Opinion
  • Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

    Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë vetë. Disa të tjerë i ka kapur në befasi. Të tjerë i ka hidhëruar pa masë. Dhe të gjitha reagimet kanë lidhje me leximin që i është bërë gjestit të DASH-it.

  • Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli!

    "Nuk e shpjegoj dot, se çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri dhe Edi Ramën”. Kështu sokëllinte Fatos Lubonja nga një studio, mbrëmjen e djeshme. Kjo në fakt, nuk është një tezë e re e opozitës.

  • Shuplaka e Bamir Topit!

    Lajmi që qarkulloi në media se partia “Fryma e Re Demokratike” po lidhte koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, habiti jo pak njerëz. Kjo për faktin se deri ditën kur përfundonte depozitimi në KQZ i koalicioneve, askund nuk kishte dalë në skenë emri i FRD-së. Edhe në takimet që lidershipi demokrat po bënte aktivisht me partitë e tjera gjatë javëve të fundit, kjo parti nuk diskutohej në planet e koalicionit.

  • Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?

    Mënyra se si pjesa më e madhe e opozitës reagoi ndaj nderimit që SHBA i bëri gjyqtarit Dvorani, dhe akoma më shumë, mënyra se si e njëjta pjesë e opozitës reagon ndaj dashamirësisë që ambasadorja e SHBA tregon ndaj Lulzim  Bashës, tregon se baza e opozitës është më shumë e shqetësuar pse SHBA shënjestron Ilir Metën dhe Sali Berishën, se sa që respekton Lulzim Bashën.

  • Asnjë nuk humb politikisht më 25 Prill, kurse shqiptarët sodisin?

    Ligjërimi i Lulzim Bashës i ka dhënë fund përdorjes deri te elementët fetarë dhe tashmë ka shkuar ngadalë limanit ku prehen liderat e autokracisë. Po a është lideri i opozitës një autokrat?! Kjo është vështirë ta thuash hë për hë, kur ai nuk ka ende as pushtetin e duhur në formacionin e vet.

  • Ku dhe kush janë 'banditët' që kërkon Ilir Meta

    Sali Berisha është distancuar nga formimi i koalicionit të Partisë Demokratike duke ia faturuar Lulzim Bashës rezultatin e 25 Prill, cilido qoftë ai. Ndërsa Ilir Meta ‘qelbësirat’ i ka zëvendësuar me fjalën ‘banditë’. Deklarata e një dite më parë e Presidentit, se shqiptarët duhet ta fshijnë nga faqja e dheut partinë e të shoqes nëse kandidon banditë, nuk ka qenë ndonjë çudi. Është e qartë se nënkuptonte PS-në, që ende s’ka nxjerrë një emër kandidati përveçse ka konfirmuar shumicën e listës aktuale të pastruar me kohë nga dekriminalizimi.

  • A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

    Së fundmi, kryetari PD Basha prezantoi edhe atë që e cilësoi si paketa antikorrupsion. Duket se strategjia e opozitës për të qenë në fokus të medias është me mënyra e copëzuar e asa çka është program elektoral, ose në vetvete gjithçka është një punë në nxitim e sipër e eksertëve për të pjellë një të tërë me trahtë program.

  • Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

    Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.

  • Mafiozi ndërkombëtar Joe Biden

    Meta është kryetari i një shteti ku kriminaliteti, korrupsioni, trafiqet e drogave dhe të gjitha fenomenet e tjera shoqëruese, janë si në shtëpinë e tyre. Ka 30 vjet që është në politikën aktive, për pasojë është edhe vetë politikisht përgjegjës për gjendjen ku ndodhemi. Madje më përgjegjës se shumë të tjerë anash tij, sepse ka qenë zyrtari që ka mbajtur më shumë poste në karrierën e tij, se gjithë politikanët e tjerë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912.

  • 25 Prilli, ndryshimi i fortë pa rotacion!

    25 Prilli duhet të sigurojë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë, duke refuzuar rotacionin partiak. Më 25 Prill nuk është në zgjedhje reale opozita, ajo është larg, shumë larg asaj ç’ka vendi kërkon prej saj.

  • 25 prilli, ndryshimi i fortë pa rotacion!

    Më 25 Prill nuk ka zgjedhje mes krahëve politik, nuk ka një garë reale, përveç asaj virtuale mediatike, portalesh e banaqesh televizive, si një dozë “droge” që i duhet medias për t’u mbllaçitur patjetër në një lajm, apo për ta krijuar me çdo kusht atë

  • Popull i provokuar

    Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind  dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar. Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie.

  • Gajret, o burra, deri më 25 prill

    E kemi mbështetur që në fillim dhe do të vijojmë ta mbështesim reformën në drejtësi deri në fund, edhe pse e dimë që ajo ka plot defekte, të qëllimshme ose jo, pak rëndësi ka.

  • Gruaja më frymëzuese shqiptare? Eshtë Ornela Canaj dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Vetëm falë motrës më të madhe, Ornelës, dhe së fundmi disa gjyqtarëve me ndërgjegje, Alda 16 vjeçare, me nënën e saj Mbarime, mund të përqafohen më të qeta atje ku janë. Në Parajsë.

  • SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha

    Sapo Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se gjykatësi shqiptar Ardian Dvorani ishte nderuar si një nga 12 personalitet botërore, si “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet ta kishte shpallur ditë feste këtë vendim të SHBA, nisi kryengritjen kundër SHBA.

  • Ka njerëz që nuk u ndahet shpirti

    E çmoj Jozefinën, e çmoj se është ajo vetë: Flet keq, s’ta harron inatin, thotë me gojë çfarë i thotë mendja, nuk bëhet lapangjoze për dy lekë, i thotë vetes se është politikane dhe i rri kësaj pune, të vret për Doktorin… Por Jozefina është nga ata pak njerëz që nuk i ndahet shpirti prej një ‘mëngjesi blu’ që mund ta ketë përjetuar një herë të vetme.

  • Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta

    Eshtë pak argëtuese të shikosh Ilir Metën të japë leksione gazetarie, ndërkohë që trauma më e madhe  që ka  pësuar në jetë dhe që duket se nuk e ka rikuperuar dot, i ka ardhur prej gazetarisë.

  • Tik-taku elektoral po troket, sprova e madhe e PS

    “Reforma në Drejtësi”, “Rindërtimi” dhe “Pandemia” janë 3 gurët e rëndë elektoralë që PS mund t’i sigurojnë mandatin e tretë. Ndërkohë që ditët rendin me shpejtësi drejt 25 Prillit kur pritet përballja e madhe elektorale, opozita ka përqëndruar betejën e saj në denoncime ndaj sjelljes dhe punëve të qeverisë, duke i mëshuar kryesisht abuzimit me pushtetin, klienteliznit dhe prepotencës në vendimmarrje. 

  • Personalitetet që u vaksinuan dhe mallkuesit e tyre, meritojnë një falënderim të madh

    Ditët e fundit, procesi i vaksinimit të personaliteteve të fushave të ndryshme të jetës të cilat kanë mbushur moshën 80 vjeç, ka ngjallur debate të forta në media dhe rrjetet sociale. Ka një ndarje në dy llogore ku, një pjesë i japin të drejtë qeverisë që u dha prioritet vaksinimit të tyre në vijim të procesit të vaksinimit për të gjithë këtë fashë moshe, dhe një pjesë tjetër që e mallkojnë (në kuptimin e plotë të kësaj fjalë) këtë ndarje në të privilegjuar e në të paprivilegjuar.

  • Insistimi për të dështuar

    Duket se dy humbje të thella në zgjedhjet e 2013-ës dhe 2017-ës si dhe 8 vjet në opozitë Partisë Demokratike i kanë shkuar dëm. Në vijim të një kuptimi thellësisht të gabuar për rolin e opozitës, gjatë tetë viteve, ajo vijoi të merret kryesisht me qeverinë dhe aspak me veten. PD luftoi verbërisht kundër qeverisë dhe por harroi veten. Ndryshe nga demokracitë e mirëfillta, ku opozitat kanë dy përgjegjësi kryesore: oponencën politike të procesit ligjëvënës në parlament dhe përgatitjen e vet për të ardhur në pushtet, PD nuk bëri as njërën dhe as tjetrën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv