-
Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!
Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.
1 Mars 2021 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021 -
Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?
Sali Berisha ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.
28 Shkurt 2021 -
Mësimet nga një vit pandemi
Si mund ta përmbledhim këtë vit me COVID nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se pandemia e koronavirusit demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.
27 Shkurt 2021 -
Nora moj Nora!
Ish-deputetja e LSI-së dhe ish-zëvendësministre e Arsimit, zonja Nora Malaj, ka dhënë një intervistë ku ka treguar eksperiencën e saj në trajtimin e sëmundjes me Covid-19.
27 Shkurt 2021 -
Një zile telefoni në zyrat e PD: Jemi nga Ambasada amerikane!
Sapo kryetari i opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’
27 Shkurt 2021 -
Beteja e humbur kundër sondazheve
Së paku pesë kompani sondazhesh të angazhuara nga televizionet shqiptare, që në shumicë jane pro opozitës, po publikojnë rregullisht sondazhet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.
27 Shkurt 2021 -
Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral
Parlamenti, falë bojkotit të Lulzim Bashës, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që bashkë me marrëveshjen e 5 qershorit, i heqin mundësinë partive të vogla të prodhojnë mandate për partitë e mëdha. Secila prodhon mandate për vete, ose hynë në një listë me partinë e madhe. Lulzim Bashës duhet t’ia sqarojë dkush këtë. Koalicioni i tij fiktiv me parti inekzistente dhe persona të inkriminuar, që u detyrua t’i heqë pasi u thirr në Ambasadën amerikane, nuk funksionon më.
26 Shkurt 2021 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021 -
Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën
Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë vetë. Disa të tjerë i ka kapur në befasi. Të tjerë i ka hidhëruar pa masë. Dhe të gjitha reagimet kanë lidhje me leximin që i është bërë gjestit të DASH-it.
26 Shkurt 2021 -
Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli!
"Nuk e shpjegoj dot, se çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri dhe Edi Ramën”. Kështu sokëllinte Fatos Lubonja nga një studio, mbrëmjen e djeshme. Kjo në fakt, nuk është një tezë e re e opozitës.
26 Shkurt 2021 -
Shuplaka e Bamir Topit!
Lajmi që qarkulloi në media se partia “Fryma e Re Demokratike” po lidhte koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, habiti jo pak njerëz. Kjo për faktin se deri ditën kur përfundonte depozitimi në KQZ i koalicioneve, askund nuk kishte dalë në skenë emri i FRD-së. Edhe në takimet që lidershipi demokrat po bënte aktivisht me partitë e tjera gjatë javëve të fundit, kjo parti nuk diskutohej në planet e koalicionit.
26 Shkurt 2021 -
Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?
Mënyra se si pjesa më e madhe e opozitës reagoi ndaj nderimit që SHBA i bëri gjyqtarit Dvorani, dhe akoma më shumë, mënyra se si e njëjta pjesë e opozitës reagon ndaj dashamirësisë që ambasadorja e SHBA tregon ndaj Lulzim Bashës, tregon se baza e opozitës është më shumë e shqetësuar pse SHBA shënjestron Ilir Metën dhe Sali Berishën, se sa që respekton Lulzim Bashën.
25 Shkurt 2021 -
Asnjë nuk humb politikisht më 25 Prill, kurse shqiptarët sodisin?
Ligjërimi i Lulzim Bashës i ka dhënë fund përdorjes deri te elementët fetarë dhe tashmë ka shkuar ngadalë limanit ku prehen liderat e autokracisë. Po a është lideri i opozitës një autokrat?! Kjo është vështirë ta thuash hë për hë, kur ai nuk ka ende as pushtetin e duhur në formacionin e vet.
25 Shkurt 2021 -
Ku dhe kush janë 'banditët' që kërkon Ilir Meta
Sali Berisha është distancuar nga formimi i koalicionit të Partisë Demokratike duke ia faturuar Lulzim Bashës rezultatin e 25 Prill, cilido qoftë ai. Ndërsa Ilir Meta ‘qelbësirat’ i ka zëvendësuar me fjalën ‘banditë’. Deklarata e një dite më parë e Presidentit, se shqiptarët duhet ta fshijnë nga faqja e dheut partinë e të shoqes nëse kandidon banditë, nuk ka qenë ndonjë çudi. Është e qartë se nënkuptonte PS-në, që ende s’ka nxjerrë një emër kandidati përveçse ka konfirmuar shumicën e listës aktuale të pastruar me kohë nga dekriminalizimi.
25 Shkurt 2021 -
A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?
Së fundmi, kryetari PD Basha prezantoi edhe atë që e cilësoi si paketa antikorrupsion. Duket se strategjia e opozitës për të qenë në fokus të medias është me mënyra e copëzuar e asa çka është program elektoral, ose në vetvete gjithçka është një punë në nxitim e sipër e eksertëve për të pjellë një të tërë me trahtë program.
25 Shkurt 2021 -
Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën
Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.
24 Shkurt 2021 -
Mafiozi ndërkombëtar Joe Biden
Meta është kryetari i një shteti ku kriminaliteti, korrupsioni, trafiqet e drogave dhe të gjitha fenomenet e tjera shoqëruese, janë si në shtëpinë e tyre. Ka 30 vjet që është në politikën aktive, për pasojë është edhe vetë politikisht përgjegjës për gjendjen ku ndodhemi. Madje më përgjegjës se shumë të tjerë anash tij, sepse ka qenë zyrtari që ka mbajtur më shumë poste në karrierën e tij, se gjithë politikanët e tjerë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912.
24 Shkurt 2021 -
25 Prilli, ndryshimi i fortë pa rotacion!
25 Prilli duhet të sigurojë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë, duke refuzuar rotacionin partiak. Më 25 Prill nuk është në zgjedhje reale opozita, ajo është larg, shumë larg asaj ç’ka vendi kërkon prej saj.
24 Shkurt 2021 -
25 prilli, ndryshimi i fortë pa rotacion!
Më 25 Prill nuk ka zgjedhje mes krahëve politik, nuk ka një garë reale, përveç asaj virtuale mediatike, portalesh e banaqesh televizive, si një dozë “droge” që i duhet medias për t’u mbllaçitur patjetër në një lajm, apo për ta krijuar me çdo kusht atë
24 Shkurt 2021
