Politikë

  • Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike prej 9.5 lekësh/këh, duke theksuar se çmimi i mëparshëm prej 7.7 lekësh/kwh ishte vetëm për fashën 300 KW. Rama: Kritikat, spekulime të turpshme për interesa të ulëta politike
  • Përjashtimi, degjeneron festa e
    themelimit të PD në qytetin e Korçës

    24-vjetori i themelimit të PD në Korçë u nis si festë, por ka dështuar rrugës, për shkak te fraksioneve brenda saj, duke shmangur në këtë mënyrë dhe një sherr të mundshëm që mund të kishte degjeneruar të gjithë festën në fjalë. Festa ka precipituar pas ikjes së deputetit të zonës Ridvan Bode, i cili vetëm sa mbajti një fjalim që nuk ka tërhequr vëmendjen e të pranishmeve dhe është larguar. VIDEO

  • Ligj i ri për medaljet në ushtri

    Një ligj i ri për medaljet në Forcat e Armatosura, i përcjellë për shqyrtim në parlament, synon njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që shërben në ushtrinë shqiptare.

  • Veliaj: Ndjekje penale bashkive që
    vodhën kontributet e punonjësve!

    Në një intervistë për A1 Report, ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, për herë të parë konfirmon se janë konstatuar vjedhje të kontributeve shoqërore në disa institucione publike, dhe ndaj pergjegjësve do të ketë ndjekje penale. Veliaj në lidhje me hapjen e dosjeve sqaron se nuk do të ketë hapje masive dhe do aplikohet modeli gjerman.  VIDEO

  • PD: Rama mashtroi me çmimin e
    energjisë, theu kontratën me qytetarët

    Një ditë pas ndryshimit të çmimit të energjisë nga 7.7 në 9.5 lekë/kah, ka reaguar edhe Partia Demokratike duke akuzuar qeverinë se në këtë mënyrë varfërohen edhe më tepër qytetarët shqiptarë.

  • Çmimi i energjisë, Basha: Vajmedet
    Rama, një gënjeshtar patologjik!

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike, duke e cilësuar shefin e qeverisë shqiptare një gënjeshtar patologjik, që beson se mund të mashtrojë gjithnjë qytetarët. VIDEO

  • Rama: PD orkestër dasmash pa
    dasmorë! Basha: Je gënjeshtar!

    ÇMIMI I ENERGJISE/ Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kanë replikuar sot në distancë, përmes rrjeteve sociale ku “molla e sherrit” të radhës është bërë çmimi i ri i energjisë elektrike prej 9.5 lekësh/kwh.

  • Fleckenstein: S'jam i sigurt nëse
    rreziku nga bojkoti i PD ka kalua

    Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein në intervistë ekskluzive mbi përvojën e ndërmjetësimit mes Partisë Demokratike dhe qeverisë në Tiranë, si edhe vështirësitë e politikës shqiptare për gjetjen e konsesusit. VIDEO

  • Çmimi i ri i energjisë, Berisha: Gjobë
    masive që iu vihet gjithë shqiptarë

    Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar çmimin e ri të energjisë elektrike nga ERE katastrofike. Ai tha se ERE kishe në plan që në 1 janar të 2015 të ulte çmimin, por kjo nuk reazliohet për shkak se po mbyllet gropa e CEZ.  Berisha tha se ky çmim dhe heqja e fashës mbrojtëse është lehtësim për ata që harxhojnë mbi 1000 kilovat/orë dhe varfërim për 75 % e shqiptarët që ishin të mbrojtur nga fasha.

  • Berisha mbron Fullanin: U faktua
    se nuk kishte lidhje me hajdutët

    Në konkluzionet e tij për qeverisjen e së majtës për vitin 2014, ish-kryeministri Berisha sqaron se vendi është kthyer në një shtet policor. Këtë sipas tij, e tregon rasti i arrestimit të Fullani, ku Berisha thekson se ishte e faktuar se Fullani nuk kishte të bënte me hajdutët e 713 milionë lekëve nga thesari shtetit. VIDEO

  • Video/ Bashës i ikin dritat duke
    bërë analizën vjetore të Bashkisë

    Në fund të 2014, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë një bilanc për punën e tij. Por fati nuk e ndihmoi kryebashkiakun, pasi  vetëm 5 minuta nga fjala e tij në aktivitetin e zhvilluar në Universitetin e Arteve, ikën dritat. Por këtë situatë, Basha e ka kaluar me batutë, ndërsa tha: "Na morën mësysh kur thamë që buxheti Bashkisë kaloi me konsensus". /VIDEO

  • Topalli braktis Bashën në Shkodër
    në ditën e festës së Krishtlindjeve

    Partia Demokratike duket se nuk gjen motiv për t’u bashkuar edhe në një ditë feste siç janë Krishtlindjet. Mesa duket përplasjet në radhët e demokratëve nuk janë shuar ende edhe pas thyerjes së bojkotit dhe rikthimit të jetës parlamentare.

  • Bylykbashi: Rezoluta e PE rrit
    standardet e demokracisë në vend

    Ngërçi 6 mujor që kishte pushtuar marrdhëniet politike mes mazhorancës dhe opozitës, mori fund me rezoltuën e votuar në Kuvend nga të dyja palët në seancën e së mërkurës. Kjo ishte e vetmja formë ku palët politike gjetën gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës.

  • Ja cilat janë rekomandimet e
    Euralius për reformën në drejtësi

    Vendosmëria e qeverisë për realizimin e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë, krahas prezencës së mundshme të opozitës në komision ka mbështetjen e misionit “Euralius 4”. Misioni që ka nisur punën në muajin shtator, ka dhënë ditën e djeshme, nëpërmjet një raporti rekomandimet e tij për institucionet të cilat do të preken nga kjo reformë. VIDEO

  • Deputetët i bëjnë vetes dhuratën
    e fundvitit, rrisin pagat dhe dietat

    Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputetët e dy kampeve miratuan me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare dhe krerët e komisioneve të përhershme. VIDEO

  • Akuza për 700.000 euro, Berisha:
    S'e mbrojta Metën, ka 1 dokument

    Duke u folur për dekriminalizimin e Parlamentit, ish-kryeministri Berisha foli edhe për akuzat për korrupsion në shumën e 700.000 ndaj Ilir Metës nga ish-ministri Dritan Prifti. Duke deklaruar se do të fliste për herë të parë sot, ai theksoi se nuk është e vërtetë që ai e ka mbrojtur kreun e LSI-së, dhe se ekziston një dokument ku flitet për shumën në fjalë. Ndërsa thekson se Brukseli i ka kërkuar Ramës, arrestimin e Metës. VIDEO

  • Rezoluta,Basha:Mbrojtëm Kuvendin
    duke kërkuar dekriminalizimin e tij

    Pas miratimit në Kuvend të rezolutës që i dha fund bojkotit të opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar bojkotin si një veprim që duhej të merrej. Në një deklaratë për mediat, disa orë pas miratimit nga Kuvendi, Basha tha se PD dhe opozita vendosen 6 muaj me parë bojkotin për të treguar të vërtetën tronditëse. Basha arsyetoi vendimin e marrë duke u shprehur se opozitës në Parlament morën fjalën e lirë. VIDEO

  • Qefalia:Dekriminalizimi për zgjedhjet
    e reja, deputetët s'humbin mandatet

    Deputeti i partisë Socialiste, Xhemal Qefalia në studion e A1 Report ndërsa ka deklaruar se rezoluta i duhej opozitës si justifikim për t'u kthyer në Kuvend, ka folur për dy pikat që ajo ka kërkuar me ngulm, si dekriminalizimi dhe përdorimi i 84 votave në Parlament.

  • Hapja e dosjeve, Doda: Fehmi Abdiu
    mbeturinë politike e së kaluarës

    Deputetja e Partisë Demokratike, Mesial Doda, pas rikthimit në Parlament pas 6 muajsh, një nga nismëtaret e ligjit për hapjen e dosjeve dhe të lustracionit të dorëzuar në Kuvend dhe të hartuar nga shoqëria civile ka qënë kritike ndaj ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj. Ndërsa për Fehmi Abdiun, ish-krun e gjykatës Kushtetuese deklaroi se koha e tij ka marrë fund. VIDEO
    Veliaj: Dosjet hapen në janar '15 ligji gati, çdo vonesë është kosto!  Hoffmann: Hapja e dosjeve vlerë si Bunk’Art, s’rehabiliton Enverin Projektligji i dosjeve, kriteret e hapjes dhe kush penalizohet

  • Thyerja e bojkotit, Fleckenstein dhe
    Kukan: Bashkëveprimi të vazhdojë!

    Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët ishin negociatorët e mandatar nga faktori ndërkombëtar për të “pajtuar” mazhorancën dhe opozitën, dhe për të mundësuar këtë të fundit që të rikthehet në Kuvend, kanë përshëndetur finalizimin e marrëveshjes mes palëve politike në Shqipëri, që solli thyerjen e bojkotit 6 mujor të Partisë Demokratike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv