-
76 ton kafe 'Meduza' pa akcizë në Vorë, 150 mijë euro gjobë biznesit, Denaj: S'do mjaftohemi vetëm me një analizë të disa muajve
Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe gjobë për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë.
17 Gusht 2019, 11:21 -
Turistët spanjollë sulmohen nga pronari i lokalit, Rama: Barbari shkeli mbi kodin e mikpritjes...na turpëroi
Kryeministri thotë se qeveria u ka kërkuar ndjesë pesë spanjollëve që në momentin e parë që ngjarja ndodhi, dhe nga sa ai shkruan, kjo ngjarje e rëndë nuk ka shuar dëshirën e turistëve për të vizituar sërish Shqipërinë.
16 Gusht 2019, 21:41 -
Rama: E pabesueshme! Pikëllimit për Xhuvanin, iu shtua edhe humbja e më të mirit të librave dhe gazetarisë
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistin Fatos Baxhakut. Rama shkruan ndarja nga jeta e Baxhakut është një tjetër ngjarje e rëndë, fill pasi më herët ik
16 Gusht 2019, 19:17 -
Tërheqja e Pjetrit/ Basha: Krahasuar me Ramën ai është kriminel i rangut të tretë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama, se ai është fajtori kryesor për futjen në politë të Valdrin Pjetrit. Në një reagim të shkurtër, menjëherë pas deklaratës së kreut të qeverisë për tërheqjen e Pjetrit, Basha shkruan se Rama është i lidhur me krimin dhe se kjo e fundit mund të zhduket vetëm pas largimit të Ramës.
16 Gusht 2019, 11:15 -
Baze: Thellohuni edhe pak, kush ua solli 'shtrigën' Jozefinë!
Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozena, se sa që ka ikur Valdrini. Partia e cila ka të drejt të festoj, pasi ka vrarë një kryebashkiak, ende pa marrë detyrën, është në hall, se si të bëj gurë më të urryer për demokratat Jozenën, se sa Valdrinin.
15 Gusht 2019, 20:46 -
Rama citon Suela Konjarin: T’i tejkalojnë bindjet partiake, teatri është mbi partitë
Kreu i Qeverisë Edi Rama ka cituar një tjetër artiste të mirënjohur, Suela Konjari, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama thotë se ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror. Në citimin e sjellë nga Rama, Konjari shprehet se teatri është mbi partitë.
15 Gusht 2019, 18:49 -
Paketa anti-shpifje/ Meta: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Meta thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve. Ai thotë se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
15 Gusht 2019, 13:06 -
Baze: Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën
Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji.
15 Gusht 2019, 10:38 -
Rama i trishtuar për vdekjen e Gjergji Xhuvanit: O Zot, miku im i shtrenjtë nuk i çeli më sytë
Kryeminstri Edi Rama ka shprehur hidhërimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. Rama tregon se Xhuvani përfundoi mbrëmë në Romë filmin e tij të ri. Ai shprehet se i është dashur , minuta të tëra të besonte se ishte i vërtetë lajmi i vdekjes së tij.
14 Gusht 2019, 19:12 -
Anti-informaliteti kyç hotelet/ Rama: Do jetë një betejë e gjatë, por do e arrijmë objektivin
Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama njofton se janë mbyllur disa hotele të cilët kryenin aktivitet informal. Rama thotë se aksioni është finalizuar në sajë të kontrolleve pa pushim dhe denoncimit të qytetarëve.
13 Gusht 2019, 18:35 -
A është kriza e Shkodrës rasti për të dalë nga kriza politike?
Rasti i Valdrin Pjetrit, i cili duket se ka gënjyer lidhur me të kaluarën e tij rinore mbi një dënim me 18 muaj për shpërndarje droge, që i është dhënë në Itali kur ishte student, mund të hapë një hapesire në krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës.
13 Gusht 2019, 17:57 -
Deklarata e Ramës për Pjetrin/ PD: I njëjti skenar si me Rroshin, Frrokun, Bushin! Lojës me larje duarsh i erdhi fundi
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili tha se PS-ja dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara deri sa të zbardhet e vërteta ligjore mhbi të shkuarën e kryebashkiakut.
13 Gusht 2019, 16:26 -
Akuzat e PD-së/ Rama: Deri sa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara plotësisht
Në një reagim të parë lidhur me këto akuza të njëpasnjëshme nga selia blu, kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar që të ketë pasur dijeni lidhur me dënimin e Pjetrit nga drejtësia Italiane në vitin 2003. Ai shkruan se kurrsesi nuk e kishte menduar që Pjetri, do kishte gënjyer mbi të shkuarën e tij, teksa thekson se do të mbajë përgjegjësi dhe se pasojat e këtij veprimi do të jenë individuale.
13 Gusht 2019, 15:48 -
'Bashkia e Kukësit ishte kthyer në stacion autobuzi'/ Rama ironizon protestat e opozitës: Pastrim në vend të molotovëve (FOTO)
Pjesë e aksionit të pastrimit të qyteteve në të gjithë vendin është bërë edhe Kukësi, një bastion historik i të djathtëve i cili tashmë drejtohet nga socialistët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe foto nga ky aksion duke ironizuar edhe protestat e opozitës.
12 Gusht 2019, 12:46 -
Turistët e huaj magjepsen nga Thethi, së shpejti nis ndërtimi i rrugës (VIDEO)
Shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës turistike të Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një video fantastike nga kjo zonë turistike. Kreu i qeverisë i njofton se video është postuar me lejen e autorëve që janë të magjepsur pas burimeve natyrore dhe natyrës fantastike të kësaj zone në Shqipëri.
12 Gusht 2019, 10:16 -
'Dy kafe dy ujë', kryeministri e nis ditën me një foto nga bregdeti, kuponi nuk mungon
Rama ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku në të duket kuponi i porosisë, kapelja dhe syzet e kryeministrit. Me këtë foto Rama ka dhënë edhe një mesazh të koduar për aksionin anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin.
12 Gusht 2019, 09:27 -
Rama mesazh drejtuesve politikë: Sillni raport për drejtorët e bashkive të djathta, të mos preket askush para fundit të gushtit
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që drejtorët aktualë në bashkitë e djathta mos të cenohen deri në mbledhjen në fund të gushtit, por të përpilohet raport për ta. Ai ka kërkuar që në çdo bashki duhet të ketë medoemos një nënkryetare grua, një kusht ky për të gjitha bashkitë, qofshin të majta apo të djathta
11 Gusht 2019, 18:09 -
Teatri Kombëtar/ Rama citon Zamira Kitën: Duhet një godinë e re nga themelet, çështja është shfrytëzuar politikisht
Debati për teatrin kombëtar ka sjellë mjaft reagime në radhën e artistëve që kërkojnë një godinë të re dhe bashkëkohore. Një zë i tillë ka qenë dhe ai i aktores së mirënjohur Zamira Kita. Kryeministri Edi Rama ka sjellë këtë reagim të aktores, e cila shprehet se godina aktuale nuk ka asnjë vlerë.
11 Gusht 2019, 15:26 -
Gega Oil e 'pëson' sërish nga anti-informaliteti/ Gjobë 350 mijë euro magazinës në Porto Romano, u kap me 233 ton karburant pa akcizë (VD)
Aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar për herë të dytë subjektin e hidrokarbureve Gega Oil pasi është kapur me shkelje. Ky biznes kryente evazion fiskal duke kaluar regjimin e kasës nga automatike në manuale, duke fshehur kështu të ardhurat reale e duke deklaruar më pak fitim.
11 Gusht 2019, 11:28 -
Bukuritë e Shqipërisë mahnitin gazetarët brazilianë, i kushtojnë 40 minuta reportazh
Në këtë reportazh gazetarja braziliane ka intervistuar edhe kryeministrin Rama. Asaj i kanë tërhequr vëmendje pallatet me ngjyra dhe fasada në kryeqytet, ku thotë se ideja për t'i bërë me ngjyra ka qenë e kryeministrit Rama.
10 Gusht 2019, 19:40 -
Dokumentari i 'Rai 3' për kanabisin, Rama: E kotë të harxhosh kohë, s’ka pikë lidhje, janë llafe
Teksa shpërndanë postimin e ministrit të Brendshëm për këtë cështje që është kthyer në armë nga opozita kundër qeverisë, kreu i qeverisë thotë se ato që vlejnë më shumë janë reformat, punët dhe veprat, pasi sipas tij, ato do të flasin llafet t’i ketë marrë era.
10 Gusht 2019, 15:35 -
Lirohet Gjiri i Krorëzës në Sarandë/ Rama: Simotra e Gjipesë kishte rënë në flamat e zaptimit zhvirgjërues (VIDEO)
Një tjetër plazh është liruar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjiri i Krorëzës mbi të cilin kishte rënë 'flama' e zaptimit i është kthyer sot në normalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se nga sot simotra e mrekullueshme e Gjipesë i kthehet pushuesve.
10 Gusht 2019, 13:31