-
U arrestua sot në Spanjë, kush është i shumëkërkuari Gentjan Funiqi (Doçi) dhe roli i tij në rrëmbimin e Jan Prengës
Gentian Doçi, i arrestuar sot për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane për trafik kokaine. Doçi i c
30 Nëntor 2022, 21:15 -
'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra
Arrestohet në Spanjë, urdhëruesi dhe truri i operacionit të pengmarrjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Gentjan Funiqi (Doçi), i cili njihej dhe me 3 emra të tjerë. Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë për të gjetur trupin se ku është varrosur Jan Prenga, për të cilin prej 2 vitesh, që nga 17 Janar 2020 nuk ka asnjë gjurmë.
30 Nëntor 2022, 20:46 -
Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit 'Golden': Kemi dyshime se ai e di se ku është fshehur trupi i pajetë
Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Festim Bexhdili. Sipas Spak, 30-vjeçari dyshohet se ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.
7 Qershor 2022, 11:48 -
Kronikë
Auditimi financiar doli në përfundimin që 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit justifikon të ardhurat, SPAK tërhiqet nga ankimimi! Apeli i GJKKO tërheq sekuestron
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden resort', në pronësi të Altin Hajrit. SPAK hoqi dorë nga ankimimi dhe për këtë arsye Apeli i GJKKO pushoi çështjen.
1 Tetor 2021, 10:41 -
Kronikë
OFL sekuestroi 'Golden resort', GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: Ka burime të justifikueshme
Operacioni OFL pëson një tjetër goditje! Gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të "Golden resort". Sipas GJKKO pasuria s'duhet të konfiskohet dhe s'duhet ti kalojë shteti sepse ka burime te justifikueshme të të ardhurave.
3 Maj 2021, 11:52 -
SPECIALE/ ‘57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima’/ 2020-ta, nga ekzekutimet tek dorëheqja e Lleshajt (VIDEO)
2020-a u mbyll me 57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima. Nga hakmarrjet e deri tek përplasjet mes bandave. I krahasuar me një vit më parë, numri i ngjarjeve kriminale është i njëjtë. Janë 57 ngjarje të regjistruara në të dyja vitet, në 2020-ën, ashtu edhe në vitin 2019. Dallimi bëhet vetëm në numrin e viktimave, ku në vitin aktual janë dy të vdekur më shumë.
31 Dhjetor 2020, 18:30 -
Konfiskimet nga resorti Golden i Hajrave te blindi i Lul Berishës, SPAK: 15 pasuri të pajustifikuara të krimit t'i kalojnë shtetit (DOKUMENTI)
Prokuroria e Posaçme kërkon të kalojnë në pronësi të shtetit 15 asete të bosëve të krimit, mes tyre resorti i Hajrave në Shijak dhe makina e blinduar e Lulzim Berishës. Këto janë kërkesat e para për konfiskim që prej janarit kur ka nisur operacioni Forca e Ligjit.
17 Qershor 2020, 10:59 -
Rrëmbimi i Prengës! Merret në pyetje pajtuesi i gjaqeve: Hetuesi më pyeti ku ndodhet kufoma më pas pimë kafe! Situata mes familjeve e acaruar (VIDEO)
Ai tregoi se prokurori e kishte pyetur nëse e dinte se ku ndodhej trupi i Jan Prengës. Shullazni tha se hetuesve u tha se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Pas dëshmisë, Shullazni tha se pinë edhe kafe me prokurorin.
16 Qershor 2020, 11:12 -
Sëmuret në burg! Gjykata liron nga qelia dhe e çon në arrest shtëpie babanë e Hajrave të akuzuar për vrasjen e Jan Prengës
Dy muaj pas arrestimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç.
30 Mars 2020, 16:33 -
Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët
Leonard Koka, vëllai i deputetit Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri.
4 Mars 2020, 19:01 -
EKSKLUZIVE/ Zbulohen FOTOT: Meta feston në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri
Shqiptarja.com, publikon ekskluzivisht fotot e presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli në lokalin e Lefter Kokës në Durrës. Fotot janë bërë në korrik 2017 për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet nga zgjedhjet parlamentaresi perfaqesues i LSI.
4 Mars 2020, 15:12 -
Ndodhej në tavolinë me Metën, kush është Xhevdet Troplini, subjekt i OFL i akuzuar për trafik droge
Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin "Poja" është subjekti i OFL, që i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ka ngritur nga aktiviteti i tij kriminal.
4 Mars 2020, 15:00 -
Meta me Hajrat në kompleksin 'Golden', Blushi: Tao Tao le ta çojë foton në SPAK
Pas publikimit të fotos ku Meta duket në kompleksin "Golden" në Shijak me një person që lë të kuptohet se mund të jetë Altin Hajri nga Besnik Ajazi, ka reaguar sërish zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.Blushi shprehet se këtë foto Tao Tao, duke iu drejtuar Taulant Ballës, le ta dërgojë n&am
4 Mars 2020, 14:43 -
'S'është nga para krimi', SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në, hiqet sekuestro për shtëpinë e mikut të Doçajve
SPAK ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.
24 Shkurt 2020, 19:46 -
Foto dhe dokumente ekskluzive/ Dritë-Hijet e rrëmbimit të Jan 'Dod' Prengës (VIDEO)
Në një speciale e realizuar nga Report Tv sillen detaje, foto dhe dokumente ekskluzive mbi një prej ngjarjeve më kriminale në Shqipëri, atë të rrëmbimit të Jan Prengës, si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e drogës që kishin marrë. Kush është Altin Hajri dhe pafajësia për tentativë vrasje, si i shpëtoi hetimit pasuror, lidhja që ka në këtë ngjarje Gramoz Rexhepi...pyetje këto që marrin përgjigje në këtë speciale të gazetarit Elton Qyno.
24 Shkurt 2020, 17:52 -
Pasuria e Hajrave, SPAK 'konfirmon' OFL-në, i kërkon Gjykatës së Posaçme të 'vulosë' sekuestron
Pasuria e familjes Hajri, përfshi edhe resortin luksoz në të cilën u mbajt trupi i pengut Jan Prenga do të kalojnë në Gjykatën e Posaçme për sekuestro. SPAK ka paraqitur prej të premtes mbrëma kërkesën në gjykatë, ku kërkon të bllokohen këto asete si prona të ndërtuara nga para me prejardhje nga aktivitetet kriminale.
23 Shkurt 2020, 15:30 -
OFL i sekuestroi në mënyrë emergjente, SPAK kërkon 'vulosjen' nga Gjykata për pronat e Doçajve dhe blindin e Lulzim Berishës
8 prona me vlerë afro 20 milion euro mes tyre vila, troje dhe automjete janë asetet e para që SPAK konfirmon sekuestrot dhe i kërkon gjykatës të shprehet me vendim. Ato i përkasin pjestarëve të grupit Hajri në Shkodër që u përfshin në rrëmbimin , ekzekutimin e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.
20 Shkurt 2020, 15:42 -
Foto e re/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon për t'u nxjerrë jashtë 'Golden'
Një foto e re nga pengmarrja e Jan Prengës ka dalë në dritë që tregon momentin ku trupi i tij, tashmë i pajetë që po futet në furgonin e bardhë për ta nxjerrë jashtë konpleksit "Golden".
19 Shkurt 2020, 12:33 -
Përgjimet nga burgu në burg Rexhepi-Prenga: Më ktheni kokainën, jam më i dëmtuari! Me një rrëmbyes nuk fola dot 's'i ka dalë akoma malli'
PERGJIMET/ Për dorëzimin e 106 kg kokainë e 700 mijë paund tek polaku dhe lirimi i Jan Prengës në Shqipëri, u vendos të komunikohej me “Parullë dhe kundërparrullë”. Jan Prenga, u vra 5 ditë para se vëllezërit në Angli të kthenin kokainën. Ndrek Prenga - Dritan Rexhepit: ”Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe kë të besojmë, se kujt t’ia japim mallin. Të njëjtën gjë kërkon dhe Gentian Doçi”. Letërporosi në Angli për të marrë telefonin e Ndrek Prengës që policia i bllokoi në burg.
19 Shkurt 2020, 12:06 -
EKSKLUZIVE/ PAMJET me lopata, spraj e leckë për të 'pastruar' vrasjen e Jan Prengës! Altin Hajri qindra telefonata me rrëmbyesit, i priti tek 'Golden' (FOTO)
Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja dhe vrasjes e Jan Prengës. Altin Hajri kishte dijeni të plotë. Dhjetëra telefonata me grupin e pengmarrësve dhe pritja me një shishe uji në dorë tek dera e bodrumit të kompleksit “Golden”.
