Kronikë
-
Janë arrestuar sot, autorët e vjedhjes së 400 metrave kabllosh elektrike, që furnizonin fshatin Kapinovë të Beratit. Dy 22 vjeçarë, Vesel dhe Lulëzim Ballo, të dy banorë të Kapinovës, kanë qënë autorët e vjedhjes. 21 Shkurt 2013, 16:09
-
Liroi Ilir Xhaken, Tabaku del në gjyq:
21 Shkurt 2013, 16:12
Të përjashtohet KrasniqiI shkarkuar pak kohë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve në profesionin e gjyqtarit, duke çuar në lirimin e Ilir Xhakes, Neritan Tabaku del për herë të parë publikisht para drejtësisë. "Të përjashtohet gjyqtari Bujar Krasniqi, ka konflikt interesi".
-
Shkodër, goditet me levë në kokë
21 Shkurt 2013, 15:39
drejtori i Postës/FOTODrejtori i Postës së qytetit të Shkodrës, Shkëlzen Berisha, (foto) është goditur me levë në kokë, nga dy persona, që kanë qënë duke e pritur të hynte në banesën e tij. Ai është jashtë rrezikut për jetën; Policia po heton për të kapur autorin e shpallur në kërkim dhe zbuluar arsyet e sulmit.
-
Matura shtetërore, AKP: Këtë
21 Shkurt 2013, 15:07
vit formulari do plotësohet onlineFormulari A1, që do të plotësohet nga maturantët për t’u regjistruar në Maturen Shteterore 2013, është gati. Ministria e Arsimit konfirmon se ky formular është hartuar dhe po punohet për hedhjen e tij në sistemet kompjuterike.
-
21 Janari, një tjetër i pafajshëm
21 Shkurt 2013, 14:07
Apeli i heq akuzat IT të QeverisëGjykata e Apelit i ka dhënë pafajësinë sot, Armando Kasajt, Shefit të IT-së së kryeministrisë, që u akuzua për fshirjen e pamjeve të protestës së 21 janarit nga serveri i kryeministrisë. Vendimi për pafajësinë e tij u dha nga gjyqtari Lefter Jaho.
-
Tiranë, kapen 100 kg kanabis,
21 Shkurt 2013, 14:43
arrestohen tre personaKapen 100 kg kanabis në Tiranë nga policia e kryeqytetit arrestohen në flagrancë 3 shtetas në rrugën «Irfan Tomini». Gjatë kontrollit në automjet, atyre iu gjetën 4 thasë me 50 pako me bimën narkotike të llojit kanabis.
-
Rrëzohen nga skela, plagosen
21 Shkurt 2013, 14:29
2 punëtorë në Sauk e YzberishtAksidentet janë shënuar përkatësisht në një pallat në ndërtim në Yzberisht të Tiranës dhe në lagjen e Saukut ku gjatë ndërtimit të një shtëpie punëtori Hamdi Gega 45 vjeç ka humbur kontrollin duke rënë nga skela në dysheme.
-
Seanca, Dritan Dajti gjyqtarëve:
21 Shkurt 2013, 14:20
Pse i dërgoni letër Sali BerishësPlot 195 herë është shtyrë gjyqi në ngarkim të Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen 4 efektivave policorë gjatë një shkëmbimi zjarri në Durrës në gusht të vitit 2009. Në seancën e sotme gjyqësore Dajti ka kërkuar llogari nga trupi gjykues, për letrën dërguar kryeministrit Berisha për vonesat e gjata në gjyqin në ngarkim të tij.
-
Aksi Korçë-Leskovik, makina
21 Shkurt 2013, 13:52
bie në humnerë, një i vdekuNjë furgon pasagjerësh ka rënë në humnerë në aksin Korçë-Leskovik sot në mesditë, për shkak të ngricës në rrugë. Mësohet se drejtuesi i mjetit, Bujar Ajazi, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri është plagosur lehtë.
-
Ambasadori britanik: Zgjedhjet
21 Shkurt 2013, 12:59
e dyshimta kthejnë pas integrimin
Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon deklaron se tre ligjet janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që duhet të përmbushë Shqipëria për procesin e integrimit. Ai nënvizon se zgjedhjet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
Drejtori i Metalurgjikut shpallet
21 Shkurt 2013, 12:40
në kërkim, arrestohen 2 vartësitShpallet në kërkim nga policia e Elbasanit, drejtori i Ndërmarrjes së Përpunimit të Çelikut, Ilir Robi si dhe arrestohen, në orët e para të mëngjesit, falë operacionit “Traversa”, magazinieri Tosi Muda dhe shoferi Albert Pepa për vjedhje dhe korrupsion.
-
Nga Italia në Angli për 5 mijë euro
21 Shkurt 2013, 10:54
kapet banda e trafikut klandestinNjë paketë gjithëpërfshirëse udhëtimi dhe dokumente false ishte ajo, që një bandë italo-shqiptare iu ofronte shqiptarëve për të emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet Italisë.
-
VIDEOLAJM/21 Janari, pas
21 Shkurt 2013, 10:39
lirimit Llupo në rrugët e TiranësI përfolur si i larguar nga kryeqyteti direkt pas lirimit të tij nga gjykata e Tiranës, në 7 shkurt 2013, nga burgu 302, ish-gardisti ishte në orën 09.55 në rrugën që kalon nga komisariati numër 1 në Tiranë. (Foto: Agim Llupo sot në Tiranë)
-
Tiranë, zjarr në një banesë, një
21 Shkurt 2013, 10:13
fëmijë probleme në frymëmarrjeNjë zjarr ka rënë në katin e tretë të një pallati në rrugën “Shyqyri Ishmi”, shumë pranë tregut elektrik. Ka pasur persona në banesë. Njëri prej fëmijëve, të familjes ku ra zjarri ka pasur probleme me frymëmarrjen. Pas ndihmës së parë mjekësore fëmija është më mirë. (Foto: Nga vendi i ngjarjes)
-
Denoncimi/ Pranvera Hallvazhiu:
21 Shkurt 2013, 06:10
Pas 30 vjetësh punë, më flakënE pushuara nga puna tregon se si i “zunë pritë” Imamit e Spahiut: Na premtuan se do në kthenin një përgjigje dhe do ta takonin me drejtorin tonë, por na gënjyen
-
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
21 Shkurt 2013, 06:00
pushon nga puna 37 inxhinierëBëhet fjalë për specialistë, mekanikë apo inxhinjerë, të gjithë pjesë e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve, pjesë e këtij institucioni. 37 persona, nga 54 qe ka kjo drejtori, janë njoftuar për largimin me një njoftim të ngjitur në murët e zyrave ku punojnë.(Foto: Arben Imami)
-
Vendoset semafori te
21 Shkurt 2013, 05:50
rruga “Dritan Hoxha”Në një prej akseve më problematikë të kalimit të qytetarëve, në rrugën “Dritan Hoxha” është vendosur një semafor. Ky aks rrugor ishte kthyer në një problem shqetësues për banorët dhe burim i shumë aksidenteve, me pasojë humbje jetë njerëzish.
-
Shtatzënia e Flories, Familjarët: U
21 Shkurt 2013, 05:40
përdhunua në Austri, Floria: S'e diProkurorët e rastit “Florije Peçi” nisin marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen. 22-vjeçarja nuk ka mundur të japë asnjë indicie të rëndësishme për hetimet për shkak të gjendjes së saj mendore. E motra dhe i vëllai, Erida dhe Gazmend Peçi, kanë këmbëngulur se përdhunimi ka ndodhur në spitalin austriak.
-
Makina përplas motorin te
21 Shkurt 2013, 03:50
piramida, plagoset një vajzëRreth orës tre të mëngjesit ka ndodhur një aksident në Tiranë te kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” me bulevardin dëshmorët e kombit, te piramida.
-
Tiranë, 7 të plagosur nga përplasja
20 Shkurt 2013, 23:00
e automjeteve në 2 aksidenteDy aksidente kanë ndodhur në kryeqytet në një hark të shkurtër kohor. Në Kombinat përplasen 3 makina, duke mbetur të plagosur 6 persona. Ndërsa disa orë më vonë si pasojë e përplasjes së makinës me një motor ka mbetur e plagosur drejtuesja e motorit, një 25-vjeçare në bulevardin kryesor të Tiranës.