-
Bota
Nisma e veçantë në Austri! Nëse qytetarët nuk shkojnë tek vaksina shkon ajo !
Nëse qytetarët nuk shkojnë te vaksina, vaksina shkon tek ata, të paktën kjo ka ndodhur në Austri. Qyteti austriak i Salzburgut, në përpjekje për të vaksinuar sa më shumë qytetarë ka miratuar përdorimin e një qendre të lëvizshme vaksinimi në një autobus.
26 Korrik 2021, 15:29 -
Bota
Francë, të paktën 40 milionë persona të vaksinuar kundër COVID-19
Të paktën 40 milionë francezë kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, deklaroi të hënën presidenti Emmanuel Macron. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit kanë marrë një dozë rreth katër milionë njerëz, duke bërë që kështu të paktën rreth 60 për qind e popullsisë tani është e vaksinuar pjesërisht ose plotësisht.
26 Korrik 2021, 15:05 - Kronikë
-
Kronikë
Konfirmimi i variantit Delta, Tritan Kalo apel: Higjiena, maska dhe distancimi social, masa të provuara për parandalimin e përhapjes! Mos ngurroni të vaksinoheni
Me konfirmimin e pranisë së varianit Delta të COVID një ditë më parë në vendin tonë, mjeku Tritan Kalo e vë theksin edhe një herë te ato që quhen rregulla të thjeshta për të penguar përhapjen e infeksionit, higjiena, distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se këto masa, të përdorura ndër dhjetëra vite, nuk e kanë humbur vlefshmërinë e tyre.
26 Korrik 2021, 10:54 -
Kronikë
Përfundon java e hapur e vaksinimit, Manastirliu: U kryen 70 mijë injektime! Varianti Delta më i transmetueshëm, vaksinimi, thelbësor për kufizimin e përhapjes
70 mijë persona janë vaksinuar javën e vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771. Shifrat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e djeshme ishte dita e fundit ku qytetarët mbi nga 18 vjeç e lart mund të vaksinoheshin.
26 Korrik 2021, 09:41 -
Bota
Varianti delta po përhapet me shpejtësi, Fauci: Doza përforcuese e vaksinës anti-COVID mund të miratohet vetëm për një kategori të caktuar personash
Teksa rastet me variantin delta janë në rritje në Shtetet e bashkuara të Amerikës, eksperti i Shëndetësisë Anthony Fauci u shpreh se një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID do të jetë e nevojshme vetëm për një kategori të caktuar personash, imuniteti i të cilëve është tepër i ulët.
25 Korrik 2021, 18:54 -
Kronikë
COVID19/ Asnjë humbje jete për 29 ditë radhazi, 22 raste të reja dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit
Kjo është dita e 29-të radhazi që në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19. Gjatë 24 orët e fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 4,078 testime, kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. 4 prej rasteve janë shfaqur në
25 Korrik 2021, 16:34 -
Kronikë
Konfirmimi i variantit Delta, Manastirliu: Të gjithë të jemi rigoroz në respektimin e masave parandaluese, vaksinimi arma më e fuqishme për parandalimin e infeksionit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë. Ministrja nënvizon se duhet nga të gjithë respektim rigoroz i masave parandaluese, izolim i menjëhershëm në rast dyshimi si dhe vaksinim. Manastirliu thekson se kjo është arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusi
25 Korrik 2021, 15:36 -
Kronikë
Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2
25 Korrik 2021, 15:17 - Bota
-
Bota
SHBA nis 22 milion vaksina drejt vendeve me të ardhura të ulëta
Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 23 shtete të tjera këtë javë, në një kohë që sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë deklaruar se nuk duan të imunizohen.
24 Korrik 2021, 09:38 -
Bota
COVID 19/ OBSH e konfirmon: Delta ka 'pushtuar' Europën, varianti dominues në të gjithë kontinentin
Tashmë është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Varianti Delta i COVID-19 është tani mbizotërues në Evropë. Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve COVID-19 në shumicën e vendeve evropiane ishin varianti shumë ngjitës Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.
23 Korrik 2021, 22:28 -
Bota
Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën Moderna për fëmijët nën 18 vjeç, ekspertët
Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit, për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Sikurse edhe te personat mbi 18-vjeç, edhe te fëmijët vaksina do të bëhet me dy injeksione në krah, me një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.
23 Korrik 2021, 22:07 -
Kronikë
Shkon në mbi 1 milion e 100 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu apel: Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar
Ka shkuar në 1,123,253 numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bën apel personave mbi 18 vjeç që të shfrytëzojnë ditët e fundjavës, ditë e fundit të javës së vaksinimit të hapur, për t’u vaksinuar.
23 Korrik 2021, 21:31 -
Kronikë
Rakacolli: Sinjale shumë të forta, varianti Delta në Shqipëri, qytetarët të vaksinohen! Vjeshta e këtij viti do të jetë sfidë
Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.
23 Korrik 2021, 17:41 -
Kronikë
Shtimi i infektimeve me COVID, Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet! Prioritet për vaksinim ata që nuk kanë kaluar sëmundjen
Për epidemiologun Ilir Alimehemeti mutacioni Delta është i pranishëm në vendin tonë dhe është një nga shkaqet e shtimit të rasteve të infektimeve. Nga ana tjetër kanë ndikuar edhe grumbullimet gjatë kampionatit evropian. Por megjithatë Alimehmeti tha për Report Tv se në këtë periudhë prioritet në vaksinim duhet të kenë ata qytetarë që nuk e kanë kaluar virusin.
