Kronikë
-
Premtimi i kryeministrit Berisha se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, do të bëjë kurban një mijë qingja dhe një mijë deshë, duket se është paksa i pamundur. Kjo pasi, sipas specialistëve, kjo nuk është koha kur mund të gjenden qingja, pasi nuk është sezoni i tyre. 18 Nëntor 2012, 10:24
-
Dekori, Basha heq "shkumën e
18 Nëntor 2012, 10:08
rrojes", PS: Duam transparencëKëtë 100-vjetor të Pavarësisë, bashkia e Tiranës do të harxhojë shuma marramendëse për dekorin. 50 milionëve lekë të reja që do të dalin buxheti i bashkisë, do i shtohen edhe 16 milionë lekë të reja të akorduara nga qeveria. Këshilltarët socialistë i kërkojnë transparencë bashkisë si do të përdoren këto lekë dhe kush është firma që e ka fituar tenderin.
SONDAZH / Ju pëlqejnë zbukurimet e Bashkisë së Tiranës për 100-vjetorin e Pavarësisë? -
Lezhë, mosfunksionimi i
17 Nëntor 2012, 20:05
hidrovorit të Tales lë tokat nën ujëMosfunksionimi i hidrovorit të Tales prej 3 javësh ka lënë nën ujë 500 ha tokë bujqësore shtëpi e rrugë në disa fshatra të Lezhës. Jetesa e banorëve është vështirësuar së tepërmi, ndërsa në mungesë të ndihmës ata po përpiqen të përshtaten me situatën.
-
Mat, arrestohet 18-vjeçari pasi
17 Nëntor 2012, 19:42
plagosi me armë 3 personaMbrëmjen e sotme policia e Matit ka arrestuar Sabah Mustafa Nuzi pasi në datë 16.11.2012 në qytetin e Burrelit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë duke plagosur Arbër Xhavit Mata, 34 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, Martin Gjokë Rica 18 vjeç, banues në fshatin Bushkash të rrethit Mat, Gjokë Gjin Rica 53 vjeç, banues në fshatin Bushkash të Rrethit Mat.
-
Gjykata e Tiranës:1 mld lekë gjobë
17 Nëntor 2012, 16:54
CEZ-it nëse ndërpret energjinëGjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.
-
Tiranë, Ceka kundër Bashës:
17 Nëntor 2012, 14:39
Mos hiq emrin “Avni Rustemin”Propozimi i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) për t’i vënë emrin “Çamëria” sheshit që aktualisht mban emrin e një prej figurave më të njohura të historisë sonë, Avni Rustemit, ka sjellë përplasje. Historianët apelojnë për kujdes në vendime të tilla, ndërsa PDIU thotë se nuk ka propozuar shesh konkret.
-
Berat, masakrohet 63-vjeçari
17 Nëntor 2012, 20:50
dyshohet hakmarrje për të birinKufoma e 63-vjeçarit të vrarë u gjet paraditen e sotme në aksin Drobonik-Berat. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv A1 Report se “Trupi është gjetur në tre copa të prera dhe të mbështjella me plasmas, të hedhura në afërsi të një lapidari në anë të rrugës, në periferi të lagjes Goricë”. Ende nuk i është gjetur koka.
-
Tiranë,veteranët: Nuk ndryshon
17 Nëntor 2012, 11:46
historia, e shkruam me gjakKryeqyteti i Shqipërisë festoi sot 17 Nëntorin, ditën e çlirimit nga trupat nazifashiste 68 vjet më parë. Opozita dhe veteranët e luftës nacional Çlirimtare homazhe pranë bustit të Ushtarit të Panjohur. Bashkia homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
-
Basha i heq emrin
16 Nëntor 2012, 11:11
sheshit ‘Avni RustemiSheshi te Pazari i Ri, i cili mban emrin e Avni Rustemit, atentatorit të Esat pashë Toptanit, tashmë do të quhet sheshi "Çamëria". Vendimi do të kalojë në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak të Tiranës, që do të mbahet me datë 20 nëntor.
-
Mbreti Zog prehet në Shqipëri
17 Nëntor 2012, 14:00
Nishani, Jahjaga:Detyrim moralMe të shtëna topi e nderime eshtrat e Mbretit Zog u varrosën sot në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore të ngritur në Tiranë. Në Pallatin e Brigadave dikur Pallati Mbretëror u zhvilluan homazhe nga personalitete më të larta të vendit, por dhe nga Kosova.Kryeministri: Ndonjë që ka frikë nga eshtrat e monarkut ka mbetur nën lëkurën e Enverit.
Sulejman Gjana:Varri i Ahmet Zogut më i vizituar
Një varr në atdhe- nga Afrim Krasniqi
Dje arkivoli mbërriti në Atdhe FOTO/VIDEO -
Përgjimet e policit për drogën:
17 Nëntor 2012, 07:46
Veproni kur t’iu them unëZbardhen detajet e hetimit nga SHKB-ja ndaj specialistit të antidrogës Anoril Cani. Si u lidh me trafikantët gjatë kohës që punonte te sektori i përgjimeve. Dyshohet se Cani ka dekonspiruar 4 hetime për trafik. ( Foto: Anoril Cani)
U kap me 8 kg kokainë dhe 52.3 kg heroinë -
Itali kapet shqiptari me gjysëm
17 Nëntor 2012, 07:15
kg heroinë të pastër në makinëNë momentin e arrestimit 22 vjeçarit iu gjetën në makinë 520 gram heroinë e pastër me vlerë 5 mijë euro por pasi ajo të shitej do të vlente dyfishin.
-
Kunati i Berishës në biznesin e
16 Nëntor 2012, 15:46
restaurimeve, zbardhen tenderatZbardhen dokumentet që vërtetojnë angazhimin e kunatit të kryeministrit në biznesin dhe tenderat e restaurimeve në qytetin e Gjirokastrës. Kompania “MARTINI shpk” në pronësi të Agim Ramajt rezulton pa përvojë në fushën e restaurimeve dhe ndryshoi statutin e saj vetëm në vitin 2007. (Në foto: Shtëpia e Babametove në qytetin e Gjirokastrës, pas rikonstruksionit).
-
Tiranë, makina përplas për
16 Nëntor 2012, 20:46
vdekje këmbësorin afër "Misto Mames"Një person ka humbur jetën, pas një aksidenti rrugor mbrëmjen e sotme afër “Misto Mames” në zonën e ish-Kombinatit në kryeqytet.
-
Greqi, 3 shqiptarë e 3 grekë në
16 Nëntor 2012, 17:40
pranga për vrasjen e një farmacistiPolicia greke ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së një farmacisti, në 13 korrik të këtij viti, në një zonë të Athinës. Autorët janë gjashtë persona, tre shtetas shqiptarë dhe tre shtetas grekë, të cilët janë arrestuar dhe kanë pranuar autorësinë e vrasjes. (foto ilustruese)
-
Lezhë, Ezeli 7-muajsh me
16 Nëntor 2012, 17:13
sëmundjen e rrallë të plakjesKy është Ezeli fëmija 7 muajsh nga Lezha, i cili është i prekur nga sëmundje e rrallë që e bën atë të duket si një i moshuar. Sindrioma Gliford Progeris është një sëmundje që prek një në katër milion fëmijë në botë dhe ndoshta përbën rastin unik në vendin tonë.
-
Avokati i Popullit reagon ndaj CEZ:
16 Nëntor 2012, 16:47
Uji, e drejta themelore e jetësAvokati i Popullit, Igli Totozani reagon në lidhje me situatën e sotme, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ujësjellësit e disa qyteteve në vend, nga kompania CEZ Shpërndarje
-
Tepelenë, s'pagoi një faturë telefoni
16 Nëntor 2012, 12:06
37-vjeçari e përplas me makinëNjë 37-vjeçar nga qyteti i Tepelenës është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë duke e përplasur me makinë një 22-vjeçar, pasi ky i fundit nuk kishte paguar një faturë të një numri me kontratë.
-
Sulejman Gjana: Varri i
16 Nëntor 2012, 11:25
mbretit Zog, më i vizituariINTERVISTA/ Eshtrat e mbretit Zog do të varrosen pranë pjesëtarëve të vdekur të Familjes. Mbretërore në Mazoleumin që është bërë gati nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe ai do të jetë vendi më i vizituar në Tiranë, thotë në intervistën për "Shqiptarja. com", Sulejman Gjana.
-
Drogë nga Shqipëria drejt Holandës
16 Nëntor 2012, 10:54
pranga 4 shqiptarëve e dy grekëveNjë operacion i madh antidroge është zhvilluar ditën e djeshme nga policia greke, duke bërë të mundur ndalimin e 422 kilogramëve marijuanë dhe heroinë, e cila ishte nisur nga Shqipëri. Sipas policisë, droga kishte destinacion Holandën.