-
Regjistrohen 712 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 2 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 712 qytetarë. Fatkeqësisht dy qytetarë, një 73-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Gjirokastra, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.
16 Gusht 2022, 17:44 -
Regjistrohen 776 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 3 viktima në 24 orë
Në 24 orë e fundit në vendin tonë janë regjistruar 776 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën, krahasuar me një ditë më parë që u regjistrua vetëm 1 viktimë. Si pasojë e infektimit me COVID, ka humbur jetën një 49-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçar nga Kuçova dhe një 75-vjeçare nga Librazhdi.
4 Gusht 2022, 16:49 -
Regjistrohen 979 qytetarë të infektuar me COVID në vend, një viktimë në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 979 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në krahasim me një ditë më parë, që u regjistruan 1207 raste, vihet re një ulje e infektimeve. Fatkeqësisht, një 64-vjeçar nga Saranda nuk mundi t’i mbijetojë infektimit me COVID.
3 Gusht 2022, 18:58 -
Në spitalin Infektiv deri në 10 urgjenca në 24 orë, mes të shtruarve edhe turistë të huaj! Mjekja: Kujdes grumbullimet gjatë sezonit
Spitali infektiv COVID-3 pret deri në 10 urgjenca në ditë. Mes të shtruarve në spital ka dhe shtetas të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për pushime dhe gjatë kësaj kohe janë infektuar.
3 Gusht 2022, 17:21 -
Rriten shifrat e infektimeve me COVID tek fëmijët në Fier, 80% e testeve pozitivë! 15-20 raste me koronavirus në ditë
Në spitalin pediatrik të Fierit ka një rritje alarmante të infektimeve me COVID tek fëmijët. Sipas mjekëve 80% testimeve ditore tek fëmijët rezultojnë pozitivë. Mjekja Pediatre Albana Haxhiu apelon për kujdes të shtuar nga ana e prindërve dhe respektimin e rregullave të mbrojtjes kundër COVID-19.
2 Gusht 2022, 17:53 -
Situata nga COVID, 8 urgjenca në ditë në Spitalin Infektiv, preken më shumë të rinjtë! Mjekja infeksioniste: Asnjë i intubuar
Infektimet në rritje me COVID gjatë sezonit veror në Shqipëri por prekin edhe të rinjtë, por simptomat nuk janë të rënda. Ekspertët thonë se në spitale nuk ka asnjë të intubuar, ndërsa në urgjencën infektive paraqiten mesatarisht deri në 8 autoambulanca.
17 Korrik 2022, 20:35 -
Rriten infektimet me COVID-19, regjistrohen 1563 qytetarë të infektuar në vend, një viktimë në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1563 qytetarë të infektuar me COVID-19. Vihet re një rritje e rasteve, krahasuar me një ditë më parë, ku u identifikuan 1215 qytetarë të infektuar.
13 Korrik 2022, 18:28 -
Shifra të larta infektimesh me COVID, regjistrohen 973 raste të reja në vend! Sërish dy viktima në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 973 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete. Fatkeqësisht një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.
7 Korrik 2022, 16:39 -
COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë
Në Fier dhe Pogradec rritja e numrit të infektimeve ditore me COVID-19 ka shtuar frikën e qytetarëve për prekjen nga virusi. Numri i urgjencave ditore është rritur dhe së bashku me pandeminë po qarkullojnë dhe virozat stinore.
4 Korrik 2022, 22:29 -
Fluks pacientësh në Qendrat Shëndetësore Verore, mjekët: Rastet më të shpeshta alergjitë! COVID-19 prek pushuesit në Shëngjin
Në qendrat shëndetësore verore të ngritura pranë pikave turistike, paraqiten çdo ditë pushues për të marrë ndihmë mjekësore. Për Report Tv mjekët thonë se rastet më të shpeshta janë kur ata kërkojnë shërbim mjekësor për alergjitë, luhatjen e tensionit, djegien për shkak të diellit, por edhe testin anti-COVID.
3 Korrik 2022, 22:05 -
Bien infektimet me COVID, në 24 orët e fundit 549 raste të reja! Në spital marrin trajtim 23 pacientë
Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 1424 testimeve janë identifikuar 549 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërkohë një ditë më parë ishin 617 infektime.
3 Korrik 2022, 16:56 -
Asnjë humbje nga COVID në vend, regjistrohen 46 qytetarë të infektuar në 24 orë
TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 690 testimeve janë regjistruar 46 qytetarë të infektuar.Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
25 Maj 2022, 17:46 -
Asnjë humbje jete nga COVID në vend, regjistrohen 58 qytetarë të infektuar në 24 orë
Situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tinë. Sakaq, 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID.
24 Maj 2022, 18:22 -
Interes i lartë për dozën e 4-t të vaksinës anti-Covid! Mjekja Nazaj: Pandemia s’ka mbaruar ende, për t’u mbrojtur duhet vaksinim
Personat mbi 60 vjeç kanë nisur interesimin për dozën e 4-t të vaksinës. Vetëm në qendrën shëndetësore10, sipas mjekes së familjes Xhentiliana Nazaj, mesatarisht 6 persona në ditë kërkojnë injektimin e saj. Ajo bën thirrje për vaksinim, pasi pandemia ende nuk ka përfunduar
6 Maj 2022, 18:08 -
Bien infektimet me COVID në vend, vetëm 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë
Situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, numri i infektimeve me COVID është ulur, ku vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 60 të infektuar një ditë më parë. Për të 15-ën ditë radhazi, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
2 Maj 2022, 18:07 -
Dy javë pa u shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në vendin tonë, regjistrohen 52 qytetarë të infektuar në 24 orë
Situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa numri i të infektuarve është në rënie. Sot shënohen dy javë pa asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 1.059 testimeve janë regjistruar 52 qytetarë të infektuar me COVID-19.
30 Prill 2022, 17:38 -
Lehtësohen masat anti-COVID, epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvariante të reja që transmetohen më shpejt! Neglizhente grupmosha 18-40 vjeç
Ndonëse Komitet Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësimin e masave anti-COVID, epidemiologët e vënë theksin tek rëndësia e madhe që ka vaksinimi. Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku shpjegoi në Report Tv se qytetarët duhet të vaksinohen pasi në vjeshtë dhe dimër do të përballemi me rritjen e infeksioneve me koronavirus.
26 Prill 2022, 17:43 -
Përhapja e hepatitit tek fëmijët, Bino: Kemi ngritur vëmendjen, deri tani asnjë shenjë shqetësuese
Mjekja Silva Bino ka bërë me dije se në vend, deri më tani, nuk është evidentuar prezenca e virusit të hepatitet te fëmijët, që është përhapur në disa vende të botës. Bino bën me dije se ISHP është në gjendje të identifikoi virusin dhe se është ngritur alerti.
26 Prill 2022, 11:42 -
COVID-19, Bino: Më shumë se 50% e popullsisë mbi 12 vjeç, të vaksinuar ! 93% e punonjësve të shëndetësisë të vaksinuar me 1 dozë
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 12 vjeç e lart. Ajo theksoi po ashtu se 93% e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar me 1 dozë, nd&a
26 Prill 2022, 11:25 -
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të të heqë të gjitha masat anti-COVID, ndërsa në prag të nisjes së sezonit turistik, hiqet detyrimi për certifikatë vaksinimi në pikat kufitare.
26 Prill 2022, 11:05 -
Pandemia e COVID/ Turizmi 'merr frymë', shkurti i këtij viti shënon rritje të numrit të vizitorëve
Turizmi duket se është 'çliruar' nga pandemia e COVID, ku treguesit që kanë lidhje me shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
20 Prill 2022, 12:32 -
Situata e COVID-19, mjekja Aurora Dollenberg për Report Tv: Nënvariantet e Omicron, jo të rrezikshme! Ja kur pritet të vijë fundi i pandemisë
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg foli për variantet e reja të Covid-19 duke thënë se në muajt e verës mund të përfundojë pandemia dhe të kthehet në endemi.
18 Prill 2022, 12:53 -
COVID, Alimehmeti: Faza e rëndë e pandemisë ka ikur, situata gjithnjë e më e qetë! Problem pasojat pas, preken shëndeti mendor dhe memoria
I ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', Alimehmeti u shpreh se varianti që qarkullon momentalisht në vend është BA1, që e konisderoi nëj variant jo të rrezikshëm. I pyetur se çfarë vere na pret. Alimehmeti u tregu optimist.
15 Prill 2022, 13:07