Kronikë
-
Banorët e fshatit Drenovë në Ballsh janë mbledhur para nën stacionit elektrik në shenjë proteste ndaj ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike nga Cez shpërndarja. Prej një jave një pjesë e Ballshit, ndër ta edhe konsumatorët që kanë paguar faturat elektrike, ka mbetur në errësirë pas dënimit kolektiv nga ana e Cez-it. (Foto arkiv) 29 Gusht 2012, 20:59
-
Vlorë, kapet një tjetër grua
29 Gusht 2012, 20:02
korriere me 500 gr kokainëTentoi të kalonte kokainën nga porti i Vlorës drejt Italisë, por është zbuluar gjatë kontrollit fizik. Bëhet fjalë për shtetasen, Lizheta Zharra 59 vjeç, e cila u arrestua nga policia, teksa po hipte në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Kokainën e fshehu në të brendshme. (Foto ilustruese kokaine dhe porti i Vlorës)
Itali, shqiptari me 1 ton droge
3 vajza të tjera u kapën me heroinë në Durrës
Sot u kapën 281 kg drogë në Durrës e Gjirokastër -
Finiq, zjarri rrezikon Parkun
29 Gusht 2012, 17:03
Arkeologjik dhe një depo armëshVijon zjarri në pyjet e Finiqit në Sarandë, e megjithatë asnjë forcë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendngjarje. Fotot e sjella në redaksinë on-line nga drejtoresha e të përditshmes SHQIPTARJA.com, Anila Basha, rreth orës 16:15, tregojnë përhapjen e flakëve të zjarrit pranë një depo armësh. Një person u arrestua.
VIDEO - Alarmi i shoqërisë civile FOTO-VIDEO, NASA: Si po digjet Shqipëria dhe Ballkani -
Pranga hajdutit serial, vidhte
29 Gusht 2012, 16:03
banesa në Vlorë, Fier e TiranëPolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga një hajdut serial banesash. 30 vjeçari Bledar Selmanaj akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë, Vlorë dhe Fier. Kanë qenë forcat e komisariatit numër 1 të Tiranës, që falë një pune operative kanë mundur të identifikojnë dhe bashkëpunëtorët e Selmanajt. (Foto ilustruese)
-
Librat shkollorë, romët i blejnë
29 Gusht 2012, 15:19
s'i jepet faturë për rimbursimNdryshe nga sa është udhëzimi i ministrisë së Arsimit, librat shkollorë po shiten pa faturë tatimore. Që do të thotë se prindërit, që janë klasifikuar në disa shtresa sociale të veçanta, nuk do të mund të përfitojnë rimbursim për vlerën e paguar.
-
Aksidentet, bilanc lufte, deri
29 Gusht 2012, 15:03
në korrik 187 viktimaAksidentet rrugore në vendin tonë vazhdojnë të thyejnë rekorde. Grafiku i tyre shënon rritje drastike, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës, ku numri i personave të përfshirë në aksident vetëm gjatë muajit korrik 2012 ka arritur në plot 282, nga të cilët 49 prej tyre nuk u kanë mbijetuar plagëve të marra.
-
Zjarret në Pukë përparojnë drejt
29 Gusht 2012, 14:07
Mirditës, riaktivizohet në KorçëVazhdojnë të jenë aktive dhjetra vatra zjarri në verilindje të vendit në Pukë, Mirditë. Ndërsa në juglindje, në parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë sot në mesditë era e fortë riaktivizoi 3 vatra zjarri.
FOTO/VIDEO - NASA: Si po digjemi
Dje, parqet kombëtare dhe zonat arkeologjike në rrezik
S'ka para për shuarjen e flakëve -
Gjirokastër, vjen nga Greqia të
29 Gusht 2012, 13:43
vajtojë të shoqin, grabitet në varrezaNgjarja ndodhi në varrezat e fshatit Xarrë të Sarandës, ku Vasiliqi Puriqi, 65-vjeç, emigrante nga fshati Mursi, është dhunuar e grabitur nga dy adoleshentë.(Në foto, lekët e grabitura nga të rinjtë të sekuestruara nga policia)
-
Nisin regjistrimet në gjimnaze
29 Gusht 2012, 09:03
fluks kërkesash për kopshteRegjistrimet vazhdojnë deri më datë 9 shtator. Ndërkohë që drejtoria arsimore e Tiranës është mbipopulluar këto ditë, nga prindër të shumtë që shkojnë të regjistrojnë të vegjlit e tyre në kopshtet publike.
-
Kapen 281 kg drogë në 2
29 Gusht 2012, 08:28
operacione, Durrës e GjirokastëPlot 281 kg lëndë narkotike u arrestuan nga policia në dy operacione të ndryshme. Droga u sekuestrua në dy operacione të ndryshme, në Durrës e Gjirokastër. Droga kishte destinacion Greqinë e Italinë.
Kater dite me pare u kap 8 kg heroine -
Milot, tentojnë të grabisin familjen
28 Gusht 2012, 22:19
kosovare, arrestohen në flagrancëDy persona tentuan të grabisin me armë dhe maska një familje kosovare, e cila lëvizte me automjet në rrugën e Kombit në Milot. Sipas korespondetit të Shqiptarja.com, Julian Hila, policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve Damjan Prela dhe Ervis Alia.
-
Zjarret, parqet kombëtare dhe
28 Gusht 2012, 21:50
zonat arkeologjike në rrezikSituata e zjarreve në pyjet e vendit, vijon të mbetet problematike. Edhe pse disa prej vatrave janë shuar, shumë prej tyre janë ende aktive. Shqetësim mbeten rastet kur flakët kanë përfshirë parqe kombëtare apo kanë kërcënuar zona arkeologjike. Të dhënat e fundit të MB japin në total shifrën për 31 vatra aktive zjarri dhe për vënien nën kontroll të disa të tjerave.
-
Edhe Elbasani miraton 'largimin'
28 Gusht 2012, 17:53
e lojërave të fatit në periferiBashkia e Elbasanit kërkon të ndjekë shembullin e asaj të Kryeqytetit në lidhje me zhvendosjen ne një zonë të caktuar periferike të qytetit të lojërave fatit. Propozimi, që gjeti miratimin e palëve në Këshill, erdhi nga vete kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini.
-
Hysni Burgaj i ashpër me policët:
28 Gusht 2012, 17:03
Kush s'vepron do të ndëshkohetDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, me strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ngriti një sërë vërejtjesh ndaj tyre duke kërkuar shërbim të shpejtë, efikas dhe profesional për qytetarët dhe vlerësimin e çdo shqetësimi të ngritur prej tyre.
-
Ligji antiduhan, zbatueshmëria
28 Gusht 2012, 16:03
në Korçë ende në fazën fillestareZbatueshmëria e ligjit antiduhan në Rajonin e Korçës mbetet ende në fazën fillestare. Në mjediset publike dhe kryesisht në lokale, pihet duhan pa asnjë lloj kufizimi. Nuk janë vetëm të rriturit ata, të cilët konsumojë duhan, por kjo vihet re gjithnjë e më shumë tek fëmijët si dhe adoleshentët.
-
S'ka para për shuarjen e flakëve
28 Gusht 2012, 14:01
fondi rezervë u shpenzua për KESHVatrat e shumta të zjarrit nga veriu në jug kanë rikthyer situatën emergjente në qeverinë shqiptare, pas atyre të përmbytjeve në fillim të vitit nga reshjet e shumta. Buxheti i pyjores më i vogël se ai i rikonstruksionittë vilës së Nishanit.
-
Spille, dallgët përmbysin
28 Gusht 2012, 13:17
varkën, 1 mbytet, 4 shpëtojnëKa përfunduar tragjikisht shëtitja me pedalo në bregdetin e Spillesë për 5 të rinj nga qyteti i Cërrikut. Rreth mesditës së sotme të rinjtë kishin marrë me qera një varkë me pedale për të bërë një xhiro por dallgët e kanë përmbysur. 4 nga të rinjtë kanë arritur të dalin në breg ndërsa njëri jo.
-
Tropojani kërkohej në Shqipëri
28 Gusht 2012, 13:05
arrestohet në ItaliI shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, Ylber Kola ishte larguar nga vendi duke nisur një jetë tjetër në Itali. Autoritetet policore shqiptare kishin lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar, pasi 24 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
-
Ministria e Brendshme: Sot 30
28 Gusht 2012, 11:05
vatra zjarri aktive, 3 më pak se djeSituata më problematike sipas Ollit është në verilindje, në qarkun e Shkodrës. “Këtu situata është më e agravuar” - informon zëdhënësi i ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve në Priskë, ku është angazhuar dhe helikopteri. Në Krrabë zjarri është drejt shuarjes së plotë, ndërsa në Vlorë dhe në Borsh zjarri është shuar. -
Fotot e NASA-s: Si po digjet
28 Gusht 2012, 12:38
Shqipëria dhe zjarret në BallkanAgjencia Hapësinore Amerikane (NASA) publikon foto nga hapësira të hartës së zjarreve në Europën Juglindore, dhe në Ballkan . Me sy të lirë dallohen vatrat e zjarrit, si pika të kuqe, kryesisht në verilindje të vendit. Situata problematike në qarkun e Shkodrës. Drejt lokalizimit zjarri në parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë. Deri tani jane djegur 60 ha pyje me pisha, bredha e ah. (Përditësuar me videon e NASA-s dhe zjarrin në Bestrovë të Vlorës)
S'ka para për shuarjen e flakëve, fondi rezervë u shpenzua për KESH/ NASA:Zjarre dhe ne Greqi, Mali i Zi, Serbi, e Bosnje