-
25 Nëntor 2021, 18:04
-
Berisha nga Kuçova: Kryesia e PD të japë dorëheqjen, s'përfaqësojnë demokratët! Nano reformoi PS-në, flet saktë kur është esëll! Të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha
25 Nëntor 2021, 17:54Ish-kryeministri Berisha ka lavdëruar këtë mbrëmje Fatos Nanon. Ai theksoi se Nano njihet për meritat që reformoi Partinë Socialiste dhe vendosi institucionin e votës, ndërsa akuzoi Ramën se i ka shkatërruar këto reforma. Ish-kryeministri edhe njëherë i ka bërë thirrje kryesisë së PD të japin dorëheqjen. Berisha deklaroi se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar. Sakaq, ai deklaroi se me Edi Ramën votë të lirë nuk ka, ndaj të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha.
-
Raporti mjeko-ligjor konfirmoi përdhunimin e nipit 8-vjeçar, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Prizreni! Mohon akuzën: Është 'montim'
25 Nëntor 2021, 15:12Është arrestuar sot një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës,pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për "marrëdhënie seksuale me të mitur". Shtetasi 45-vjeç B.K, nga Prizreni akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar.
-
Aksident në Berat, motori del nga rruga dhe merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar, 2 të plagosur rëndë nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
25 Nëntor 2021, 12:12Një aksident i rëndë është regjistruar mesdrekwn e sotme në lagjen "Çelepias" në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit.
-
Pranonte ryshfete për të kryer operacione, nën hetim gjinekologia! Procedimi nis edhe ndaj një gruaje, i dha para mjekes për lindjen e kunatës
24 Nëntor 2021, 12:57Policia ka nisur hetime ndaj një mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal të Beratit, pasi rezultoi se gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.
-
Berat/ Virusi ngjitës ‘gojë, këmbë, dorë’ po përhapet në kopshte
23 Nëntor 2021, 17:14Një virozë ngjitëse që prek fëmijët është përhapur masivisht në qytetin e Beratit. Sëmundja e quajtur “Gojë, Këmbë, Dorë” për shkak të shenjave që shfaqen në këta gjymtyrë shoqërohet edhe me temperaturë. Mjekët apelojnë që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe e kopshte kur dallojnë simptomat e virozës.
-
Zbulohet nga gërmimet një ujëmbledhës 100-vjeçar, ndërpriten punimet për Bypass-in e Beratit
23 Nëntor 2021, 16:34Punimet që kanë filluar prej muajsh në Berat për ndërtimin e Bypass-it të qytetit janë ndërprerë pasditen e sotme për shkak se gjatë gërmimeve të kryera në lagjen muzeale "Goricë" ka dalë ujë dhe është zbuluar një gjysmë-hark i gdhendur me gurë, ku sipas arkeologëve daton rreth 100 vite më parë.
-
-
Aktivitet sensibilizues në Ditën Botërore të viktimave nga Trafiku Rrugor në disa qytete të vendit, Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Respektoni rregullat
21 Nëntor 2021, 12:05Në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë. Ky aktivitet vjen edhe në një kohë kur rastet e aksidenteve tragjike me pasojë vdekjen mbeten të larta në vendin tonë.
-
Nga ariu, dreri, ujku e macja e egër, pamjet fantastike të kapura nga kamerat kurth në Parkun Kombëtar të Tomorrit
19 Nëntor 2021, 14:01Kamerat kurth,të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Berat në të gjithë Habitatin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra,që si banorët e pyllit bëjnë "paradë",madje disa prej tyre edhe pozojnë pa vetëdije përpara kamerave
-
Fëmijët me virozë e COVID, fluks në pediatrinë e Beratit, mjeku: Grumbullimet në spital po përhapin koronavirusin, ministria të shpërndajë tamponë në qendra shëndetësore
16 Nëntor 2021, 16:57Fluksi i fëmijëve që i gjen në dyert e pediatrisë në Berat vjen në rritje me frikën e prindërve se janë prekur nga COVID edhe në simptomat e para që mund të jenë të virozave të stinës. Sipas mjekëve grumbullimet në spital janë ato që në fakt përhapin COVID ndaj i bëjnë thirrje Ministrisë që të shpërndajë tamponë në qendrat shëndetësore.
-
Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme në Fier dhe Berat, procedohen penalisht 3 persona
16 Nëntor 2021, 13:053 persona po hetohen në gjendje të lirë, pasi akuzohet se kanë dëmtuar mjedisin duke prerë pyjet në mënyrë të paligjshme.
-
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, 2 të plagosur! Makina del nga rruga dhe përplaset me pemët në Dimal, një i lënduar
11 Nëntor 2021, 21:04Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku fillimisht janë përplasur një ‘Mercdez’ me targa ‘AA699AR’
-
-
Po transportonin me kamion gurë dekorative të nxjerrë nga Mali i Tomorit, 6 persona nën hetim
11 Nëntor 2021, 14:016 persona janë nënë hetim pasi akuzohen për krime mjedisore. Ata akuzohen se kanë marrë gurë dekorative nga Mali i Tomorit duke e dëmtuar atë, gjë që ndalohet me ligj si zonë e mbrojtur.
-
Shkolla u rrënua nga tërmeti, nxënësit në Dimal mësim në lokal, kryebashkiakja: Prindërit asnjë ankesë për kushtet, në të kundërtën do i zhvendosim në një fshat më larg
10 Nëntor 2021, 18:17Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Dimal të Beratit, bëjnë mësim në një lokal, marrë me qira nga Bashkia. Shkolla e tyre e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ende nuk është rikonstruktuar. Report Tv kërkoi informacion nga kryetarja e Bashkisë së Dimalit Juliana Memaj, e cila sqaroi se bashkia ka aplikuar pranë sekretariatit teknik për sigurimin e fondeve për ndërtimin e shkollës së re.
-
Aksident në Berat, mjeti i policisë përplaset me 'Benz'-in, plagoset drejtuesi (VIDEO)
10 Nëntor 2021, 13:29Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë është plagosur drejtuesi i 'Benz'-it. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë mjekësore.
-
Aksident në Berat, përplasen dy automjete, plagosen një kalimtar i rastit dhe dy shoferët! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar
8 Nëntor 2021, 09:43Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident ditën e sotme në fshatin Otllak në aksin rrugor Berat-Dimal.
-
Zjarr në fshatin Mbreshtan në Berat, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe rreth 40 pemë me ullinj! Ende vatra aktive në zonën kodrinore
6 Nëntor 2021, 14:06Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra si dhe rreth 40 pemë me ullinj. Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.
-
Qytetin po e vdes ... Ai që e lindi
5 Nëntor 2021, 22:46 -
Ushtronin lojëra fati të paligjshme, vihen nën hetim katër persona në Berat
4 Nëntor 2021, 15:37Dy raste të ushtrimit të lojërave të fatit online janë goditur sot në qytetin e Beratit, ku për pasojë janë vënë nën hetim 4 persona.
-
Arrestohet 26-vjeçari në Berat, po transporte dru pa leje
4 Nëntor 2021, 15:13Policia e Berati ka njoftuar se ka arrestuar një 26-vjeçar krime mjedisore.
-
VIDEO/ Shpërthen në flakë bombola e gazit, shkatërrohet banjo dhe korridori i banesës
29 Tetor 2021, 11:31Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen "Uznovë" në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s'ka familjarë të lënduar.
-
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malinat në Berat, digjen 3 ha plantacione me ullinj, dyshohet i qëllimshëm, ende vatra aktive
29 Tetor 2021, 10:18Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët.
-
Berat/ Po digjnin mbeturinat, por zjarri iu doli nga kontrolli, zjarrfikësit 1 orë 'luftë' me flakët, shpëtojnë banesat Moravë nga djegia (VIDEO)
28 Tetor 2021, 19:16Pas një ore 'luftë' me flakët zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë banesat e fshatit Moravë nga djegia. Një zjarr i fuqishëm përfshi disa toka bujqësore duke rrezikuar serat dhe banesat e fshatit. Vetë banorët e zonës ishin shkaktarët e flakëve, të cilët duke djegur mbeturinat, zjarri iu doli nga kontrolli.
-
Në 'arrest shtëpie', por shpërndanë kokainë, arrestohet 59-vjeçari në Berat
26 Tetor 2021, 09:16Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi u kap duke shpërndarë kokainë. Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet A.Z, ishte në 'arrest shtëpie', por duket se kjo nuk e ka ndaluar atë jo vetëm të lëvizë lirshëm në qytet, pro edhe të kryej sërish krime.
-
2009-2020, Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve, Gjirokastra me rënie
25 Tetor 2021, 07:34Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.
-
‘Java e gjuhës italiane’, Antonio Maggio koncert në Berat! Qëllim, promovimi i gjuhës dhe Kulturës së Italisë
23 Tetor 2021, 19:27Kantautori i njohur italian, fituesi i Sanremos, Antonio Maggio ka dhuruar emocione në kalanë e Beratit, aty ku u mbajt një koncert me rastin e aktiviteteve "Java e Gjuhës Italiane". Aktivitete këto që zhvillohen çdo vit në tetor për të promovuar gjuhën dhe kulturën e shtetit fqinj.
-
Përplasi për vdekje punonjësin e fasonerisë sapo doli nga puna në Berat, arrestohet 33-vjeçari
23 Tetor 2021, 08:55Një 33-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi përplasi për vdekje pak ditë më parë, 56-vjeçarin Artur Abazaj, në Berat dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia njofton se është arrestuar shtetasi Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës
-
Gazetari Mero Baze rrëzon anektodën që tha sot Berisha në Berat: Gënjeu sërish për të poshtëruar Bill Clinton e SHBA
22 Tetor 2021, 21:45Gazetari Mero Baze ka hedhur poshtë një “anekdotë” politike që sot Sali Berisha e tha gjatë takimit të tij në "Foltoren" e Beratit.
-
Berishën e 'braktisin' në Berat, asnjë prej deputetëve apo drejtuesve të PD në 'foltore'! E shqetëson vettingu i politikanëve, akuza Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës që të bësh këtë propozim
22 Tetor 2021, 17:59Në një linjë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, Sali Berisha ka kundërshtuar nga Berati amendamentet e propozuara nga Lulzim Basha për Vetingun e politikanëve. Nga Berati ku kishte ndalesën e tij me 'Foltoren', Berisha akuzoi Bashën se po dorëzon Kuvendin në SPAK-un, sipas të tij, të Edi Ramës. Sërish gishtin e ka drejtuar nga Lulzim Basha që e quan "super skllav" të Edi Ramës, që ka bërë ato propozime. Ai njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet data se kur do të mblidhet Kuvendit.
-
Sapo mbaroi punën në fasoneri, 'Fuoristrada' përplas për vdekje 56-vjeçarin, e tërheq disa metra zvarrë dhe largohet nga vendngjarja
20 Tetor 2021, 11:55Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari, ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës në dalje të qytetit të Beratit
-
Fëmijët braktisin nënën në rrugët e Beratit! Ermini Marini në ’Pa Gjurmë: Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi
19 Tetor 2021, 18:16Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt.
-
Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që iu bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’
19 Tetor 2021, 12:29Përveç qyteteve të tjera në vend, fara e domates "Ozgan" shkaktoi dëme të mëdha tek fermerët e fshatrave:Samaticë,Kutalli,Drenovicë,Arrëz,Rerëz,Goriçan,Pobrat,Velmish,Poshnje,Hinkë dhe Urë e Kuçit në bashkinë Dimal në qarkun e Beratit
-
30-minuta shi i furishëm përmbyt qendrën e qytetit të Beratit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve
18 Tetor 2021, 20:14Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve. Shkak për përmbytjen e rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave dhe pusetat në aksin kthesa e gjykatës-axhensi.
-
Restaurohen dhe ekspozohen në Muzeun 'Onufri' 2 ikona të rralla të Konstandin Zografit! Drejtori i DRTK në Berat: Me vlera historike të rëndësishme
15 Tetor 2021, 22:37Dy ikona të rralla të Kostandin Zografit, që i përkasin shek të XVIII janë restauruar dhe do të ekspozohen në Muzeun "Onufri", ndërsa drejt përfundimit është dhe konsolidimi i Afreskut të Kishës së Shën Triadhës në lagjen Kala të Beratit.
-
Organizonin lojëra fati onlie, arrestohet një i ri në Kuçovë, nisin hetimet për një tjetër
13 Tetor 2021, 08:59Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e djeshme në Kuçovë dhe një tjetër është proceduar penalisht, të akuzuar për organizim të lojërave të fatit.
-
Dhunoi fizikisht burrin, arrestohet 60-vjeçarja në Kuçovë
12 Tetor 2021, 11:11Një 60-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kuçovë, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshortin.
-
Nga Shkodra, Kukësi, Korça e Berati, sot ndërprerje të energjisë për disa orë, OSHEE: Po kryhen punime në rrjet! Ja zonat që do të mbesin pa drita
12 Tetor 2021, 08:45Për disa orë, shumë zona në vend do të mbesin pa energji elektrike ditën e sotme. Sipas OSHEE, shkak për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë janë punimet që po kryhen në rrjet.
-
Kërcënuan një familje në Kuçovë dhe dhunuan kryefamiljarin me shkopa bejzbolli, nis hetimi për 2 prej 6 agresorëve
11 Tetor 2021, 12:47Policia ka nisur hetimet ndaj 2 prej persovane të përfshirë në një ngjarje të regjistruar 3 ditë më parë në Kucovë, ku një grup me persona kanë kërcënuar dhe ushtruar dhunë me shkopa bejzbolli ndaj një familjeje.