerë 100 mijë euro, por nga ana tjetër, organi i hetimit kërkon blerjen e pajisjeve të nevojshme për një njësi qendror për SPAK, ashtu si dhe mirëmbajtjen e saj.
26 Gusht 2019, 20:23 -
Prokuroria letërporosi në Greqi për Agim Kajmakun, i kërkohen edhe shenjat e gishtërinjve në Policinë Shkencore
Burime për Report Tv bëjnë me dije se letërporosia nga Prokuroria e Përgjithshme e firmosur nga prokurori Arben Kraja është nisur ditën e premte. Po ashtu mëson se Njësia e Dekriminalizimit i ka kërkuar Agim Kajmakut që të depozitojë në policinë shkencore gjurmët e gishtërinjve.
26 Gusht 2019, 10:21 -
Dosja '184' mbetet jetime/ Pas Krimeve të Rënda edhe Prokurorët në Dibër refuzojnë, Arta Marku: Të ndërhyjë KLP
Dosja 184, e cila ka përgjime që faktojnë krimet elektorale në zgjedhjet lokale 2016 në Dibër, refuzohet të merret në dorëzim nga prokurorët atje. Pas moskompetencës të shpallur nga prokurori i krimeve Klodian Braho dhe transferimi në Dibër, ka reaguar edhe arta Marku. Kryeprokurorja shprehet se ajo nuk ka kompetencë të zhbëj vendimin e Brahos, ndërsa vartësit e saj në Dibër tashmë duhet të hetojnë këtë dosje.
22 Gusht 2019, 11:47 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit/ Prokuroria e Përgjithshme nis procedurat për krahasimin e shenjave të gishtave
Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij për të bërë një krahasim, gjë që do të sjellë edhe zbardhjen e së vërtetës për të shkuarën e tij në Itali.
14 Gusht 2019, 18:41 -
Rrezik censure, Arta Marku shtrëngon informacionet, zbulohet udhëzimi i plotë
Kryeprokurorja Arta Marku përmes një udhëzimi të përgjithshëm kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni nga organi i akuzës për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake. Udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore.
12 Gusht 2019, 17:23 -
'Kaubojsi' ankimon zgjedhjet: Do i padis, kam prova se kanë votuar edhe persona që nuk ishin fare në Shqipëri
Eduart Ndocaj kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës do të ngrejë një padi në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit e më pas do ta ankimojë atë edhe në Kolegjin Zgjedhor.
4 Korrik 2019, 16:34 -
Krimet zgjedhore/ Arta Marku firmos udhëzimin: Të gjithë prokurorët në gatishmëri (DOKUMENTI)
Në një udhëzim të cilin Report Tv e disponon, që në fillim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor.
25 Qershor 2019, 10:46 -
Gara për Kryeprokuror/ Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve, Ibrahimi: Presim të kalojnë në Vetting
Në shkurt kreu i KLP Genti Ibrahimi deklaronte se në qershor do të ishte gati lista e kandidatëve për Kryeprokuror, ndërsa këtë të hënë më 17 qershor KLP e drejtuar prej tij e ka shtyrë sërish afatin. Shkak është bërë mos përfundimi i procesit të vetting për kandidatin në garë, prokurorin Olsian Cela.
17 Qershor 2019, 15:08 -
Dekriminalizimi/ Prokuroria: KQZ s'ka sjellë asnjë kërkesë për verifikim kandidatësh
Report tv mëson ekskluzivisht se asnjë kandidat në garë për zgjedhjet lokale 2019 nuk i është nënshtruar verifikimit të thelluar për efekt të dekriminalizimit. Sipas përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që ka për detyrë të kërkojë verifikim s'ka paraqitur asnjë kërkesë deri më tani dhe pse ndodhemi 20 ditë larg datës së zgjedhjeve.
11 Qershor 2019, 13:53 -
Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës
E njohur si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit adriatik llalla, rovena gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme kanë bindur KPA të mos pranojë ankimin e saj dhe të lërë në fuqi shkarkimin e dhënë korrikun e 2018-ës nga shkalla e parë e vettingut.
29 Maj 2019, 14:09 -
Maliqi-Arta Markut: Çfarë bëhet me dosjen e Artan Santos
Lefter Maliqi ka shtuar disa pyetje ndaj Arta Markut ku një prej tyre ishte edhe në lidhje edhe me dosjen për vrasjen e biznesmenit Artan Santo.Ndërkohë Kryeprokuroja nuk është përgjigjur për shkak se kjo është një çështje nën hetim dhe është çështje konkrete.&quo
27 Maj 2019, 12:32 -
Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut, kriminaliteti më i lartë në Vlorë
Kryeprokurorja, Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018. Në raportin e paraqitur bëhej e ditur se qarku i Vlorës është me numrin më të lartë të veprave penale ndërsa Dibra mban shifrat më të ulta të veprave kriminale.
27 Maj 2019, 11:35 -
Ekskluzive/ Arta Marku raport voluminoz për 2018-ën: Dyfishohen grupet kriminale (I PLOTË)
Një raport i Arta Markut mbi kriminalitetin në vend që ka mbërritur në zyrën e kryetarit të Kuvendit, është siguruar nga Report TV. Në të thuhet gjatë 2018 janë dyfishuar bandat dhe grupet kriminale, ndërsa fusha kryesore kriminale është lënda narkotike dhe vjedhja. Qarku më i inkriminuar ngelet Vlora, ndërsa qyteti më i qetë, është Përmeti. Raporti sjell të dhëna dhe mbi personat e përgjuar.
6 Maj 2019, 13:22 -
Parlamentit i 'mbyllet' dera për kryeprokurorin, i duhen 84 vota mes 3 kandidatëve të KLP
Këshilli i Lartë të Prokurorisë ka hapur dje garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në prani të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, misionit EURALIUS dhe Ministrisë e Drejtësisë, anëtarët e KLP hapën garën për zgjedhjen e kryeprokurorit, post i cili mbahet nga Arta Marku që në dhjetor të vitit 2017.
20 Mars 2019, 09:24