-
Deputeti Myslym Murrizi: Piva një kafe me Dashnor Dikon, më premtoi votën më 25 prill
Myslym Murrizi, deputet i Lëvizjes Demokratike Shqiptare përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, të shoqëruar me një foto me këngëtarin me famë Dashnor Diko, tha se ai i ka premtuar se do t’i japë votëbesimin më 25 prill.
24 Janar 2021, 18:13 -
Deputetja e opozitës së re nga radhët e LSI i bashkohet PS, Tavo: Po si more Bledi nuk e kuptove që ishte e juaja me kohë
Me ironi ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo për largimin nga LSI-ja të Ediola Brahës. Ai shkruan se largimi i saj nuk është kurrsesi një tregues se LSI po shkërmoqjes, pasi Braha ka qenë gjithnjë pjesë e PS, tani thjesht është zyrtarizuar. “Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e b&
24 Janar 2021, 15:56 -
S'ndalet 'hemoragjia', deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur
Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha. Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.
24 Janar 2021, 14:22 -
Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: Të bashkohemi kundër PS-PD-LSI për të krijuar polin e tretë, përndryshe do asgjësoheni
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje të hapur forcave demokratike të vendit, në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Aleanca KuqeZi shprehet se këto parti duhet të bashkohen dhe të krijojnë një pol të tretë në mënyrë që të largojnë 3 partitë e mëdha që po mbajnë peng Shqipërinë.
24 Janar 2021, 11:57 -
Në pritje të programit të opozitës... LSI prezanton të hënën alternativën e saj! Programi i PD drejt 'dorës së fundit'
Lulzim Basha nuk e ka finalizuar programin që do t’i prezantojë elektoratit të tij, por Lëvizja Socialiste për Integrim zbulon të hënën alternativën me të cilën do të shkojë para votuesve të 25 prillit.
23 Janar 2021, 19:18 -
Aleatët e Bashës ‘bashkohen’ në Durrës! Mediu: Çdo moment që kalon në dëmin tonë! Agron Duka: Standardet e zgjedhjeve do përcaktojnë fatin e Shqipërisë
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mbajë ‘peng’ aleatët e tij për mënyrën sesi do të shkojnë në zgjedhje dhe se cilët do jenë hapësirat që do i japë në lista, por kjo nuk i ka penguar partitë e vogla të vijojnë takimet elektorale.
23 Janar 2021, 16:48 -
Kryemadhi me banorët e Zall Bastarit: Në Tiranë probleme me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, zgjedhje selektive nga njësitë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takimin me banorët e Zall Bastarit, ku ka hedhur akuza se për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative.
23 Janar 2021, 15:03 -
Veliaj: PD-LSI po përpiqen të fusin në Parlament prokurorë dhe gjyqtarë të përzënë nga vettingu, objekte të OFL-së
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste. Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj deklaroi se sipas tij një parti familjare si LSI dhe PD po ofrojnë si kandidatë p&eum
23 Janar 2021, 13:50 -
Veliaj në Rrogozhinë ironizon Berishën: Është 77-vjeç dhe thotë jam ndryshimi! Basha ende s’ka kërkuar ndjesë për 21 janarin
Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pyet me ironi se kush është e reja që do sjellë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, Lulzim Bashës i kujton se ende nuk ka kërkuar ndjesë për 21 Janarin.
23 Janar 2021, 13:43 -
Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Do kemi marrëveshje me Mediun dhe Idrizin, dalim të bashkuar
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës, ndërsa mohon kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas, por do dalin të bashkuar.
22 Janar 2021, 22:29 -
Zgjedhjet e 25 prillit/Kamera në tavolinat e numërimit të votave, për herë të parë pamjet do transmetohen edhe në zyrat e KQZ-së
Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.
22 Janar 2021, 22:06 -
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
22 Janar 2021, 21:41 -
Shqiptarët nuk e duan Bashën kryeministër
Duke lexuar shifrat, vërehet se edhe në nivel koalicioni, sondazhi nxjerr sërish fituese PS përballë të gjithë Opozitës së Bashkuar, nga ku PS ka 44%, ndërsa të gjitha partitë aleate së bashku arrijnë vetëm në 42,7%. Pra, edhe këtu vërehet se difekti nuk qëndron vetëm tek PD, por tek e gjithë opozita në përgjithësi, çka mund të nxjerrë si konkluzion se: shqiptarët nuk shohin ende një rotacion në qeverisje dhe madje nuk e duan Bashën si kryeministër të ri.
22 Janar 2021, 20:06 -
Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje
Ka kohë që ka filluar nëpër mjediset politike të PD-së, një fushatë përdëllimi mbi çështjet që lidhen me varfërinë. Fakti që politikanët e asaj force kujtohen për varfërinë vetëm në fushatë elektorale, dëshmon bidshëm që për ta ky argument nuk ka ka qenë i ndërlidhur me mënyrën se si i kanë konceptuar politikat që lidhen me çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike.
22 Janar 2021, 19:25 -
Vetëvendosja në Shqipëri/Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Në 25 prill synojmë mandatet, në të ardhmen të bëhemi faktor politik
Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë një subjekt politik që në të ardhmen të bëhet faktor në skenën poltike të vendit.
22 Janar 2021, 18:56 -
Dokumenti/Basha nuk beson sondazhet (ku nuk del fitues), pyet elektoratin: A do na votoni?
Partia Demokratike ka nisur sondazhet në bazë për të bërë vlerësimet paraprake për rezultatin që do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit. Selia blu ka porositur bazën që gjatë fushatës t’u drejtohet edhe me një pyetësor qytetarëve për t’i pyetur nëse do votojnë apo jo këtë forcë politike.
22 Janar 2021, 16:55 -
Mziu 'përvesh' mëngët: Në qarkun e Dibrës marrim 4 mandate, do jem barrikadë kundër vjedhjes së votës
Xhelal Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.
22 Janar 2021, 16:44 -
SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)
Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.
22 Janar 2021, 15:37 -
Partitë po prezantojnë kandidatët, Yuri Kim: Paralajmërimi mbetet i vlefshëm, kontrollojini emrat, mos minoni demokracinë
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe kur mbeten edhe se 93 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, forcat politike në Shqipëri po nxitojnë të prezantojnë kandidatët për deputetë. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur t'i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.
22 Janar 2021, 12:02 -
Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin
Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
22 Janar 2021, 11:36 -
Kryemadhi me strukturat e LSI-së në Tiranë: Të hënën shpalosim programin (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, ku ka bërë me dije se të hënën do të jetë prezantimi i programit jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve që LSI do të mbajë. Këtu ka theksuar se në fokus ndër të tjera kanë arsimin cilësor, rininë dhe shëndetin e qytetarëve.
21 Janar 2021, 19:47 -
Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, KQZ: PD, PS dhe LSI kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet, PSD dorëzim të pjesshëm
KQZ bën me dije se Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate kanë dorëzuar brenda afatit propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.
21 Janar 2021, 19:28 -
10 vite nga vrasja e 4 protestuesve, si e shpërbleu Basha mjekun që gënjeu më 21 janar
Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga vrasja e 4 protesteusve më 21 janar 2021 dhe sot ata u shpallën Dëshmorë të Atdheut nga kryeministri Edi Rama, ende nuk ka drejtësi për to. Por më e rëndë është edhe fakti se mjeku i cili manipuloi të vërtetën për të fshehur vrasësit e protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit është sot kandidat për deputet në listat e Bashës.
21 Janar 2021, 16:13 -
PD dhe LSI po mbledhin firmat për regjistrim në zgjedhje, Dritan Caka për Report Tv: Lëvizje politike, e panevojshme
Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka, gjatë një interviste për Report Tv e cilësoi politike lëvizjen e PD-LSI për të mbledhur firma në mënyrë që të regjistrohen në KQZ. Sipas Cakajt, kjo është e panevojshme pasi dy deputetë, Korab Lita dhe Gjetan Gjetani janë regjistruar në emër të dy partive opozitare.
21 Janar 2021, 15:49 -
‘A do votoni PD?'! Fushata derë më derë e Bashës për të matur votën e qytetarëve, Report Tv zbardh pyetësorin
Report Tv zbardh pyetësorin që PD i kërkon qytetarëve të plotësojnë për të marrë përgjigje nëse do ta votojnë atë dhe cilat janë pakënaqësitë nga Rama. Një tjetër porosi, që PD u jep grupit të fushatës të cilët do të kontaktojn&eum
21 Janar 2021, 15:34 -
Largimet nga LSI, Kërpaçi në Report tv: Ne kemi me vete të rinjtë dhe socialistët e zhgënjyer nga Rama
Gjatë një interviste në Report Tv, Kërpaçi u tregua indiferente kur u pyet në lidhje me largimet e figurave me peshë elektorale nga LSI, duke thënë se kjo parti është e rinisë dhe ndryshimit dhe se për këtë është fokusuar në afrimin e rinisë dhe prurjeve të reja. Ndërsa ajo i shikon si shpresëdhënëse afrimet e socialistëve që janë zhgënjyer nga Rama për t'iu bashkuar LSI-së për 25 prillin.
