-
Doli nga porti i Vlorës pa leje, ja si u kap gomonia me 700 kg kanabis dje në Otranto (Detaje të reja)
REPORT TV zbardh detaje të reja nga gomonia që u bllokua dje në mëngjes me 700 kg kanabis. Gomonia ka dalë në lundrim pa marrë lejë nga porti i Vlorës, ndërsa u kap në Itali në afërsi të bregdetit të Barit e ngarkuar me 700 kg lëndë narkotike.
31 Gusht 2018, 08:52 -
Policia greke ndjek si në filma automjetin me 53 kg kanabis, arrestohet çifti shqiptar (Detaje)
Policia greke ka ndjekur një automjet të dyshimtë dhe pas kontrollit me qen, ka zbuluar rreth 53 kg drogë të llojit kanabis. Në pranga ka rënë një djalë dhe një vajzë, të dy shqiptarë.
6 Gusht 2018, 20:19 -
Përmet, asgjësohen mbi një mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy kultivues, njëri i huaj/ Detaje
Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Frashër ka asgjësuar disa parcela me kanabis. Sipas burimeve të Report Tv nga policia e Gjirokastrës janë asgjësuar një mijë rrënjë bimë narkotike kanabis.
31 Korrik 2018, 16:20 -
Itali, kapen 800 kg marijuanë me vlerë 8 mln euro, pranga shqiptarit dhe italianit/ VIDEO
Një aksion i policisë italiane është finalizuar me sekuestrimin e rreth 800 kg lënde narkotike, e cila nëse hidhej në treg do gjeneronte rreth 8 mln euro. Arrestohen një shqiptar dhe një 70-vjeçar italian si posedues të marijuanës.
25 Korrik 2018, 21:22 -
Transportonte kanabis në Janinë, arrestohet shqiptari
Një sasi prej 112 kg kanabis është sekuestruar nga anti-droga e Janinës në vendin e quajtur ‘Metamorfosi’, aksi që lidh Janinën me Kozanin. Sipas policisë automjeti me targa greke drejtohej nga një 36-vjecar shtetas shqiptar
17 Korrik 2018, 21:32 -
Ministri Xhafaj nga Vlora: Këtë vit do të kemi zero kultivim kanabisi
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga qyteti i Vlorës është zotuar se këtë vit do të ketë 0 kultivim kanabisi. Nga Vlora, Xhafaj u shpreh se siguria për këtë sezon është primare dhe për të ruajtur rendin në qytet janë sjellë forca të tjera policore.
14 Korrik 2018, 14:01 -
Takim në Lezhë për luftën kundër kanabisit, zv.ministrja Voda: Shqipëria, jo në hartën e vendeve kultivuese
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka deklaruar se Shqipëria nuk ndodhet më në hartën e vendeve ku kultivohet kanabis. Në një takim në Lezhë, Voda u shpreh se rezultatet e këtij viti në luftën kundër kanabisit janë shumë më të mira.
14 Korrik 2018, 11:54 -
Sarandë, kapet 'Rulot'-i me rreth gjysmë ton kanabis, drejtohej nga një turist italian/FOTO
Kapet një tjetër sasi e madhe me kanabis në jug të vendit. Burime për Report Tv thonë se policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një "Rulot" i ngarkuar me rreth 500 kg kanabis, i cili drejtohej nga një turist italian.
27 Qershor 2018, 21:13 -
Zbulohet sasia e drogës së kapur në Karaburun, rreth 800 kg kanabis gati për t'u trafikuar në Itali
Është zbuluar sasia e drogës së kapur një ditë më parë në një magazinë pranë Karaburunit, në Vlorë. Report Tv mëson se kanë qenë rreth 800 kg kanabis, të ndara në 50 pako të mbështjella me natriban, të cilat ishin bërë gati për t’u trafikuar në Itali
21 Qershor 2018, 10:18