-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Do të marrim pjesë nën siglën e PD! Kajsiu: Basha lider i dobët, por nëse vjen Berisha do të jetë katastrofale, varrimi i opozitës
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, duke folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat priten të zhvillohen për disa janë në vendin tonë në 6 bashki, tregoi për “Report Tv” se do të kandidojnë nën siglën e PD, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij muaj do të jenë caktuar kandidatët.
19 Janar 2022, 18:43 -
Helmimi i qenve në Korçë, Sazan Guri: Njerëz brenda bashkisë mund t’i kenë vrarë! Aktivistja: Helmimi i kafshëve, vepër penale, duhet kallëzuar
Ambientalisti Sazan Guri, e cilësoi këtë ngjarje si makabre, ndërsa vuri gishtin tek njerëz brenda bashkisë, ndërsa theksoi se është pikërisht përgjegjësi e bashkisë së Korçës. Guri tha se e vetmja zgjidhje me qentë endacakë është të mos vriten, por t’u jepet një zgjidhje për strehimin e tyre. Madje sipas ambientalistit, kjo ligësi mund të behet vetëm nga njerëz që janë të dhunuar.
18 Janar 2022, 20:30 -
Harta e re gjyqësore, avokatët debat në Report Tv, Duraj: Shkurton shpenzimet nga buxheti i shtetit, të shmangen rekurset e padobishme! Qafa: Sjell rritje të kostove për qytetarët
Harta e re gjyqësore do të reduktojë ndjeshëm numrin e gjykatave në vend, por kjo nuk është përkrahur nga pjesa më e madhe e avokatëve. Por përveç zërave kundër, ka edhe pro saj, ku në një intervistë për Report Tv, dy avokatët Ilir Qafa dhe Alban Duraj kanë treguar përfitimet por edhe problematikat e hartës së re gjyqësore.
18 Janar 2022, 19:49 -
Protesta e 8 janarit, Kadilli në Report Tv: Turp e trishtim për të ardhmen! Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën! S'kanë moral, s'janë shpresë për asnjë demokrat
Për Fatbardh Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik. Sipas ij, kjo betejë mes tyre është 'tradhtia' më e madhe që ata po i kanë bërë demokratëve
18 Janar 2022, 18:17 -
Tatimet nisin kontrollet në mars për bizneset që nuk deklarojnë pagat e plota, eksperti Gajo: Aksioni të mos i penalizojë, të analizohen faktorët që kanë çuar në mos deklarimin e pagës
Gajo tha se krahas kontrollit të analizohen edhe faktorët që kanë çuar në këtë lloj deformimi të deklarimit të pagës, në mënyrë që më pas të eliminohen. Sipas Gajos nëse nuk analizohen faktorët, do të vazhdojmë me të njëjtën situatë dhe të njëjta deformime.
14 Janar 2022, 20:04 -
Abetarja e unifikuar, Kushi për Report Tv: Marrëveshja zbatohet vitin e ardhshëm shkollor, dhuratë nxënësve për 110 vjetorin e Pavarësisë! Synojmë unifikimin në gjithë diasporën
Në vitin e ardhshëm shkollor do të zbatohet marrëveshja për unifikimin e abetares mes dy vendeve, Shqipëri dhe Kosovë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se është ngritur grupi i punës dhe po punohet që abetarja t'iu vihet në dispozicion nxënësve dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë s&
14 Janar 2022, 18:58 -
Kushi në Report Tv: Nga viti i ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve online! Do garantohet marrja e dëftesës përmes e-Albania
Në një intervistë për emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se nga viti i ardhshëm regjistrimi i nxënësve në shkolla do të bëhet online. Ndërkohë regjistrimi online është zbatuar këtë vit shkollor për nxënësit e klasave të
14 Janar 2022, 18:57 -
Kushi në Report Tv: Po punojmë për mungesën e ngrohjes në shkolla! Nga viti i ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve online! Synojmë unifikimin e abetares në të gjithë diasporën
Problematika e ngrohjes në shkolla, investimet e parashikuara për vitin 2022, vaksinimi i mësuesve, pedagogëve dhe studentëve kanë qenë fokusi i intervistës me Ministren e Arsimit, Evis Kushi në Report Tv. Kushi bëri me dije se vitin e ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve do bëhet totalisht onine, ndërsa synohet unifikimi abetares në gjithë diasporën.
14 Janar 2022, 18:56 -
Ish-nënkryetar i FRPD Lisandër Hoxha përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së! Hoxha: Ti je turist në PD! Sulaj: U largove se nuk të bëri askush deputet
Një debat ka ndodhur në studion e Report Tv, mes me ish-nënkryetarit të Frymës së re Demokratike dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin. Për Lisandër Hoxhën, Blendi Sulaj është thjesht turist në PD dhe ka marrë rezultatin më t&eu
13 Janar 2022, 19:11 -
Përplasja për selinë, Hoxha: Ne po shkonin në shtëpi, Basha na sulmoi me pluhur të bardhë e gaz lotsjellës! Sulaj: Reaguam për vetëmbrojtje, policia të ndërhynte më shpejt
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, thotë se demokratët janë dhunuar sepse donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Por Blendi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se arsyja e vetme që po ndodh kjo në PD është se një njeri do të marrë partinë që të mbrojë veten e vet
13 Janar 2022, 19:01 -
Rakacolli në ‘Studio Live’: ‘Delta’ dhe ‘Omicron’ variantet dominuese në vend! Po infektohen të rinjtë dhe fëmijët! Të respektojnë masat anti-COVID! Ndryshime në varësi të situatës
Teksa vendi ynë po përballet me shtim të infektimeve dhe masat anti-COVID nuk ndryshohen, Rakacolli tha se nuk është vetëm numri i rasteve të reja që vendos ndryshimin e masave. Ajo theksoi se është ndërthurja me rastet e reja dhe atyre që kërkojnë kujdes spitalor dhe kujdes intensiv, duke mos përjashtuar numrin e viktimave.
13 Janar 2022, 17:29 -
Agalliu në 'Studio Live': Një nga gabimet e humbjes në 25 prill ishte aleanca me një parti të korruptuar si LSI! E vërteta e fotove me Ramën dhe Veliajn
Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka komentuar në Report Tv fotografitë e tij që kanë qarkulluar në media me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka folur edhe për situatën në kampin opozitar. Sipas tij, bashkëpunimi me një parti të korruptuar si LSI-ja ka çuar në humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
12 Janar 2022, 20:46 -
Protesta në PD, Toni Gogu: Dhuna fizike të largohet nga partitë politike, përgëzoj policinë për ndërhyrjen! Mungesa e një opozitë nuk na pengon të shfokusohemi nga punët tona
Protesta e dhunshme e Sali Berishës për të marrë selinë blu, për deputetin socialist Toni Gogu është një sjellje që është e huaj për qënien njerëzore dhe aspak qytetare. I pyetur në lidhje me reagimin e Policisë së Shtetit, Gogu përgëzoj efektivët, dhe theksoi shteti ka për detyrë që të ndërhyjë për të quajtur qetësinë publike.
12 Janar 2022, 18:48 -
Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi
Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.
11 Janar 2022, 21:14 -
Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.
11 Janar 2022, 20:37 -
Mbledhja e PD-së për përjashtimin e Berishës zgjati deri në mesnatë, anëtarja e Kryesisë zbulon arsyen! (S'ka të bëjë me debatet)
Një nga debatet që është përfshirë sot PD është mbi arsyet se përse vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga partia si edhe pezullimi 19 të tjerëve, është marrë në një mbledhje të orëve të vona. Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi ka zbuluar në 'Studio Li
11 Janar 2022, 19:16 -
Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Tërhiqemi përkohësisht nga marrja e selisë
Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.
11 Janar 2022, 18:52 -
Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë
Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.
11 Janar 2022, 18:15 -
Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen
Sipas një raporti të fundit nga INSTAT rezulton se në 10 vitet e fundit asnjë nga 10 emrat më të përdorur në vendin tonë nuk është shqiptar. Pedagogia Elsa Skënderi thotë në Report Tv se shqiptarët kanë prirje për të ‘përqafuar’ emrat e huaj, kjo për shkak të tendencës së viteve të fundit pasi duan të nxjerrin në pah anën europiane.
10 Janar 2022, 20:18 -
Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar
Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.
10 Janar 2022, 18:20 -
Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodhëm rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës
Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në Report Tv, Kollçaku tha se javën e ardhshme nisin punimet për bazën ajrore të Kuçovës.
7 Janar 2022, 20:32 -
Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pamerituara
Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.
7 Janar 2022, 18:10 -
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë
"Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.
6 Janar 2022, 20:08 -
Nard Ndoka në 'Studio Live': 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin, debati merr fund me zgjedhje në parti! Gaba: Në protestë Berisha do krijojë ngjarje dramatike
Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave.
6 Janar 2022, 18:39 -
Nuk shkoi sot në selinë e PD për 'revolucionin paqësor', Çupi në Report TV: Berisha e di që një incident i vogël të ndodh do i vihen menjëherë prangat
Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.
5 Janar 2022, 20:41 -
Deromemaj në ‘Studio Live’: Bashën do e nxjerrim nga zyra, turp nëse ka blinduar PD-në! Çika: Lëvizjet e Berishës për të mbrojtur veten e familjen
Tema e diskutimit këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv ishte situata në Partinë Demokratike. Të ftuar ishin Nebil Çika, ish-kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë dhe delegati i PD në Vlorë, Genc Deromemaj.
5 Janar 2022, 17:36 -
Senatori që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali ekskluzivisht për Report TV: Ja kush përfiton nga marrëveshja
Senatori italian që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, Tommaso Nannicini në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ka treguar me detaje se kush përfiton nga kjo marrëveshje.
30 Dhjetor 2021, 19:29 -
Bushati në Report Tv: PD është ndarë në P dhe D, s'dihet kush është njeri dhe tjetri! Skandali i pagave? Nuk është fundi i botës
Për të folur rreth zhvillimeve politike gjatë vitit 2021, i ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, i cili tha se PD është ndarë në dy pjesë.
30 Dhjetor 2021, 19:03 -
Xhemollari në ‘Studio Live’: Në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, 3500 të bllokuara në 2021! Janë tre elementë kryesorë, ja si mund t’i dalloni
E ftuar në studio ishte inspektorja Ilda Xhemollari nga Inspektorati Shtëtëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Ajo deklaroi se në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, por përqindja më e madhe e tyre janë të sigurta.
29 Dhjetor 2021, 19:00 -
Shqipëria jep energji për Kosovën në fundvit, gazetari: Sa herë jemi në nevojë kthejmë sytë nga vëllai i madh! Përplasjet politike na kanë lënë ku jemi sot, në kaos total
Për të folur rreth krizës energjetike në Kosovë dhe ndihmës së Shqipërisë në këtë fundvit, gazetari Zekirja Shabani tha në Report Tv se kur Kosova është në telashe i kthen gjithnjë sytë nga vëllai i madh.
28 Dhjetor 2021, 20:29 -
Njohja e pensioneve, sindikalistja shqiptare në Itali: Duhet vullnet politik për të çuar marrëveshjen deri në fund! Janë 25 mijë pensionistë çdo vit, asnjë të mos përjashtohet
Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali vitin e ardhshëm. Ky është një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali që do u njihen kontributet e tyre dhe do u unifikohen vitet e punës që kanë kryer në Shqipëri dhe Itali.
28 Dhjetor 2021, 20:29 -
Rikthimi i Metës në krye të LSI? Mehmetaj për Report Tv: Kur të vijë në shtëpinë politike që krijojë do të zhvillohen zgjedhje! Andoni: LSI-së i mungon identiteti
"Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që themeloi, LSI", ishte kjo deklaratë e nënkryetares së LSI Kejdi Mehmetaj në "Studio Live" në Report Tv.
28 Dhjetor 2021, 19:07 -
Floriana Garo: Bashës i kemi lënë afat boll deri më 5 janar që të lirojë zyrën, do bëjmë revolucion paqësor! Vetëm Berisha e nxjerr PD nga gjumi apatik
5 janari është afati i fundit, që Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i thirrur prej Sali Berishës më 11 dhjetor, i ka lënë Lulzim Bashës, që të lirojë zyrën, ndryshe anëtarët e PD-së do veprojnë si një forcë pëmrbarimore, e do nxjerrin kryetarin nga selia
27 Dhjetor 2021, 19:53 -
Basha apo Berisha, kush e merr PD? Frrok Çupi: Çështja ka kaluar në gjykatë, duhen vite për të dhënë vendim! Skandali i pagave tregon raportet e dëmtuara që ka individi me ligjin
Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Çupi tha se çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Lidhur me skandalin e publikimit të pagave, analisti tha se kjo ndodh si pasojë e raportit të dëmtuar që ka individi me ligjin.
27 Dhjetor 2021, 18:25 -
Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.
25 Dhjetor 2021, 13:45 -
Plane për Vitin e Ri? Motin e keni 'aleat'! Meteorologia Bani për Report Tv: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni
Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.
25 Dhjetor 2021, 12:00 -
Bumçi në 'Studio Live': Berisha, kryetar tranzitor i PD për një periudhë 2-3 vjeçare! Basha të krijojë fraksionin e tij në parti
Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka akuzuar Lulzim Bashës se ka pasur si kartë të fortë "masakrën zgjedhore", por në fund nuk bëri asgjë. Për këtë, Bumçi ka renditur në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, edhe arsyet se përse Basha ka hequr dorë nga karta e tij më e fortë përballë qeverisë, e këtu nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi.
24 Dhjetor 2021, 19:24 -
Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar
Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi.
23 Dhjetor 2021, 18:48 -
Boçi në 'Studio Live': Basha të pranojë garën për kryetar të PD, është më i avantazhuar! Ka përballë një kandidat 'Non Grata', ta shfrytëzojë
Partia Demokratike është e ndarë në të Bashës e të Berishës dhe mes akuzave dhe kundërakuzave që vijnë për palët, Luçiano Boçi ka zgjedhur që të mos pozicionohet krejtësisht në një krah, por sjell një opsion për zgjidhje të kësaj situate.
21 Dhjetor 2021, 18:02 -
Mbi 2 mijë kërkesa në javë, drejtoresha Cano shpjegon në Report Tv: Ja si marrin zgjidhje ankesat e qytetarëve përmes Bashkëqeverisjes
Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për funksionimin e platformës. Në 4 vite qeverisje, Cano tha se në platformë kanë mbërritur mbi 143 mijë ankesa nga qytetarët, ku nga të cilat rreth 103 mijë kanë marrë zgjidhje, ndërsa të tjerat janë në proces shqyrtimi.
16 Dhjetor 2021, 22:24