Opinion
  • Si po korruptohet besueshmëria e opozitës

    Ka një shembull konkret, pse jo vetëm opozita, por shumica e shtypit që praktikisht mbështet opozitën, ka rënë në nivelin e besueshmërisë opozitës dhe në vend të ndihmojnë njëri tjetrin, zhysin njëri tjetrin më poshtë.

  • Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës

    Dy fije te bardha letre kishin modifikuar tabelat e dy dyerve të tualetit në një restorant qëndror në Prishtinë. Në vend të fjalës “Burra” dhe “Gra” i zoti restorantit kishte ngjitur dy copa letre të bardhë, ku shkruhej “I pavarur” “E Pavarur”. Ky detaj, sa me humor, aq dhe domethënës për të përkufizuar kënaqësinë e lirisë, mund t’i nxirrte pijen çdo klienti që kishte festuar deri pas mesnate të shtunën, duke gdhirë e diela e 17 shkurtit.

  • Herë-herë e kishim Albinin këtej rrotull

    A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.

  • Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët

    Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.

  • Mbledhje Partie

    Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç'i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të përgatisim garuzhdet, të mprehim kthetrat, të thërresim në ndihmë George Orwellin, të përsosim Newspeakun, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat.

  • Pse po e kërkoj mandatin e tretë

    Mandatin e Tretë s'do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja.

  • Pa Alternativë

    Ç’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami.

  • Alteregoja shqiptare e Albin Kurtit

    Fitorja e Albin Kurtit në fakt pritej, por në këto shifra diskutohej. Kjo, pasi LDK-ja nuk mendonte se një pjesë e elektoratit të saj do të votonte për Vjosa Osmanin, që u bë aleate e Albinit.

  • Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj si në Kosovë, 3 kundërshtarët e 'Albinit të Tiranës'

    Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.

  • LDK ka nevojë të rithemelohet

    Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës prej vitit 1989, sot ndjehet e rrënuar në themelet e veta. Ajo ka arritur rezultatin më të ulët historik, i cili është në kufirin e të konsideruarit si zhdukje e partisë.

  • Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin

    Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.

  • Kostumet tona popullore janë chic, pop, rock!

    Artistët tanë më të mirë e më të njohur, artizanët më të talentuar, do të na ndihmojnë që vlerat tona ende të fshehta e të panjohura një ditë të jenë pasaporta jonë: Pas mbylljes së epokës së trafiqeve dhe korrupsionit, epoka e kostumeve shumëngjyrëshe, si simbol i shpirtit tonë original, duhet të triumfojë. Ato kostume, janë rrënjët tona. Të rinjtë do ta kuptojnë.

  • Relativizimi i së keqes

    Arrestimi i mjekut Prifti dhe dyshimet se ai ka përfituar në mëyrë të paligjshme dhe korruptive, duke u marrë para pacientëve për operacionet që kryente si dhe shuma e madhe a tyre që iu gjet në zyrë dhe në shtëpi, krijoi në opinioni publik një situatë paradoksale.

  • Pse, sot ndodh plebishit i ngjashëm në Kosovë me revolucionin e Kubës! 

    Kjo analizë e imja është në këndvështrimin e analizës, pa vendosur në përfshirje pasionet e mia, apo bindjet e mia personale. Sot, diskutimi mbi Kurtin lidhet me faktin, se ai është i majtë dhe madje disa e lidhin me ekstremin e majtë, duke hamendësuar me ekstremin e majtë, me bindjen se Kurti është komunist dhe ai do të vendos komunizmin në Kosovë. 

  • Supermacia e llojit Albin

    Jam i pakorruptuar dhe i pakorruptueshem shprehet Albin Kurti pothuajse sa here i drejtohet pyetja: Pse duhet të të besojnë njerëzit ty?

  • Entuziasmi qesharak dhe i pakuptimtë në Tiranë, për fitoren e Albin Kurtit

    Albin Kurti me gjasë do të gdhihet sërish si kryeministër më 15 shkurt. Këtë radhë, me shpresën se ëndrra e tij kryeministrore do të zgjasë më shumë se dy muaj.

  • Mandati që vjen nga Revolucioni i Diasporës

    Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Perëndim, do të jenë nesër faktori vendimtar në zgjedhjet që do zhvillohen në Kosovë, me shpresë se do ti japin “Vetvendosjes” numurin e duhur të mandateve për ta formuar e vetme qeverinë.

  • Carlo Bollino: Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon

    Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur. Por "ëndrra që përpiqet të shesë me "angazhimet" e tij zgjedhore duke ulur taksat (vëtëm per oligarket) dhe duke shtuar shërbimet, do të prodhonte në botën reale një faturë financiare prej 3.14 miliardë eurosh në 4 vite qeverisje. Dhe si të mos mjaftonte, premton edhe të zerojë për një vit kontrollet tatimore. Kush mund ta besojë me të vërtetë?

  • Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

    Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar me thupra dhe për ta lidhur në shtyllën e turpit. Eshtë kaq i pacak ngazëllimi i turmës që sheh njeriun që e zbritën nga piedestali i nevojës ku kishte ngjitur veten dhe që u rrafshua nga fati në morinë e pafund të anonimëve me duar në xhepa.

  • Këtu kriminelit i thuhet i fortë, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual….

    Të dashur miq, dua t’u them dy fjalë, sy më sy, atyre që qysh prej 8 dhjetorit e këtej u futën në politikë nga rruga dhe bënë apo lejuan, kush më shumë e kush më pak, kush në pushtet e kush në opozitë, kush përmes akteve të ulëta e kush përmes fjalëve boshe, që liria të merret peng prej kriminalitetit, arbitraritetit dhe kodoshllëkut, që politika të ushqehet makutërisht me padijen, varfërinë dhe gjakun e të pafajshmëve...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv