-
Një zjarr i përmasave të frikshme ka rënë ditën e djeshme në zonën e quajtur 'Këneta e zezë' në Roskovec.
9 Shkurt 2022, 09:49 -
Komisioni Hetimor inspekton Inceneratorin e Fierit, drejtori: Depozitohen 130 tonë mbetje çdo ditë! PD: Objekti nuk është funksional! PS: Brenda 40 ditëve nis punën, u provua se nuk është fantazmë
8 Shkurt 2022, 17:41Deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ishin në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, nga ku demokratët hodhën akuza se nuk është funksional, ndonëse pagesat nga shteti vijojnë të kryhen. Më herët në komision ata u përplasën me socialistët për procedurën e ndjekur për dhënien e tenderit.
-
-
-
-
Tabaku 'tallet' me mazhorancën: Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim
8 Shkurt 2022, 14:11 -
-
Inceneratori i Fierit/ Felaj: Gjithçka e ligjshme! Tabaku: Të vjedhësh me procedurë s'është argument! Komisioni Hetimor zbret në terren
8 Shkurt 2022, 13:39Opozita ka paraqitur ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët shkeljet e bëra lidhur me inceneratorin e Fierit. Kryetarja e këtij Komisioni, njëherazi edhe përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar shkeljet e rënda që sipas saj janë bërë nga qeveria.
-
Mbrohet mjedisi dhe reduktohet trafiku, Bankers Petroleum transporton të gjithë naftën e prodhuar me tren! Në hekurudhë 3 lokomotiva, 33 vagonë, të sigurt me standardet e BE
8 Shkurt 2022, 12:52Eksporti i naftës bruto të prodhuar në vendburimin Patos-Marinëz në Portin e Petroliferës, Vlorë, tashmë bëhet i gjithi nëpërmjet sistemit hekurudhor. Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, transportohet me tren, duke anashkaluar plotësisht transportin rrugor me kamionë.
-
U raportua si vetëvrasje në Fier, 50-vjeçarja Valdete Manaj u vra me thikë nga burri! Pasi i mori jetën, shkoi në kafe për të krijuar alibinë mbrojtëse! 56-vjeçari pranon krimin: Isha xheloz
8 Shkurt 2022, 09:36Gjakftohtë një 56-vjeçar vrau bashkëshorten e tij me thikën e bukës, dhe njoftoi vëllanë e tij polic duke thënë se nëna e 2 fëmijëve të tij u vetëvra. Shenjat në trup dhe goditjet disa herë me thikë zbuluan vrasjen të cilën burri, punonjës në bashkinë e Fierit, e pranoi dhe tha se e bëri nga xhelozia.
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Lushnja ka hyrë në një fazë të re transformimi! Balluku: Do ketë mbështetje maksimale nga qeveria këtë mandat
7 Shkurt 2022, 17:25Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr. 4 në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa.
-
Rikthimi i gjelbërimit dhe funksionimit të aktiviteteve sportive, Bankers Petroleum Albania investon në shkollën “Hekuran Maneku” në Patos
7 Shkurt 2022, 14:23Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hekuran Maneku” në qytetin e Patosit kanë mundësi të ndjekin mësimin por edhe aktivitetet sportive në mjedise të rehabilituara falë investimit të Bankers Petoleum Albania.
-
Drejtuesi i PS në Fier prezanton kandidaten e Lushnjës, sulmon opozitën: Kandidatët e Berishës dhe të Bashës janë njësoj, një përzierje midis grateve dhe non-gratave
6 Shkurt 2022, 20:42Nga njësia administrative e Krutjes, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulat Balla prezantoi kandidaten socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa. Balla tha se pas këtyre zgjedhjeve Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një menaxhere si Eriselda Sefa dhe se qeveria ka projekte të mëdha për zonën
-
Kanosi me armë zjarri nënën e tij dhe qëlloi në oborrin e banesës, arrestohet 41-vjeçari! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje
6 Shkurt 2022, 10:34Edmond Kadiu, 41 vjeç, u arrestua nga Policia e Lushnjës pasi kanosi me armë zjarri nënën e tij. 41-vjeçari me banim në fshatin Dushk pas tentativës për të vrarë të ëmën, qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës.
