Kronikë
-
Ndërmjet Policisë së Shtetit dhe CEPOL, Kolegjit të Policive Europiane, sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi. Ajo i hap derën bashkëpunimit dhe trajnimeve policore në 30 institucione të arsimimit policor në të gjithë Europën. 15 Maj 2013, 19:03
-
Tërmet me magnitudë 3,8
15 Maj 2013, 17:26
në Durrës, nuk ka dëmeTërmet me lëkundje të forta është ndjerë rreth orës 17:15 në qytetin e Durrësit. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit. Deri tani mësohet se nga tërmeti në Durrës nuk ka dëme materiale.
-
Shtyhet sërish gjyqi i Dajtit, Cefa:
15 Maj 2013, 16:33
KLD bëri gjithçka, tani e ka gjykataEdhe sot, gjyqi i Dritan Dajtit është shtyrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Nënkryetari i KLD-së, Cefa, tha: "Eshtë gjykata ajo që ka kompetencën të vendosë për ecurinë e mëtejshme. Nga KLD-ja janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme".(Në foto: Dajti sot në seancë)
-
Vlorë, 37-vjeçarit i merr jetën
15 Maj 2013, 16:01
shpejtësia e madhe e motoritShpëtim Gjinaj teksa po udhëtonte me motorçikletë, humbi kontrollin e mjetit prej shpejtësisë tej normave të lejuara. Ngjarja ka ndodhur në rrugën transballkanike tek rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Çole.
-
Fier, në janar vodhën 3 kg flori
15 Maj 2013, 13:21
në prill grabitën argjendarinë tjetëSipas policisë, autorët e arrestuar janë Niku Dolva, Moren Rrokaj, dhe Naim Dyrmishaj të tre banues ne Fier.
-
FOTOLAJM/ Unaza e Madhe
15 Maj 2013, 12:48
kur rrugët kthehen ne hinkaUnaza e madhe e Tiranës e mbetur përgjysëm, po shkakton probleme të shumta në trafik. E tregon edhe fotoja e postuar nga nje banor i zones së "Komunës së Parisit", ku duket trafiku i rënduar gjatë orëve të mbrëmjes.
-
Shtyhet gjyqi i Ilir Xhakjes, kolegu
15 Maj 2013, 12:45
i Tahirajt nuk pranon të dëshmojëSeanca gjyqësore në ngarkim të Ilir Xhakjes, si të akuzuarin kryesor për ekzekutimin e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj, është shtyrë sërish. Efektivi i policisë, Kastriot Gosturani, i cili shoqëronte kryekomisarin ditën e vrasjes në Katund Sukth të Durrësit, nuk ka pranuar që të japë dëshminë e tij.
-
Çefa: Të zgjidhet çështja e Dajtit
15 Maj 2013, 11:51
masa avokatëve që shtyjnë seancatPas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit për të disatën herë për shkak të mungesës së avokatëve ka ardhur edhe reagimi i Këshillit të Lartë të drejtësisë. Sipas nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa, gjyqtarët duhet të sensibilizohen që procesi të mos dështojë, pasi do ketë penalizime.
-
Zvicër, pesë të arratisur nga burgu
15 Maj 2013, 10:59
mes tyre një shqiptar e një kosovaMediat flasin për një arratisje spektakolare të 5 të burgosurve, dhe njëri prej tyre serbi 45-vjeçar i cili konsiderohet se i përket bandës së njohur ndërkombëtare të krimit, “Pink Panthers”. Kjo bandë kishte grabitur në vitin 2012 stoli dhe orë me vlerë prej 1.3 milionè frangash në Lucern.Arratisja brenda 5 minutash.
-
Durrës, kapen 458 kg marijuanë
15 Maj 2013, 09:40
Në Bari, me kamion frigorifeNjë sasi prej 458 kilogramë marijuanë është sekuestruar mbrëmë në Portin e Durrësit. Droga e fshehur në tavanin e një kamioni frigorifer, kishte destinacion Barin, në Itali.
