-
Mosdekretimi i Lleshit, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli 'padashje' Kushtetutën
Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla preku një sërë cështjesh që janë në qendër të vëmendjes së publikut, që nga akuzat për Dakon e deri tek teoritë 'konspirative' që qarkullojnë në media se ishte Xhafaj që publikoi të dhënat e sistemit TIMS për Ballën.
5 Nëntor 2018, 21:56 -
Dita e fundit në ministrinë e Brendshme, Xhafaj përdor shprehjen e Ramës: Lojë shahu është…
Fraza e përdorur nga Xhafaj, u artikulua 3 ditë më parë nga Rama, në një mesazh që ai ua dërgoi deputetëve të grupit socialistë, pas vendimit të Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
5 Nëntor 2018, 17:27 -
Rama komandoi Lleshin, reagon Meta: Nuk do të lejoj të më sfidojnë, iku koha e Sekretarit të Parë
Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, por sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin.
5 Nëntor 2018, 13:34 -
Diskutime për Sandër Lleshin? Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit në Presidencë
Burime për Report Tv pohuan se një nga temat e bisedës ishte çështja e dekretit të Sandër Lleshit. Por në një njoftim për mediat, Presidenca thotë se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.
5 Nëntor 2018, 13:04 -
Refuzimi i Lleshit, Meta takim 60’ me Ruçin, e përcjell deri tek dera me buzëqeshje (VIDEO)
Ende nuk dihet nëse takimi i kërkuar nga Ruçi do të sjellë ndonjë surprizë, por në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në momentin e përcjellës së kryetarit të Kuvendit.
5 Nëntor 2018, 11:35 -
Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq
Refuzimi i dekretimit të Sandër Lleshit nga Meta ka bërë që Rama ta komandojë gjeneralin duke e emëruar fillimisht zv/ ministër të parë. Kryeministri ka deklaruar se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, ndërsa ka lëshuar edhe një paralajmërim. Nesër do të mblidhet Kuvendi për të shkarkuar Xhafën. Ruçi takon Metën më pas Ballën dhe Sekretarin e Kryeministrisë Agaçi pas refuzimit të dekretit të Lleshit nga Presidenti. Reagon PD: Rama këmbëngul në emërimin e Lleshit se i duhet një kukull për të mbrojtur veten.
5 Nëntor 2018, 10:28 -
Përpjekja e fundit nga Korça për të rrëzuar qeverinë
Edhe pse SHISH dhe SHIU e nxorrën të pastër Gjeneral Lleshin, duket se vendosmëria dhe ortakëria e zotit Meta me kryeopozitaristin Basha, e përmbysën gjithë parashikimin e analistëve dhe politikanëve. Shkaku mungon, arsyetimi absurd.
4 Nëntor 2018, 21:23 -
Ivanovi ynë!
Edhe Presidenti I Republikës sonë, nuk e dekreton kandidatin për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi, pasi nuk ka besim tek ai. Mungesa e besimit I vjen nga fakti se Presidenti I ka çuar fjalë për një takim me djalin e tezes, por ky e ka refuzuar dhe kjo ka prishur klimën e besimit mes Presidentit dhe Kandidatit për Ministër të Brendëshëm Sandër Lleshi.
4 Nëntor 2018, 19:44 -
Refuzimi i Lleshit nga Meta, ja cilët janë pesë skenarët në tryezën e Ramës
Versioni më i mundshëm është që Rama ta emërojë gjeneralin zëvendës ministër të punëve të Brendshme dhe ta komandojë në krye të këtij dikasteri. Po ashtu e hapur është mundësia që Rama të marrë vetë edhe kompetencat e ministrit të Brendshëm
4 Nëntor 2018, 16:04 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese, lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu
Basha ka thënë se Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta. Deklaratat e kryedemokratit u bënë nga Korca, ku ai nuk harroi të lëshonte akuza në drejtim të qeverisë.
4 Nëntor 2018, 11:35 -
Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij
Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke e përshëndetur emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.