-
Braktiset fshati Seman në Fier, kryeplaku: Me të hyrë demokracia ikën në Tiranë! Ndodhen 3-4 familje në çdo pallat
5 Shkurt 2022, 19:00Fshati Seman i ri në Fier po shkon drejt shpopullimit. Dikur një kamp internimi dhe sot një fshat i braktisur jo vetëm nga të internuarit që ikën pas '90 por edhe nga banorët vendas. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv.
-
-
Vdekja 3-vjeçarit, Report Tv në kopshtin e Fierit që u mbyll nga Ministria e Arsimit! Porta dhe dyert të kyçura
4 Shkurt 2022, 12:43Është dashur vdekja e një fëmije 3-vjeçar pak ditë më parë, që Ministria e Arsimit të kuptojë se ky kopësht nuk i plotëson kushtet. Burime bëjnë me dije se kopshti nuk kishte as drejtues, dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien.
-
Vdekja 3-vjeçarit, Ministria e Arsimit mbyll kopështin privat ‘Flatrat e Dijes’ në Fier: Nuk plotësonte kushtet! 6 shkeljet
3 Shkurt 2022, 16:39Është dashur vdekja e një fëmije 3-vjeçar që Ministria e Arsimit të kuptojë që kopshti ‘Flatrat e Dijes’ në Fier nuk plotësonte as standardet minimale për të qenë një kopësht. Minsitria e Arsimit mori vendimin sot për t'i vënë kyçin kopështit pasi ka kryer 6 shkelje.
-
Vrau në 1997 një person për 2 mijë dollarë borxh që nuk ia kishte kthyer, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari
3 Shkurt 2022, 16:10Një 45-vjeçar është arrestuar në Greqi dhe më pas është ekstraduar drejt vendit tonë, për një vrasje që e ka kryer në vitin 1997.
-
Zgjedhjet në Bashkinë Lushnje, PD del me kandidatin Indrit Sefa
2 Shkurt 2022, 17:46 -
PS prezanton kandidaten për Bashkinë e Lushnjes Eriselda Sefa! Balla: Berisha dhe Basha janë sërish bashkë! Koalicioni ynë me qytetarët
2 Shkurt 2022, 16:58Nga Lushnja, përmes një aktiviteti në Pallatin e Kulturës që mban emrin e Vaçe Zelës, PS nisi fushatën elektorale, ku prezantoi kandidaten për kryebashkiake të Lushnjës, Eriselda Sefa. I pranishëm në këtë takim ishte drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkut e Fierit, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij ceku edhe çështje të politikës.
-
Aksidentoi për vdekje të pastrehun, arrestohet 23-vjeçari në Fier
2 Shkurt 2022, 08:40Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia njofton se një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë
-
Konflikt për varret mes fshatrave fqinje të Fierit e Vlorës, banorët e Ferrasit: Vijnë dhe i kryejnë varrimet në fshatin tonë, kanë rrethuar rrugën me kangjella hekuri
31 Janar 2022, 11:40Banorët e fshatit Ferras të Fierit dhe fshatit Fitore të Vlorës, fshatra kufitarë, janë në një konflikt për varrezat.
-
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, plagosen 4 persona, mes tyre një fëmijë! Dyshohet se një nga shoferët ishte i dehur
30 Janar 2022, 21:11Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip Volkswagen dhe një mjet BMW. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
-
Aksident me vdekje në Lushnjë, 61-vjeçari bie me zetor në kanal dhe humb jetën (EMRI+VIDEO)
30 Janar 2022, 19:40Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Të njëjtat burime raportojnë se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim ndërsa është dashur ndërhyrja e vinçit për të lëvizur zetorin dhe më pas për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit.
-
-
I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier! Dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i drogës! Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune
30 Janar 2022, 17:42. Burime bëjnë me dije se Erald Mejdani, u shpall në kërkim pas denoncimit të të atit në polici se i biri ishte larguar nga banesa duke mos u kthyer. Denoncimi i babait të të riut është bërë më datë 19 janar, ndërsa ai ka deklaruar në polici se i biri është zhdukur prej datës 8 janar.
-
-
Pezull kandidati i bashkisë së Lushnjës, PS: Nuk jemi në garë me opozitën! Po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet
29 Janar 2022, 14:51Një ditë pasi PS zyrtarizoi kandidatët në 5 Bashki, por la pezull kandidatin e Lushnjës, i deleguari i Ramës në këtë zonë, Taulant Balla tha se PS po konsultohet për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet në këtë bashki
-
Çmimi i qumështit fut në krizë blegtorët e Lushnjës! Ankohen fermerët: E shesim me 40 lekë/ litër, grumbulluesit abuzojnë
29 Janar 2022, 13:01Numri i krerëve të lopëve po shkon drejt përgjysmimit. Në fshatin Lifaj të Lushnjes fermerët dhe blegtorët thonë se kanë humbur interesin për mbarështimin e gjetheve për shkak se ka rënë ndjeshëm çmimi i shitjes së qumështit me shumicë. Sipas tyre nga 1200 që kishte ky fshat para 5 vitesh tani kanë mbetur rreth 500 krerë lopë.
-
Tragjedia e 66-vjeçares në Fier që vdiq nga i ftohti, Komisioneri kundër Diskriminimit: Ndërprerja e energjisë familjeve të varfra, diskriminim! Deputetja e PD: Qeveria asnjë masë për njerëzit në nevojë
28 Janar 2022, 13:36Tragjedia e Liliana Semës, e cila ndërroi jetë e vetme në banesën e saj të rrënuar e të pandriçuar, në mes të ftohtit dhe pa asnjë familjar pranë, tronditi jo pak, duke sjellë reagime.
-
-
Tavolina plot me çipsa dhe paund, arrestohen 17 persona në Fier, shndërruan lokalin në kazino
28 Janar 2022, 12:51Policia ka arrestuar 17 persona nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora, pasi janë kapur duke ushtruar veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
-
Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë
28 Janar 2022, 12:41 -
Drama e 66-vjeçares në Fier, ndërron jetë e vetme, në mes të varfërisë e të ftohtit, vëllai: E gjeta të ngrirë, i kishin prerë dritat! OSHEE për Report Tv: Ka 1 vit pa energji! Nuk respektoi akt-marrëveshjen
28 Janar 2022, 11:27E vetme, mes të ftohtit, në një shtëpi të rrënuar, kjo është drama e 66-vjeçares Liliana Semës në Fier, e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme. 66-vjeçarja kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa vëllai i saj, Baçi Gjoleka shprehet se e gjeti trupin e të motrës të ngrirë nga i ftohti. Ai thekson se i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte mundësi t'i paguante.
-
-
-
Zgjedhjet në futboll, FSHF s'ndalet, manipulon procesin dhe në Fier, zgjidhet kryetar njeriu i Dukës! Shoqata Rajonale: Veprime të pavlefshme! Në Gjirokastër shpallin nul vendimet e Dukës, procesi me 29 janar
27 Janar 2022, 11:59Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndalet. Edhe pse anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit kërkuan të ndalej manipulimi i procesit zgjedhor për kryetar dhe të delegatëve, është zhvilluar procesi dhe kanë votuar 23 persona të pa konfirmuar nga vetë shoqata. Pas përfundimit të votimit njeriu i Dukës Iljaz Haxhiaj është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Dutbollit në Fier.
-
-