21 Janar 2021, 14:14 -
Zgjedhjet parlamentare 2021/ Vetëvendosja garon me dy kandidatë në Tiranë dhe Lezhë, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehun (VIDEO)
Një ditë pasi njoftoi kandidimin për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka prezantuar këtë të enjte dy kandidatët e saj. Vetëvendosja ka zgjedhur dy zona se ku do të garojë, në Tiranë me drejtuesin e saj Bojken Abazin si dhe në qarkun e Lezhës me anë të Iliaz Shehut, aktivist i Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pedagog.
21 Janar 2021, 13:31 -
Fatmir Mediu vijon rrugën pa Bashën, fillon mbledhjen e firmave për të dalë vetëm në zgjedhje! Pas Tiranës dhe Shkodrës prezanton kandidatët e PR në Fier
Ndarja mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duket se është shumë e madhe. Kreu i Partisë Republikane vijon hapat për të ecur drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm. Report Tv ka mësuar se PR ka nisur mbledhjen e 5000 firmave të domosdoshme për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që ka prezantuar edhe kandidatët në Fier.
21 Janar 2021, 10:46 -
Kryemadhi nga Lapraka: Prioritet përfshirja e të rinjve në politikë e vendimmarrje (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur ditën e sotme herët në Laprakë për të takuar qytetarët. Pjesë e diskutimeve ka qenë përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, punësimi dhe arsimimi i tyre.
21 Janar 2021, 10:00 -
Lulzim Basha, udhëzim për fushatën: Duhet të thoni se jam unë kryeministër i ardhshëm, fjalët që do thoni në takimet derë më derë, si duhet të silleni dhe të buzëqeshni gjithnjë
Lulzim Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e Partisë Demokratike, ku mes të tjerave formaton një qëndrim unik se si do të sillen në takim me njerëzit derë më derë.
21 Janar 2021, 09:43 -
Riciklimi i Xhelal Mziut në Dibër rrëzon kauzën e Lulzim Bashës për dosjen 184 dhe tenderat klienteliste, ish-kryebashkiaku pjesë e krimit zgjedhor në Peshkopi
Lulzim Basha zhbën kauzën e dosjes 184, cakton drejtues të fushatës në Dibër njeriun që mbushte autobusët në Kamëz për të votuar kandidatin e PD për Bashkinë e Peshkopisë në 2016, Mziu simbol i abuzimeve zgjedhore, përdorimi të administratës dhe klientalizmit me tendera. Mori rekord votash kundër nga anëtarësia e PD-së gjatë zgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
20 Janar 2021, 20:23 -
Emër për emër: Ekipi i Lulzim Bashës në 12 qarqe, riciklim i 'njerëzve hije' të Berishës
Përveç Tomor Alizotit, asnjë prej emrave të ekipit “fitues” të Lulzim Bashës në 12 qarqe, asnjëri nuk është një prurje e re. Pjesa më e madhe janë riciklim i niveleve të dyta të “ekipit Berisha” të 2009-s.
20 Janar 2021, 18:35 -
Vota e emigrantëve, Pëllumbi: Ne kërkojmë të bëhet me postë, demokratët nuk kanë propozuar asgjë! Marrëveshja me Pfizer? Deputetët u njohën me të përpara votimit
Sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi gjatë një interviste në Report Tv tha se tashmë votimi i emigrantëve është ligj dhe se socialistët kanë propozuar që ajo të realizohet me postë. Por sipas tij, demokratët nuk kanë propozuar asgjë duke krijuar përshtypjen se se ata nuk e duan këtë. Ndonëse marrëveshja me Pfizer që do sigurojë vaksinat anti-COVID nuk u bë publike, mazhoranca pretendon se deputetët u njohën me të para se ta votonin.
20 Janar 2021, 18:11