Opinion
-
30 vjet më parë, më 22 mars të vitit 1992, Partia Demokratike arriti fitoren e saj të parë dhe të fundit në ato përmasa politike në vend.
22 Mars 2021, 10:44 -
Materniteti ku ka lindur 'shpresa' e re e PD
21 Mars 2021, 21:48Një shpresë e re ka lindur për opozitën. Dhe kjo lidhet me rikonstruksionin e Maternitetit të Ri, dhe rindërtimin nga e para të një shtese të tij, ndërtuar vite më parë, dhe dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pamje nga shtesa e prishur e Maternitetit shoqërohen me vajtime pa fund, që nga ata që kujtojnë me nostalgji që kanë lindur aty, të tjerë që kanë porositur poshtë dritareve fëmijën e tyre dhe në fund ata që betohen se do marrin hak për këtë
-
Sinjali i 'koduar' i Ilir Metës, Ramën dhe Bashën i vendos së bashku! Ka nisur tensioni PD-LSI?!
21 Mars 2021, 16:05Në foton e postimit të Metës ishin të dy bashkë: Edi Rama dhe Lulzim Basha, mesazh që tregon qartë një qasje ndryshe të LSI-së në këto zgjedhje, sidomos pas publikimit të sondazheve nga disa kompani, ku bëhet e qartë se mjaft nga mandatet e LSI-së i merr PD-ja.
-
Ilir Yzeiri: Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë
21 Mars 2021, 13:34Vini re diçka. 'Report Tv' dhe 'Shqiptarja.com' kanë treguar me fakte një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në këtë vend që është vjedhja dhe tjetërsimi i ambienteve dhe tokës së ish-klubit 'Partizani', mirëpo e askush prej atyre që shajnë natë e ditë Edi Ramën nuk thotë asnjë fjalë. Është e njëjta sjellje si ajo e intelektualëve dhe kalemxhinjve të Enver Hoxhës që shanin gjithë ditën imperializmin amerikan dhe armikun e brendshëm, por nuk kishin guxim të thoshin një gjysmë fjalë për krimet e Enver Hoxhës.
-
Sa keq që RAI-n nuk e shohim më si dikur
21 Mars 2021, 11:30Të rinjtë e sotëm në Shqipëri, shtëpiaket, intelektualët, edhe pse jo më ne zinxhirët e diktaturës, kanë humbur përqëndrimin dhe vëmendjen ndaj Italisë, ndaj kulturës, artit e spektaklit që ndikoi breza të tërë shqiptarësh, këtij fqinji të rafinuar, zemërgjerë e unik në botën e zhvilluar dhe kulturuar.
-
Mero Baze: Ruhuni nga Vuçiç, kur të sillet si perëndimor!
20 Mars 2021, 22:47Me simbolin e shtetit serb mbi hartën e Kosovës, ai do të tregojë atë që serbët e thonë me zë të lartë dhe në çdo vend pa hezitim, që sipas tyre “Kosova është Serbi”. Ka që prej shekullit të shtatë që e thonë. Është aq i vjetër ky mit dhe aq e konsumuar kjo histori, sa ja dimë të gjithë fundin më 1999.
-
Luljeta Bozo përballë komunistëve blu
20 Mars 2021, 15:46Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.
-
Frrok Çupi: Këta edhe epshet i kanë në duar
20 Mars 2021, 15:32Njeriu nuk ka vetëm duar, madje duart i ka larg, në ekstremet e tij, në fund të krahut. Por ka dy kohë kur duart përdoren para organeve të tjera: Një herë kur janë stinët e të korrave dhe vjeljes; dhe, hera tjetër kur njeriu ngatërron duart me trurin.
-
Sa gënjen o Lulzim, sa gënjen…
20 Mars 2021, 15:26Ka qenë dhe është veçori e kryetarit të opozitës (pasi ata të gjithë janë bërë si ai) që sa herë del në medie, në takimet me “elektoratin”, në takimet me ata që ai i quan “biznesi dhe votuesit e parë”, të gënjejë. Duket sikur nuk jeton dot pa gënjyer.
-
Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës
19 Mars 2021, 21:55Nuk jemi të dënuar të bëjmë ecjen mbrapsht. Ja pra. Këta dy liderë politikë, sot janë kapur përdore dhe kërkojnë të kapin sa më shumë shqiptarë të bëjnë ecjen në të shkuarën, në atë që nuk duam ta përjetojmë më. Një popull që ka kaluar 50 vite dikaturë, që përjetoi emigrimin e dhimbshëm të ambasadave dhe të anijeve, nuk mund ta rinjohë sot vetveten tek dy liderë primitivë.
-
Dy listat e Opozitës së Bashkuar, bonus i hatashëm për Partinë Socialiste
19 Mars 2021, 18:13Deri në ditën e sotme, kemi në dorë vetëm një sondazh me të dhëna për çdo zonë zgjedhore. Kur them zonë zgjedhore kam parasysh 12 zonat zgjedhore në bazë qarku, pra zonat në bazë të të cilave ndahen mandatet e deputetëve.
