-
Rekord ditor vdekjesh në Britaninë e Madhe 1,325 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
24 orët e fundit janë shënuar 1,325 viktima nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, duke shënuar bilancin më të errët që nga fillimi i pandemisë në vendin ishullor. Bilanci i sotëm është me më shumë se 101 viktima se shifra rekord e fundit ditore e regjistruar në kulmin e valës së parë në 21 prill
8 Janar 2021, 17:32 -
Pfizeri ende nuk e konfirmon marrëveshjen me Kosovën për vaksinat
Kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, për sigurimin e dozave të vaksinës kundër koronavirusit, por tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke u zhvilluar diskutime.
8 Janar 2021, 15:39 -
Izraeli 'kampion bote me vaksinimet'/ Territoret palestineze ende në pritje
Izraeli ka nisur vaksinimet e para. Me rritjen e rasteve mbyllja e tretë në të gjithë vendin pritet të forcohet. Për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar e në Gazë vaksinimi do të bëhet në një datë të mëvonshme.
8 Janar 2021, 15:32 -
Studimi, Vaksina Pfizer / BioNTech kundër COVID-19 duket se mbron nga mutacioni i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar
Një studim i zhvilluar në SHBA ka arritur në konkluzionin se Vaksina Pfizer / BioNTech duket se mbron nga një mutacion që është gjetur në dy variante shumë ngjitëse të koronavirusit të cilat janë përhapur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, megjithatë ka theksuar se studime janë ende në faza fillestare.
8 Janar 2021, 10:45 -
Një tjetër rekord negativ për SHBA, rreth 4 mijë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Në SHBA COVID-19, nuk di të ndalen! Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër rekord viktimash, rreth 4 mijë qytetar kanë humbur jetën nga virusi fatal, ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv mbi 250 mijë persona.
8 Janar 2021, 10:26 -
Vaksinimi në Angli, mjekja shqiptare: Është pritur mjaft mirë, numri i efekteve anësore është i vogël (VIDEO)
Ardiana Gjini, mjekja specialiste për mbrojtjen nga COVID në Angli ka deklaruar se procesi i vaksinimit atje është pritur mjaft mirë, dhe se deri më tani janë vaksinuar 230 000 qytetarë.
7 Janar 2021, 20:10 -
Shqipëria e 'vaksinuar' nga sëmundja e pazareve me Perëndimin
Ka boll kritika dhe mëdyshje rreth gjestit të kryeministrit Edi Rama për të refuzuar vaksinën ruse, një ditë pas kritikave të tij për indiferencën e BE rreth Ballkanit Perëndimor, si dhe mos angazhimin e tij për vaksinën kineze.
6 Janar 2021, 20:40 -
Rekord negativ për Britaninë e Madhe nga COVID-19/ 62,322 raste të reja dhe 1,041 viktima në 24 orët e fundit
Në Britaninë shifrat e lartë të infektimeve nga koronavirusit nuk dinë të ndalen. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 62,322 dhe kanë humbur jetën 1,041.
6 Janar 2021, 17:53 -
Serbia fillon vaksinimin me SPUTNIK V, publikisht vaksinohen Daçiç dhe Vulin
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin u vaksinuan sot me vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.
6 Janar 2021, 14:42 -
Vaksinimi anti-covid/ ISHP: 60 pika në Air Albania për të bërë vaksinën, përjashtohen shtatzënat dhe fëmijët
Në javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi anti-covid në vendin tonë. Erida Nelaj, menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, tregon për Report TV se kategoritë që përjashtohen janë gratë shtatzëna dhe moshat nën 16 vjeç. Fillimisht do të vaksinohet personeli shëndetësor i spitaleve COVID, me dy doza në një hark kohor prej 21 ditësh.
6 Janar 2021, 13:51 -
Shehu në Report Tv: Pandemia në vendin tonë ka dalë nga kontrolli! Do ta bëja vaksinën anti-COVID në çdo moment
Mjeku Tritan Shehu në një intervistë për Report Tv ka thënë se e shikon kaotike situatën e pandemisë në vendin tonë. Kritika ai ka për testimet duke thënë se janë shumë të ulëta, dhe kjo bën të vështirë gjurmimin.
6 Janar 2021, 13:09 -
Brataj: Që prej fillimit të pandemisë rreth 700 mijë thirrje dhe 150 mijë vizita
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri me dije shifrat e përballjes me COVID që prej fillimit të pandemisë deri në ditën e fundit të vitit të kaluar. Brataj tha se janë bërë rreth 700 mijë thirrje gjatë kësaj periudhe dhe janë kryer 150 mijë vizita.
6 Janar 2021, 12:38 -
Infektimet për periudhën 23 dhjetor-5 janar/ Fico: Mosha mesatare 48.7 vjeç! Gjirokastra qyteti më i prekur
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gjatë periudhës 2 javore 23 dhjetor-5 janar ka një rënie të lehtë të rasteve, megjithatë mbetemi ende në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë. Ajo tha se në këto dy javë mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe m&eu
6 Janar 2021, 12:28 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26 -
Origjina e Covid-19 në Wuhan, Kina ndalon hyrjen e ekipit të OBSH në vend
Ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili do të hetonte origjinën e koronaviruist në Wuhan, i është mohuar hyrja në Kinë. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, ndërsa njëri prej tyre është detyruar të kthehet dhe tjetri është tranzit në një vend të tretë
6 Janar 2021, 09:38 -
COVID-19 në Britani, Johnson: Janë vaksinuar 1.3 milionë qytetarë deri tani
1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar për koronavirusin në Britaninë e Madhe. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Boris Johnson ditën e sotme duke u shprehur se brenda 2-3 javëve të ardhshme do të ketë një nivel të konsiderueshëm imunizimi.
5 Janar 2021, 21:27 -
Vladimir Putin dhe Angela Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të një vaksine anti-COVID të përbashkët
Presidenti rus dhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, diskutuan përmes një telefonate lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi për krijimin e një vaksine anti-COVID të përbashkët, tha Kremlini të martën.
5 Janar 2021, 14:26 -
Italia prezanton vaksinën e saj antiCOVID 'ReiThera', Krijon antitrupa në masën 92.5%
Italia ka prezantuar sot rezultatet e para të vaksinës së saj antiCOVID ReiThera. Vullnetarët e regjistruar në fazën e parë ishin 100, 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe në përfundim të fazës së parë u tregua se 92.5% zhvilluan antitrupa.
5 Janar 2021, 14:18 -
Vaksina antiCovid: Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?
Në një kohë kur numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 86 milionë, shpresë e të gjithëve janë vaksinat antiCOVID. Megjithatë shumë prej tyre janë dyshues për efektet që ajo mund të ketë mbi njerëzit dhe a do të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19.
5 Janar 2021, 13:50