-
Europë, numri i të vdekurve
Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë nga një valë e re të ftohti e cila është shoqëruar nga temperatura të ulëta, rreshje të shumta dëbore si dhe erëra të fuqishme. Për shkak të këtyre kushteve të ashpra klimaterike janë regjistruar rreth 540 viktima. Hungaria ka ndërprerë lundrimin shkak të shtresës së trashë të akullit dhe ku transporti përgjatë lumit më të frekuentuar evropian pothuajse është ndërprerë. Në vendet e tjera përgjatë Danubit, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, tashmë janë ndërprerë komunikimet
nga dimri kalon shifrën 500
11 Shkurt 2012, 11:28 -
Tirana 92 vjet kryeqytet
Me rastin e 92- vjetorit të shpalljes së saj si kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi sot një simpozium me këtë temë, ku merrnin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, krerë të komuniteteve fetare, pjesëtarë të familjeve të vjetra tiranase dhe studiues të ndryshëm. Kryeministri e cilësoi “një ditë të veçantë në historinë e kombit tonë, një akt madhor” përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet. (Ne foto bulevardi i vjeter i Tiranes, Vitorio Emanueli III, 1920)
Berisha: Përmbysi diktatorin
11 Shkurt 2012, 10:42 -
Bora në veri, moti i keq pengon
Reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe sa vijnë e vështirësojnë situatën, sidomos në veri dhe verilindje të vendit. Ndërkohë që trashësia e borës, dhe mjegulla e bëjnë të pamundur ndërhyrjen nga ajri. Në shumë zona mungon dhe uji i pijshëm dhe ka ndërprerje të energjisë. Mbrëmë në Pukë temperaturat arritën në -16 gradë Celcius. (bora ne Tropoje)
shpërndarjen e ndihmave
11 Shkurt 2012, 10:21 -
Apeli nga Puka: Ndihmë! Kam
Ajo çka realisht ndodh në komunat e izoluara prej gati 2 javësh në veri të vendit e tregojnë vetëm banorët. Ato të cilët prej ditësh, bora u ka bllokuar banesat, rrugët dhe i vetmi ushqim është misri i zier; edhe ky drejt përfundimit. Me lot në sy, me zë që i dridhen nëpër telefona, dhe me shpresën te zoti, presin që dikush ti afrojë ndihmë. Hysni Haxhi Paja nga fshati Trun i komunës Blerim, të Pukës bën apel për ndihmë. Kryefamiljari 64 vjeçar mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqënien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, por tani edhe ai është drejt fundit. (Në foto pamje nga bora në Pukë)
frikë se fëmijët më vdesin urie
Shishtavec, Nela: Po mbarohen ushqimet
Moti i keq pengon shperndarjen e ndihmave
11 Shkurt 2012, 09:59 -
Prifti: Grupe mafioze pranë
Ish-deputeti i LSI, në emisionin "Debat" me Alfred Pezën akuzon grupe mafioze pranë LSI-së se përgjojnë Presidentin, liderin e PS e Ina Ramën. Ish-ministri: "Nuk e di nëse në krye të këtij grupi përgjimesh është Braho. Rama është gati për të qeverisur vendin. Mund të ketë zgjedhje para kohe pas krizës së Presidentit. Berisha ikën dhe i lë vendin Bashës" (në foto Presidenti Topi me Dritan Priftin, kur ishte ne postin e Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës)
LSI, përgjojnë Topin e Ramën
11 Shkurt 2012, 08:02 -
Leku zhvlerësohet ndaj
Ka qenë një ditë jo e favorshme e premtja, në tregun valutor të Tiranës. Sipas njoftimeve nga agjencitë valutore dhe kursit mesatar zyrtar, të publikuar çdo ditë nga Banka e Shqipërisë, të gjitha valutat e huaja janë rivlerësuar në këmbimet ndaj lekut, pavarësisht nga lëvizjet e tyre në tregjet ndërkombëtare.
të gjitha valutave
11 Shkurt 2012, 07:28 -
Brezovica, një vizitë në
Ndodhet vetëm pak orë larg kryeqytetit shqiptar dhe rreth 1 orë e 30 minuta nga Prizreni. Në një hapësirë prej të paktën4 km ndodhen shtigjet e skijimit ku gjenden 9 teleferikë por aktualisht vetëm dy prej tyre punojnë, kjo si pasojë e viteve të gjata të lëna në harresë por edhe punës së zvarritur të punonjësve të resortit. Resorti ndodhet në prag të privatizimit, i cili pritet ta kthejë këtë qendër në pistën më të frekuentuar në rajon.
