-
Policia: Evitoni lëvizjet në veri të vendit
Sipas të dhënavë zyrtare qarkullimi paraqitet thuajse i pamundur në veri dhe verilindje të vendit, ndërkohë që ka vështirësi kalimi në juglindje. Sipas policisë së shtetit, rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë – Peshkopi.
13 Shkurt 2012, 10:54 -
-
-
-
Si do e lexojë Vranicki Edi Ramën?
Më në fund, Franc Vranicki, ai që njihet nga të gjithë si mediatori i zgjidhjes së krizës shqiptare në 1997, merr një autograf nga Edi Rama. Liderit të opozitës ndonjëherë nuk do ti kishte shkuar në mend se mund t’i jepte një “Kurban” Vrancikit.
12 Shkurt 2012, 17:22 -
Stop photoshopi-t, të parat që e
Një fotografi flet sa 100 fjalë, dhe ajo mund të të bëjë të dukesh dhe 10 vjet më e re. E kujt nuk do ti pëlqente një fytyrë e bukur, e lëmuar dhe pa rrudha? Nëse këtë nuk e bën dot me botoks, me operacione plastike, shumë mirë mund ta bësh në photoshop. Pikërisht një debat mbi përdorimin po ose jo të Photoshopit , e trajtoi të premten edhe kryeredaktorja e Revistës Madame Mapo, Iva Tiço, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook. Tiço ka ironizuar të gjitha ata ‘Vipa’ që e kanë quajtur si jo cilësore Revistën që ajo drejton, pasi nuk fsheh rrudhat apo shenjat e fytyrës së tyre.
refuzuan Magjistari dhe Andrea
12 Shkurt 2012, 17:13 -
Rikthim aty ku e nisa
Në vitin 1994 do të ishte e para këngëtare që do të vinte me 10 videoklipe pjesë e albumit“Të Dua”, që edhe sot kujtohen me nostalgji. ‘Harroje harroje’, ‘Kali i Bardhë’, ‘Arapkë moj sy zezkë moj’, si dhe kënga ‘E njëjta ëndërr’ , e cila i solli kulmin e suksesit, do të ishin disa prej këngëve më të bukura të këngëtares pogradecare Ermira Babaliu. Në intervistën për suplementin THASH & THEM, Babaliu tregon se aktualisht po përfundon albumin e saj më të ri, ’Urat e shpirtit’, si dhe dy videoklpie që pritet të dalin në treg pas dy javësh. Për këngëtaren ky album është një urë lidhëse mes publikut shqiptar dhe vet asaj , por gjithashtu edhe një rikthim në karrierën e saj artistike. Albumi “urat e shpirtit përmban 8 këngë, të realizuara në Amerikë dhe në Shqipëri.
me “Urat e shpirtit”
12 Shkurt 2012, 17:01 -
Kur edhe humanizmi bëhet qeverita
Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore.
12 Shkurt 2012, 15:32 -
Tiranë, kapen 100 kg kanabis
Burimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije për Shqiptarja.com se operacioni është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe kanabis vinte nga Gjirokastra. Krahas drogës së kapur, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të pajisur me armë pa leje. Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.
4 të armatosur arrestohen
12 Shkurt 2012, 15:11 -
Kërkime në kufi për mikun e
Krimineli grek, Vasilis Paleokostas i arratisur nga burgjet greke disa herë bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai, dyshohet se fshihet në zonën afër kufirit me Shqipërinë. Policia greke po kërkon në disa zona afër Janinës, ku kohët e fundit kanë ndodhurdisa vjedhje bankash.(Në foto: Arrestimi i Vasilis Paleokostas)
Rizait, iku nga burgu i Koridalosit
12 Shkurt 2012, 11:37 -
Një foto e rrallë dhe 100-vjetori i
Kjo fotografi, e cila është e botuar në Kalendarin e vitit 1918 të Vatrës, përjetëson takimin historik me Presidentin Ëilson me 4 korrik 1918, gjatë homazheve në varrin e presidentit të pare të Amerikës, George Washington në Mount Vernon, ku krahas përfaqësuesëve të Kombeve të tjerë, është dhe Fan Noli, përfaqësuesi i Vatrës. Ai njihet lehte prej jakes prifterore. Noli, menjëherë pas takimit me presidentin Ëilson, i nisi Vatrës telegramin plot shpresë:”Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. Thuajani shokëve të tjerë me gojë. Fan Noli” (Në foto: Takim me presidentin amerikan Wilson mes përfaqësuesve të kombeve dhe Fan Noli)
themelimit të Vatrës
12 Shkurt 2012, 09:25 -
Shuhet diva Whitney Houston
Këngëtarja e famshme Whitney Houston ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga zëdhënësja e saj, Kristen Foster. Këngëtarja që njihet si legjendë e muzikës, ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare si gjashtë Grammy Awards, dy Emmy awards, 30 Billboard Music Awards.
Probleme me drogën e alkoolin
12 Shkurt 2012, 08:07 -
Rama: Qeveria e humbi
Përmes një editoriali të publikuar në faqen e tij personale, kreu i PS, Edi Rama, është shprehur se “qeveria e ka humbur betejën e saj kundër krimit, i cili ka mbytur të gjithë vendin”. Sipas Ramës, shifrat për kriminalitetin janë të frikshme dhe tendenca e tyre është në ngjitje. Rama përmend edhe ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se “qeveria sot është bërë pa ekzagjerim konkurrente e krimit”.
betejën kundër krimit
Prifti: Topi dhe Rama pergjohen
11 Shkurt 2012, 22:26 -
-
Themelohet këshilli
Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti
i AK për qarkun Tiranë.
11 Shkurt 2012, 21:32 -
Suksesi i doktor Gliozhenit
Ishte viti 2004 kur në atëhershmen “Gazeta Shqiptare” publikuam lajmin e bukur për shumë çifte: Doktor Orion Gliozheni kishte realizuar lindjen e fëmijëve të parë “In-Vitro”, duke kurorëzuar një punë të gjatë në klinikën e tij. Sot nuk është çudi që mjekë të njohur në Europë t’u thonë çifteve shqiptare se “në Shqipëri keni një mjek shumë të mirë në këtë fushë” dhe në të vërtetë janë bërë shumë hapa përpara. Në Tiranë sot vijnë dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia për të realizuar me sukses ëndrrën e të pasurit fëmijë.
1000 bebe In Vitro që nga 2004
11 Shkurt 2012, 19:39 -
Naftëtarët e "Stream Oil"
Dje në ambientet e ministrisë së Ekonomisë, Tragtisë dhe Energjetikës përfaqësues të punëtorëve të puseve të naftës në zonat Kocul-Gorisht, përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve, përfaqësues të firmës Stream Oil, drejtues të kompanisë Albpetrol Sh.a e përfaqësues të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale janë pritur nga ministri Nasip Naço.
ankim METE-s
11 Shkurt 2012, 18:39 -
Rama: Krimi bën ligjin
Partia Socialiste organizoi tryezën për Rendin dhe Sigurinë Publike, nga ku kreu opozitës Edi Rama, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me krimin. Ai ka garantuar se vetëm opozita pasi të vijë në pushtet do vendosë rendin dhe qetësinë në Shqipëri.
PS e ka gati zgjidhjen
11 Shkurt 2012, 18:35 -
Pushtimi i Dashurisë
Mesiguri duhet të jemi të verbuar këto kohë. Kështu duhet të jetë vërtet përderisa gjithandej ndjejmë vrazhdësi e sërish ne vazhdojmë qetësisht përditshmërinë tonë; dëgjojmë zhurma shurdhuese e nuk reshtim; përballemi me probleme e kudo na duhet të sforcohemi e të tendosim nervat, për çdo sëmundje na thonë se shkaku kryesor është stresi dhe bindemi e marrim të njëjtat ilace; ngado ku ecim bëhemi pis nga bloza, ngjyra gri e përsëri marrim të njëjtën rrugë që humbet në një tunel pa fund.
11 Shkurt 2012, 17:25 -
“21” i Adele, më i preferuari në Amerikë
Ndonëse është hedhur prej kohësh në treg, albumi “21” i këngëtares britanike, Adele mbetet ende më i preferuari për publikun.Të dhënat e fundit që mbërrijnë nga tregu amerikan, thonë se ky album në dy javët e para të këtij muaji ka regjistruar shitje rekord duke mbetur në vendin e parë me mbi 115 mijë kopje të shitura.
11 Shkurt 2012, 12:25 -
Shishtavec, Nela: Banorëve po u
Kryetari i komunës Shishtavec, Dyleman Nela në një bisedë telefonike për shqiptarja.com tregon për situatën mjaft të vështirë ku po jetojnë këto 1700 famileje, 600 prej të cilave trajtohen me ndihmë ekonomike. “Situata është mjaft, mjaft e vështirë. Një dimër i tillë ka vite që nuk është parë. Shyqyr zoti nuk kemi pasur raste vdekjeje” tregon zoti Nela ndërsa bën apel për hapjen e rrugës Kukës- Shishtavec, mënyra më e mirë pë ti ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.”
mbarojnë ushqimet të hapet rruga
11 Shkurt 2012, 11:42