18 Shkurt 2020, 11:16 -
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apelin e Tiranës
5 të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri , Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt.
14 Shkurt 2020, 13:52 -
Ekskluzive/Nga Hajrat te Doçajt, 15 pasuritë e sekuestruara nga OFL! Dokumenti i bilancit të pronave
Përmes një dokumenti ekskluziv në Report TV është zbardhur dosja e plotë e sekuestrimit të pasurive të Hajrave dhe Doçaj nga Operacioni 'Forca e Ligjit'. Në pronat e sekuestruara përfshihen kompleksi 'Golden' në Shijak, një karburant, vila e banesa disa katëshe, sipërfaqe are, truall, automjete dhe ndërtesa luksoze me pishinë brenda.
13 Shkurt 2020, 22:18 -
FOTOT nga bodrumi i 'Golden'/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e 'krimit', trupi i Prengës 8 orë në kompleks...'tentativa' për të fshirë gjurmët
Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijak. Janë 5 persona të pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa heqin rrobat që kishin gjatë pengmarrjes së Jan Prengës në Kamzës, i djegin jashtë resortit, ndërsa fusin në plastmas trupin e Jan Prengës që e nxjerrin nga bagazhi i Range Rover. Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia. Trupi i Jan Prengës transportohet jashtë kompleksit rerth orës 20:30, 8 orë pasi u soll në "Golden"
13 Shkurt 2020, 13:42 -
Dalin foto e video e gjetjes së plastmasit me gjak në një kodër në Shijak, me të cilin u mbështoll Jan Prenga
Veç plasmasit, policia ka gjetur në një kodër në Shijak dhe një litar plastik.Shuhen shpresat për gjetjen e trupit me kërkim të lirë në teren. E vetmja shpresë rrëfimi nga autorët e krimit.
13 Shkurt 2020, 12:56 -
Flet misionar i pajtimit të gjaqeve në Shkodër: Si ndërmjetësova (pa sukses) për lirimin e Jan Prengës /VIDEO)
Në një prononcim për Report Tv, Nikollë Shullani tregon se si u kontaktua nga dy vëllezërit e Jan Prengës, i cili ishte marrë peng më 17 janar 2020, dhe të gjitha takimet që ai ka bërë me familjet, Doç, Gështenja dhe Bleta, që vëllezërit Prenga dyshonin se ishin rrëmbyesit e 49-vjeçarit Jan Prenga.
13 Shkurt 2020, 11:40 -
Zbulohet arsyeja pse SPAK-u i kërkoi OLF-së të dhëna shtesë për Saimir Taullaun dhe kompleksin 'Golden' (VIDEO)
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Repolitix zbardhi detaje nga kërkesa
12 Shkurt 2020, 22:52 -
SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut (VIDEO)
SPAK i kërkon OFL-së informacione shtesë për vendimin për të sekuestruar resortin Golden dhe automjetin e blinduar të Saimir Tuallaut. Kërkesa ka mbërritur tashmë pranë OFL-s ndërsa rezulton se ka kaluar një javë nga sekuestro e cila brenda 15 ditëve duhet të kalojë në gjykatë.
12 Shkurt 2020, 15:46 -
DËSHMIA EKSKLUZIVE/ 5 ditë pas rrëmbimit, vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e vjedhur, 'kapoja' nga burgu i Ekuadorit premtoi lirimin e pengut për 2 orë
Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë Gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.
12 Shkurt 2020, 13:37 -
Pas pasurisë, Hajrat në SPAK si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës (VIDEO)
SPAk nis hetimet duke konsideruar grup të strukturuar kriminal urdhëruesit e më pas ekzeutuesit e rrëmbimit të 49 vjecarit Jan Prenga. Prej 3 javësh s'ka asnjë shenjë nga trupi i tij, ndërsa në sitë do të kalojë edhe pasuria e Hajrave, Docajve dhe personave të shpallur në kërkim për këtë ngjarje kriminale e cila nisi si konflikt droge në Angli e përfundoi në Shijak.
9 Shkurt 2020, 12:23 -
Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit
Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet ta të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme ose jo.
7 Shkurt 2020, 11:59 -
Bilanci/ 14 persona të botës së krimit në 'shënjestrën' e OFL -së në 4 ditë pune!
14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. 7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit. Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as të afërmit e këtyre personave të cilët dyshohet të kenë vënë pasuritë të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme.
6 Shkurt 2020, 20:31