-
Qendrat sociale të Tiranës, drekë festive për Krishtlindje për njerëzit në nevojë, Veliaj: Vitin tjetër do të ringrihemi më të fortë
Dreka e Krishtlindjes u festua sot në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, në të cilat u shërbye për grupe të vogla nga 10 persona. Kryebashkiaku Erion Veliaj shërbeu një vakt për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ku u shpreh se në këto ditë festash askush nuk duhet të ndihet i vetëm.
25 Dhjetor 2020, 13:34 -
Festat e fundvitit/ Fluks vizitorësh në Morinë, në Kakavijë kalojnë 90% më pak emigrantë se vitin e kaluar
Pandemia e COVID-19 ka bërë që emigrantët tanë në Greqi të mos kthehen për festat e fundvitit. Në vigjilje të krishtlindjeve në Kakavijë situata është krejtësisht e qetë ku kanë mbërritur 3200 udhëtarë, ose 90 për qind më pak se vitin e kaluar. Por ndryshe paraqitet situata në Morinë, pasi në doganë ka pasur fluks emigrantësh kosovarë që janë kthyer në vendlindje.
25 Dhjetor 2020, 13:01 -
Blerësit janë të lodhur nga pandemia
Që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars në Shqipëri janë regjistruar mbi 54 317 raste pozitive me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 1117 persona. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të 2020-tës, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit ra në – 10.2 përqind.
25 Dhjetor 2020, 12:42 -
Vlonjatet 'injorojnë' gjelat e detit për festa! Ulet çmimi, por s'ka kërkesa! Qytetarët: S’ka lekë më për të blerë! Tregtarët: As misrin s' nxjerrim dot sivjet
Për shkak të pandemisë afrimi i festave të fundvitit është shoqëruar me efekte negative për tregtarët e gjelave të detit në Vlorë të cilët ankohen se ka rënë fuqia blerëse. Edhe pse çmimi sivjet ka shënuar rënie, blerësit thonë që ngurojnë të blejnë për shkak të vështirësive ekonomike.
24 Dhjetor 2020, 20:19 -
LAJM I MIRË/ Qeveria merr vendim, shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit
Qeveria shqiptare përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë. Në VKM i bëhet një ndryshim vendimit të mëparshëm të Qeverisë që përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.
24 Dhjetor 2020, 19:11 -
Festat e fundvitit në kohë pandemie/ Policia e Shtetit publikon të gjitha masat shtesë, 'shërbim të përforcuar' në të gjithë vendin (VIDEO)
Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë.
24 Dhjetor 2020, 13:58 -
Krishtlindjet/ Mesazhi i kryepeshkopit Anastas Janullatos: Këtë vit kemi festime sipërfaqësore, le të rezistojmë brenda kësaj atmosfere të çuditshme
Krypeshkopi Anastas Janullatos përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Krishtlindjes. Ai thotë se në këtë vit të çuditshëm, të gjithë do të festojnë ndryshe pa u mbledhur shumë familjarisht apo me miqtë e shumtë.
24 Dhjetor 2020, 09:00 -
Gjelat e detit në Peqin/ Fermerët: Nuk ka shitje, viti shkuar ishte më i mirë (VIDEO)
Gjeli i detit që është i pranishëm thuajse në çdo tavolinë gjatë ndërrimit të viteve po tregtohet orë pas orë. Por ndryshe nga vitet e tjera,shitesit ankohen për mungesë tregu edhe pse çmimi i shpendit është ulur.
23 Dhjetor 2020, 21:20 -
Pandemia, 50 % emigranteve nuk vijnë për festa! Brenda 3 ditëve mbërritën 500 udhëtarë në portin e Vlorës (VIDEO)
Në portin e Vlorës vihet re një rritje e numrit të udhëtareve krahashuar me ditët e fundit, por sidoqoftë situata e pandemisë ka bërë që numri i tyre të jetë 50 për qind më pak se një vit më parë.
22 Dhjetor 2020, 17:41 -
Familja e Ymer Alushit në Prush, gëzon festat në shtëpinë e re! Veliaj: Brenda vitit japim edhe 150 banesa, në 2021 ndërtojmë pallate (VIDEO)
Edhe familja e Ymer Alushit, në fshatin Prush të Vaqarrit, do ta kalojë Vitin e Ri në shtëpinë e re, e ndërtuar nga e para pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 Nëntorit.ë programit të rindërtimit.
22 Dhjetor 2020, 14:58 -
Masat e reja anti-COVID për festat, Imzot Frendo letër Rakacollit: Të nxituara e diskriminuese për katolikët, ishin përgatitur për të mbajtur meshën
Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo i ka cilësuar masat e reja të Komiteti të Ekspertëve të Teknikëve për COVID-19 për të vendosur orën policore në 20:30 që më 24 dhjetor, si të nxituara dhe diskriminuese, pasi siç shprehet Imzot Frendo Kisha e Krishterë është e vetmja që kremton lindjen e Krishtit natën
22 Dhjetor 2020, 11:32 -
Gjelat e detit, bie fuqia blerëse në tregun e Fierit! Fermerët e fshatit Portëz: I rrisim me porosi (VIDEO)
Pandemia ka dhënë efektet e veta negative edhe në bujqësi. Këtë vit fermerët kanë mbarështuar më pak gjela deti se një vit më parë. Ata shprehen se janë bazuar tek klientela, ndërsa në tregun e Fierit vihet re numër i vogël blerësish.
21 Dhjetor 2020, 19:45 -
Mbi 77 milionë raste dhe mbi mbi 1,5 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën
Planeti tokë aktualisht po përballet me një ndër viruset me fatale të dekadave të fundit, COVID-19, i cili ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës së njerëzve. Aktualisht numri i rasteve me COVID-19 ka arritur 77,184,964 ndërkohë që numri i viktimave është 1,699,878, në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
21 Dhjetor 2020, 08:57 -
Fermerët e Zadrimës sigurojnë jetesën me gjela deti prej 20 vitesh! Këtë vit janë mbarështuar më pak
Zadrima është e njohur për mbarështimin e gjelave të detit. Fermerët thonë se kanë mbështetur ekonominë familjarë tek rritja e shpendëve. Gjithashtu ata flasin edhe për vështirësitë, ku më kryesorja është mungesa e tregut.
19 Dhjetor 2020, 18:49 -
COVID-19 'mbyll' italianët për festat e fundvitit në shtëpi, vendi 'zonë e kuqe' nga 24 dhjetori deri më 6 janar (VIDEO)
Italia nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe” dhe qytetarët nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit. Baret, restorantet dhe qendrat tregtare janë të mbyllura.
19 Dhjetor 2020, 08:45 -
E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni
Shume shtete në botë në prag të festave të fundvitit po ndërmarrin masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të infeksionit. Edhe në Maqedoni qeveria ka miratuar masat shtrënguese të reja, te cilat hynë në fuqi ditën e sotme.
18 Dhjetor 2020, 10:25 -
Italia merr ngjyrën e kuqe por jo prej festave, del kalendari me kufizimet e reja anti-COVID
Italia do të shndërrohet e gjitha në një zonë të kuqe, siç edhe kishte propozuar ministri i shëndetësisë Roberto Speranza me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.Ditën e djeshme është publikuar kalendari zyrtar i ndalimeve gjatë festave duke filluar nga kjo fundjavë, deri më datë 6 janar.
17 Dhjetor 2020, 10:35 -
OBSH thirrje evropianëve: Mbani maskën edhe gjatë mbledhjeve familjare për festat e fundivitit, në rrezik për valën e tretë të COVID-19
Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje evropianëve të mbajnë maskën në mbledhjet dhe grumbullimet familjare gjatë festave të fundvitit.
16 Dhjetor 2020, 15:15 -
Ministri i shëndetësisë së Italisë Speranza: Vendi të kalojë drejt zonës së kuqe, qëllimi shmangja e valës së 3 të COVID-19
Sipas ministrit të shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza, vendi duhet të kalojë i gjithi drejt zonës së kuqe të shmangur një valë të tretë të koronavirusit nga, 24 dhjetori deri në 7 janar.
16 Dhjetor 2020, 13:38 -
Kapshticë/ Rritet numri i personave që vijnë nga Greqia në Shqipëri! Në 24 orë hyjnë 508 qytetarë dhe 160 mjete të rënda
Në 24 orët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe në Shqipëri kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.
16 Dhjetor 2020, 11:00 -
Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë secili (VIDEO)
Pavarësisht vështirësive në buxhet për shkak të tërmetit dhe të Pandemisë, qeveria ka vendosur të japë një shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët këtë fundvit. Kryeministri Edi Rama tha se do të jepen 3.4 mld lekë për bonusin e tyre. “Nuk do t’ju heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar tu jepnim para pandemisë”, tha Rama.
15 Dhjetor 2020, 12:05 -
Zëvendëskryeministri Tahiri : Mbyllja e panevojshme gjatë festave të fundvitit në Kosovë, situata epidemiologjike nën kontroll
Festat e fundvitit i ka gjetur qeveritë e shteteve përballë valës së dytë të COVID-19, duke i bërë ato të shtrëngojnë gjithnjë masat me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Kosova, duket sikur po përballet më së miri me koronavirusin, pasi numri i rasteve dhe viktimave gjithnjë është në ulje, gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës për qeverinë kosovare, duke vendosur kështu të mos ndërmarri masa më strikte anti-COVID për qytetarët.
15 Dhjetor 2020, 09:47 -
Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme gjatë festave të fundvitit: E gjithë Italia drejt zonës së kuqe
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme të Italisë gjatë krishtlindjeve dhe vitit të ri. Italia është shndërruar e gjitha në një “zonë të kuqe”, vatër infeksioni dhe në rrezik për të filluar një valë të tretë të COVID-19.
14 Dhjetor 2020, 11:16 -
Psikiatrja për Report Tv: COVID-i shkaktoi stres kolektiv! Si ta kalojmë? Fokusohuni te festat (VIDEO)
Frika nga infektimi me COVID-19 por dhe vet përballja më këtë virus ka rritur numrin e qytetarëve që po shfaqin shenja si ankth apo atake paniku. Psikiatrja Arjan Rreli thotë për Report Tv se po përballemi me një stres kolektiv dhe se në këtë periudhë fundvitit duhet të fokusohemi tek pozitiviteti që sjellin festat.
11 Dhjetor 2020, 15:24 -
Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, qeveria greke prezanton kufizimet e reja gjatë festave
Qeveria greke ka bëre të njohura masat e reja kufizuese gjatë gjatë periudhës së festave. Greqia aktualisht ka në fuqi ndalimin e qarkullimit megjithatë kjo nuk ka sjellë rënien e infektimeve dhe vdekjeve në vend nga COVID-19, “Konkluzioni nga vlerësimi i të dhënave nuk është i kënaqshëm, prandaj ne nuk mund të rinisim aktivitetet ekonomike dhe sociale” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas
11 Dhjetor 2020, 11:26 -
Atmosfera e festave trokasin në qytetin e Lezhës dhe Fierit! Kryebashkiakët 'sfidojnë' pandeminë (VIDEO)
Jemi zyrtarisht në muajin e festave dhe si çdo vit në qendrat e qyteteve janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri. Kryetarët e bashkive në Fier dhe Lezhë, përkatësisht Armando Subashi dhe Pjerin Ndreu kanë sfiduar pandeminë, duke ftuar qytetarët në shesh për të festuar!
7 Dhjetor 2020, 19:46 -
Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Belsh! Shiu nuk lejon grumbullimet e qytetarëve në qendër
Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur dhe në qytetin e Belshit ku janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri.Pema është vendosur në pedonale në qendër të qytetit.Në ndryshim nga qytetet e tjera, qendra nuk ishte e mbushur me njerëëz kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut që
6 Dhjetor 2020, 21:04 -
Festat e fundvitit po afrojnë, Fieri, Durrësi, Korça e Belshi ndezin dritat pemës së Vitit të Ri! Era e fortë rrëzon pemën në Kolonjë
Festat e fundvitit kanë trokitur në qytetin e Fierit. Mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit. Qytetarë të shumtë u mblodhën për të shijuar atmosferën festive.
6 Dhjetor 2020, 18:37 -
COVID-19 ndryshon traditat e festave të fundvitit! Qytetarët: Do festojmë që të gëzojmë fëmijët, por në shtëpi vetëm me rrethin e ngushtë familjar
Familjet shqiptare po i presin me gëzim festat e fundvitit, por për shkak të pandemisë së COVID-19, natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shtëpi me rrethin e ngushtë familjar.
6 Dhjetor 2020, 14:49 -
'Durrësi nuk rrëzohet kurrë'/ Qyteti bregdetar ndez dritat e pemës së Vitit të Ri! Atmosfera festive 'pushton' sheshin (VIDEO)
Dritat shumëngjyrëshe në sheshin kryesor janë një shenjë e lënies pas të një viti i cili nuk ka qenë aspak i mirë për të gjithë qytetarët, specifikisht për durrsakët të cilët u goditën nga dy tragjedi të mëdha, nga tërmeti dhe COVID-i.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
'Babë e bir', Veliaj ndan foton e veçantë me Kajanin nga sheshi i festave në Tiranë
Tirana është futur në atmosferën e festave të fundvitit, pavarësisht pandemisë. Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ka rezistuar dot kërkesës së Kajanit të vogël për të hipur në karusel, çast të cilin e ka fiksuar edhe në një fotografi.
1 Dhjetor 2020, 12:03