-
Hipokrizia e Bashës dhe Metës me 'përrallën' e emigracionit masiv: Por votën ua ndaluan me ligj
19 Mars 2021, 17:33Video virale e bisedës telefonike së një vajze të call center-it të PD-së dhe një emigranti shqiptar, nuk është një rast i pandodhur, por një fenomen i rëndë që tregon hipokrizinë e thellë të opozitës në raport me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Përveç mosdijes dhe mospërgatitjes drastike të opozitës për t’ju përgjigjur kërkesave të emigrantëve, gjithsesi PD-ja dhe LSI në gjithë këto vite kanë përdorur një kartë politike siç është ajo e largimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
-
Mero Baze: Përballja Luca – Boçi, është linçim politik, jo fizik
19 Mars 2021, 17:30Gjergj Luca nuk është një ëngjëll dhe as i lehtë për ta pasur mik apo armik. Eshtë një nga biznesmenët më të vjetër të këtyre tridhjetë viteve, dhe më i madhi i industrisë së peshkut në vend. Nuk merret as me tendera nga fondet publike, as me ndërtime, as me trafiqe, por me prodhim ushqimi. është themelues i “Rozafës” dhe ka flotën më të madhe të peshkimit në vend. Tashmë është duke ndërtuar fabrikën e tretë të përpunimit të peshkut në Gramsh pas asaj të Labinotit dhe Librazhdit
-
Hipokrizia e Bashës/ U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!
19 Mars 2021, 16:33Evropa po përballet me valën e tretë të Covid, që ka qenë edhe më fatalja. Për të mos shkuar larg. Mjafton rasti i vendit tonë ku infektimet dhe vdekjet njohën shifra të frikshme dy muajt e fundit që prej shpalljes së pandemisë.
-
Sqarim juridik: Kush shpallet kryeministër nëse PS-PD dalin barazim?
19 Mars 2021, 16:27Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prill pritet të jetë shumë i ngushtë.
-
Matja më e saktë e përqindjeve të përkatësisë fetare qysh nga 1938-ta
19 Mars 2021, 14:27Në vitin 1938, u bë regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ku ndër të tjera u pyet edhe për përkatësinë fetare të secilit (rezultuan 70% muslimanë – sunite dhe bektashinj – 20% ortodoksë dhe 10% katolikë). Për shumë dekada, census i 1938-ës shërbente si pikë referimi për përkatësinë fetare të popullsisë shqiptare, ngaqë ajo nuk ishte hulumtuar gjatë regjimit komunist.
-
AstraZeneca, zonja që mundi Evropën
19 Mars 2021, 12:44Tani duket se lufta mes Evropës dhe vaksinës anglo- suedeze mbaroi: Europa i ra në gjunjë Zonjës që e kishte përfolur dhe mallkuar qysh prej fillimit.
-
Arsyet e provokimeve breshëri në Elbasan, pse Lulzim Basha riaktivizoi planin e 2009-s, kur drejtonte Qarkun?!
19 Mars 2021, 10:32Tensionet politike që po ndodhin ditë për ditë në Elbasan, nuk janë aspak zhvillime që vijnë nga poshtë, pra nga baza e lojtarëve në fushë. Është një strategji e qartë dhe e studiuar me kujdes, duke e kthyer përplasjen si një manovër elektorale.
-
Minxhozi: Shifrat tregojnë se s’janë aleatë, por kundërshtarë
18 Mars 2021, 21:19Sondazhi i institutit Piepoli i të mërkurës në darkë, ishte prova e fundit se ajo që po ndodh sot në garën elektorale të 25 prillit, është një konkurencë e “hazdisur” mes tre palë kuajsh PS-PD-LSI, e jo një garë dyshe, mes qeverisë në njërën anë dhe një opozite të bashkuar në anën tjetër. E vërteta shifrore që po del nga të gjitha sondazhet, vërteton një realitet të heshtur, që PD e LSI bëjnë sikur nuk e shohin dhe kuptojnë: megjithëse shtrënguan duart mes tyre, megjithëse betohen nga mëngjesi në darkë se po luftojnë në të njëjtën llogore kundër Ramës, Basha e Kryemadhi janë duke u kacafytur de facto në terren për vota.
-
Ilir Beqaj: Deklaratat e PD-së në Shkodër, si komunikata paramilitarësh
18 Mars 2021, 20:50E kuptojmë shqetësimin e PD kur shihni që çdo ditë që kalon, njërëzit më pak ju besojnë. Por nuk pranojmë të bëhemi pjesë e baltës tuaj, me hora e luftëra inekzistente. Ne vazhdojmë punën, për ta çliruar Shkodrën nga ju, nga kthetrat e një qeverisjeje badihava prej 30 vitesh!