Kronikë

  • Bllokohen në doganën e Kapshticës 10 kamionë, që prej ditës së djeshme. Bllokimi i sistemit kompjuterik të palës greke në doganën e Kapshticës ka detyruar drejtuesit e 10 kamionëve të kalojnë natën në pikën kufitare në pritje të riparimit te defektit.
  • Grekët: Termi "Vorio Epirit" të
    përdoret në deklarimet zyrtare

    Ndonëse të prekur nga kriza e thellë politike dhe ekonomike, Greqia sërish nuk lë jashtë vëmendjes edhe cështjet nacionale. Në përkujtim të shpalljes së deklaratës së pavarësisë së Vorio Epirit 98 vjet më parë, sot është organizuar një aktivitet përkujtimor për këtë datë të shënuar për grekët në Delvinaq disa km larg kufirit shqiptar. (Foto, nga takimi)

  • Pogradec, bie nga pallati
    në ndërtim humb jetën 55 vjecari

    Bie nga pallati në ndërtim ndërsa kryente punimet në objekt një 55 vjecar. Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

  • Linja 110 kV Burrel-Bulqizë
    sulmohet me armë

    OST njofton se në orët e para të mëngjezit të ditës së hënë, rreth orës 01.15, është dëmtuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar përcjellësi i linjës 110 kV Burrel-Suç-Bulqizë. Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet e Suçit, Bulqizës, Vajnikut dhe të Peshkopisë, të cilët furnizoheshin nga kjo linjë.

  • Ministria ndan licensat
    50% e përmbaruesve tani privatë

    Që sot 50% e përmbaruesve do të jenë privat. Ministria e Drejtësisë ka shpërndarë sot licensat për 47 permbarues privatë.  Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi kerkoi përgjegjshmëri nga përmbaruesit, pasi kjo është e rëndësishme për rritjen e besimit të publikut te drejtësia.

  • Titujt e pronësisë, PD rrëzon
    amendimet e Fatmir Mediut

    Komisioni i ligjeve miratoi vetëm më votat e demokratëve projektligjin e qeverisë “Për njohjen e titujve të pronësisë”. Por, në variantin përfundimtar nuk janë përfshirë propozimet e ministrit Fatmir Mediu. Ai i kishte propozuar Kuvendit të mos shpërndajë tapi në masë, por vetëm subjekteve që disponojnë certifikatën e përdorimit të tokës.

  • Bulevardi i kryeqytetit
    prezantohen sërish dy projektet

    Janë riprezantuar sot dy projektet finaliste për zgjerimin e Bulevardit të kryeqytetit si dhe rehabilitim e lumit Tirana. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se projekti i Bulevardit është më madhori që kryeqyteti po harton për veten e tij në këto vitet e fundit. Pritet qe projekti fitues te shpallet diten e merkure.

  • Parlamenti i ri,arkitekti
    vjenez: Gati pas 4 vjetësh

    Në një intervistë në numrin e sotëm të gazetës austriake “Wirtschaftsblatt”, arkitekti Worf Prix i përzgjedhur nga qeveria shqiptare ka zbuluar disa prej detajeve të projektit. Prix thotë se kompleksi i ri parlamentar do të jetë gati pas afro 4 vjetësh dhe do të ketë një vlerë prej afro 100 milion eurosh. (Në foto: Boceti i fitues për kompleksin e ri parlamentar)

  • Fier, tentojnë të vjedhin
    plagosin me thikë bariun

    Plagoset rëndë me thikë bariu gjatë një tentative vjedhjeje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e qutjaur ‘Kthesa e Visokës’ në Patos, kur disa persona kanë qëlluar disa herë më thikë 22 vjecarin Sajmir Buzi, ndërsa ky i fundit ruante bagëtitë në një stan.

  • Debitorët në bujqësi, ministria nis
    sekuestrimin e subjekteve

    Në fshatin Ndroq të Tiranës është bërë ndërhyrja e parë nga inspektorët e AZHBR-së, ku dhe është sekuestruar një linjë të përpunimit të vajit të ullirit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka nisur gjatë kësaj jave sekuestrimin e makinerive, serave dhe linjave të përpunimit të subjekteve, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare në këtë agjenci.

