- Kosova & Rajoni
-
Bota
Rumani/ Merr flakë spitali COVID, humbin jetën 9 persona
Flakët kanë përfshirë një spital COVID në Rumani dhe për pasojë 9 persona kanë ndërruar jetën tragjikisht. Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila, bëri me dije se në spital ndodheshin gjithsej 113 pacientë, ku prej tyre 10 ishte në terapi intensive.
1 Tetor 2021, 12:36 -
Bota
Australia gati të heqë kufizimet anti COVID, kufiri australian do të rihapet për herë të parë në pandemi
Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar muajin e ardhshëm, duke u dhënë liri të shumëpritura qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre. Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë - madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi.
1 Tetor 2021, 11:48 -
Bota
OBSH: Afrika ka mbetur pas me vaksinimin, vetëm 2% e popullsisë e vaksinuar me dy dozat
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se kontinenti i Afrikës ka mbetur pas me vaksinimin, nëse krahasohet me vendet e tjera. Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2% ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.
1 Tetor 2021, 08:38 -
Bota
Studimi britanik/ Vaksinat e gripit dhe COVID-19 mund të merren njëkohësisht
Një studim britanik rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.
1 Tetor 2021, 07:32 - Bota
-
Kosova & Rajoni
Qeveria greke ka një dhuratë për adoleshentët e vaksinuar kundër COVID-19, 50 GB për të rinjtë nga 15-17 vjeç
E çfarë mund të ishte më mirë se 50 GB internet dhuratë për një adoleshent të shekullit të teknologjisë? Asgjë! Pikërisht këtë shpërblim ka menduar t’i japë qeveria greke çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID.
30 Shtator 2021, 16:24 - Kosova & Rajoni
-
Bota
Refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19, United Airlines do të përjashtojë nga puna afro 600 punonjës
Kompania me mbi 67 mijë punonjës tha se 99 për qind e punonjësve tashmë kanë përfunduar vaksinimin, duke shtuar se personat që do të përjashtohen nga puna përbëjnë 1 për qind
30 Shtator 2021, 10:15 -
Bota
Rezultuan me COVID-19, Kina vret 3 mace shtëpiake
Tre mace shtëpiake që rezultuan pozitive me koronavirusin u vranë në qytetin verilindor kinez të Harbinit, kështu raportuan mediat vendase të lidhura ngushtë me qeverinë. Mirëpo kjo ngjarje shkaktoi shumë zemërim tek qytetarët, duke çuar në një reagim të ashpër në mediat sociale.
29 Shtator 2021, 16:40 -
Kosova & Rajoni
Situata nga pandemia në Kosovë/ Regjistrohen 68 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.320 testimeve, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në Kosovë. Ndërkohë, 2 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.
29 Shtator 2021, 16:02 -
Bota
COVID-19/ Nga 30 shtatori, Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme
Qeveria japoneze ka njoftuar se me 30 shtator do t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme e cila është shpallur për shkak se ky vend u prek shumë nga koronavirusi. Përmes një konference për shtyp, kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se edhe kufizimet anti-COVID do të hiqen gradualisht.
28 Shtator 2021, 21:38 -
Bota
Kroacia merr vendimin/ Nga e hëna punonjësit shëndetësor me vaksinë ose tampon, pezullim nga puna nëse nuk e zbatojnë
Nga java e ardhshme edhe Kroacia do t’iu kërkojë punonjësve të shëndetësisë që të vaksinohen ose të paraqesin një test negativ PCR. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili theksoi se nëse punonjësit nuk do e zbatojnë vendimin nuk do të lejohen në punë dhe as buk do të paguhen.
28 Shtator 2021, 21:22 -
Kosova & Rajoni
Qeveria e Kosovës merr vendimin: 1500 euro familjeve që kanë humbur të dashurin nga COVID, nga 1 tetori vetëm për ata që humbin betejën me virusin pas vaksinimit me 2 doza
Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, ku çdo familje kosovare që ka humbur të dashurit e saj për shkak të infektimit me COVID, do të shpërblehen me 1500 euro. Vendimi është nënshkruar ditën e sotme nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
28 Shtator 2021, 16:18 -
Kosova & Rajoni
Kosovë/ Regjistrohen 68 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë
Prej disa ditësh në Kosovë, infektimet nga COVID-19 kanë filluar të pësojnë një ulje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.320 testimeve, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima.
28 Shtator 2021, 16:07 - Bota
-
Bota
Studim: COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.
27 Shtator 2021, 10:12 -
Kosova & Rajoni
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, certifikatë vaksinimi ose tampon për tu futur në bare dhe restorante! I njëjti rregull edhe për punonjësit e sektorit publik e privat
Nga dita e sotme në Kosovë do zbatohen masa të reja anti-COVID. Punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit ose tampon negativ për tu futur në ambientet e punës. I njëjti rregull vlen edhe për klientët e bareve dhe restoranteve qe do të frekuentojnë ambientet e brendshme.
27 Shtator 2021, 08:32 -
Bota
Do të intervistonin Kamala Harris, dy prezantueset amerikane rezultojnë pozitive me COVID-19, largohen me shpejtësi nga studio (VIDEO)
Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni live në ABC-në amerikane, ku dy nga prezantueset në ABC në emisionin The View rezultuan pozitivë për COVID-19 dhe iu desh të largoheshin nga programi në mes të shfaqjes.
26 Shtator 2021, 15:28 -
Bota
6-vjeçari refuzon të heqë maskën para fotografit: Mami më ka thënë kështu
Një 6-vjeçar nga Las Vegasi është bërë sensacioni më i madh në internet pasi refuzoi të hiqte maskën për të bërë fotografi në shkollë. Djali ia bëri të qartë të gjithëve se nëna i kishte thënë të mos hiqte maskën nga fytyra, përveç momentit që do të konsumonte ushqim dhe në këtë rast Mason merr një A+ për mënyrën sesi e dëgjon gjothmonë nënën e tij.
26 Shtator 2021, 15:20 - Kosova & Rajoni
-
Kronikë
Skënder Brataj publikon studimin: Ja arsyet pse disa persona të infektuar me koronavirus nuk krijojnë antitrupa
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar një studim të qendrës amerikane CDC, ku shpjegon arsyet pse disa persona që kanë kaluar COVID-19 nuk krijojnë antitrupa. Referuar studimit, Brataj shkruan se personat që kanë më pak viruse në trup pasi kalojnë koronavirusin nuk zhvillojnë antitrupa.
24 Shtator 2021, 16:27 -
Kosova & Rajoni
Kosovë/ Regjistrohen 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë
Prej disa ditësh në Kosovë, infektimet me COVID-19 kanë filluar të pësojnë një ulje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.823 testimeve, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Ndërsa janë regjistruar edhe 4 viktima.
24 Shtator 2021, 15:24 -
Kronikë
Mjeku nga Kosova: Autoritetet duhet të mendojnë vaksinimin e moshave 7-18 vjeç nëse nuk do të përballet me valë tjetër COVID! Skadimi i 133 mijë vaksinave, pasojë e keqmenaxhimit
Mjeku infeksionist nga Kosova, Ilir Tolaj në një intervistë për Report Tv e konsideron kyçe vaksinimin e fëmijëve të rinjve për të shmangur që vendi të përballet me një valë tjetër të COVID në të ardhmen si kjo që po kalon aktualisht, ku vetëm në një muaj kanë humbur jetën mbi 800 persona.
23 Shtator 2021, 20:13 -
Kosova & Rajoni
Kosovë/ Nga e hëna masa të reja anti-COVID, punonjësit e sektorit publik dhe privat në punë vetëm me certifikatë vaksinimi
Nga dita e hënë në Kosovë do zbatohen masa të reja anti-COVID. Ditën e sotme është vendosur që punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit.
23 Shtator 2021, 18:04 -
Kosova & Rajoni
Maqedonia e Veriut merr vendimin: Dozë e tretë vaksine për qytetarët mbi 60-vjeç
Nga dita e hënë në Maqedoninë e Veriut do të fillojë aplikimi i dozës së tretë të vaksinë anti-COVID. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa bëri me dije se dozën e tretë do e marrin vetëm personat mbi 60 vjeç. Autoritet shëndetësore rekomandojnë Pfizer për dozën e tretë.
23 Shtator 2021, 17:07 - Kosova & Rajoni
-
Shëndeti
A do të kemi një vaksinë universale kundër të gjithë koronavirusëve?
Të flasësh në kohë pandemie për një vaksinë universale, e cila të mbron kundër koronaviruseve që janë të afta të infektojnë njerëzit (ekzistojnë 7 lloje të njohura), është e barabartë me të folurit për një “shi bukësh” në kohën e një urie të madhe.
23 Shtator 2021, 13:08 -
Bota
Gjermania masa të reja anti-COVID, të pavaksinuarve nuk do t'ua paguajë karantinimin
Nëse nuk jeni vaksinuar dhe infektoheni me COVID-19, atëherë nuk do të paguheni gjatë periudhës së karantinimit, është kjo masa më e re e marrë nga Gjermania. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se është e padrejtë që t’iu kërkohet taksapaguesve një gjë e tillë për personat që refuzojnë të imunizohen.
23 Shtator 2021, 12:05 - Bota
-
Bota
Italia i përgjigjet thirrjes së Biden/ Draghi: Do të dhurojmë edhe 30 milionë doza të vaksinës anti-COVID
Italia planifikon t'u japë vendeve të tjera 30 milionë doza të vaksinave COVID -19 para fundit të vitit. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mario Draghi gjatë një samiti global në kuadër të koronavisrusit të organizuar nga SHBA.
22 Shtator 2021, 23:05 -
Bota
Gjermania ‘ndëshkon’ të pavaksinuarit, kush infektohet me COVID, nuk merr pagën gjatë karantinës
Për ata që kanë zgjedhur të mos vaksinohen në Gjermani, jeta mund të bëhet më e shtrenjtë në muajt e ardhshëm. Pagat gjatë karantinës dhe testet falas të koronavirusit do të hiqen së shpejti.
22 Shtator 2021, 22:07 -
Bota
COVID-19/ Joe Biden: Do dhurojmë 500 mln doza Pfizer për vendet në zhvillim
Duke nisur nga viti i ardhshëm, SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim. Lajmi u bë me dije nga presidenti Joe Biden gjatë një samiti virtual të mbledhur në kuadër të pandemisë së Covid-19, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
22 Shtator 2021, 19:14 - Bota
- Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Kosova shtrëngon masat anti-COVID, nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e shëndetit
Pas Francës, Italisë edhe Kosova ka marrë masën që duke filluar nga dita e hënë qytetarët kosovarë të përdorin pasaportën e shëndetit për të frekuentuar kafet dhe restorantet. Lajmi është bërë publik nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
22 Shtator 2021, 12:56 -
Kosova & Rajoni
Situata nga pandemia, regjistrohen 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! 7 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, 7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Kosovë, ku 3 prej tyre ishin femra dhe 4 meshkuj. Ndërkohë, si rezultat i 5.095 testeve të kryera, 173 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.
21 Shtator 2021, 16:06 -
Bota
COVID-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi spanjoll
Numri i personave që kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tashmë është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën nga pandemia e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, pra rreth 675,000. Ashtu si fatkeqësia mbarëbotërore e një shekulli më parë, edhe koronavirusi nuk mund të zhduket kurrë plotësisht.
20 Shtator 2021, 22:38 -
Bota
SHBA lehtëson masat anti-COVID, nga nëntori lejon hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar
Nga muaji nëntor, çdo qytetar i vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka bërë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID do të lejohen të futen në SHBA.
20 Shtator 2021, 17:09 -
Kosova & Rajoni
Ulet ndjeshëm numri infektimeve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 48 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, numri i infektimeve të reja me COVID-19 në Kosovë ka pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.319 testimeve, kanë rezultuar pozitivë vetëm 48 qytetarë. Ndërkohë që 6 të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.
20 Shtator 2021, 16:35