Sport

  • ​“Të thuash Kosova është Serbi është si të thuash nëna ime është e virgjër”. Kjo deklaratë nuk vjen nga ndonjë shqiptar por nga sulmuesi i njohur suedez me origjinë boshnjake Zlatan Ibrahimoviç.
  • Serbia gjen dronin që valviti
    'Shqipërinë e Madhe' në Beograd

    Droni që futi flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës

  • "AS": Serbia dhe Shqipëria mund
    të përjashtohen nga kualifikueset

    Skuadrat e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë mund të përjashtohen nga eliminatoret për kampionatin europian Francë 2016 pas incidenteve të ndodhura në fushën e blertë të Beogradit. Kështu shkruan gazeta madrilene AS, suke cituar burime zyrtare të UEFA-s.

  • "Ivani i Tmerrshëm" në kërkim për
    dhunën...por policia nuk e ndaloi

    Huligani serb Ivan Bogdanov kërkohet nga policia dhe rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burg pas hyrjes në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. “Ivan i Tmerrshëm” mund të dënohet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg nëse gjykohet për hyrjen në fushë, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

  • Platini: Droni mjet i rrezikshëm
    po sikur të kishte pasur bombë?

    Presidenti i UEFA-s Mishel Platini, në një intervistë për televizionin francez TF1, e ka cilësuar si të rrezikshëm dronin që mbajti të valëvitur flamurin kuqezi në Beograd, pasi sipas tij në mjetin e komanduar mund të kishte edhe një bombë. VIDEO

  • Luan Krasniqi: Krenar për sjelljen
    dhe performancën e djemve tanë

    Ish-boksieri dhe legjenda e sportit shqiptar, Luan Krasniqi, nëpërmjet një postimi në facebook, shprehet krenar për sjelljen e djemve të kombëtares shqiptare. Gjithashtu Krasniqi theksoi se ajo që pa në fushën e stadiumit të Partizanit është turp për nivelin e sportit serb.

  • Videolajm/ Si tolerohen ultrasit serb
    Policia bën sehir përpara Ivan & co. 

    Një video, e publikuar më parë nga Washington Post, zbardh 2 minutat më vendimtare të “Trillerit të Beogradit”. Në video duket haptazi se si tifozët-ultras serb kanë kaluar perimetrin që u lejon “bileta e sport-dashësit”, duke hyrë në fushë, pa u trazuar e pa u ndjekur si nga stjuartët privatë, por edhe nga forcat speciale të policisë. VIDEO

  • Ja provat e dhunës ku mbështetet
    FSHF për t’i kërkuar drejtësi UEFA-s

    Reagon Federata Shqiptare e Futbollit, jep te verteten e saj per perleshjen gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi ne stadiumi e Beogradit. "Qelluan me beton delegacionin shqiptar te kryesuar nga Duka. Autobusi me kombetaren mberriti ne stadium duke u qelluar me gure. Para nxjemjes lojtaret u goditen me sende te ndryshme. Kori i mbi 30 mije tifozeve: Vritni shqiptaret. Gjithcka agresive nga ana e tifozeve serbe".

  • UEFA nis hetimin për serbët dhe
    kuqezinjtë...por harron dhunën!!!

    UEFA ka nisur zyrtarisht procedimin disiplinor ndaj Serbisë dhe Shqipërisë incidentet e regjistruara në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e cila u ndërpre në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, teksa më pas situata agravoi edhe pas fluturimit të flamurit shqiptar me një dron të telekomanduar mbi stadium. 