4 Nëntor 2018, 11:46 -
Sot Ilir Meta nuk ma mbush më mendjen as mua për President, shkelësi më i madh i Kushtetutës
Ilir Meta është sot shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës dhe shkelja e tij nuk ka asnjë lidhje me rastin italian, ku Presidenti Matarela nuk ktheu mbrapsht asnjë dekret, por thjesht negocioi me Kryeministrin për të mos patur në kabinet një ministër që ishte shprehur hapur kundër kushtetutës italiane.
4 Nëntor 2018, 10:27 -
'Rinia po emigron për shkak të Ramës', Basha: Nëse kjo situatë vazhdon, vendi do marrë fund
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rinia po largohet nga Shqipëria pasi kryeministri Edi Rama vetëm këtë zgjidhje i ka lënë. Ai shkruan në "Facebook" se Partia Demokratike sapo të vendoset në pushtet do të ndërmarrë masa lehtësuese për arsimin e studentëve, në mënyrë që këto të fundit të mos e konsiderojnë emigrimin si opsion.
4 Nëntor 2018, 10:07 -
Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?
Ky vendim mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë vendi i parë në botë pa ministër të Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 21:34 -
I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit. Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
3 Nëntor 2018, 21:28 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, Rama SMS deputetëve: Asnjë koment, politika është shah mos e harroni!
Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 20:09 -
Siguria/ Para Lleshit, Meta vazhdon të mbajë të bllokuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo
Ky qëndrim i presidencës lë vend për interpretime nësë është një JO përfundimtare për kandidaturën e Sandër Lleshit i cili sipas nenit 98 të kushtetutës thotë se Ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit, brenda 10 ditëve nga Kuvendi
3 Nëntor 2018, 20:14 -
Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm
Meta nuk priti të hënën që ishte parashikuar si afati i fundit për përgjigjen e tij lidhur me dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm. Presidenti nuk e ka pranuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër, duke u shënjuar kështu si presidenti i parë që nuk dekreton një ministër të një qeverie. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta nuk është bindur për kandidaturën e Lleshit si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 18:53 -
Basha humb zgjedhjet për popullaritetin në Facebook, del i fundit mes liderëve politikë (Foto)
Kryetari i PD, Lulzim Basha, renditet i fundit për popullaritetin e tij në Facebook. Ditën e sotme, në takimin e zhvilluar në Devoll, Basha është parë nga vetëm 95 persona në kohë reale.
3 Nëntor 2018, 17:33 -
Denoncimi i ri i Taulant Mukës: Doktoratura merret me plagjiaturë, Rektorë dhe Dekanë në Vetting
Zëvendës Ministri i ri i Arsimit dhe Sportit, Taulant Muka ka qenë këtë të shtunë i ftuar në studion e Report Tv, ku ka folur për pozicionin drejtues të sapomarrë, si dhe për masat që do të aplikohen në kuadër të Reformës në Arsim.
3 Nëntor 2018, 12:18 -
Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
Presidenti Ilir Meta ka afat deri të hënën për të dekretuar ose jo Sandër Lleshin në postin në Ministrit të Brendshëm. Afati sipas parashikimit ligjor përfundon sot në mesnatë, por në bazë të kodit administrativ, ditët e pushimit nuk llogariten dhe rrjedhimisht Meta ka kohë për dekretin deri ditën e hënë.
3 Nëntor 2018, 10:02 -
Rama: Në 2019 fitojmë bashkinë e Kukësit, ndalojmë alkoolin për adoleshentët, në lokalet e natës me prindërit
Rama e vlerësoi kryebashkiakun aktual, si ndër të paktët e zgjedhur nga krahu tjetër me të cilin nuk ka pasur probleme, ndërsa thumboi sërish Voltana Ademin. Shefi i qeverisë njoftoi se përveç ndalimit të alkoolit, adoleshentët nën 18-vjeç do ta kenë të pamundur të shkojnë edhe në lokalet e natës pa shoqërinë e prindërve apo mësuesve.
31 Tetor 2018, 16:27