23 Korrik 2021, 16:21 - Bota
- Kronikë
- Bota
-
Kronikë
Biden i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID: Është shumë e rëndësishme të vaksinohesh
Presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe u shpreh se është "tejet e rëndësishme" për amerikanët që të vaksinohen kundër virusit ndërsa infeksionet po rriten përsëri
22 Korrik 2021, 07:56 -
Kronikë
COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit
Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
21 Korrik 2021, 22:49 -
Kronikë
Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet
21 Korrik 2021, 22:31 -
Kronikë
Kita Sallabanda nga Spanja: Shqipëria, masa më pak kufizuese dhe situatë më pozitive! Duhet studiuar si e bëri vaksinimin
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një lidhje nga Madriti për emisionin 'Repolitix', u shpreh se Shqipëria është fenomen pozitiv sa i përket vaksinimit. Sipas tij edhe pse ka marrë masa më pak kufizuese, ka një situatë më pozitive se vendet e tjera në përballjen me COVID. &
21 Korrik 2021, 21:55 -
Kronikë
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
21 Korrik 2021, 21:35 -
Kronikë
10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit
Instituti Shëndetit Publik sqaron se rritja e lehtë e rasteve me COVID ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik, 5% e rasteve pozitive me koronavirus janë të huaj që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Nga ana tjetër mes të infektuarve ka dhe qytetarë të vaksinuar por sipas ekspertëve e kanë kaluar virusin në formë të lehtë, pa shkuar në spital.
21 Korrik 2021, 17:24 -
Kronikë
Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Durrës, Manastirliu apelon për vaksinim: Rrezik nga varianti Delta
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.
21 Korrik 2021, 14:22 -
Kronikë
‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën
Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç
21 Korrik 2021, 11:50 - Bota
-
Kronikë
Mbi 32 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Deri më tani 1.6 mln në Shqipëri, nuk ndalemi
32.760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza'. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili thekson se në vendin tonë kanë ardhur gjithsej 1.611.550 doza vaksinash.
19 Korrik 2021, 21:46 -
Kosova & Rajoni
I rrethuar nga vogëlushët me maska anti-COVID, Mitsotakis jep lajmin e mirë: Do të nisim vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, jo i detyrueshëm
I rrethua nga vogëlushët me maska anti-COVID, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha lajmin e mirë se së shpejti do të nisë vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.
19 Korrik 2021, 13:16 -
Kronikë
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
19 Korrik 2021, 07:24 -
Bota
Presidenti Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale po 'vret' njerëzit
Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se rrjetet sociale si Facebook, janë duke 'vrarë njerëzit'. Këtë deklaratë Biden e ka bërë sepse sipas tij në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë dezinformata në lidhje me vaksinat anti-COVID.
17 Korrik 2021, 11:43 -
Bota
Prindërit e kundërshtuan, 17-vjeçari në Firence iu drejtua një avokati për të bërë vaksinën anti-COVID: Mezi pres t’i kthehem realitetit, vetëm kështu do t’i japin fund pandemisë
Dëshira e djalit 17-vjeçar, Mateo për të bërë vaksinën anti-COVID edhe përse prindërit e tij e kundërshtuan, do të bëhet realitet pasi me ndihmën e një avokati, mori më në fund aprovimin e tyre!
16 Korrik 2021, 12:32 -
Bota
Varianti delta përhapet me shpejtësi, Hungaria do të ofrojë për qytetarët një dozë të tretë përforcuese të vaksinës anti-COVID
Hungaria do të ofrojë mundësinë e marrjes së një doze të tretë të një vaksine anti-COVID, nga 1 gushti dhe do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë.
16 Korrik 2021, 10:09 - Kronikë
-
Kronikë
COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës
340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
15 Korrik 2021, 07:25 - Bota
-
Kronikë
Ambulancë e re në Borizanë, Manastirliu: Së shpejti mbërrijnë në Tiranë 340,000 doza të vaksinës Coronavac, vijojmë pa u ndalur
340,000 doza vaksinash Coronavac do të mbërrijnë në Tiranë, për të intensifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka dhënë lajmin gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
14 Korrik 2021, 15:09 -
Kosova & Rajoni
Situata nga pandemia në Kosovë, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vakisnë anti-COVID
Duke nisur nga dita e djeshme të gjithë qytetartë mbi18 vjeç në Kosovë tashmë mund të marrin vaksinën anti-COVID. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’.
14 Korrik 2021, 07:54 -
Bota
Përhapja e variantit delta kërcënim, Franca rikthen masat anti-COVID, në bare, kafe dhe restorante ‘biletë’ pasaporta e vaksinimit
Teksa varianti delta po përhapet me shpejtësi marramendëse, presidenti francez Emmanuel Macron në kuadër të parandalimit të rritjes së infektimeve ka njoftuar se nëpër bare, restorante dhe kinema do të mund të hynë vetëm qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19, ose personat të pajisur me një test negativ.
13 Korrik 2021, 09:43