bjeshkët e Kosovës
Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive
10 Shkurt 2012, 21:23 -
Rinisin reshjet e borës, në veri
Në veri të vendit kanë rinisur sërish reshjet e dëborës duke rrezikuar dhe përkeqësimin e situatës. RFamiljet në zonat e izoluara të Martaneshit në Dibër thonë se pakot kanë qenë të pamjaftueshme, ndërkohë që në komunat e rrethit të Kukësit nuk është bërë ende shpërndarja e ndihmave. Moti, fundjava me borë dhe shi Policia: 16 akse të pakalueshme në veri e verilindje të vendit Nishani: Moti do përkeqësohet gati evakuimet në verilindje
apel për ndihma ushqimore
Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës
Shalë, i vdekuri transportohet në morg
10 Shkurt 2012, 17:56 -
Banorët: Ne s'kemi hipoteka
Rreth 90 përqind popullsisë nuk e ka një dokument pronësie në zotërim, ç'ka do të thotë se vetëm 10 për qind e banorëve të Himarës mund të zhvillojëpronën e tyre në bazë të ligjit. Asnjë bashki në Shqipëri nuk mund të jape një leje ndërtimi nëse personi nuk ka një pronë me certificatë regjistrimi. Procesi është bllokuar që në vitin 2006 me një vendim qeverie për të penguar regjistrimet e padrejta të cilat u vune re gjatë procesit.
flitet për ndërhyrje politike
10 Shkurt 2012, 17:00 -
-
Akuza, Burgaj: Ledio Ruçi
Drejtori i Policisë Hysni Burgaj, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja. com” u shpreh dje se ekzistojnë informacione se Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi është përdorues droge. Sipas tij, Policia e Shtetit vazhdon të këmbëngulë se lënda narkotike prej 1.50 gramë e bllokuar në makinën e Ledio Ruçit, i përkiste këtij të fundit, duke hedhur poshtë dyshimet për një inskenim të mundshëm nga vetë oficerët. Ndërsa Ledio Ruçi e quajti këtë bllofin e tretë ndaj tij.
është përdorues droge
10 Shkurt 2012, 15:56 -
Bukë e kripë e pasaportë
Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i shtuar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
10 Shkurt 2012, 15:46 -
Topalli: AK jashtë realitetit
Në një intervistë pë Dwelle, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani deklaron se nuk sheh ndonje rrezik që Aleanca Kuqezi t'i marrë PD-së një pjesë të elektoratit të djathtë. "AK nuk ka asgjë të përbashkët me PD-në është e kundërta e aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve dhe është e drejtuar nga një sharlatan, të cilin shqiptarët e njohin."
drejtohet nga një sharlatan
10 Shkurt 2012, 14:36 -
Braçe: Dënimi im, akt politik
Deputeti socialist, Erion Braçe e quan akt politik vendimin e gjykatës, që e dënon atë me 10 milion lekë të vjetra për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. Vendimin e ka marrë Fatime Decolli. I shoqi i saj, Ilir Decolli kandidoi vjet në Berat për logon e PD. “Kjo është pjesë e paketës së prerjes së gjuhës për opozitën,” tha Braçe. ( ne foto Erion Brace)
për ti prerë gjuhën opozitës
10 Shkurt 2012, 11:20 -
Ekstradohet nga Athina
Një person i shpallur në kërkim për trafikimin e një ngarkese prej 109 kilogramë kanabis, është ekstraduar sot në Shqipëri nga Greqia. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme kreu ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gentjan Ilirjan Taullaj, 29 vjeç, lindur në Fier.
trafikoi 109 kilogrmë kababis
9 Shkurt 2012, 22:22 -
Grabitet shtëpia e ministrit
Hajdutët bastisin shtëpinë e ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale Spiro Ksera në lagjen “Fadil Rada” në Tiranë. Ata kanë grabitur një aparat Ipod Apple, një orë të shtrenjtë, disa mijëra euro (policia nuk bën të ditur shumën) si dhe disa aksesorë të ndryshëm. Grabitja ka ndodhur me datë 31 janar, por policët e komisariatit 3 në kryeqytet kanë mundur të vënë në pranga sot vetëm njërin prej të dyshuarve. BLOG - Hajduti te Ksera, simpati në web - Nga ALBA MALLTEZI
Ksera: Ipod, orë, mijëra euro
9 Shkurt 2012, 20:38 -
Rritet siguracioni
Të pronësosh një automjet po bëhet luks për shqiptarët. Përvec rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit, tani shtohet edhe pesha e një sigurimi më të shtrenjtë. Që nga 1 shkurti Agjencitë e sigurimeve kanë rritur vlerën e sigurimit të automjetit.
për automjetet |
9 Shkurt 2012, 17:38 -
By Pass i Fierit e Vlorës
Pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës” ka ngjallur debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës në seancë ne sotme në Kuvend. (Në foto: Debati sot në Kuvend)
PS: I vonuar, PD: Spekuloni
9 Shkurt 2012, 16:46 -
-
Berisha takon presidentin Aliev
Mediat vendase kanë zbardhur takimin e kryeministri shqiptar Sali Berisha me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev. Ai tha se vizita e parë e Berishës në Baku do të kontribuojë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
9 Shkurt 2012, 15:09 -
Kukës, 500 familje apel për ushqime
Korrespondenti i “Shqiptarja.com në këtë qark raporton se janë mbi 500 familje të cilat momentalisht po vuajnë mungesën e miellit dhe të ushqimeve. Deri më tani në këto zona nuk kanë mbërritur helikopterët me ndihma ushqimore, ndonëse një pjesë e mirë e fluturimeve po kryhen në qarkun e Dibrës.
9 Shkurt 2012, 13:32