-
Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja e Jashtme në OKB me ftesë Blinken: Lufta në Ukrainë, ndikim të rëndësishëm në përkeqësimin e kësaj situate
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë "Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore", në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken
19 Maj 2022, 09:49 - Bota
- Bota
-
Bota
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 85-të. Forcat ruse vijojnë të sulmojnë kryesisht në jug dhe lindje të vendit. Ushtarët e uzinës së çelikut Azovstal u dorëzuan, por komandantët dhe disa persona janë ende në fabrikë. Ndërkohë është ende i paqartë fati që do të kenë ukrainasit që kanë dorëzuar armët.
19 Maj 2022, 07:40 -
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken infektohet me COVID! DASH: Po përjeton simptoma të lehta
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, të cilët kanë njoftuar se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta.
4 Maj 2022, 22:27 -
VOA: Shqipëria në mesin e vendeve përfituese nga ndihmat ushtarake amerikane
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.
26 Prill 2022, 22:55 - Bota
-
Blinken, Escobar, Yuri Kim, kë duhet të dëgjojmë tjetër nga Amerika për Berishën?
Që Sali Berisha ka një problem të madh me Amerikën, ky tashmë është fakt. Dhe nuk është vetëm shpallja “non grata” familjarisht, por nuk e duan më fare në politikë. Këtë problem, Sali Berisha është përpjekur ta zhvlerësojë me Sorosin, duke thënë që në krye të herës, se u shpall “non grata” pikërisht nga lobimi i miliarderit të njohur.
15 Prill 2022, 13:21 -
Sapo mori kontrollin e PD-së, Berisha nis 'misionin' në krye të partisë! Luftë SHBA-së për non grata-n, sulmon Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken
Pasi 'spastroi', grupin e WhatsApp, të Partisë Demokratike, ku zyra e shtypit sillte informacionet zyrtare nga selia blu, Sali Berisha tashmë po e përdor këtë kanal komunikimi për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u shpall 'non grata'. Konkretisht Sali Berisha ka sulmuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
28 Mars 2022, 21:13 -
212 afganë drejt SHBA-së, ministrja Xhaçka falenderon Blinken: Shqipëria krenare për bashkëpunimin e saj
Pas falenderimit nga Sekretari amerikan Blinken, ka reaguar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Xhaçka falenderon gjithashtu Blinken dhe shkruan në "Twitter" se Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët afganë.<
22 Mars 2022, 23:34 -
SHBA pret 212 afganët e parë që u larguan nga Shqipëria, Blinken: Falënderojmë popullin shqiptar për pritjen! Xhaçka: Shqipëria krenare për bashkëpunimin
Kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 212 afganët e parë që u larguan nga Shqipëria. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka falënderuar popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve.
22 Mars 2022, 22:54 -
Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e Rusisë me të drejtat e njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar, ndërsa kryen sulmin e saj ndaj Ukrainës. Ai hodhi idenë e largimit të Rusisë nga K&e
1 Mars 2022, 16:38 -
Rinis mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Blinken: Rusia të përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Pritet miratimi i Rezolutës së propozuar nga SHBA e Shqipëria
Sesioni i tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka nisur në Nju Jork. Asambleja e Përgjithshme u thirr me propozim të SHBA-së dhe Shqipërisë pasi nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit rezoluta e propozuar nga dy vendet që cila dënonte agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga Ukraina.
1 Mars 2022, 16:37 -
Blinken thotë se takimi me Lavrov është ndërprerë pasi Rusia lëviz në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi një takim të planifikuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Gjenevë këtë javë, njoftoi ai të martën, në shenjën e fundit se rrugët diplomatike me Rusinë mbi Ukrainën po mbyllen shpejt.
23 Shkurt 2022, 00:22 -
Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.
17 Shkurt 2022, 10:49 -
Takimi me Ramën, Blinken: Kënaqësi të festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! Mezi presim 100 vitet e ardhshme
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka ndarë pamjet nga takimi i djeshëm që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në ‘Tëitter’, Blinken shkruan se ishte kënaqësi që priti Ramën, takim ky i cili vjen në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
16 Shkurt 2022, 08:50 -
Rama takim me Blinken në SHBA: Krenar që jemi aleatët tuaj! Sekretari i Shtetit: Të parët që na ndihmuat me afganët, në Këshillin e Sigurimit kemi çështje që do punojmë së bashku
Urime për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, por edhe falënderime për mikpritjen e shtetasve afganë i përcolli Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit 45-minutësh kokë më kokë, në Departamentin e Shtetit.
15 Shkurt 2022, 08:35 -
Rama takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit t&eu
14 Shkurt 2022, 22:28 -
Tensionet rriten, Biden bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës: Do përgjigjemi me shpejtësi ndaj çdo agresioni rus
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.
13 Shkurt 2022, 21:01 -
Rama udhëton drejt SHBA-ve, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe takon Blinken
Kryeministri Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
13 Shkurt 2022, 14:23 -
Në Ukrainë tensionet shtohen, SHBA mbron evakuimin e ambasadës ndërsa Kievi kërkon qetësi! Britania 'krahason' Putinin me Hitlerin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kërcënimi "i menjëhershëm" i veprimit ushtarak rus në Ukrainë justifikon evakuimin e ambasadës amerikane në Kiev. Fjalët e tij erdhën pasi presidenti i Ukrainës kërkoi qetësi, duke thënë se armiku më i madh ishte paniku. Më shumë se një duzinë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.
13 Shkurt 2022, 11:56 -
Antony Blinken: Nëse ka luftë, Rusia do përballet me sanksionet më të forta! Do flas me Lavrov
Blinken ndodhet në Fixhi dhe prej andej foli për krizën në Ukrainë ndërsa ka urdhëruar evakuimin e gjithë stafit të ambasadës amerikane ne Kiev. Blinken tha se SHBA dhe aleatët i’a kanë bërë këtë të qartë Moskës. Nëse Presidenti Putin vendos të ndërmarrë veprime ushtarake, do të vendosen shpejt sanksione të rënda ekonomike, në koordinim me aleatët dhe partnerët në mbarë globin.
12 Shkurt 2022, 15:04 -
Blinken paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të vijë në çdo kohë
Rusia ka dërguar më shumë forca në kufirin e saj me Ukrainën dhe mund të nisë një pushtim në çdo kohë, duke përfshirë edhe periudhën gjatë Lojërave Olimpike, tha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
11 Shkurt 2022, 10:57 -
Kim takon Ramën para vizitës së tij në SHBA: Lufta ndaj korrupsionit, prioriteti kryesor! Barra e përgjegjësisë bie mbi ata që qeverisin! Zbardhet axhenda
Para nisjes drejt SHBA ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, kryeministri Rama zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim e cila ka mbështetur qëndrimin e Shqipërisë sa i takon tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për SHBA.
9 Shkurt 2022, 12:18 -
Sfidat e energjisë, Blinken: SHBA e angazhuar të ndihmojë Evropën! Lavdëron Shqipërinë dhe Kosovën: Kanë ndërtuar treg të përbashkët
Shtetet e Bashkuara thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Evropën për t’u furnizuar me energji në kushtet e shqetësimeve mbi furnizimet nga Rusia dhe krizën e lidhur me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit e shprehu këtë angazhim të hënën, gjatë takimit të Këshillit SHBA-BE për energjinë në Uashington.
7 Shkurt 2022, 21:49 -
Rama takim kokë më kokë në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken më 15 shkurt
Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama do të udhëtojë drejt SHBA në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Blinken me ftesë të tij.
2 Shkurt 2022, 12:24 -
Tensionet Moskë-Kiev, fuqitë përplasen në sigurimin e OKB! Sot në Ukrainë lider të Evropës: Të shmanget gjakderdhja
Bisedimet mes fuqive mbi ngritjen e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën, ishin të acaruara në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por sot lider të Evropës udhëtojnë në Kiev për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe që "të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme".
1 Shkurt 2022, 16:25 -
Blinken-Lavrov në telefon, sekretari amerikan: Trupat rus të tërhiqen nga Ukraina, nëse jo do të ketë pasoja të rënda
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken , foli këtë të martë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe kërkoi "përshkallëzimin e menjëhershëm rus dhe tërheqjen e trupave dhe pajisjeve nga kufijtë e Ukrainës", tha Departamenti i Shtetit .
1 Shkurt 2022, 16:17 -
Përgjigja e SHBA-ve ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën
Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.
27 Janar 2022, 19:56 -
SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike
Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekejt më të diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.
27 Janar 2022, 07:44 -
Blinken thotë se SHBA i përgjigjet kërkesave të Rusisë, kërkon dialog: ‘Topi’ në anën e tyre
Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigje me shkrim të mërkurën ndaj kërkesave gjithëpërfshirëse të sigurisë ruse, një hap kyç në një proces të brishtë diplomatik ndërsa Rusia organizoi stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det pranë Ukrainës.
26 Janar 2022, 23:48