-
Energjia dhe ndërtimi ngadalësojnë rritjen ekonomike, INSTAT: Ndikim negativ edhe mbyllja e lojërave të fatit
Ekonomia e vendit vijon të ngadalësohet. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e dytë rritja ekonomike ishte në nivelin e 2.31%, ndërkohë që një vit më parë ishte 4.32%. drejtoresha e komanduar e INSTAT, Elsa Dhuli thotë për mediat se energjia elektrike dhe projekti TAP, ndikuan negativisht në ecurinë ekonomike.
30 Shtator 2019, 18:49 -
Familjet e varfra, gati 80 % të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore, për arsimin zero
Familjet e varfra në vendin tonë janë të destinuara të mbesin të tilla për shkak se të gjitha burimet financiare i përdorimin për t’u ushqyer dhe paguar faturat e muajit kryesisht ujë dhe drita, teksa investojnë gati 0 lekë për tu arsimuar.
30 Shtator 2019, 07:38 -
Tiranasit nga froni i argëtimit, ja kush janë 'qejflinjtë' e Shqipërisë
Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd. Edhe vetë korçarët po i shijojnë më shumë frytet e “Parisit të vogël”. Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.
27 Shtator 2019, 08:57 -
Shifra 'trishtuese'/ Shqiptarët shpenzojnë më shumë për mobilje sesa për arsim
Familjet shqiptare kanë ulur ndjeshëm shpenzimet për arsim dhe kulturë gjatë vitit të kaluar. Anketa e buxhetit të familjes për vitin 2018 i publikuar nga INSTAT, thekson se shpenzimet për arsim gjatë vitit të shkuar janë ulur me 19,8 %, dhe për argëtim dhe kulturë janë ulur me 8.4%.
25 Shtator 2019, 18:00 -
PD: Ulja e numrit të papunësisë vetëm në realitetin e Ramës, se shqiptarët nuk mendojnë kështu
Në një deklaratë, nga selia blu, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, ka deklaruar se raporti i fundit ku flitet se ka rënë papunësia është i vërtetë vetëm në realitetin e kreut të qeverisë, pasi sipas sa, shumica e shqiptarëve mendojnë se ekonomia e tyre është përkeqësuar.
13 Shtator 2019, 16:01 -
INSTAT: Rritet punësimi me 3.4% dhe pagat me 4,5 %/ Ministrja e Financave: Politikat e ndërmarra pozitive
Krahasuar me një vit më parë niveli i papunësisë ka rënë me 0,9% dhe ka zbritur me 0,6% në raport me tremujorin e parë të këtij viti. Për periudhën prill-qershor numri i të punësuarve është rritur me 3.4%. Sipas raportit të INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %, duke shënuar përsëri një rritje krahasuar me një vit më parë.
11 Shtator 2019, 20:48 -
Rritet punësimi, INSTAT publikon shifrat, Denaj: Politikat nxitëse dhanë efekt
Në lidhje me këto të dhëna ka reaguar edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke thënë se rritja e punësimit është një lajm i mirë për ekonominë dhe konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin.
11 Shtator 2019, 12:08 -
Rriten çmimet e ushqimeve, ja produktet që u shitën më shtrenjtë se një vit më parë
Çmimet e konsumit në muajin gusht kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT çmimet për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike u rritën me 2,4 %, në raport me gushtin e vitit 2018.
9 Shtator 2019, 14:21 -
INSTAT/ Importet rriten me 9475 milionë lekë gjatë shtatëmujorit të parë
Sipas INSTAT, importet janë rritur dhe eksportet kanë rënë gjatë shatatëmujorit të parë të 2019-ës. Sipas shifrave, eksportet gjatë shtatëmujorit të 2019 janë 180094 milionë lekë, kurse në vitin 2018 kanë qenë 184843 Kurse importet gjatë shatëmujorit të parë të 2019-ës janë 377209 milioneë lekë dhe gjatë vitit 2018 kanë qenë 367734 milione lekë.
27 Gusht 2019, 12:46 -
Energjetika/ Tremujori i dytë, 2.1 herë më pak energji elektrike nga thatësira
Sipas INSTAT, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 37.8%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 61.7% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0.5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
27 Gusht 2019, 08:00 -
2014-2018/ Shqiptarët shpenzuan 144 mln euro për rikonstruksionin e banesave dhe bizneseve
Referuar lejeve të marra për rikonstruksionin e banesave pranë pushtetit lokal shqiptarët kanë harxhuar gjatë periudhës 2014-2018 mbi 144 milionë euro. Të dhënat janë referuar nga INSTAT në bazë të vlerës së lejeve të dhëna ndër vite.
24 Gusht 2019, 08:24 -
Rritet numri i turistëve të huaj me 11,4% krahasuar me shifrat e vitit 2018
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e parë të 2019-S është3.313.762, duke u rritur me 11,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
23 Gusht 2019, 13:55 -
Dalin shifrat/ Ja sa të huajt dhe azilkërkuesit ka në Shqipëri
Shtetësi shqiptarë në 2018 kanë fituar 345 persona duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017. Nga ana tjetër personat të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2018, janë 640, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.
22 Gusht 2019, 12:12 -
Rënia e lindjeve i dekurajon prindërit shqiptarë nga puna
Studimi i bazuar në një anketë në familjet shqiptare gjeti se, pjelloria ka një efekt pozitiv te prindërit në fuqinë punëtore në kontekstin e Shqipërisë. Më saktësisht, lindja e një fëmije të tretë ose të katërt, rrit gjasat e nënës me 5 pikë përqindje për të punuar më shumë, po kështu, gjasat që babai të punojë më shumë rriten me 6 pikë përqindje.
17 Gusht 2019, 08:13 -
Gratë shqiptarë obeze më shumë se burrat, por kush bën palestër më tepër..?
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n.
14 Gusht 2019, 08:21 -
Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri
Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.
13 Gusht 2019, 07:48 -
Shqiptarët, ndër më 'injorantët' e Europës, 42% e forcës së punës është me arsim 9-vjeçar
Në vend të parë është Portugalia, ku 50% e forcës së aftë për punë, nga mosha 15 deri në 64 vjeç, është me arsim të ulët 8-9-vjeçar në vitin 2018, sipas të dhënave të Eurostat. Në vend të dytë renditet Malta, me 47.4%.
13 Gusht 2019, 07:42 -
Prind në adoleshencë, Shqipëria ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave nën 20 vjeç në Europë
Në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe e lindjeve (92%), ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.
12 Gusht 2019, 22:20 -
Statistikat/ INSTAT: Rritet ndjeshëm aktiviteti i transportit të njerëzve e mallrave
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin qershor 2019 është 413 mijë ton, duke u rritur 48.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.212.000 ton, duke u rritur me 13.9%, krahasuar me vitin 2018.
30 Korrik 2019, 07:30 -
Numri i turistëve të huaj rritet me 11.3% krahasuar me 6-mujorin e parë të 2018
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
23 Korrik 2019, 14:11 -
Tendenca e ekonomisë/ INSTAT: Rritja ekonomike, 2.21% në tremujorin e parë të vitit
Shifrat e rritjes ekonomikë shënojnë një frenim të ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej vetëm 2.21% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018. Në të njejtën periudhë të 2018-ës kjo shifër ishte në nivelin 4.45%.
2 Korrik 2019, 15:41 -
Transporti ajror/ Numri i pasagjerëve rritet me 14% në muajin maj
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për muajin maj 250 mijë pasagjerë udhëtuan nga Aeroporti i Tiranës, në rritje vjetore me 14%. Për herë të parë, qysh në fund të pesëmujorit u tejkalua kufiri i 1 milionë pasagjerëve. Më saktësisht, në pesë muaj kjo shifër arriti në 1.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
28 Qershor 2019, 08:01 -
Më shumë aborte në 2018-n, rritet përqindja e tyre nga gratë me shkollë të lartë
E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-n numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…
24 Qershor 2019, 08:04 -
INSTAT: Rritet 3.2% aktiviteti i tregtisë me pakicë
Aktiviteti i tregtisë me pakicë shënoi rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, raporton INSTAT. Sipas publikimit, në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100.3, duke u rritur 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
19 Qershor 2019, 07:27 -
Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare
Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.
14 Qershor 2019, 07:56 -
Të jesh shef është në modë, rriten bizneset profesionale në 2018-n
Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793.
12 Qershor 2019, 08:34