-
Librazhd, dëmtohen 15 shtëpi
15 Maj 2013, 09:06
nga demontimi i municioneveRreth 15 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht në Komunën Orenjë të rrethit të Librazhdit. Si pasojë e çmontimit të tyre në natyrë, tronditja ndihet edhe në shtëpitë e fshatrave përreth.
-
Nga sot nis regjistrimi online për
15 Maj 2013, 08:39
patentën, shkurton kohënSot mbyllet faza e parë e shërbimit e-Patenta, e cila si fillim është e disponueshme për zyrën rajonale të Tiranës dhe brenda muajit qershor. Ky shërbim do të përdoret nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Inaugurohet në Kashar, portali online për patentat.
-
Tiranë, anglezja kërcënon me thikë
15 Maj 2013, 07:55
shqiptarin, ishte xhelozePolicia e Tiranës ka nisur hetimet në gjëndje të lirë ndaj një shtetasje britanike, e cila kërcenoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar, për motive xhelozie.
-
Rritet numri i martesave për tre
15 Maj 2013, 08:43
muaj, 200 më shumë se në 2012Gjatë tremujorit të parë të këtij viti në Tiranë janë regjistruar 1321 martesa, që rezultojnë rreth 200 më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa kryeqyteti kryeson listën e martesave për këtë tremujor, Shkodra dhe Durrësi janë qytetet që kanë shënuar rënie të shifrës së martesave.
-
Pogradec, betonohen pesë
15 Maj 2013, 07:43
kilometra breg të liqenitInspektoriati i Kontrollit të Mjedisit, i cili ka ushtruar një kontroll ditët e fundit në Pogradec, ka konstatuar një fenomen të rrezikshëm për liqenin. Alarmi, lokalet po shkatërrojnë zonën. Nga Shkëmbi i Linit, deri tek dogana e Tushemishtit është betonuar 5 kilometër.
-
Apartamentet sociale mbahen peng
15 Maj 2013, 07:48
Ndryshuan kriteret e shpërndarjesPlot 97 apartamente, të ndërtuara për familjet e pastreha në qytetin e Korçës, ka dy vjet që mbahen peng. Për ato, kanë aplikuar rreth 1800 familje, ndërkohë që janë hartuar edhe lista konkrete, të cilat kanë ndryshuar disa herë.
-
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj:
15 Maj 2013, 07:20
Grant dhe kredi për të rinjtëMinistri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj mori pjesë dje në ditën e hapur për nxënësit e klasës së nëntë të organizuar në shkollën e mesme profesionale kombëtare në Kamëz.
-
Mbi 50 për qind e farmacistëve
15 Maj 2013, 06:58
mbetës në provimin e shtetitMë shumë se gjysma e të diplomuarve për farmaci që kanë dhënë provimin e shtetit kanë rezultuar mbetës. Kjo gjë u bë e ditur nga kreu i Urdhërit të Farmacistit Arian Jaupllari (foto). Sipas tij 52.8 për qind e atyre që kanë dhënë provimin e shtetit kanë rezultuar mbetës dhe vetëm 47.2 për qind kanë kaluar.
-
Shoqëria Civile: Duhet një plan
15 Maj 2013, 06:53
për mbrojtjen e fëmijëve nga punaDrejtori i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj shprehu nevojën për hartimin e një plani për mbrojtjen e fëmijëve nga puna.
-
Librazhd,sherr me grushte në
14 Maj 2013, 19:28
ankandin për shfrytëzimin e pyjeveDy persona, të cilët merrnin pjesë në këtë ankand, Sh.A. nga Librazhdi dhe A.K. nga Tirana, pasi kanë debatuar, sepse asnjëri nuk “lëshonte pe”, janë zënë me grushte në sallën ku zhvillohej ankandi.