-
-
Tallja e Genc Rulit me Berishën, shpallja si fitore e 'përgjigjes' së tij në televizionin e të birit dhe heshtja e Bashës
Sali Berisha duket se është tërbuar nga tallja e Genc Rulit disa javë më parë, pas një deklarate për tërheqjen e tij nga politika. Ruli, që është afruar sërish nga Lulzim Basha e PD, për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, tha se Berisha e ka marrë lavdinë nga politika dhe tani duhet të largohet.
8 Shtator 2020, 22:45 -
-
-
Hipokrizia e madhe/ Basha, Meta dhe Berisha dy qëndrime për marrëveshjen Kosovë-Serbi, në dhjetor 2019 mallkuan mini-shengenin ballkanik, sot e përshëndesin në kor
Mini-shengeni ballkanik pjesë e marrëveshjes Prishtinë-Beograd të firmosur në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Basha, Meta, Berisha dhe Kryemadhi e konsideruan mini-shengenin si skenar për copëtimin e Kosovës, destabilizues dhe antishqiptar, sot përshëndetin dhe e konsiderojnë si shpëtim për Kosovën, ja çfarë thanë para disa muajsh dhe çfarë thonë 21 orët e fundit.
5 Shtator 2020, 16:02 -
Ekskluzive/ Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim
Sekretari i Organizativ i PD Sahit Dollapi ndan 60 mijë USD fitim në korrik 2020, mori para publike nga njësitë vendore të drejtuar nga PS, Shkëlzeni biznes 1.8 milionë euro me 10 milionë lekë kontribut, Jamarbri 17 pallate me 6 m2 tokë.
5 Shtator 2020, 12:51 -
Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak
Si u përpoqën Berisha, Shkëlzeni dhe Liria të fshihnin implikimin në biznesin familjar në Gërdec me deklarata të rreme dhe kontradiktore, mesazhi i fundit i drejtësisë amerikane për institucionet shqiptare.
4 Shtator 2020, 17:33 -
-
Ish këshilltarja e PD-së ironizon Bashën e Kryemadhin, Mëhilli: Pse duhet me i lënë Ramës 5 muaj kohë? Unë nuk zë mend, prapë vazhdoj mendoj si njeri normal
Këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka ironizuar opozitën e drejtuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për nxitimin në zgjedhjet e reja.
4 Shtator 2020, 13:07 -
Periferi
Z. Sali Berisha, a u turpëruat ndopak kur patë llogarinë time bankare? Po ju, z.Lulzim Basha?
Jemi të gatshëm t’u dorëzojmë këtyre stalker-ave politikë, (që kanë rinisur me egërsi e me siguri do të vazhdojnë përgjatë gjithë fushatës zgjedhore sulmet siç kanë bërë pa mëshirë në këto 25 vite), llogaritë tona personale “të korruptuara”, por ama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkëlzen Berisha, Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, Endri Hasa, duhet të na japin llogaritë e tyre “të ndershme”. Le të shohim se kush del i humbur dhe kush i fituar.
4 Shtator 2020, 11:31 -
Shkëlzen Berisha humbi gjyqin në SHBA për Gërdecin/ Balla: Të rihapet dosja...komentuesit i kërkojnë llogari: Po ju ku jeni, Saliu duhet të ishte në burg
Ata shprehen të zhgënjyer nga drejtësia e re, sipas së cilëve puna e parë që duhet të bënte SPAK ishte dërgimi i Berishës prapa hekurave.
3 Shtator 2020, 14:42 -
Bollino: PD shkel vijën e dytë të kuqe. Nis me mua metodat e reja të shantazhit kilian, nesër u takon të gjithëve
Jam një gazetar që kritikoj Sali Berishën dhe Partinë Demokratike çdo herë që sipas meje gabojnë, por PD po kërkon të më mbyllë gojën duke filluar një linçim publik duke shpërndarë të dhëna private të sipërmarrjeve të mia ligjore, të spiunuara nga sistemi tatimor shtetëror. Një sulm i hapur kundër lirisë së medias me metoda alla Pinoçet. Të njëjtat shantazhe po nis ndaj sipërmarrësve dhe çdo kundërshtari të PD-së për të kushtëzuar fushatën zgjedhore. Çfarë mund të ndodhë nëse PD fiton zgjedhjet?
3 Shtator 2020, 13:39 -
Pakti detar/ Ilir Meta në 2010: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga Presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja
Si e mbronte Meta paktin e dyshes Berisha-Basha në 2010, argumentet e plota kundër rolit të Presidentit të Republikës dhe autorizimit të komisionit për të negociuar arritjen marrëveshjes kufirin detar, mbrojti edhe fshehtësinë e bisedimeve duke deklaruar se ‘bisedimet diplomatike të kësaj natyre janë përherë të rezervuara për publikun’.
1 Shtator 2020, 16:58 -
-
-
Ardian Dvorani drejt KED-së në shtator, ja pse është alarmuar Sali Berisha
Vota e Dvorani vendimtare për të krijuar shumicën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kjo është arsyeja se pse Sali Berisha reagoi i alarmuar për rikthimin e tij.
31 Gusht 2020, 15:49 -
-
-
-
Nga Berisha, Noka tek Mziu, lista e emrave të PD që i shpëton deklarimit të pasurisë dhe verifikimit për të kandiduar për deputetë
Një udhëzim i firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi vendos dy standarde në PD, duke përjashtuar nga plotësimi i formularit të figurës dhe integritetit kupolën e partisë, favorizohen edhe Salianji, Balliu, Duma, Vokshi, Bumçi, Pollo dhe Bylykbashi
29 Gusht 2020, 14:36 -
-
Berisha, si 'kokë turku' i Metës dhe Bashës
Sali Berisha është duke shtrënguar dhëmbët, jo aq nga Edi Rama, se sa nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Të dy “pasardhësit” e tij, që mund ta rikthejnë në pushtet, kanë 24 orë që tallen me të, duke u marrë me marrëveshjen e detit të 2009, të cilën e kanë votuar të tre, por që dy prej tyre tani e mohojnë dhe e quajnë tradhti.
28 Gusht 2020, 20:42 -
Nëse ëngjëjt do të ekzistonin, do të vishnin bluza të bardha dhe do të ishin mjekë në profesion
…sepse mund të vijë një ditë që do të ketë mure, por jo spitale; një ditë kur mund të kenë aparatura, por jo specialistë për t’i përdorur; e njëjta ditë kur mund të ketë shiringa, por jo infermierë për të bërë injeksionet. …sepse mund të vijë një ditë që Shqipëria të bëhet më e madhe jo duke u bashkuar, por duke u ndarë nga shqiptarët që ikin prej saj. Dy alarme serioze, të përsëritura vit mbas viti, këtë gusht të ngushtuar nga pandemia, patën shumë më tepër vemendje mediatike se më parë.
28 Gusht 2020, 18:04 -
Kandidatët për deputetë të PD-së nisin deklarimin e pasurisë, përjashtohet kupola drejtuese, automatikisht në listë
Rreth 900 kandidatë të PD-së për deputetë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në fazën e parë kanë nisur deklarimin e pasurive duke përfshirë edhe familjarët, janë përjashtuar nga plotësimi i formularit personat që kanë përfaqësuar PD si deputetë apo kryebashkiakë gjatë 10 viteve të fundit
28 Gusht 2020, 16:51 -
Dita kur Berisha-Basha i falën detin Greqisë, mesazhi i Karamanlis në Parlamentin Shqiptar mes duartrokitjeve të PD, fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit
Disa orë pasi i fali detin me firmën e Bashës në 27 prill 2009, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Kostas Karamanlis, kryeministrit grek përmend në fjalimin e tij nënshkrimin e paktit nga Bakojanis-Basha dhe çuditërisht duartrokitet nga deputetët e PD, ministrat dhe Berisha. Ja çfarë i thanë Karamanlis dhe Bakojanis në Presidencë Bamir Topit
28 Gusht 2020, 09:04 -
Unë them t'ia veshim edhe njëherë vellon Berishës...
Para pak ditësh Luzlim Basha njoftoi se e “hapi PD-në” dhe lajmet vërshuan për rikthimin Bamir Topit, Genc Rulit, Besnik Mustafait etj. Së fundit është duke “çarë rrjetin” lajmi se Jozefina Topalli e refuzoi ftesën, ndërsa Majlinda Bregu nuk shkon në PD sepse e përzunë.
27 Gusht 2020, 15:40 -
Kur PD-LSI bashkoheshin për t’i dhuruar detin Greqisë, si e mbrojtën Berisha dhe Meta paktin e firmosur nga Basha në Gjykatën Kushtetuese
Argumentet e plota të qeverisë PD-LSI në mbrojtje të paktit detar me Greqinë i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese pasi Shqipëria humbiste 354.4 km2 sipërfaqe ujore, sot Greqia pretendon të njëjtën hapësirë detare
27 Gusht 2020, 08:12 -
-
Lulzim, betejën e ke me doktorin, jo me Ramën
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha, ka nxituar edhe kësaj here të japë “ofertën” e tij imagjinare për mjekët dhe infermierët, lidhur me pagat , sapo kryeministri Rama ka njoftuar rritjen reale të tyre. Në fakt, u ndje si një karshillëk që Lulzim Basha po i bënte vendimit të qeverisë, e cila vazhdimisht ka treguar se është e gatshme për rritjen dhe mbështetjen financiare ndaj heronjve të pandemisë. I vetmi që nxiton vazhdimisht të “konkurojë” qeverisjen dhe kryeministrin Rama, mbetet kryetari i ish-opozitës. Ai ka kohë që ka nisur të ndjehet “i madh, lider” madje së fundi edhe “kryeministër”.
26 Gusht 2020, 13:16 -
Ekskluzive/ Nga komploti grek për aneksimin e Jugut tek tradhtia e Zhulalit, ‘shpjegimet’ e Berishës dhe Gazidedes për firmat piramidale, hapjen e depove dhe gjithë ‘97
Rrëfimi i plotë i Bashkim Gazidedes në Kuvend për ngjarjet e ’97 disa ditë pas shpartallimit të batalioneve për shtypjen e rebelimit popullor dhe pasi Berisha ishte pranuar qeverinë e pajimit kombëtar, komplotet dhe teoritë konspirative të pretenduara nga ish-kreu i SHIK-ut famëkeq. Hapjen e depove ia atribuon ‘tradhtisë’ së ministrit të Mbrojtjes së Berishës, ndërsa firmat piramidale dhe rebelimin popullor skenarit për çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epiri, materiali i plotë me emrat dhe skenarin komplotues.
26 Gusht 2020, 13:08 -
Presidenti, na tregon 'pasuritë' natyrore nga fb
Po ku ishit ju zoti Meta, kur shqiptarët nisën të emigrojnë, kur shqiptarët nisën të shkojnë dhe të vijnë, kur pushtetarët e djeshëm nisën të bëjnë para me thasë, nisën ti qepen fushave, maleve deteve dhe lumenjve, për ti shitur dhe blerë, për tu bërë pasanikër?
25 Gusht 2020, 17:22 -
Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve: Po më mban në izolim se do të më shtyjë drejt vetëvrasjes (LETRA)
Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia në SPAK drejtorin e Burgjeve, Agim Ismali me pretendimin për shpërdorim detyre. Sipas tij, Ismaili po e mban në izolim duke ushtruar një presion të madh psikologjik. Letra mban datën 29 korrik, megjithatë ajo që vihet re është se në asnjë rresht nuk e shkruan se si e kanë izoluar apo çfarë torturat po i bëhen, aq sa ta shtyjë deri në aktin makabër, të dëmtojë vetveten.
25 Gusht 2020, 13:57 -
-
-
-
Procesverbali/ Si u shpartalluan për 12 ditë batalionet e Berishës për shtypjen e Jugut, kur dorëzohej Gazidede dhe arratisej ministri i Mbrojtjes, akuzat për tradhti në Parlament
Diskutimet në seancën më të pazakontë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri, deputetët kërkojnë ‘gjeneralin’ Bashkim Gazidede që i besuan shtyrjen e rebelimit popullor me urdhër të Berishës dhe e akuzojnë për dezertim në momentet e fundit, por kreu i SHIK-ut është fshehur, kryetari i Kuvendit akuzon për tradhti ministrin e Mbrojtjes që ishte arratisur në drejtim të paditur, një pjesë e deputetëve kanë ikur me anije dhe avionë, krisma jashtë Parlamentit
24 Gusht 2020, 08:20 -
Bollino: Vlera e kujtesës për të mos harruar përgjegjësitë e Berishës dhe të qeverive të tij
Amnezia nuk mund të trasformohet në një amnisti politike. Çfarë ndodhi në Shqipëri në periudhën 1993-1998 dhe nga 2005 në 2013 duhet treguar dhe kujtuar për t’u dhënë mundësinë zgjedhësve të gjykojnë të tashmen dhe të shkuarën dhe të vendosin se kush meriton me të vërtetë një tjetër shans.
22 Gusht 2020, 14:40 -
Procesverbali/ Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër, kërkonte shkarkimin e Aleksandër Meksit
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kuvendit të datës 2 mars 1997 për tre nismat e Berishës për shtypjen e rebelimit popullor me gjeneral Bashkim Gazideden. Aleksandër Meksi: Ju lutem mos na vononi, mos shtoni viktima të tjera. Azem Hajdari: Berisha të emërojë një kryeministër të ri
22 Gusht 2020, 08:05 -
Zbulohen urdhrat e Berishës për pushtimin e Jugut me batalionet e militantëve të PD dhe SHIK-ut, vëllai i Izet Haxhisë me 9 tanke, direktiva për asgjësim njerëzish dhe shembje urash
Komisionit për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97 zbulon se si Berisha përdori Gazideden për të futur në luftë të armatosur Veriun me Jugun, dalin urdhrat për mobilizimin dhe armatosjen e militantëve dhe punonjësve të SHIK, mitralozat dhe topat e ushtrisë i kaluan SHIK-ut famëkeq, militantë të PD-së në krye të marrshimit me tanke
21 Gusht 2020, 08:01 -