-
EMRAT/ OFL 'zbarkon' në Elbasan dhe Peqin, 5 të dënuar për vrasje, rrëmbim personi dhe trafikim droge duhet të justifikojnë pasuritë
Operacioni Forca e Ligjit është ndalur së fundmi në Elbasan dhe në Peqin për kërkesat ndaj personazheve të dënuar për krime të rënda që të justifikojnë pasuritë e tyre
19 Nëntor 2020, 13:54 -
Të dënuar në Francë e Itali për trafik droge, ja 3 dibranët që duhet të deklarojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave. Report Tv mëson se formulari i pasurisë do t'u dërgohet Eriol (Moll) Çelaj, Tedi Vojkas, Albi Murjas të dënuar në Francë dhe Itali për trafik droge.
16 Nëntor 2020, 12:32 -
OFL 'shkrihet' më 1 janar, avokati Vishaj: Ishte ligj i nxituar dhe i dështuar! Sfumoi punën e SPAK
Avokati Saimir Vishaj në një intervistë për Report Tv ka folur për operacionin e OFL, i cili embyll veprimtarinë më 1 janar ndonëse pas 9 muajsh aksion ende nuk ka asnjë pasuri të konfiskuar.
13 Nëntor 2020, 11:24 -
EKSKLUZIVE/ OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar
Report Tv mëson ekskluzivisht se prej 1.1.2021 s'do të dërgohet më asnjë formular për efeket të operacionit forca e ligjit. Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre
13 Nëntor 2020, 10:40 -
OFL 39 ditë afat/ Çdo të ndodhë pas 31 dhjetorit... Policia dhe prokuroria dy versione për zgjatjen! Report Tv zbardh bilancin e SPAK
OFL ka më pak se 39 ditë afat dhe për këtë arsye Policia e Shtetit, institucionet e hetimit dhe politika janë duke diskutuar disa versione mbi fatin e kësaj strukture. Deri në vendimmarrjen finale, Report Tv sjell një bilanc ku nga shkurti i 2020 deri në 5 nëntor 101 kërkesa kanë kaluar për sekuestro, 22 janë refuzuar, 30 i janë kthyer policisë për plotësim dosjesh e të tjerat janë në proces.
12 Nëntor 2020, 17:20 -
OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 8 të dënuarve, mes tyre dhe një grua
OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 8 të dënuarve, mes tyre dhe një grua. Report Tv mëson se i është dërguar formulari Aurela Doksani (Rronja), Selfo Driza, Mario Aliaj, Llambro Dako, Arbjon Aliko, Shpëtim Kolgjini, Myrvet Balliu, Sabri Sopoti.
5 Nëntor 2020, 13:35 -
OFL 'shënjestron' 2 të 'fortë', njëri i dënuar me burg përjetë për ekzekutimin e ish-efektivit të RENEA-s, tjetri për vrasjen në '97 të Astrit Alisë
Operacioni Forca e Ligjit, ka vënë në "shënjestër" dy të dënuar për vrajde dhe organizatë kriminale. Bëhet fjalë për Përparim Muhametin dhe Barjam Bocin.
4 Nëntor 2020, 12:36 -
Vrasje, trafik droge e vjedhje/ OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve në Tiranë
5 të dënuarve OFL-ja i ka dërguar ditën e sotme formularin e pasurisë. Report Tv mëson se duhet të deklarojnë pasurinë Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), Rigers Leka, Medi Peposhi.
29 Tetor 2020, 15:32 -
Ish-kryetari i PS në Cërrik në sitën e OFL-së, PD: Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, merr formularin në arrati
Pasi Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, është vënë në “sitën” e operacionit “Forca e Ligjit”, ka reaguar PD.
27 Tetor 2020, 17:04 -
Taulant Balla i kërkon që OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, kërkon që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzon se ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë.
27 Tetor 2020, 16:47 -
Lul Berisha merr fitoren e dytë me shtetin! Gjykata i kthen licencat e 1.2 mln litra naftë të 'Rajan 2007'
Në 7 tetor 2020 gjykata administrative urdhëroi pezullimin e revokimit të licencave për kompaninë e Lulzim Berishës. Në 21 tetor, vendimi u vu në ekzekutim. Pas marrjes së makinës të blinduar Berisha fiton dhe kompaninë.
24 Tetor 2020, 09:51 -
Të dënuar për prostitucion, trafikim të të miturve, vjedhje me armë/ Kush janë tre të dënuarit që OFL i dërgon formularin
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Shkozë, Tiranë dhe Berat. Ajo u ka dërguar formularin e pasurisë Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, Elton Drapi, Dorjan Memaj, të dënuar për " Shfrytëzimi i prostitucioni", " Trafikimi i të miturve"dhe "vjedhje me armë".
20 Tetor 2020, 14:41 -
Trafik droge dhe vjedhje bankash, OFL i çon formularin 4 të dënuarve në Durrës dhe një në Shkodër
Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti, Aleksandër Lazri janë emrat që duhet të japin llogari për pasurinë e tyre. Ata kanë qenë të dënuar për trafik droge dhe vjedhje bankash.
9 Tetor 2020, 13:53 -
Rama i përgjigjet Metës: Shkallimet e tua sekëlldisin të gjallët dhe ata që dekoron
Kryeministri Rama i është përgjigjur Presidentit Meta në lidhje me deklaratën e tij. Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë borxh që të durojë 'shkallimet' e Presidentit që
9 Tetor 2020, 11:17 -
Meta 'zbret' nga Presidenti dhe 'vishet' socialist! Fushatë kundër Ramës në prag të Asamblesë: Ta përzemë së bashku edhe nga PS! Kryeministri: Shkallimet e tua sekëlldisin të gjallët dhe ata që dekoron
Ilir Meta ka dalë haptazi në fushatë elektorale për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste, edhe pse më herët ka deklaruar se do të jetë President deri në fund të mandatit 2022. Meta u ka dhënë formë sulmeve të vazhdueshme ndaj qeverisë, duke i kërkuar socialistëve, në prag të Asamblesë, të largojnë Edi Ramën, duke u folur si njëri prej tyre, si ish-themelues dhe anëtar partie. Meta-Ramës: Publiko në Asamble emrin e subjektit të OFL që thua se takova...ose faktoj lidhjet e tua me botën e krimit.
9 Tetor 2020, 10:44