  • Fotolajm/ Policia serbe kërkon
    dronin...në çantat e kombëtares

    Edhe pse ju desh t’i shpëtonin dhunës së tifozëve serbë, si dhe pritjes për rreth 2 orë në ambientet e stadiumit të Partizanit, kombëtarja shqiptare, i është nënshtruar edhe një kontrolli të imtësishëm në aerportin e Beogradit, i cili mësohet se ka zgjatur rreth 1 orë. FOTO

  • Fotolajm/ Pas Olsit…
    Serbët djegin fanellën e Ramës

    Thirrje raciste, me vdekje, djegia e flamurit të NATO-s dhe dhunë ndaj lojtarëve të kombëtares. Tifozët serb, mbrëmjen e së martës nuk jan mjaftuar me kaq. Këta të fundit kanë djegur dhe fanellën e mesfushorit Valdet Rama. Autorët, përtej këtij gjesti anti-sportiv, kanë dashur dhe të fotografohen të vetëkënaqur, në shkallët e “Partizanit të Beogradit”, me fanellën ndër duar.

  • Duka: Çështja të mos politizohet!
    De Biasi: Dhuna ishte e dukshme!

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Gianni De Biasi kanë komentuar ngjarjen e djeshme si dhe cilat janë pritshmëritë e ekipit tonë kombëtar nga vendimi që UEFA do të marrë lidhur me dhunën në Beograd. VIDEO

  • Ronaldo: Dënoj dhunën në fushë
    Ndoshta dhe ne probleme në Serbi

    Fenomeni i futbollit, Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë, për mediat portugeze, ku i kërkon UEFA-s të reagojë ndaj incidendit të pa precedent gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Numëri 1 i përfaqësueses portugeze shprehet të ketë mbetur tejet i habitur kur ka parë filmimet mbi dhunën që është ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë.
     

  • Jera: Dhunë si asnjëherë në 30 
    vite futboll, na fyen dhe himnin!

    Fatbardh Jera anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF dëshmon për kamerën e A1 Report incidentin e ndodhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Gjatë intervistës së dhënë Jera dëshmon edhe për dhunë të përdorur nga vetë policët dhe ata që ishin përgjegjës për sigurinë e Kombëtares shqiptare. VIDEO

  • Tare: Isha me Olsin në stadium
    nuk e komandoi ai dronin e flamurit!

    Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare aktualisht Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, si dhe ka hedhur poshtë akuzat e mediave serbe për një përfshirje të mundshme të vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në dronin e flamurit të “Shqipërisë së Madhe”.

  • Blatter:Futbolli s'duhet të përdoret 
    për politikë, vendimi më 23 Teto

    Gati 14 orë pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri për shkak të dhunës, vjen edhe qëndrimi i parë nga autoritetet më të larta botërore të futbollit. Presidenti i FIFA-s Josef Blatter ka përcjellë mesditën e sotme mesazhin e fortë se futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Duke reaguar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Blatter shkruan në rrjetin social “Twitter” se dënon me forcë atë që ndodhi në stadiumin “Partizani" të Beogradit.  VIDEO

  • Federata Serbe:Flamuri fyes për
    ne! Lojtarë e tifozët donin ta largonin

    Pas rreth 24 orësh pas ngjarjes në stadiumin e Beogradit mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka reaguar edhe Federata Serbe e Futbollit, e cila nga ana e saj pretendon fitoren në tavolinë.

  • Fotolajm/ Huliganët serbë djegin
    flamurin e NATO..po me atë ç'patën?

    Gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, huliganët vendas, përpara se të valëvitej flamuri ynë kombëtar, kanë djegur në shkallët e stadiumit flamurin e NATO-s.

  • Delegati i UEFA-s: E kemi parë ate 
    që ndodhi, ishte për keqardhje

    Harry Been, delegat i UEFA-s në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë,  ka thënë se situata e djshme  është për keqardhje. VIDEO

  • Misteri i Dronit, e ngritën
    shqiptarët apo serbët

    Atmosfera në stadiumin e Beogradit mbante era barut shumë orë para se të niste ndeshja Serbi-Shqipëri, por shkëndija që shkaktoi shpërthimin ishte Droni që zbriti në fushë me flamurin e Shqipërisë Etnike me fotografitë e Ismail Qemalit e Isa Boletinit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv