Ekonomi

  • Sipas dr. Gjergji Filipit, Shqipërisë i mbetet shumë për të bërë për të arritur nivele evropiane, madje edhe rajonale. Vlerësimi i Moody's ,e B1, sipas tij, na ve pas Malit të Zi, duke kaluar vetëm Bosnjen.
  • Ndryshimet ne ligj, shtyhet
    16 muaj procesi i kthimit te pronave

    Përballë situatës aspak premtuese në zgjidhjen e problemit 22-vjeçar të pronave, që është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, qeveria përgatiti amendime në ligj, që përfshijnë zgjatjen e afatit deri më 30 prill 2013.

  • Erion Braçe: Qeveria tallet
    me të përndjekurit

    Ka kaluar dje në komisioni parlamentar të Ekonomisë projektligji për disa ndryshime në ligjin për trajtimin financiar të kategorisë së ish-të përndjekurve. Opozita ka kundërshtuar varjantin, duke paraqitur klauzola më të avancuara

  • Moody's: Shqipëria,fuqi e ulët
    institucionale dhe qeverisëse

    Sipas njerës nga tri kompanitë kryesore botërore të vlerësimit të ekonomive të vendeve të botës, Moody’s , niveli i letrave qeveritare me vlerë të borxhit të Shqipërisë reflekton fuqinë e ulët të vendit në fushat ekonomike, institucionale dhe qeverisëe, ndërsa reflekton nivelin e mesëm sa i përket riskut të mundshëm. Kësisoj vendi ynë, përfshihet në zonën që nuk u këshillohet investitorëve të huaj të investojnë.

  • Investimet, kthim prapa në 2005
    Ekspertet: Si duhet te jene politikat

    Për këtë vit, në buxhetin e shtetit janë parashikuar në formën e shpenzimeve kapitale fonde sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm, 7 vjet më parë ishin 4.6 për qind. Flasin ekspertët Selami Xhepa dhe Adriana Berberi, si duhet të jenë politikat.

  • Kthimi i pronave, Tokat e
    “7501”-shit kompensim 100%

    Është hartuar dhe do të kalojë së shpejti në qeveri një tjetër strategji për zgjidhjen afatgjatë të çështjes së kthimit e kompensimit të pronave. Kompensohet 100% edhe prona e zënë me ligjin 7501

  • Qeveria prapëson lejet e ndërtimit
    ndërtuesit do bëjnë kërkesë të re

    Të gjitha ato leje ndërtimi, që janë dhënë nga organet përkatëse para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për planifikimin e territorit do t'u nënshtrohen edhe një herë procedurave të lejes së shfrytëzimit apo të ndërtimit

  • Banka Botërore rikthehet për
    kredinë qeveritare me kushte

    Është rikthyer në Tiranë misioni i Bankës Botërore, që është ngarkuar për negocimin e një kredie të butë për qeverinë shqiptare, me vlerë 200-300 milionë dollarë, si mbështetje për buxhetin.

  • Biletat drejt Jugut
    më të shtrenjta nga e hëna

    Furgonat dhe autobusët e linjave të Jugut kanë vendosur të shtrenjtojnë biletat. Subjektet që operojnë me linja ndërqytetëse nga Tirana drejt Fierit, Vlorës, Tepelenës e Sarandës ankohen se ju ka rënë klientela dhe, ndërkohë, kanë tre vjet që nuk e ndryshojnë çmimin, ndërsa kostoja është rritur ndjeshëm.

  • Tregu i karburanteve
    benzina shitet me 195 lekë

    Në tregjet e huaja, stina e dimrit, kur rritet mjaft konsumi i hidrokarbureve edhe për ngrohje në hemisferën e veriut, shënon gjithnjë rritje, por nivelin aktual të 106.46 dollarëve për një fuçi nafte bruto "ari i zi" e ka arritur si pasojë edhe e tensioneve gjeopolitike, si në Iran, etj.

  • Përgjysmohen shitjet e shtëpive
    9 mld Lekë më pak në Buxhet

    Sipas raportit fiskal për vitin 2011, shitjet e shtëpive dhe apartamenteve në vend janë ulur në masën 49.3%. Nga 10.9 miliardë lekë, që ishin parashikuar të hynin në buxhet nga taksat mbi pasurinë e patundshme, kanë hyrë vetëm 1.9 miliardë lekë.

  • Reshjet, përmirësohen prurjet
    në lumin Dri, vijon importi

    Sipas njoftimeve zyrtare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 258 metra mbi nivelin e detit dhe prurjet e ujit arrijnë në 320 metra kub për sekond. Prurjet në këtë nivel janë më të larta se një ditë më parë, kur shënonin rreth 180 metra kub për sekondë, në pjesën e parë të ditës.

  • Borxhi i brendshëm, Financat
    shesin 100 mln euro bono

    Ministria e Financave njoftoi se ditën e martë të javës së ardhshme, datë 13.03.2012, do të zhvillohet ankandi i bonove të thesarit 6-mujore dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.

  • Dokumenti: Gjithë rrugët
    do të kalohen me pagesë

    Brenda gjashtë muajve, Shqipëria do të pajiset me një strategji për vendosjen e tarifave për të kaluar në të gjitha rrugët nacionale. Këtë e zbulon Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, me anë të një dokumenti, që shpall tenderin për konsulencën lidhur me strategjinë për këtë qëllim

  • Treni elektrik, ringjallet
    projekti i Fatos Nanos

    Për këtë, si dhe për rrugët automobilistike, qeveria i është drejtuar për ndihmë Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, e cila ka shpallur kërkesë për shprehje interesi lidhur me një strategji të rehabilitimit të transportit hekurudhor në Shqipëri.

  • AKEP: Në shtator do të ulim
    tarifat e celularëve në Shqipëri

    Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deklaroi sot se ky institucion ka një skemë, sipas së cilës në shtator të çdo viti rishikohen tarifat celulare.

  • Rusët e serbët duan koncension
    A u ka premtuar qeveria Albpetrolin?

    Kompania gjigande e naftës e Rusisë Gazprom, sëbashku me degën e saj në Serni NIS, ku zotëron 51% të aksioneve, mund t'i kenë vënë syrin Albpetrolit.

  • Doganat: Amnistia mbaron
    nga 1 prilli sanksione

    Duke filluar nga data 1 prill, strukturat e zbatimit të ligjit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të zbatojnë masat e parashikuara në legjislacionin doganor për rikuperimin me forcë të borxhit doganor, si pezullimin e aktivitetit ekonomik, sekuestrimin e vlerave monetare, të llogarive bankare, të mallrave, të pasurive të patundshme dhe të tundshme që i përkasin debitorit ose një pale të tretë garantuese.

  • PS: Albpetroli, aferë gjigande
    Qeveria: Privatizojme puset

    Sipas deputetit socialist Arben Ahmetaj, rezervat shqiptare të naftës vlejnë aktualisht 15 miliardë dollarë me çmimin e tregut dhe këtë pasuri qeveria po ua shet privatëve shumë lirë

  • 2013, vit elektoral me pak
    shpenzime, qeveria shënon rekord

    Deficiti buxhetor duhet të ulet më 2013 në 2.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, deklaroi dje në grupin parlamentar të PD-së kryeministri Berisha, duke shtuar se ky është një kriter që u vendos në traktatin e rifi skal, të nënshkruar nga 25 vende.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv