-
Tiranë, tarifa e pastrimit
Të gjithë konsumatorët që kanë marrë tashmë në shtëpitë e tyre faturat e ujit të pijshëm për muajin janar, kanë vërejtur edhe një zë shtesë, tarifën vjetore të pastrimit. Tashmë ajo do të paguhet bashkë me ujin e përpjesëtuar në 12 muaj.
bashkë me faturat e ujit
15 Shkurt 2012, 11:37 -
Energjia elektrike, KESH ka
Ndonëse mbeten vetëm dy javë nga fundi i këtij muaji, KESH ka të siguruar furnizimin nga importi vetëm për shkurtin. Këtë deklaratë e ka bërë dje kreu i Korporatës, Engjëll Zeqo, duke shtuar se për marsin ende nuk ka asnjë kontratë, pasi çmimi është rritur shumë. Drejtori Zeqo: CEZ do të na paguajë 140 mln euro. Ekskluzive/Tropojë, i vdekuri prej ditësh pa varr Vdes 85 vjecari gjatë transportit me helikopter Pukë, 64 vjecari: me ndihmoni te ushqej femijet
siguruar vetëm shkurtin
15 Shkurt 2012, 08:08 -
Kukës, ushtria vendoset në
Automjetet krahas bazeës matëriale kanë sjellë edhe ekipet e ushtarëve që do të përdoren në rast se është nevoja edhe për ndërhyrje në këmbë. Automjetet dhe trupat ushtarake janë vendosur në aeroportin e Kukësit,vepër kjo e ndërtuar që në vitin 2004 por që akoma nuk është vënë në funksion, por që do të shërbejë për akomodimin e forcave të ushtrisë.
pistën e aeroportit
14 Shkurt 2012, 17:15 -
Kukës, bora shemb banesën
Një banesë është shembur nga dëbora në fshatin Mgull, të komunës Malzi, 45 km larg Kukësit, duke rrezikuar jetën e 7 anëtarëve të familjes, 5 prej tyre fëmijë. Kryefamiljari Fatmir Qiraku tregon se shembja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa ai me gruan dhe 5 fëmijët e tij flinin gjumë. Në një bisedë telefonike që shqiptarja.com bëri sot në mëngjes, kryefamiljari bën apel për ndihmë. “Un jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë. Ju lutem na ndihmoni. Bani çmos ” ( ne foto pamje nga bora ne Kukes) Kukës, liqeni i Fierzës i ngrirë prej një jave Shtatzëna nga Lekbibaj me helikopter në Tiranë Basha anulon Shen Valentinin Moti "ngrin" puthjet ne Tirane Rama: Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet
familja me 5 fëmijë në gjumë
14 Shkurt 2012, 10:03 -
Rama: Shqipëria digjet
Kreu i PS, Edi Rama, flet në rrjetin social Twitter për situatën e emergjencës që është krijuar në vend për shkak të reshjeve të rënda të borës. Rama sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, që sipas tij në vend që të merret me problemet e zonave të bllokuara, kalon kohnë në ekranet e televizioneve, duke u marrë me organizimet e festiveiteteve të 100 vjetorit të pavarsisë.
nën dëborë Saliu krihet në TV
13 Shkurt 2012, 19:54 -
100 vjetori i pavarësisë, Berisha:
Në mbledhjen e sotme të komitetit ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, shprehu nevojën urgjente të rishikimit të historisë, sidomos në disa pika kyce të saj, si largimi i Ahmet Zogur nga vendi, të cilin Berisha e quajti si “një largim për të vazhduar rezistencën”.
Nevojitet shqyrtim objektiv i historisë
13 Shkurt 2012, 18:45 -
Kukësi i izoluar, Shtatzëna
Bora vazhdon me intensitet të lartë, trashësia e borës në lartësinë mbi 700 metër ka arritur në 2.5 metër, ndërsa brenda në qytet trashësia e borës është 1. 5 metër.. Të gjitha komunat janë të izoluara dhe mungon energji elektrike. Një grua shtatzënë rrezikon dështimin, për shkak të problemeve të shtatzanisë por edhe nga udhëtimi i gjatë që ka bërë dje. (Në foto, pamje nga transportimi i gruas mbrëmë në spitalin e Kukësit) Policia: Evitoni lëvizjet në veri të vendit Moti i keq, Arvizu: Shqetësim për banorët e bllokuar Komuna Shalë, bora i kalon2 m, familjet nevojë për ndihma Kryqi i Kuq ndihma për 300 familje në nevojë
transportohet 7 orë në këmbë
13 Shkurt 2012, 11:53 -
Stop photoshopi-t, të parat që e
Një fotografi flet sa 100 fjalë, dhe ajo mund të të bëjë të dukesh dhe 10 vjet më e re. E kujt nuk do ti pëlqente një fytyrë e bukur, e lëmuar dhe pa rrudha? Nëse këtë nuk e bën dot me botoks, me operacione plastike, shumë mirë mund ta bësh në photoshop. Pikërisht një debat mbi përdorimin po ose jo të Photoshopit , e trajtoi të premten edhe kryeredaktorja e Revistës Madame Mapo, Iva Tiço, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook. Tiço ka ironizuar të gjitha ata ‘Vipa’ që e kanë quajtur si jo cilësore Revistën që ajo drejton, pasi nuk fsheh rrudhat apo shenjat e fytyrës së tyre.
refuzuan Magjistari dhe Andrea
12 Shkurt 2012, 17:13 -
Kur edhe humanizmi bëhet qeverita
Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore.