  • Vrasja e Rizik, gishti drejtohet
    te Zallajt, verifikime në Kosovë

    Mesditën e së premtes hetuesit nisën një kërkesë për sigurimin e tabulateve telefonike të disa aksionerëve dhe drejtuesve të kompanisë. Gati 10 ditë para vrasjes Anwar Rizik ishtë takuar me një përfaqësi e banorëve të fshatit Zallë për të zgjidhur konfliktet që kishin me këta banorë.
    Vrasja e Palestinezit, 1.5 mln euro për të eliminuar ortakët

  • Kapet trafikanti i armëve
    në kufirin Shqipëri-Kosovë

    Kapet në kufi me 9 pistoleta, ndërsa vinte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Policia e Kukësit ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës shtetasin Pjetër Vokrri ndërsa në automjetin e tij tip “Benz “ me targë, MR 0954 A, u gjetën 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë.

  • Stop Homofobisë: Flije
    mendjen, disa njerëz janë gay

    Aleanca Kundër Diskriminimit çel sot aktivitetin e parë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Në orën 18.00 në Sheshin “Nënë Tereza” aktivistë të LGBT, përkrahës të kësaj kauze, të rinj dhe të reja do të nisin një marshim përgjatë Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' me sloganin: Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay.

  • Ligjet mbi Drejtësinë, Berisha:
    Bashkëpunim me opozitën

    Qeveria shqiptare është e vendosur për pavarësinë e gjykatave në vend dhe do të bashkëpunojë me opozitën për miratimin e ligjeve të rëndësishme që i përkasin sistemit të drejtësisë. Pohimi erdhi sot pasdite nga Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjykatave të Larta që u zhvillua në Tiranë.

  • Temperaturat e larta, qytetarët
    e Tiranës i drejtohen pishinave

    Edhe pse sezoni veror nuk ka filluar zyrtarisht, qytetarët e Tiranës ndryshe nga ata që kanë preferuar të zgjedhin detin për të kaluar një fundjavë të bukur dhe argëtuese, kanë zgjedhur pishinat e kryeqytetit për të kaluar disa orë relaksuese.

  • Tiranë: Makina në trotuar vdes
    shitësi ambulant, 3 plagosen

    Një shitës ambulant, Gëzim Keçi ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasditen e sotme në Tiranë pasi një automjet tip fuoristradë është përplasur me një pemë duke e hedhur atë përtokë. Mësohet se pema e rrëzuar ka zënë poshtë viktimën. Ngjarja ka ndodhur në zonën Shkollës së Bashkuar. (Pamjet nga vendngjarja)

  • Fier, dyndje në Urgjencë
    Mjekët nuk orientojnë qytetarët

    Rritet numri i rasteve që paraqiten në Urgjencën e spitalin rajonal të Fierit. Mjeku i urgjencës, Ermal Sina, pohoi se mungesa e orientimit të qytetarëve nga ana e mjekëve të familjes drejtë specialistëve ka sjellë që shumica e të sëmurëve të drejtohen në urgjencë edhe në rastet kur nuk është e nevojshme.

  • Pastrim parash me tokat në
    Golem: si u morën 12 dynymë

    Nikoll Felaj dhe topografi Fatmir T., kanë falsifikuar hartën topog rafike, duke arritur të tjetërsojnë një sipërfaqe prej 12 dynym në zonën turistike të Golemit. Toka pasi është marrë, është shitur menjëherë nga i pandehuri Nikoll Felaj, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

  • Krerët e Gjykata të Larta
    të Europës takohen në Tiranë

    Zhvillohet në Tiranë konferenca e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Punimet e konferencës do të përshëndeten nga presidenti Bamir Topi, ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu, etj.

  • Fuoristrada përplaset me trajlerin
    një i vdekur, dy të plagosu

    Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Një fuoristradë u përplas me një trajler duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të fuoristradës, 21 vjecarit Ervin Xhixha, ndërsa dy personat e tjerë, pasagjerë të këtij automjeti kanë mbetur të plagosur. Policia shoqeron drejtuesin e trajlerit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv