-
Lirohen 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë! Rama: 2 xhunglat e krijuara nga paaftësia kronike e bashkive të djathta (VD)
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës Sokol Tema dhe Arben Ndoj. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga paaftësia kronike bashkive të djathta.
10 Gusht 2019, 09:54 -
'Nuk ka politikan që nuk vjedh'/ Rama i përgjigjet 'Lulzimit': Më merr të keqen, nuk jetoj për të mbushur xhepat
Kryeministri Edi Rama jo pak herë replikon me komentuesit në faqen e tij zyrtare të Facebook. Ai ka zgjedhur t'i përgjigjet një komentuesi i cili duke aluduar i drejtohet kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se nuk ka politikan që nuk vjedh.
10 Gusht 2019, 09:17 -
Basha kusht largimin e Ramës, shefja e ONM-së: Uluni në dialog! Reforma në drejtësi nuk preket
Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera shprehet se Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar në Shqipëri duke i dhënë një përgjigje të fortë akuzave të Presidentit Meta dhe Lulzim Bashës
9 Gusht 2019, 17:16 -
Bashkia e Kavajës nis pastrimin e plazhit, Rama: Ikën plehra relike që la ish-kryebashkiaku
Bashkia e Kavajës ka nisur pastrimin nga mbeturinat që kishin pushtuar plazhin e Golemit. Ky denoncim erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cli teksa publikoi mesazhin e një qytetari, akuzoi ish-kryebashkiakun Isa Sakja se ka lënë pas dore qytetin për "kështjellën" e tij imagjinare.
9 Gusht 2019, 14:09 -
Rama pushon me djalin dhe bashkëshorten, poston foto nga momenti i veçantë
Kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe djalin Zaho kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar në këtë muaj të nxehtë vere. Vetë kreu i qeverisë Rama ka ndarë një foto nga ky moment ku ata shfaqen të tre së bashku.
9 Gusht 2019, 13:59 -
Rama: S'ka më 'skllevër'! Ndëshkim bizneseve që s'regjistrojnë punonjësit apo deklarojnë paga të rreme
Aksioni kundër informalitetit është shtrirë në një tjetër aspekt të saj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndëshkohen të gjitha bizneset që punësojnë punonjës që trajtohen si "skllevër". Rama deklaroi se nga sot e tutje nuk do të ketë më punonjës të pa siguruar apo me deklarime të rrema të pagave.
9 Gusht 2019, 13:50 -
Basha: Kryebashkiakët hynë me forcë në zyra! Kush e pengon popullin të futet me dhunë në kryeministri?! (VIDEO)
Ndonëse opozita duket se tashmë e ka mbyllur ciklin e qëndresës dhe protestave, kryedemokrati Lulzim Basha bëri sot gjatë konferencës për shtyp një deklaratë ku duket se paralajmëron një cikël të ri protestash. Teksa komentoi lëvizjen e kryebashkiakëve të rinj të cilët kanë marrë detyrën p&am
9 Gusht 2019, 12:44 -
Basha zbulon planin e opozitës: Kerkesa e aleatëve për t'u regjistruar në zgjedhje, formale
Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta. Basha tha se opozita nuk është e përçarë
9 Gusht 2019, 12:10 -
Pas marrëveshjes për Teatrin, Basha tregon hapin e radhës: Në shtator kallëzim penal për arkitektin danez
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në fillim të shtatorit do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Danimarkës, për arkitektin danez të teatrit."Brenda javës s&e
9 Gusht 2019, 11:53 -
Basha: Në shtator do të rifillojmë protestat, nuk ka përçarje mes opozitës (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në shtator do të rifillojnë protestat e opozitës, madje ka paralajmëruar përshkallëzim të tyre, duke mos e përjashtuar mundësinë për të mësyrë me forcë në kryeministri apo në çdo ministri tjetër. Sipas tij, mënyra se si kanë hyrë në zyrë kryebashkiakët e rinj socialist, ia legjitimon popullit të drejtën për të hyrë me forcë në kryeministri.
9 Gusht 2019, 11:42 -
Mbyllet 'Havana' e famshme në Dhërmi! Rama: Si ka mundësi të bësh një investim të tillë e të mos lëshosh kupon (FOTO)
Mbyllet klubi Havana e famshme në Dhërmi në kuadër të aksionit anti-informalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
9 Gusht 2019, 10:38 -
Europa nuk shikon më në Lindje për zgjerimin, Rama: Maqedonia para Shqipërisë? Mund të destabilizojë rajonin
'Europa ka ndaluar së pari në Lindje'. Kështu e hap Euronews intervistën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit duket se ka ngelur në vendnumëro.
8 Gusht 2019, 22:55 -
Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat
Gega Oil është bllokuar për shkak se është gjetur me probleme tek pompat. Ky bllokim vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku janë mbyllur dhe janë ndëshkuar qindra biznese ku nuk bëjnë përjashtim edhe ato nga më të famshmit në vendin tonë, si Taivani, Rogneri, Markata e Peshkut apo lokale 'VIP' në bregdetin e jugut, etj.
8 Gusht 2019, 19:22 -
Basha: Kanabisi u pesëfishua, po hartojmë ligjet kundër pastrimit të parave...kur të vijmë në pushtet
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se bazuar në dëshmitë e medieve italiane, në Shqipëri po kultivohet kanabis në 1/3 e territorit. Lulzim Basha tha se kriza do të përfundojë me politikanë me pranga në duar
8 Gusht 2019, 15:43 -
Golemi pushtohet nga plehrat/ Rama- Isa Sakjas: Duke u marrë me kështjellë imagjinare, harrove të pastrosh (FOTO)
Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës, se nuk ka pastruar prej muajsh plehrat në zonën turistike të Golemit. Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve. Ai ndan edhe një mesazh i cili denoncon këtë rast.
8 Gusht 2019, 14:06 -
'Mileti hiqte picirrin me atë aks skandaloz'/ Transformohet pas 30 vitesh rruga Burrel-Klos (FOTO)
Përfundon restaurimi i rrugës Burrel-Klos, e cila prej 30 vitesh qëndronte në gjendje të mjeruar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thekson se kjo rrugë ka lehtësuar barrën e banorëve të zonës të cilët kanë vuajtur për disa dekada në këtë aks skandaloz.
8 Gusht 2019, 08:59 -
Meta krahason Ramën me Millosheviçin dhe thumbon sërish Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve është bashkëfajësi
Presidenti Ilir Meta ka thumbuar sërish qëndrimin e opozitës e cila tashmë duket se nuk është më e bashkuar. Duke bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç, Meta thotë se nëse opozita atje do priste që Millosheviç të dënobte vetëm, ai do ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
8 Gusht 2019, 08:45 -
Bllokohet një tjetër karburant, Rama: S'ka më shanse, çdo 'trim' do ta paguajë
Rasti që ka publikuar kryeministri është një pikë karburanti në Durrës. Ai thotë se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
7 Gusht 2019, 17:49 -
Socialistët marrin drejtimin e bashkive! Basha akuza Ramës dhe kryetarëve të rinj (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 30 qershorit. Basha shkruan në rrjetet e tij sociale se Rama është kthyer në kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare teksa hedh akuza edhe për kryebashkiakët e rinj.
7 Gusht 2019, 14:53 -
Basha 'kundër' aleatëve: Nuk ka dialog me Ramën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ulet në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike. Ndonëse aleatët kanë deklaruar njëzëri se kjo krizë zgjidhet patjetër me dialog me dy palëve, kryedemokrati është i vendour për të refuzuar çdo lloj propozimi që vjen na të gjitha palët, që nuk është i njëjtë me kushtet e tij: qeveri trazitore pa Ramën kryeminstër.
7 Gusht 2019, 12:31 -
Gjobitet 'Markata e Peshkut' në kryeqytet! Rama: Yllo, mend për herë tjetër! Përgjigjet biznesmeni: Vdekjen e dija, por këtë gjë jo
Aksioni anti-informalitet nuk kursen asnjë biznes. Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme është gjobitur një prej restoranteve më të famshme në kryeqytet 'Markata e Peshkut'.
7 Gusht 2019, 11:51 -
Nikolla: Metoda Vishinskij e PD-së nuk fuksionon me Ramën, Veliajn, Lleshajn, Spiropalin!
Brenda PD-së, që në lindjen e saj, krahas tribalizmit të theksuar, ka pasur një ngarkesë të fortë ideologjike staliniste e ardhur kjo nga përvoja vetjake e krerëve të saj të brumosur përgjatë komunizmit enverist.
7 Gusht 2019, 10:13 -
Rada: Pse Rama do të kandidonte kriminelët në 30 Qershor?
Diku nga fundi i vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për dekriminalizimin. Kjo i njihet si e vetmja meritë në gjashtë vite Lulzim Bashës, i cili loboi deri aq sa Brukseli e futi zbatimin e ligjit në kushtet ndaj vendit tonë për çeljen e negociatave.
7 Gusht 2019, 10:09 -
Ligji i ri/ Rama paralajmëron dënim me burg për zaptuesit e plazheve: Deri më sot nuk keni pësuar asgjë (VIDEO)
Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.
7 Gusht 2019, 09:01 -
Basha: Kryebashkiakët e Ramës në skaner, një bandë kriminelësh e hajdutësh
Basha ndër të tjera në një takim me strukturat e PD në Roskovec, e konsideroi qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e saj si një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD.
6 Gusht 2019, 18:43 -
Shqipëria në listën e 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar: Një perlë ballkanike (FOTO)
Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një artikull të revistës prestigjioze britanike të udhëtimeve ”Condé Nast Traveller”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 10 mes 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë.
6 Gusht 2019, 10:18