12 Shkurt 2012, 15:32 -
Tiranë, kapen 100 kg kanabis
Burimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije për Shqiptarja.com se operacioni është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe kanabis vinte nga Gjirokastra. Krahas drogës së kapur, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të pajisur me armë pa leje. Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.
4 të armatosur arrestohen
12 Shkurt 2012, 15:11 -
Një foto e rrallë dhe 100-vjetori i
Kjo fotografi, e cila është e botuar në Kalendarin e vitit 1918 të Vatrës, përjetëson takimin historik me Presidentin Ëilson me 4 korrik 1918, gjatë homazheve në varrin e presidentit të pare të Amerikës, George Washington në Mount Vernon, ku krahas përfaqësuesëve të Kombeve të tjerë, është dhe Fan Noli, përfaqësuesi i Vatrës. Ai njihet lehte prej jakes prifterore. Noli, menjëherë pas takimit me presidentin Ëilson, i nisi Vatrës telegramin plot shpresë:”Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. Thuajani shokëve të tjerë me gojë. Fan Noli” (Në foto: Takim me presidentin amerikan Wilson mes përfaqësuesve të kombeve dhe Fan Noli)
themelimit të Vatrës
12 Shkurt 2012, 09:25 -
Themelohet këshilli
Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti
i AK për qarkun Tiranë.
11 Shkurt 2012, 21:32 -
Rama: Krimi bën ligjin
Partia Socialiste organizoi tryezën për Rendin dhe Sigurinë Publike, nga ku kreu opozitës Edi Rama, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me krimin. Ai ka garantuar se vetëm opozita pasi të vijë në pushtet do vendosë rendin dhe qetësinë në Shqipëri.
PS e ka gati zgjidhjen
11 Shkurt 2012, 18:35 -
Tirana 92 vjet kryeqytet
Me rastin e 92- vjetorit të shpalljes së saj si kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi sot një simpozium me këtë temë, ku merrnin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, krerë të komuniteteve fetare, pjesëtarë të familjeve të vjetra tiranase dhe studiues të ndryshëm. Kryeministri e cilësoi “një ditë të veçantë në historinë e kombit tonë, një akt madhor” përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet. (Ne foto bulevardi i vjeter i Tiranes, Vitorio Emanueli III, 1920)
Berisha: Përmbysi diktatorin
11 Shkurt 2012, 10:42 -
Akuza, Burgaj: Ledio Ruçi
Drejtori i Policisë Hysni Burgaj, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja. com” u shpreh dje se ekzistojnë informacione se Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi është përdorues droge. Sipas tij, Policia e Shtetit vazhdon të këmbëngulë se lënda narkotike prej 1.50 gramë e bllokuar në makinën e Ledio Ruçit, i përkiste këtij të fundit, duke hedhur poshtë dyshimet për një inskenim të mundshëm nga vetë oficerët. Ndërsa Ledio Ruçi e quajti këtë bllofin e tretë ndaj tij.
është përdorues droge
10 Shkurt 2012, 15:56 -
Bukë e kripë e pasaportë
Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i shtuar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
10 Shkurt 2012, 15:46 -
Topalli: AK jashtë realitetit
Në një intervistë pë Dwelle, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani deklaron se nuk sheh ndonje rrezik që Aleanca Kuqezi t'i marrë PD-së një pjesë të elektoratit të djathtë. "AK nuk ka asgjë të përbashkët me PD-në është e kundërta e aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve dhe është e drejtuar nga një sharlatan, të cilin shqiptarët e njohin."
drejtohet nga një sharlatan
10 Shkurt 2012, 14:36 -
Kukës, 500 familje apel për ushqime
Korrespondenti i “Shqiptarja.com në këtë qark raporton se janë mbi 500 familje të cilat momentalisht po vuajnë mungesën e miellit dhe të ushqimeve. Deri më tani në këto zona nuk kanë mbërritur helikopterët me ndihma ushqimore, ndonëse një pjesë e mirë e fluturimeve po kryhen në qarkun e Dibrës.
9 Shkurt 2012, 13:32 -
Elbasan, gripi “gjunjëzon
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Bujar Klogjeri, vetëm në tre javët e fundit numri i të prekurve nga gripi i ka kaluar rreth 2000. Për këtë situatë i gjithë personeli shëndetësor është në gadishmëri për të trajtuar në kohë të gjitha rastet e paraqitura si në ambulanca, ashtu edhe në shtëpi”.(Në foto: Drejtori i shëndetit publik, Bujar Kllogjeri)
banorët, mjekët në gatishmëri
9 Shkurt 2012, 13:03 -
-
